Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.elitaislame.com
 

 
 
 
 
 
 
 

Urdhėri nė tė mirė dhe ndalimi nga e keqja

 

Transmeton  Kajs ibn Ebi Hazimi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė): “Me njė rast ngritet Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), falenderon dhe lavdėron Allahun, pastaj thotė: O ju njerėz! Me Vėrtetė ju e lexoni ajetin “O ju qė besuat, ruajeni veten tuaj! Ai qė ka humbur, nuk ju dėmton juve kur jeni nė rrugė tė drejtė. Kthimi i tė gjithė juve ėshtė tek Allahu dhe Ai ju njofton pėr atė qė vepruat.” (Maide,105) Ne e kemi dėgjuar Resulullahun (Bekimi dhe paqja qofshin mbi tė!) duke thėnė: “Njerėzit nėse e shohin tė keqen dhe nuk e ndryshojnė (e ndalojnė) atė, frikėsohem se Allahu do t`i pėrgjithėsoj ata me dėnimin e Tij”. (Transmeton Ahmedi, Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe ky i fundit ka thėnė se hadihi ėshtė hasen sahih).

Koment i hadithit

Urdhėri nė tė mirė dhe ndalimi nga e keqja ėshtė njė nga obligimet e muslimanit ndaj shoqėrisė sė tij.

Ajeti tė cilėn e pėrmendi Ebu Bekri nė fjalimin e tij: “O ju qė besuat, ruajeni veten tuaj! Ai qė ka humbur, nuk ju dėmton juve kur jeni nė rrugė tė drejtė. Kthimi i tė gjithė juve ėshtė tek Allahu dhe Ai ju njofton pėr atė qė vepruat.” (Maide, 105), mund tė kuptohet nga disa se njeriut i mjafton tė jetė i kujdesshėm ndaj vetes sė tij, tė ruhet nga mėkatet dhe t`i kryej adhurimet. Ai nuk ka pėrgjegjėsi ndaj mospėrfilljes qė e bėjnė njerėzit e tjerė ndaj urdhėrave dhe ndalesave tė Allahut.

Prandaj u ngrit ai qė t`i pėrkujtojė dhe t`u qartėsoj njerėzve se qėllimi i ajetit nuk ėshtė ky. Muslimanit nuk i lejohet tė heshtė nga e keqja, ai argumentoi pėr kėtė me hadithin e Profetit (salallahu alejhi ue selem): “Njerėzit nėse e shohin tė keqen dhe nuk e ndryshojnė (e ndalojnė) atė, frikėsohem se Allahu do t`i pėrgjithėsoj ata me dėnimin e Tij.”

Nga ky hadith nėnkuptojmė se muslimani kur tė shohė ndonjė tė keqe qė e veprojnė dhe ata nuk e ia tėrheqin vėrejtjen bėrėsit dhe nuk e kėshillojnė, Allahu i Lartėsuar do t`i dėnojė tė gjithė, pėr shkak se heshtja nga mėkati ėshtė shenjė e pajtueshmėrisė tonė ndaj saj.

Gjithashtu, duhet tė kemi parasysh kėtu edhe kategoritė e ndryshimit sipas mundėsisė tonė. Pėr atė thotė Profeti (salallahu alejhi ue selem): “Kush e sheh njė tė keqe nga ju le ta ndryshojė atė me dorėn e tij, nėse nuk mundet, atėherė me gjuhė, nėse nuk mundet, atėherė me zemėr dhe kjo ėshtė dobėsia e imanit.” (Transmeton Muslimi)

Edhe vetė Muhamedi gjatė thirrjes sė tij kur ishte nė Mekė, rreth Qabes ishin mė shumė se 300 idhuj dhe ai nuk e largoi asnjė me dorė, por ua tregonte atyre me gjuhė se kjo ėshtė e keqe dhe e padobishme. Kur u ēlirua Meka, atėherė filloi t`i largojė idhujt edhe me dorė.

Pra, ēėshtja e ndryshimit ėshtė e lidhur ngusht edhe me mundėsinė tonė, por qėllimi i kėtij hadithi ėshtė, atėherė kur kemi mundėsi ta ndryshojmė apo mohojmė, qoftė edhe me gjuhė dhe ne nuk e bėjmė kėtė.

Kjo ėshtė edhe domethėnia e ajetit qė e ceku Ebu Bekri nė fjalimin e tij nga frika se mos po e keqkuptojnė disa gabim. Qėllimi i ajetit ėshtė se muslimani nėse pėr vete ėshtė i pėrpiktė nė pasimin e urdhėrave dhe ndalimin nga haramet (sipas mundėsisė), atėherė atij nuk i bėn dėm mėkati i tė tjerėve tė cilėve ai paraprakisht ua ka tėrhekur vėrejtjen pėr to.

Dobitė nga hadithi

1.Urdhėri nė tė mirė dhe ndalimi nga e keqja ėshtė obligim pėr ēdo musliman dhe nė ēdo kohė.

2.Kush nuk ka mundėsi t’i ndalojė nga e keqja njerėzit dhe t`i urdhėroj nė tė mirė, ai ėshtė i arsyetuar tek Allahu.

3.Mosndalimi i tė keqes dhe heshtja pėr tė ėshtė shenjė e pajtueshmėrisė sonė rreth asaj tė keqe dhe ne faktikisht konsiderohemi si pjesmarrės nė tė.

 

Alaudin Abazi

             
www.klubikulturor.com