Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Disa dobi nga hadithi i Ebi Dherrit (Pjesa e dytė)

   عن أبي ذَرٍّ عن النبي صلى الله عليه وسلم فِيمَا رَوَى عن اللَّهِ تَبَارَكَ وَتَعَالَى أَنَّهُ قال: يا عِبَادِي إني حَرَّمْتُ الظُّلْمَ على نَفْسِي وَجَعَلْتُهُ بَيْنَكُمْ مُحَرَّمًا فلا تَظَالَمُوا، يا عِبَادِي كُلُّكُمْ ضَالٌّ إلا من هَدَيْتُهُ فاستهدوني أَهْدِكُمْ، يا عِبَادِي كُلُّكُمْ جَائِعٌ إلا من أَطْعَمْتُهُ فاستطعموني أُطْعِمْكُمْ، يا عِبَادِي كُلُّكُمْ عَارٍ إلا من كَسَوْتُهُ فاستكسوني أَكْسُكُمْ، يا عِبَادِي إِنَّكُمْ تُخْطِئُونَ بِاللَّيْلِ وَالنَّهَارِ وأنا أَغْفِرُ الذُّنُوبَ جميعا فاستغفروني أَغْفِرْ لَكُمْ، يا عِبَادِي إِنَّكُمْ لَنْ تَبْلُغُوا ضَرِّي فَتَضُرُّونِي، وَلَنْ تَبْلُغُوا نَفْعِي فَتَنْفَعُونِي، يا عِبَادِي لو أَنَّ أَوَّلَكُمْ وَآخِرَكُمْ وَإِنْسَكُمْ وَجِنَّكُمْ كَانُوا على أَتْقَى قَلْبِ رَجُلٍ وَاحِدٍ مِنْكُمْ ما زَادَ ذلك في مُلْكِي شيئا، يا عِبَادِي لو أَنَّ أَوَّلَكُمْ وَآخِرَكُمْ وَإِنْسَكُمْ وَجِنَّكُمْ كَانُوا على أَفْجَرِ قَلْبِ رَجُلٍ وَاحِدٍ ما نَقَصَ ذلك من مُلْكِي شيئا، يا عِبَادِي لو أَنَّ أَوَّلَكُمْ وَآخِرَكُمْ وَإِنْسَكُمْ وَجِنَّكُمْ قَامُوا في صَعِيدٍ وَاحِدٍ فَسَأَلُونِي فَأَعْطَيْتُ كُلَّ إِنْسَانٍ مَسْأَلَتَهُ ما نَقَصَ ذلك مِمَّا عِنْدِي إلا كما يَنْقُصُ الْمِخْيَطُ إذا أُدْخِلَ الْبَحْرَ، يا عِبَادِي إنما هِيَ أَعْمَالُكُمْ أُحْصِيهَا لَكُمْ ثُمَّ أُوَفِّيكُمْ إِيَّاهَا فَمَنْ وَجَدَ خَيْرًا فَلْيَحْمَدْ اللَّهَ، وَمَنْ وَجَدَ غير ذلك فلا يَلُومَنَّ إلا نَفْسَهُ".

Nga Ebi Dherri, e ky nga i Dėrguari alejhi selam, se Allahu ka thėnė:

O robėrit e Mi! Unė ia kam ndaluar dhunėn Vetes dhe e kam ndaluar atė nė mesin tuaj. Pra, mos i bėni dhunė njėri-tjetrit!
O robėrit e Mi! Tė gjithė ju jeni tė humbur, pėrveē atyre qė Unė i kam udhėzuar. Pra, kėrkoni udhėzimin nga Unė dhe Unė do t'ju udhėzoj!
O robėrit e Mi! Tė gjithė ju jeni tė uritur, pėrveē atyre qė i kam ushqyer Unė. Pra, kėrkoni t'ju ushqej dhe Unė do t'ju ushqej!
O robėrit e Mi! Tė gjithė ju jeni tė zhveshur, pėrveē atyre qė Unė i kam veshur. Pra, kėrkoni veshjen Time dhe Unė do t'ju vesh!
O robėrit e Mi! Ju bėni mėkate natė e ditė e Unė i shlyej tė gjitha mėkatet. Pra, kėrkoni nga Unė falje dhe Unė do t'ju fal!
O robėrit e Mi! Ju nuk jeni nė gjendje tė mė dėmtoni edhe sikur tė mundoheni (shumė) pėr ta bėrė njė gjė tė tillė, por as nuk mundeni tė mė bėni mirė edhe nėse pėrpiqeni (shumė) pėr njė gjė tė tillė!
O robėrit e Mi! Sikur tė parėt tuaj dhe tė fundit tuaj, e gjithashtu edhe (tė parėt dhe tė fundit) prej xhinėve tė mundohen tė jenė tė devotshėm si ai qė ka zemrėn mė tė devotshme prej jush, kjo nuk do ta shtonte sundimin Tim!
O robėrit e Mi! Sikur tė parėt tuaj dhe tė fundit tuaj e gjithashtu edhe (tė parėt dhe tė fundit) prej xhinėve tė mundohen tė jenė tė prishur si ai qė ka zemrėn mė tė prishur, kjo nuk do ta mungonte (pakėsonte) sundimin Tim!
O robėrit e Mi! Sikur tė parėt tuaj dhe tė fundit tuaj e gjithashtu edhe (tė parėt dhe tė fundit) prej xhinėve tė ngriheni nė njė vend dhe tė mė luteni, Unė do t'i pėrgjigjem lutjes tė ēdonjėrit prej jush e kjo nuk do ta pakėsojė atė qė kam Unė, as aq (ujė) sa mund tė marrė gjilpėra prej detit!
O robėrit e Mi! Kėto janė veprat tuaja, tė cilat tek Unė janė tė ruajtura dhe tė llogaritura e pėr to Unė do t'ju shpėrblej. Pra, ai qė gjen mirė, le ta falėnderojė Allahun, ndėrsa ai qė gjen keq, le tė mos fajėsojė askėnd pos vetvetes!



   Nė kėtė hadith shohim se i ėshtė dhėnė pėrparėsi humbjes dhe udhėzimit pėrpara urisė, ushqimit, zhveshjes dhe veshjes. Allahu thotė: “Tė gjithė ju jeni tė humbur, pėrveē atyre qė Unė i kam udhėzuar” para se tė thotė: “Tė gjithė ju jeni tė uritur” pėr arsye se i ėshtė dhėnė pėrparėsi asaj qė ėshtė mė e rėndėsishme, pasi humbja ėshtė mė e rėndė sesa uria dhe zhveshja, kurse udhėzimi ėshtė mė i rėndėsishėm sesa ushqimi dhe veshja. Pra, kjo na jep tė kuptojmė se udhėzimit i duhet dhėnė pėrparėsi nė jetėn tonė mė shumė sesa veshjes e ushqimit tė pėrditshėm.
   Hadithi aludon se tė gjithė njerėzit, pėrveē atyre qė i udhėzon Allahu nė rrugėn e drejtė, janė tė humbur, prandaj ka thėnė: “Tė gjithė ju jeni tė humbur” dhe nuk ka pėrjashtuar asnjė nga robėrit e Vet.
   Gjithashtu, ky hadith aludon me shprehje tė qartė se vetėm Allahu ėshtė udhėzues. E, kjo ėshtė nga madhėria dhe krenaria e Tij, i Lartėsuar ėshtė Ai. Hadithi tregon qartė se njeriu nuk ka tė drejtė tė mbėshtetet te vetvetja, edhe nėse posedon forcė e menēuri pėr tė kėrkuar udhėzimin. Udhėzimi pra ėshtė nė Duart e Allahut dhe Ai udhėzon kė tė dojė. Prandaj udhėzimin Ai e ka drejtuar drejt Vetes sė Tij dhe ka thėnė: “Pra, kėrkoni udhėzimin nga Unė dhe Unė do t'ju udhėzoj!”
   Hadithi tregon se fjalėt e Allahut: “Tė gjithė ju jeni tė humbur”, “Tė gjithė ju jeni tė uritur”, “Tė gjithė ju jeni tė zhveshur”, aludojnė se krijesat tek Allahu janė tė barabarta, kurse dallimi mes tyre bėhet nga punėt qė ata punojnė, me tė cilat ata do tė shfaqen para Krijuesit. Kėtė e vėrteton edhe fjala e tė Dėrguarit alejhi selam: “Nuk ka dallim mes arabit dhe jo arabit, pėrveē se me devotshmėri.”
   Fjala e Allahut: “Pra, kėrkoni udhėzimin nga Unė dhe Unė do t'ju udhėzoj!” sqaron kėrkimin e udhėzimit nga ana e njerėzve. Pra, kanė tė drejtė udhėzimi ata tė cilėt e kėrkojnė atė nga Allahu. Pikėrisht pėr kėtė njeriu duhet tė nxitojė nė kėrkimin e udhėzimit sa mė shpejt dhe se rruga ėshtė e qartė dhe e drejtė: ajo ėshtė lutja me tė cilėn njeriu i drejtohet Allahut tė Madhėruar.
   Ky hadith ka pėrfshirė disa gjėra qė janė mė tė nevojshmet pėr njeriun, si ushqimi, veshja etj., pėr arsye se zemrat e njerėzve janė mė tė lidhura me to. Ka edhe gjėra tė tjera, mirėpo hadithi ka sinjalizuar pėr kėto.
   Nė transmetimin e Muslimit nuk ėshtė cekur pasuria. Pra, Allahu nuk ka thėnė: “Tė gjithė jeni tė varfėr pėrveē atyre qė Unė i kam pasuruar, pra kėrkoni pasuri nga Unė, Unė ju pasuroj!”
   Disa dijetarė thonė se nė kėtė hadith nuk ėshtė pėr qėllim pasuria, mirėpo ajo hyn tek ushqimi, te veshmbathja dhe te jeta e pėrditshme, prandaj Allahu ėshtė mjaftuar me pėrmendjen e qėllimit kryesor, qė ėshtė ushqimi dhe veshja.
   Nė kėtė hadith ka argument se zhveshja ėshtė e urryer nga tė gjithė njerėzit; shumė prej tyre mendojnė si tė mbulohen dhe tė vishen, ashtu siē shikojnė pėr mėnyrat se si tė mbijetojnė nga uria.
   Hadithi vazhdon me kėto fjalė: “Ju bėni mėkate natė e ditė e Unė i shlyej tė gjitha mėkatet. Pra, kėrkoni nga Unė falje dhe Unė do t'ju fal!” Arsyeja e kėsaj fjalie “Ju bėni mėkate natė e ditė” dhe e fjalisė paraprake: “Tė gjithė ju jeni tė zhveshur” ėshtė pėrmendja e zhveshjes trupore dhe lidhshmėria me zhveshjen shpirtėrore, qė janė mėkatet.
   Kjo pjesė e hadithit aludon se bijtė e Ademit alejhi selam bėjnė shumė gabime, prandaj ėshtė thėnė: “Ju bėni mėkate natė e ditė”. Kjo ėshtė esenca e njeriut, pra nuk i takon asnjėrit tė pretendojė pėr pėrsosmėri. Kjo pjesė e hadithit argumenton pėr diturinė e madhe tė Allahut tė Lartėsuar, tė Cilit nuk i fshihet asgjė, se Ai ėshtė llogaritėsi i gabimeve tė bijve tė Ademit alejhi selam.
   Kjo pjesė e hadithit: “Ju bėni mėkate natė e ditė”, aludon pėr butėsinė e Allahut tė Madhėruar, i Cili i sheh gabimet (mėkatet) e bijve tė Ademit alejhi selam dhe nuk nxiton t’i ndėshkojė ata.
   Nė kėtė pjesė tė hadithit: “Unė i shlyej tė gjitha mėkatet” kuptohet se dera e shpresės dhe e pendimit ėshtė e hapur kurdo dhe nė ēdo kohė pėr gabimtarėt.
   Fjalėt nė kėtė pjesė tė hadithit: “Pra, kėrkoni nga Unė falje dhe Unė do t'ju fal!”, aludojnė se tek Allahu i Madhėruar nuk ekziston mėkat qė nuk falet. Falėnderimi i takon Atij qė ėshtė Falės dhe Mėshirues!
   Ky hadith aludon se Allahu i Lartėsuar i ka shkruar mėkatet tona, mirėpo Ai ka hapur derėn e pendimit, e cila i shlyen ato. Nė kėtė hadith kėrkohet qė njeriu tė pendohet dhe t’i kėrkojė falje Allahut tė Madhėruar pėr mėkatet qė bėn natė e ditė. Pra, njeriu duhet t’i pakėsojė ato dhe tė angazhohet nė punė tė mira, sikurse thuhet se nėse nuk e angazhon shpirtin me ibadete, me punė tė mira, ai tė angazhon nė gjynahe, nė punė tė liga.
Vazhdon.


Eroll Rexhepi
16.5.2008

                                         www.klubikulturor.com