Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.elitaislame.com
 

 
 
 
 
 
 
 

Veprat mė tė dashura tek Allahu

Transmetohet nga Abdullah ibėn Mesudi se e ka pyetur Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) se cila vepėr ėshtė mė e dashura tek Allahu? Ai ėshtė pėrgjigjur: “Namazi nė kohėn e tij.” Pastaj e  ka pyetur: “Pas kėsaj cila?” Ai tha: “Rrespektimi i prindėrve.” Pastaj cila?- e ka pyetur pėrsėri. Ai ėshtė pėrgjigjur: “Xhihadi nė rrugėn e Allahut.”

Ibėn Mesudi thotė se i ka treguar  pėr kėto e po tė vazhdoja ta pyesja, prap do tė mė tregonte. (Transmeton Buhariu)

Nga Enes ibėn Maliku transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Ai njeri qė deshiron t’i shtohet furnizimi (rrizku) dhe t’i zgjatet jeta, le t’i mbajė marrėdhėniet farefisnore.” (Transmeton Buhariu)     


Thotė Aishja se i Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ėshtė pyetur se cilat vepra janė mė tė dashura tek Allahu, ai tha: “Ajo vepėr qė ėshtė e vazhdueshme edhe nėse ėshtė e paktė.” Gjithashtu ka thėnė: “Ngarkojeni veten me vepra vetėm aq sa keni mundėsi t’i pėrballoni!” (Transmeton Buhariu)

Nga Ebu Musa transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!)  ka thėnė: “Ai njeri qė dėshiron takimin e Allahut edhe Allahu dėshiron takimin e tij; ai qė urren takimin e Allahut edhe Allahu urren takimin e tij.” (Transmeton Buhariu)

Transmetohet nga Ebu Hurejre se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “ Kur Allahu i Lartėsuar e do njė njeri e thėrret Xhibrilin dhe i thotė:  Allahu e ka dashė filanin, duaje edhe ti! E Xhibrili e do atė. Pastaj ai lajmėron nė qiell se Allahu e do filanin, prandaj edhe ju duajeni atė! Dhe banorėt e qiellit e duan atė. Pastaj ai njeri bėhet i pranuar te banorėt e tokės.” (Transmeton Buhariu)


Nga Ebu Hurejre transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Vendet mė tė dashura tek Allahu janė xhamitė, ndėrsa mė tė urryerat janė tregjet.” (Transmeton Buhariu)

Aishja trasmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Vepra mė e dashur tek Allahu ėshtė ajo qė ėshtė e vazhdueshme edhe nėse ėshtė e pakėt.” Aishja kur e bėnte njė vepėr, vazhdonte nė praktikimin e saj.” (Transmeton Muslimi)

 Bera ibėn Azib thotė se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Ai qė i do ensarėt Allahu e do atė, kurse ai qė i urren ensarėt  edhe  Allahu e urren atė.” (Ibėn Maxhe)

Nga Ebu Jusri transmetohet se i Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Kush dėshiron qė Allahu ta vendosė nėn hijen e Tij, le tė pėrkujdeset ndaj atij qė ka vėshtirėsi dhe le t’i ndihmojė atij.”

Abdullah ibėn Amėr ibėn Asi thotė se Profeti i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Agjėrimi mė i dashur tek Allahu ėshtė agjėrimi i Daudit, gjithashtu edhe namazi i tij ėshtė mė i dashuri. Daudi flinte gjysmėn e natės dhe falej njė tė tretėn, pastaj vazhdonte e flinte njė tė gjashtėn e tij. Kurse pėr agjėrimin, ai njė ditė agjėronte e njė ditė e prishte agjėrimin.” (Transmeton Ahmedi)

Gjithashtu nga Abdullah ibėn Amri transmetohet se i Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Kush dėshiron tė largohet nga zjarri i xhehenemit dhe tė hyjė nė xhenet, le ta arrijė vdekjen duke besuar Allahun dhe Ditėn e Fundit dhe le tė sillet me njerėzit ashtu siē ka dėshirė Allahu.” (Transmeton Ahmedi)

Nga Semure ibėn Xhundub transmetohet se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Fjalėt mė tė dashura tek Allahu janė katėr: La ilahe il Allah, Allahu ekber, Subhanallah, Elhamdulilah. Nuk prish punė se me cilėn ia fillon.” (Transmeton Ahmedi)

Transmetohet nga Mahmud ibėn Lebid se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Kur Allahu e do njė popull, Ai i sprovon ata. Kush bėn durim,  ai do tė shpėrblehet pėr durimin e tij e kush nuk bėn durim edhe ai do tė shpėrblehet pėr tė.” (Transmeton Ahmedi)

 

Shėnim: Disa nga hadithet janė sahih dhe disa janė hasen.

Pėrgatiti: Alaudin Abazi

             
www.klubikulturor.com