Ibn Abasi
transmeton se profeti alejhi selam ka thėnė:”Ēdo fe ka
moralet e veta e morali i Islamit ėshtė turpi.”
Meqėnėse
Islami ėshtė feja e vetme e pranuar, Allahu i ka dhėnė kėsaj
feje moralin me tė lartė qė ėshtė turpi. Profeti alejhi
selam na ka dhėnė neve shembullin mė tė lartė nė ndjenjėn e
turpit. Ebu Said el Hudrij thotė se profeti alejhi selam
kishte mė tepėr turp se sa ka njė virgjėreshė brenda dhomės
sė saj e nėse ai urrente diēka, dukej kjo nė fytyrėn e tij.
Janė tė
shumta hadithet qė flasin pėr ndjenjėn e turpit dhe qė
qartėsojnė pozitėn e lartė tė tij ne Islam. Ebu Hurejre
thotė se profeti alejhi selam ka thėnė: “Besimi ėshtė 70
e disa pjesė; mė e mira prej tyre ėshtė fjala LA ILAHE IL
ALLAH e mė e ulta ėshtė heqja e njė pengese nga rruga. Turpi
ėshtė prej besimit.” Ibn Omeri thotė se profeti alejhi
selam kaloi pranė njė burri qė po e kėshillonte vėllain e
tij dhe ai i tha atij: “Lėre atė se vėrtetė ėshtė prej
besimit.” Po ashtu, alejhi salatu ue selam ka thėnė: “Turpi
dhe besimi janė shok sė bashku dhe nėse ngrihet njėri prej
tyre ngrihet edhe tjetri.” Ibn Mesudi transmeton prej
profetit alejhi selam: “Prej gjėrave tė profetėsisė sė
parė qė kanė kapur njerėzit ėshtė: nėse nuk ke turp,bėj
ēfarė tė duash.”
Pėrkufizimi
i turpit: Kanė thėnė:
1.Njė moral
qė shtyn pėr kryerjen e njė vepre tė mirė ose pėr lėnien e
njė vepre tė urryer.
2.Shtrydhja
e vetes pėr lėnien e njė gjėje tė urryer.
Turpi ėshtė
njė karakteristikė e njeriut pėr tė mos bėrė ēdo gjė qė
dėshiron ai, sikur veprojnė kafshėt. Ai ėshtė njė moral
fisnik e kujt i bėhet haram atij i bėhet haram e tėrė
mirėsia, e kush ėshtė pajisur me ketė virtyt fiton
krenarinė, respektin dhe merr tėrė mirėsinė. Turpi ėshtė njė
ndėrtesė e vėrtetė nė natyrshmėrinė e njeriut. E nėse sheh
dikė qė skuqet apo zihet ngushtė nga puna apo fjala qė nuk
duhet, dihet se ai ėshtė vėrtetė i gjallė. E nėse sheh dikė
tjetėr qė kur bėn njė vepėr tė keqe nuk i bėhet vonė, dije
se tek ky person nuk ka mirėsi.
Dijetarėt e
kanė ndarė turpin nė dy pjesė:
1.Turpi
prej njerėzve. P.sh: njeriu tė pastroje gojėn e vet prej
gjėrave tė ndyta, tė ketė turp qė tė tregojė tė fshehtat ose
tė ketė turp dikush se mos bėhet shkak qė tė ndikojė pėr keq
tek tė tjerėt. Ose duhet tė njohė vendin e shokėve tė tij,
duke i dhėnė hakun e vet ēdokujt qė i takon.
2.Turpi
prej Allahut. Ne po ushqehemi nga mirėsitė e Tij, po marrim
ajėr nga ajri i Tij, jetojmė sipėr tokės qė e ka krijuar Ai.
Ėshtė e natyrshme qė nėse njeriut i bėn njė mirėsi ai tė
pėrpiqet tė kthejė mirėsinė me mirėsi, po si ėshtė puna kur
kjo mirėsi ėshtė prej Allahut a nuk kemi turp prej Allahut
qė mirėsinė t’ia kthejmė me gjynahe?! Profeti alejhi selam
nė njė hadith na sqaron neve se cili ėshtė turpi i vėrtetė
prej Allahut: “Kini turp prej Allahut me njė turp tė
vertėtė.” Thanė sahabėt se ata vėrtetė kishin turp prej
Allahut. Tha: “Nuk ėshtė keshtu. Porse prej turpit tė
vėrtetė prej Allahut ėshtė qė tė ruash kokėn dhe atė qė
pėrmban ajo, barkun dhe atė qė pėrfshin ai, tė pėrkujtosh
vdekjen dhe sprovėn, e kush e do ahiretin le tė lėrė
zbukurimet e jetės sė dynjasė. E kush e bėn kėtė, ai ka turp
tė vėrtetė prej Allahut.”
Na ka
sqaruar profeti alejhi selam nė kėtė hadith se turpi i
vėrtetė prej Allahut pėrfshin tė tėra kėto ēėshtje e kush le
mangut dicka prej kėtyre ēėshtjeve, i pakėsohet atij turpi
prej Allahut nė atė masė sa ėshtė edhe mangėsia e tij. E
para e kėtyre ēėshtjeve ėshtė ruajtja e kokės: nė
pėrgjithėsi kjo fjalė ėshtė qė tė mos bėjė shirk, duke bėrė
sexhde me kokėn e tij pėr dikė tjetėr pėrveē Allahut e tė
mos hiqet mendjemadh ndaj robėrve tė Allahut. Sexhdja pėr
dikė tjetėr perveē Allahut ėshtė shirk. Profeti alejhi selam
thotė: “Nėse do tė urdhėroja dikė pėr t’i bėrė sexhde
dikujt, do tė urdhėroja gruan qė t’i bėnte sexhde burrit tė
saj.”
Mendjemadhėsia dhe shirku tė bėjnė qė tė futesh nė zjarr.
Allahut thotė: “Ai qė i bėn shok Allahut, Allahu ia
ndalon atij xhenetin dhe vendqėndrimi i tij ėshtė zjarri.
Pėr zullumqarėt nuk ka ndihmėtarė.” Ndėrsa profeti
alejhi selam thotė: “Nuk hyn ne xhenet ai qė nė zemrėn e
tij ka sa njė grimcė mendjemadhėsie.”Ēfarė futet nė
mėnyrė mė tė hollėsishme tek ruajtja e kokės?
Pėrsa i pėrket gojės:
Tė largohet nga ngrėnia haram dhe nga gjėrat e dyshimta.
Profeti alejhi selam thotė:”Ēdo
pjesė e rritur me diēka
haram, zjarri ėshtė mė parėsor pėr tė.”
Ngrėnia haram bėn qė tė mos tė tė pranohet duaja. Profeti
alejhi selam thotė: “Vėrtetė Allahu ėshtė i mirė dhe nuk
pranon tjetėr gjė pėrveē asaj qė ėshtė e mirė. Allahu ka
urdhėruar besimtarėt me atė qė i ka urdhėruar profetėt.
Thotė Allahu: “O ju qė keni besuar hani prej tė mirave qė
Ne ju furnizuam e Allahun falenderojeni nėse jeni qė e
adhuroni Atė.” Pastaj pėrmendi njė burrė qė zgjaste
udhėtimin i pluhurosur dhe ngrintė duart nga qielli duke
thėnė o Zot, o Zot. Ushqimi i tij ishte prej haramit, pirja
e tij ishte prej haramit ishte veshur me haram, ishte rritur
me haram e si mund qė t’i pėrgjigjej atij pėr ketė.” Tek
ēėshtja e gojės futen edhe fjalėt. Thotė profeti alejhi
selam: “Kush beson Allahun dhe Ditėn e Fundit le tė thotė
fjalė tė mira ose le tė hesht.” Gjuha ėshtė tepėr e
rėndė se me tė ndodh shirku, kufri, gėnjeshtra, gibeti,
thashethemet, dėshmia e rrejshme, fjala pėr Allahun pa dije
e tė tjera qė tė gjitha janė shkatėrrimtare pėr njeriun.
Pėrsa
i pėrket syrit: Allahu ka urdhėruar besimtarėt qė tė ulin
shikimet e tyre ndaj atyre gjėrave qė Ai u ka dhėnė qafirave
prej kėnaqėsive tė dynjasė. Thotė Allahu: “E mos ia ngul
sytė bukurisė sė kėsaj jete me tė cilėn i bėmė tė kėnaqen
disa prej tyre e pėr t’i sprovuar me tė, sepse shpėrblimi i
Zotit tėnd ėshtė mė i mirė dhe i pėrjetshėm.” Ndėrsa
profeti alejhi selam ka thėnė:”Shikoni
tek ata qė janė mė poshtė se ju e mos shikoni tek ata qė
janė mė lart jush.”
Po ashtu,
Allahu ka urdhėruar besimtarėt qė tė ulin shikimet e tyre.
Thotė Allahu nė Kuran: “Thuaju besimtarėve qė tė ulin
shikimet e tyre e tė ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė
tyre se kjo ėshtė mė e pastėr pėr ta. Allahu ėshtė i njohur
hollėsisht pėr atė qė bėjnė ata. Thuaju edhe besimtarėve qė
tė ulin shikimet e tyre tė ruajnė pjesėt e turpshme tė
trupit tė tyre...” Profeti alejhi selam i ka thėnė Aliut:
“O Ali, mos e paso shikimin me shikim. Pėr ty ėshtė shikimi
i parė dhe shikimi i dytė ėshtė kundra teje.” Po ashtu,
alejhi selam ka thėnė: “Kujdes nga qėndrimet nė
rrugė...vetėn nėse i jepni rrugės hakun e saj. Thanė
sahabėt: “Kush ėshtė haku i saj?” Tha: “Ulja e shikimit,
ndalja e mundimeve, kthimi i selamit, urdhėrimi pėr tė mira
dhe ndalimi nga tė keqiat.” Bėhet e ditur se nuk ka
asnjė dallim mes shikimit tė drejtpėrsėdrejti dhe shikimit
indirekt. (p.sh: fotografi apo televizor etj.)
Pėrsa
i pėrket veshėve: Ruajtja e tij ėshtė duke lėnė dėgjimin e
atyre gjėrave qė janė haram prej mashtrimeve, fjalėve tė
kota si dhe pėr dėgjimin e atyre gjėrave qė Allahu e ka bėrė
harram dėgjimin e tyre. Muslimani ėshtė urdhėruar pėr tė
ndryshuar njė gjė tė keqe nėse e sheh apo e dėgjon. Nėse
njėriu sheh njė gjė tė keqe atij i dobėsohet zemra dhe mbase
nuk arrin dot qė tė dallojė tė mirėn nga e keqja e as qė
urdhėron pėr tė mira e ndalon nga e keqja. Profeti alejhi
selam dėgjimin me veshė e ka bėrė zina siē ka bėrė zina edhe
shikimin me sy. Ai thotė: “I ėshtė shkruar birit tė
Ademit pjesa e tij prej imoralitetit (zinasė) e ai patjetėr
do ta kapė atė. Zinaja e dy syve ėshtė shikimi, zinaja e
veshėve ėshtė dėgjimi, zinaja e gjuhės janė fjalėt, zinaja e
dorės ėshtė prekja, hapat janė zinaja e kėmbėve e zemra ka
epshe dhe lakmon, ndėrsa organi ose e vėrteton kėtė ose e
pėrgėnjeshtron atė.” Ne ruajtjen e kokės futet edhe
mosshikimi nė ato vende ku nuk duhet tė shikohet. Koka e
gruas ėshtė auret dhe veshėt janė pjesė e kokės, prandaj nuk
i lejohet femrės qė beson ne Allahun dhe nė Ditėn e Fundit
qė tė zbulojė kokėn e saj kur janė prezent njėrėz tė huaj
pėr tė. Futet kėtu edhe mosrruajtja mjekrrės e pėr kėtė ka
shumė hadithe.
Pėrsa
i pėrket barkut: Futet kėtu ushqimi. Allahu thotė: “Hani
dhe pini e mos shpėrdoroni! Ai nuk i do shpėrdoruesit.”
Profeti alejhi selam thotė: “Nuk mbush biri i Ademit njė
enė me tė keqe se barku i tij. Nėse do qė patjetėr ta mbush
atė 1/3 ta lėrė pėr ushqim, 1/3 ta lėrė pėr pije, 1/3 ta
lėrė pėr ajėr.” Nga gjėrat qė pėrfshin barku janė:
1.Organi.
Allahu ne suren Nur urdhėron besimtarėt dhe besimtaret qė tė
ruajnė organet e tyre. Ai i ka lavdėruar ata qė kujdesen pėr
ruajtjen e organeve tė tyre duke thėnė: “Ruajtėsit dhe
ruajtėset e organeve tė tyre, shumėpėrmendėsit e Allahut dhe
shumėpėrmendėset e Allahut; Allahu u ka premtuar atyre falje
e shpėrblim tė madh.” Gratė besimtare duhet t’i
frikėsohen Allahut e tė mos zbulojnė trupin e tyre pa
nevoje.
2.Kėmbėt.
Duke mos vajtur me to nė haram. Gratė nuk duhet tė lejojnė
qė tė shoh kėmbėt e saj dikush qė nuk duhet. Themi me ketė
se gruaja qė vesh njė minifund nuk ėshtė treguar e kujdeshme
pėr tė ruajtur kėmbėt e saj. Ēfarė arrin njė femėr tė
mbulojė me minifundin e saj? Po ashtu edhe pėrmendja e
vdekjes ėshtė turp i vėrtetė prej Allahut. Tė kujtojė se
kocka e tij do tė bėhen copė e thėrrmije e kur gjymtyrėt do
tė rrėmohen e kush e do ahiretin e le zbukurimin e dynjasė.
Pėrgatiti: Erion
Sula
|