Ngjarjet qė ndodhen nė Ramazan pas
vdekjes sė Pejgamberit alejhi selam
Viti 14 hixhri
- Falja e namazit tė teravive me imam pas Ubejje ibn
Halefit. Kėtė e bėri udhėheqėsi i dytė pas vdekjes sė
Pejgamberit alejhi selam, Omer ibn Hattabi, Allahu qoftė
i kėnaqur me tė, madje ai dėrgoi shkresa me tė cilat i
urdhėroi mėkėmbėsit e tij nė tė gjitha rajonet qė tė
falin kėtė namaz me imam.
Viti 58 hixhri
- Vdekja e nėnės sė besimtarėve, Aishes, Allahu qoftė i
kėnaqur me tė, e cila ishte e bija e Ebu Bekrit dhe
gruaja e Pejgamberit alejhi selam, madje mė e dashura
prej tė gjithave. Ka vdekur nė mbrėmjen e sė martės mė
17 Ramazan dhe ka porositur qė tė varroset natėn nė
varrezat e Bekies (varrezat e Medinės). Namazin e
xhenazes ia ka falur Ebu Hurejra pas namazit tė vitrit.
Kur vdiq ishte 67 vjeēe, ngase kur vdiq Pejgamberi
alejhi selam ajo ishte vetėm 18 vjeēe, ndėrsa kur bėri
hixhretin ishte rreth 9 vjeēe.
Viti 124 hixhri
- Vdekja e Imam Zuhriut. I takonte gjeneratės sė
tabiinve tė nderuar. Ai ėshtė Muhammed ibn Ubejdullah
ibn Abdullah ibn Zuhre ibn Kilab ibn Murre, Ebu Kureshi
Zuhri. Ėshtė njė prej dijetarėve tė njohur dhe emėr i
shquar i Islamit.
Viti 218 hixhri
- Hyrja e Mutesim Bilahut
nė qytetin e Bagdadit pasi mori postin e udhėheqėsit.
Atė ditė qė vdiq vėllai i tij, Memuni, nė Tarsus, ditėn
e enjte mė 12 rexheb, ngase ishte i sėmurė, e mori
pushtetin Mutesimi, edhe pse disa menduan se duhej tė
vinte nė pushtet djali i Memunit, Abbasi. Por, Abbasi
tha se unė ia dorėzoj pushtetin xhaxhait tim, Mutesimit.
Pas marrjes sė pushtetit, urdhėroi qė tė kalonte nė
Bagdad, ku edhe hyri nė ditėn e shtunė nė fillim tė
muajit Ramazan.
Viti 222 hixhri
- Ēlirimi i qytetit Babek nė kohėn e kalifatit tė
Mutesimit, i cili pėrgatiti njė ushtri tė madhe pėr tė.
Pas shumė pėrpjekjesh e betejash tė ashpra, arritėn ta
ēlirojnė Babekun nė ditėn e premte nė dhjetė ditėt e
fundit tė Ramazanit.
Viti 441 hixhri
- Dy shtyllat nė anijatėn e Xhamisė Emevite nė Damask.
Ka nisur ndėrtimi i xhamisė nė Damask nė fund tė vitit
86. Ėshtė rrėnuar kisha qė ishte nė atė vend dhe pastaj
filloi ndėrtimi i xhamisė, qė zgjati dhjetė vjet. Atė e
filloi Velid ibn Abdulmeliku dhe e pėrfundoi vėllai i
tij, Sulejmani, Allahu i mėshiroftė. Kupola lindore
ėshtė ndėrtuar nė vitin 450, ndėrsa dy shtyllat e
vendosura nė anijatėn e xhamisė janė bėrė pėr ndriēim
pėr netėt nė tė cilat tubohen besimtarėt. Kėto dy
shtylla janė bėrė me urdhrin e gjykatėsit tė qytetit,
Ebu Muhammedit.
Viti 518 hixhri
- Vdekja e autorit tė librit Kitabul Emthal. Ibėn
Ibrahim Ebu Fadėl Mejdani ėshtė autori i kėtij libri, i
cili nuk ka rivalė nė kėtė fushė. Ka vdekur ditėn e
mėrkurė mė 25 Ramazan.
Viti 540 hixhri
- Vdekja e Muhammed ibn Abdullah ibn Ahmed ibn Habib Ebu
Bekėr Ammarij, i njohur si Ibėn Habbazi. Ka dėgjuar
hadithin dhe ėshtė edukuar nė frymėn e tij Ibnul Xhevzi.
Ka pasur njohuri tė mėdha nė fikh dhe nė hadith. Ka
vdekur nė mbrėmjen e sė mėrkurės nė gjysmė tė Ramazanit.
Viti 544 hixhri
- Vdekja e gjykatėsit Ijad, i njohur si Kadi el-Ijad. Ai
ėshtė Ijad ibn Musa ibn Amėr ibn Ijad ibn Muhammed ibn
Musa ibn Ijad Sebtij, ka lindur nė vitin 446. Ėshtė njė
prej dijetarėve tė mėdhenj tė malikive, autor i shumė
librave, si Esh-shifa, Sherh muslim, Mesharikul
envar etj. Ka shkruar poezi tė bukur dhe ėshtė dijetar
e imam nė shumė shkenca, si nė fikh, gjuhė arabe,
hadith, letėrsi. Ka vdekur nė ditėn e premte nė Ramazan
nė qytetin Sebtė.
Viti 559 hixhri
- Lufta nė Harim. Ky vend ėshtė ēliruar nė kėtė vit, kur
Nuruddini kėrkoi ndihmėn e ushtarėve muslimanė kundėr tė
krishterėve evropianė, me ērast u zunė robėr shumė prej
tyre, madje edhe vetė pėrfaqėsuesit e Antiokisė, tė
Tarabulsit, tė Romės e tė tjerė, madje janė vrarė mijėra
njerėz, thuhet 20 mijė.
Viti 587 hixhri
- Tė krishterėt evropianė marrin qytetin Aka. Ata pas
marrjes sė kėtij vendi vazhduan me tėrė fuqinė duke
synuar Askalanin. Por, ushtria muslimane nėn udhėheqjen
e sulltanit Salahudin i kundėrshtonte ēdo herė dhe hap
pas hapi bėnte ndjekjen e tyre. Mes dy ushtrive u
shkėmbyen shumė letra, por u bėnė edhe shumė beteja tė
ashpra. Mbreti i Anglisė dėshironte tė bėnte njė
konspiracion me vėllanė e sulltanit, mbretin Adil, por
ky ia ktheu rreptė se nė asnjė mėnyrė nuk e pranon njė
gjė tė tillė pa u shfarosur edhe kalorėsi dhe kėmbėsori
i fundit. Vazhduan betejat e ashpra. Sulltani mė 2
Ramazan lėshon Askalanin e shkatėrruar dhe vendoset afėr
Bejtul Makdis, tė cilin edhe e vizitoi. Kėrkesat e
evropianėve vazhdonin edhe mė tej, formuluar pėrmes
mbretit tė Anglisė: Kėrkojmė tri gjėra e asgjė tjetėr:
Kthimin e kryqit, vendet pėrgjatė bregdetit dhe Bejtul
Makdisin. Por sulltani Salahudin iu pėrgjigj me tone tė
ashpra dhe bėri parapėrgatitjet e duhura pėr pėrballimin
e sulmeve tė krishtera dhe herė pas herė i sulmonte ata
duke iu shkaktuar humbje, duke zėnė shumė robėr dhe duke
marrė plaēkėn e tyre. U mbyll viti dhe gjendja ishte
kėsisoj.
- Vdekja e mbretit Mudhaffer, e cila ndodhi mė 19
Ramazan. Ka qenė trim dhe i tmerrshėm nė luftė. Emri i
tij ėshtė Tekijuddin Omer ibn Shahnishah, ishte i biri i
vėllait tė Salahudinit.
Viti 645 hixhri
- Vdekja e Haririt. Me origjinė ishte nga fshati Busr
dhe mė vonė erdhi nė Damask, ku punonte nė prodhimin e
mėndafshit. E pastaj e la edhe kėtė profesion dhe filloi
tė lypte. Veprimet dhe mendimet e tij i refuzonin dhe i
qortonin dijetarėt si Izzuddin ibn Abduselam, Ibėn Salah,
Ibėn Haxhib e tė tjerė. Shteti eshrefij nė atė kohė e
burgosi dhe mė vonė, kur e liruan, ia kushtėzuan
largimin nga Damasku. U kthye nė fshatin e tij, por herė
pas herė vinte edhe nė Damask. Ithtarėt e tij njihen si
haririj, tė cilėt kryesisht ishin varfanjakė dhe ishin
mohues tė sheriatit. Talleshin me parimet e fesė, bėnin
mėkate, mexhliset e tyre ishin me muzikė e valle, e lanė
tėrėsisht namazin dhe me gjėra tė tilla ndikuan te shumė
njerėz, sidomos te tė rinjtė. Disa dijetarė lejuan edhe
vrasjen e tij, por deshi Allahu dhe vdiq e shpėtuan
njerėzit nga sherri i tij.
Viti 654 hixhri
- Djegia e Xhamisė sė Pejgamberit nė Medinė. Ebu Shame
thotė: Nė mbrėmjen e sė premtes, nė fillim tė
Ramazanit, e kaploi Xhaminė e Pejgamberit njė zjarr i
madh nė kėndin perėndimor duke shkuar drejt atij verior.
Dikush ka hyrė me zjarr dhe flaka u ėshtė kapur dyerve,
saqė shumė shpejt kaloi te kulmi, i cili u dogj
tėrėsisht nė mė pak se njė orė. Po ashtu edhe kulmi i
dhomės sė Pejgamberit ėshtė djegur.
Viti 662 hixhri
- Fitorja e muslimanėve tė Marokut kundėr tė krishterėve
evropianė. Sipas shėnimeve nga Maroku, tregohet se ata
korrėn fitore kundėr tė krishterėve evropianė duke vrarė
mbi 45 mijė ushtarė, zunė robėr 10 mijė dhe ēliruan 42
vende tė pushtuara. Fitorja vendimtare ka qenė ditėn e
enjte mė 14 Ramazan.
Viti 666 hixhri
- Ēlirimi i Antiokisė nė kohėn e Sulltanit Melik Dhahir.
Antiokia ishte njė qytet i madh me plot tė mira, muri i
tė cili ishte mbi 12 milje, kishte 136 kulla dhe 24 mijė
sherife. Muslimanėt u nisėn drejt kėtij qyteti nė fillim
tė Ramazanit. Banorėt e tij dolėn jashtė pėr tė kėrkuar
nga sulltani siguri duke parashtruar kushte, tė cilat ai
i refuzoi, pėrgatiti rrethimin e tij dhe hyri nė tė mė
14 Ramazan me ndihmėn e Allahut. Aty gjeti shumė tė
mira, zuri shumė robėr dhe liroi njė numėr tė madh
muslimanėsh tė burgosur. Edhe banorėt e Bagrasit, kur
patėn dėgjuar se sulltani ishte nisur nė drejtim tė
tyre, dėrguan njė person pėr tė kėrkuar prej tij qė tė
dėrgojė dikė pėr ta pranuar dorėzimin e qytetit, qė
ndodhi mė 13 Ramazan. Gjatė rrugės u dorėzuan shumė
kulla e kala, derisa sulltani hyri si fitimtar nė Damask
mė 27 Ramazan.
Viti 741 hixhri
- Pėrfundimi i ndėrtimit tė minares lindore. Pėrfundimi
i punės nė ndėrtimin e kėsaj minareje nė Xhaminė Emevite
nė Damask ėshtė bėrė nė dhjetė ditėt e fundit tė
Ramazanit. Njerėzit e pėlqyen ndėrtimin e saj, sa disa
thanė se nuk ėshtė ndėrtuar njė e tillė asnjėherė nė
historinė e Islamit. Madje disa shkuan edhe mė larg,
duke thėnė se kjo ėshtė minarja e bardhė e pėrmendur nė
hadithin qė tregon zbritjen e Isait alejhi selam te
minarja lindore e bardhė nė Damask, por Allahu e di mė
sė miri kėtė.