Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Disa dobi nga hadithi i Ebi Dherrit

   عن أبي ذَرٍّ عن النبي صلى الله عليه وسلم فِيمَا رَوَى عن اللَّهِ تَبَارَكَ وَتَعَالَى أَنَّهُ قال: يا عِبَادِي إني حَرَّمْتُ الظُّلْمَ على نَفْسِي وَجَعَلْتُهُ بَيْنَكُمْ مُحَرَّمًا فلا تَظَالَمُوا، يا عِبَادِي كُلُّكُمْ ضَالٌّ إلا من هَدَيْتُهُ فاستهدوني أَهْدِكُمْ، يا عِبَادِي كُلُّكُمْ جَائِعٌ إلا من أَطْعَمْتُهُ فاستطعموني أُطْعِمْكُمْ، يا عِبَادِي كُلُّكُمْ عَارٍ إلا من كَسَوْتُهُ فاستكسوني أَكْسُكُمْ، يا عِبَادِي إِنَّكُمْ تُخْطِئُونَ بِاللَّيْلِ وَالنَّهَارِ وأنا أَغْفِرُ الذُّنُوبَ جميعا فاستغفروني أَغْفِرْ لَكُمْ، يا عِبَادِي إِنَّكُمْ لَنْ تَبْلُغُوا ضَرِّي فَتَضُرُّونِي، وَلَنْ تَبْلُغُوا نَفْعِي فَتَنْفَعُونِي، يا عِبَادِي لو أَنَّ أَوَّلَكُمْ وَآخِرَكُمْ وَإِنْسَكُمْ وَجِنَّكُمْ كَانُوا على أَتْقَى قَلْبِ رَجُلٍ وَاحِدٍ مِنْكُمْ ما زَادَ ذلك في مُلْكِي شيئا، يا عِبَادِي لو أَنَّ أَوَّلَكُمْ وَآخِرَكُمْ وَإِنْسَكُمْ وَجِنَّكُمْ كَانُوا على أَفْجَرِ قَلْبِ رَجُلٍ وَاحِدٍ ما نَقَصَ ذلك من مُلْكِي شيئا، يا عِبَادِي لو أَنَّ أَوَّلَكُمْ وَآخِرَكُمْ وَإِنْسَكُمْ وَجِنَّكُمْ قَامُوا في صَعِيدٍ وَاحِدٍ فَسَأَلُونِي فَأَعْطَيْتُ كُلَّ إِنْسَانٍ مَسْأَلَتَهُ ما نَقَصَ ذلك مِمَّا عِنْدِي إلا كما يَنْقُصُ الْمِخْيَطُ إذا أُدْخِلَ الْبَحْرَ، يا عِبَادِي إنما هِيَ أَعْمَالُكُمْ أُحْصِيهَا لَكُمْ ثُمَّ أُوَفِّيكُمْ إِيَّاهَا فَمَنْ وَجَدَ خَيْرًا فَلْيَحْمَدْ اللَّهَ، وَمَنْ وَجَدَ غير ذلك فلا يَلُومَنَّ إلا نَفْسَهُ".

Nga Ebi Dherri, e ky nga i Dėrguari alejhi selam, se Allahu ka thėnė:

O robėrit e Mi! Unė ia kam ndaluar dhunėn Vetes dhe e kam ndaluar atė nė mesin tuaj. Pra, mos i bėni dhunė njėri-tjetrit!
O robėrit e Mi! Tė gjithė ju jeni tė humbur, pėrveē atyre qė Unė i kam udhėzuar. Pra, kėrkoni udhėzimin nga Unė dhe Unė do t'ju udhėzoj!
O robėrit e Mi! Tė gjithė ju jeni tė uritur, pėrveē atyre qė i kam ushqyer Unė. Pra, kėrkoni t'ju ushqej dhe Unė do t'ju ushqej!
O robėrit e Mi! Tė gjithė ju jeni tė zhveshur, pėrveē atyre qė Unė i kam veshur. Pra, kėrkoni veshjen Time dhe Unė do t'ju vesh!
O robėrit e Mi! Ju bėni mėkate natė e ditė e Unė i shlyej tė gjitha mėkatet. Pra, kėrkoni nga Unė falje dhe Unė do t'ju fal!
O robėrit e Mi! Ju nuk jeni nė gjendje tė mė dėmtoni edhe sikur tė mundoheni (shumė) pėr ta bėrė njė gjė tė tillė, por as nuk mundeni tė mė bėni mirė edhe nėse pėrpiqeni (shumė) pėr njė gjė tė tillė!
O robėrit e Mi! Sikur tė parėt tuaj dhe tė fundit tuaj, e gjithashtu edhe (tė parėt dhe tė fundit) prej xhinėve tė mundohen tė jenė tė devotshėm si ai qė ka zemrėn mė tė devotshme prej jush, kjo nuk do ta shtonte sundimin Tim!
O robėrit e Mi! Sikur tė parėt tuaj dhe tė fundit tuaj e gjithashtu edhe (tė parėt dhe tė fundit) prej xhinėve tė mundohen tė jenė tė prishur si ai qė ka zemrėn mė tė prishur, kjo nuk do ta mungonte (pakėsonte) sundimin Tim!
O robėrit e Mi! Sikur tė parėt tuaj dhe tė fundit tuaj e gjithashtu edhe (tė parėt dhe tė fundit) prej xhinėve tė ngriheni nė njė vend dhe tė mė luteni, Unė do t'i pėrgjigjem lutjes tė ēdonjėrit prej jush e kjo nuk do ta pakėsojė atė qė kam Unė, as aq (ujė) sa mund tė marrė gjilpėra prej detit!
O robėrit e Mi! Kėto janė veprat tuaja, tė cilat tek Unė janė tė ruajtura dhe tė llogaritura e pėr to Unė do t'ju shpėrblej. Pra, ai qė gjen mirė, le ta falėnderojė Allahun, ndėrsa ai qė gjen keq, le tė mos fajėsojė askėnd pos vetvetes!



Shkaqet qė mė shtynė tė nxjerr dobitė nga ky hadith janė:
-hadithi ėshtė sahih i vėrtetė, e transmeton Muslimi nė koleksionin e tij nr: 2577;
-ėshtė hadith kudsij, d.m.th. e transmeton Pejgamberi alejhi selam nga Zoti i tij;
-pėrmban ēėshtje tė ndryshme;
-shpesh qarkullon nė gjuhėt e ligjėruesve dhe autorėve;
-shprehjet e tij janė tė lehta pėr shpjegim dhe mėsim pėrmendėsh e tė tjera.


Dobitė e hadithit


   Fjala e Pejgamberit alejhi selam nga Allahu: “O robėrit e Mi! Unė ia kam ndaluar dhunėn Vetes dhe e kam ndaluar atė nė mesin tuaj. Pra, mos i bėni dhunė njėri-tjetrit!”
   Hadithi i cekur mė lartė aludon se Allahu i Lartėsuar flet si tė dojė, flet ashtu siē i takon Atij, i Madhėruar dhe i Lartėsuar ėshtė Ai. Ky ėshtė mendimi i Ehlu Sunetit nė kapitullin e Emrave dhe Cilėsive tė Allahut. Nė tė njėjtėn kohė, hadithi mohon dhe refuzon gjithė idetė e atyre tė cilėt bėjnė ndryshime nė Cilėsitė e tė Folurit tė Allahut, fjala e Pejgamberit alejhi selam tregon qartė se Allahu tha: “O robėrit e Mi ”…!
   Nė kėtė hadith ka thirrje nga Allahu pėr robėrit e Vet dhe kjo ėshtė nga Mėshira e Tij ndaj tyre, ėshtė mė e kapshme pėr ta dhe ringjall butėsinė nė zemrat e robėrve tė Tij besimtarė.
   Hadithi aludon se tė gjitha krijesat janė robėr tė Allahut me ligj dhe caktim. Sa i pėrket besimtarėve, janė robėrit e Allahut tė cilėt i pėrgjigjen ftesės sė Tij, kurse jobesimtarėt thirren nga ky hadith qė tė hyjnė nė adhurimin e Allahut detyrueshėm.
   Hadithi aludon pėr butėsinė e Allahut me robėrit e Vet, ngase fillon t’i thėrrasė para se tė kėrkojnė ata. E, me kėtė gėzohen besimtarėt.
   Parashtrimi i thirrjes “O robėrit e Mi” tregon rėndėsinė e asaj qė pason, prandaj besimtari dėgjon mirė se ēfarė vjen pas thirrjes, sidomos kur ėshtė nga ana e Allahut tė Madhėruar, sikurse ka ardhur nė kėtė hadith.
   Hadithi aludon se vetėm Allahu ndalon dhe lejon, nuk pyetet pėr atė qė vepron, se fjala e Tij: “Unė ia kam ndaluar dhunėn Vetes…” lė tė kuptohet se Allahu ndalon ēka tė dojė dhe lejon ēfarė tė dojė.
   Kuptojmė nga ky hadith se ai i cili dėshiron tė urdhėrojė ose tė ndalojė diēka, duhet tė fillojė nga vetja e tij, sė pari me fjalė pastaj me vepra, se kjo ėshtė mė efikase.
   Gjithashtu ky hadith aludon se nuk duhet tė ketė korrelacion mes ndalesės qė i bėn Allahu Vetes sė Tij dhe ndalesės qė na pėrket neve; p.sh., ndalon njė gjė ndaj Vetes sė Tij, por nė tė njėjtėn kohė edhe neve na e ndalon, pėr shembull dhunėn; “Unė ia kam ndaluar dhunėn Vetes dhe e kam ndaluar atė nė mesin tuaj”;
a) i ndalon ndonjė gjė Vetes sė Tij e nuk na e ndalon ne, sikurse janė mangėsitė, pėr shembull dremitja, gjumi etj… Thotė Allahu: “Atė nuk e kaplon kotja e as gjumi.” (El-Bekare, 255)
b) lejon pėr Veten e Tij njė gjė, por na ndalon ne nga ajo, pėr shembull madhėshtinė. Thotė Allahu: “Ai ėshtė Allahu, pėrveē tė Cilit nuk ka Zot tjetėr. Ai ėshtė Sunduesi, i Shenjti, Paqedhėnėsi, Dhėnėsi i sigurisė Mbikėqyrėsi mbi gjithēka, i Plotfuqishmi, Imponuesi, Madhėshtori. Qoftė i lartėsuar Allahu mbi gjithēka qė ia shoqėrojnė Atij (nė adhurim)!” (El-Hashr, 23)

   Fjalėt “Pra, mos i bėni dhunė njėri-tjetrit!” nėnkuptojnė dy gjėra:
a) tė mos fillosh tė bėsh zullum, d.m.th. mos t’i bėsh vėllait dhunė;
b) ndalohet tė hakmerresh dhe t’i kundėrvihesh dhunės.
Sido qė tė jetė, dhuna ėshtė e ndaluar si nė fillim ashtu edhe nė mbarim.

   Hadithi aludon se dhuna nuk ėshtė avantazh asnjėherė, prandaj ėshtė ndaluar me njė ndalesė tė plotė. Nė kėtė hadith shohim se dhuna nuk ka pėr tė ndodhur asnjėherė nga ana e Allahut Mėshirėplotė, prandaj nuk e ka pėrdorur nė trajtėn e ndalesės pėr Vete ashtu sikurse e ka pėrdorur nė trajtėn e njerėzve. Ka thėnė pėr robėrit: “...e kam ndaluar atė nė mesin tuaj” pastaj e ka pėrsėritur prapė ndalesėn duke thėnė: “Pra, mos i bėni dhunė njėri-tjetrit!”
   E sa i pėrket ndalesės qė ia ka bėrė Vetes, ka thėnė: “Unė ia kam ndaluar dhunėn Vetes” dhe nuk e ka pėrsėritur (Nuk bėj dhunė). Kjo do tė thotė se Ai nuk bėn dhunė asnjėherė. Kur e ndalon njė gjė, Ai nuk e vepron kurrė, kurse njerėzit e kanė tė ndaluar, mirėpo prapėseprapė e veprojnė.
   Pėrsėritja e thirrjes “O robėrit e Mi” ka njė efekt tė veēantė pėr sa i pėrket mbikėqyrjes, mėshirės, patosit, dhembshurisė ndaj robėrve tė Tij, e pikėrisht pėr kėtė janė pėrsėritur nė kėtė hadith dhjetė herė fjalėt “O robėrit e Mi”.

 

Vazhdon
Eroll Rexhepi
2.5.2008

                                         www.klubikulturor.com