I Dėrguari
i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė,
ka thėnė: Unė dhe kujdestari (i mirė) i
jetimit do tė jemi sė bashku nė xhenet kėshtu, duke
bėrė me shenjė me gishtin tregues dhe atė tė mesėm dhe
duke i ndarė pak." (Transmeton Buhariu)
Sa herė e ke dėgjuar apo lexuar kėtė hadith?
A nuk je ndikuar nga ky hadith dhe a nuk tė ka shtyrė tė
mendosh pėr pėrkujdesjen ndaj njė jetimi?
Kthehu dhe lexoje pėrsėri dhe imagjino sa shpėrblim i
madh.
Ti me pėrkujdesjen ndaj njė jetimi i ke garantuar vetes
hyrjen nė xhenet.
Imagjino ēdo tė thotė xhenet, pėr tė cilin lodhesh e
mundohesh dhe bėn ibadet, ndėrsa me pėrkujdesjen tėnde
ndaj jetimit ke pėr tė hyrė nė tė.
Jo vetėm qė do tė hysh, por do tė jesh nė Firdeusin e
lartė me tė Dėrguarin e Allahut, lavdėrimi dhe paqja e
Allahut qofshin mbi tė.
Pėrse pra nuk ke menduar mė parė pėr pėrkujdesjen ndaj
jetimit?
Sigurisht tani e ke kuptuar nevojėn e jetimėve pėr ty.
Me tė vėrtetė atyre nuk u mungon vetėm babai dhe nėna,
por u mungon dikush qė i do, thjesht u mungon dikush qė
ndien dhimbje dhe dashuri pėr ta.