Shpesh dėgjojmė se ka njerėz qė deklarojnė
se kanė dije nga bota e padukshme ose pėr tė
ardhmen. Kėta njihen me emra tė ndryshėm, si
p.sh.: fallxhor, astrolog, magjistar, palmit
(ata qė lexojnė fatin e dikujt nga shenjat
mbi pėllėmbė) etj. Fallxhorėt ose njerėzit
qė pretendojnė se lidhen me shpirtrat e
vdekur pėrdorin metoda tė ndryshme nga tė
cilat ata thonė se marrin (nxjerrin)
informacion, p.sh.: leximi i gjetheve tė
ēajit, vizatimi i vijave, shkruarja e
numrave, leximi i pėllėmbės, horoskopi,
vėshtrimi i topave prej kristali, falli me
letra, shikimi i filxhanit, hedhja e
shkopave etj. Nė kėtė material do tė
trajtojmė forma tė ndryshme fallesh duke
pėrjashtuar magjinė.
Praktikantėt e metodave tė fshehta, tė cilėt
thonė se zbulojnė tė padukshmen dhe
parathonė tė ardhmen, mund tė ndahen nė dy
kategori kryesore:
1.
Ata qė nuk kanė ndonjė dije ose sekret por
qė u thonė klientėve tė tyre incidente tė
pėrgjithshme qė ndodhin te shumica e
njerėzve. Kėta shpesh bėjnė njė numėr
ritualesh pa kuptim dhe pastaj thonė
hamendje tė pėrgjithshme (tė menduara mė
parė). Disa prej hamendjeve tė tyre, pėr
shkak se janė tė pėrgjithshme, dalin tė
vėrteta. Shumica e njerėzve priren pėr tė
kujtuar ato pak thėnie qė dalin tė vėrteta
dhe shpejt harrojnė shumicėn qė nuk del e
vėrtetė. Kjo tendencė ėshtė rezultat i
faktit se pas ca kohe tė gjitha thėniet
bėhen mendime gjysmė tė harruara nė
subkoshiencė derisa diēka ndodh dhe i
rikujton ato. P.sh. ėshtė bėrė gjė e
zakonshme nė Amerikėn e Veriut qė tė
publikohen nė ēdo fillim viti thėnie tė
ndryshme tė fallxhorėve tė famshėm. Kur u bė
njė shqyrtim i thėnieve tė ndryshme pėr
vitin 1980 u zbulua se vetėm 24% e thėnieve
ishin tė sakta.
2.
Grupi i dytė janė ata qė kanė kontakte me
xhindė. Ky grup ėshtė mė i rėndėsishėm,
sepse ai zakonisht pėrmban mėkatin e rėndė
tė shirkut dhe ata qė pėrzihen me tė priren
tė jenė shumė tė saktė nė informacionin e
tyre dhe kėshtu paraqesin njė fitne (sprovė)
tė vėrtetė si pėr muslimanėt ashtu dhe pėr
jo muslimanėt.
Bota e xhinėve
Disa
njerėz janė pėrpjekur tė mohojnė realitetin
e xhinėve, tė cilėve All-llahu ne Kur'an u
ka kushtuar njė sure tė tėrė, suren El Xhin.
Duke u mbėshtetur nė aspektin gjuhėsor tė
fjalės xhin, e cila vjen nga folja xhane (جَانَّ),
jexhunu: “tė mbulosh, fsheh”, ata thonė se
fjala xhin i referohet (i drejtohet) “tė
huajve tė zgjuar”. Tė tjerė bile thonė se
njė xhin ėshtė njė njeri qė s’ka mendje tė
vėrtetė nė kokėn e tij, por ai ka natyrė
zjarri.
E
vėrteta ėshtė se xhinėt paraqesin njė tjetėr
krijesė tė All-llahut e cila bashkėekziston
me njeriun nė Tokė. Allahu i krijoi xhinėt
para se Ai tė krijonte njerėzimin dhe i
krijoi kėto dy krijesa (xhinėt dhe njerėzit)
nga elemente jo tė njėjta.
All-llahu thotė: “Ne e krijuam njeriun
nga balta e argjilit, tė zi e tė prishur
(me erė tė keqe).E xhinėt i krijuam mė
parė nga zjarri, nga flaka e fortė.”
(15:26-27)
Ata
u quajtėn xhin sepse nuk mund tė shikohen
nga syri i njeriut.
Aishja trasmeton se i Dėrguari (Paqja dhe
mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) tha:“Melekėt u krijuan nga drita dhe xhinėt
nga zjarri pa tym.”Transmeton
Muslimi.
Xhinėt mund t’i
ndajmė nė tre kategori tė gjėra sipas
mėnyrės sė ekzistencės sė tyre. I Dėrguari
(Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi
tė) ka thėnė: “Ka tre lloje xhinėsh:
Njė lloj fluturon nė ajėr gjithė kohėn, njė
tjetėr lloj ekziston si gjarpėrinj dhe qen
dhe lloji i kufizuar nė tokė, i cili banon
nė njė vend ose endet rreth tij.” (Tebarani dhe Hakimi).
Xhinėt mund tė ndahen gjithashtu nė dy
kategori sipas besimit tė tyre: besimtarė
dhe jobesimtarė. All-llahu na tregon pėr
xhinėt besimtarė nė suren El Xhin: “Ėshtė
e vėrtetė se prej nesh ka besimtarė
(muslimanė) dhe prej nesh ka qė janė
jashtė rrugės (jobesimtarė), e kush e
pranoi Islamin, tė tillėt mėsynė rrugėn e
shpėtimit. Ndėrsa ata qė lėshuan rrugėn, ata
u bėnė lėndė e Xhehennemit.”
(S.Xhin:14-15)
Ēdo
njeri ka njė xhin qė e shoqėron atė dhe ky
xhin quhet Karin (shok, bashkudhėtar). Ai
ėshtė pjesė e testimit tė njeriut nė kėtė
jetė. Xhini inkurajon dėshirat mė tė ulėta
tė njeriut dhe pėrpiqet nė mėnyrė tė
vazhdueshme pėr ta mėnjanuar atė nga rruga e
drejtė. I Dėrguari (Paqja dhe mėshira e
All-llahut qofshin mbi tė) duke komentuar
kėtė gjė ka thėnė: “Secilit prej jush
i ėshtė shoqėruar njė shok prej xhinėve.”Sahabėt pyetėn: “Edhe ty o i Dėrguari
i Allahut?!” Dhe i Dėrguari (Paqja dhe
mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) u
pėrgjigj:“Edhe mua, vetėm se
All-llahu mė ka ndihmuar mua kundėr tij dhe
ai ėshtė nėnshtruar. Tani ai vetėm mė nxit
tė bėj tė mira.” (Muslimi).
Njeriu nuk mund tė arrijė kontrollin mbi
xhinėt, pasi kjo ishte njė mrekulli e
veēantė e dhėnė tė Dėrguarit Sulejman as. Nė
fakt, kontakti me xhinėt, nė rrethana tė
tjera veē zotėrimit ose rasteve aksidentale,
shumė shpesh bėhet nga kryerja e veprimeve
ofenduese ndaj Zotit, tė cilat janė tė
pėrbuzura dhe tė ndaluara nė fe, (Ibn
Tejmijeh “Ese mbi xhinėt”) Qėllimi i xhinėve
tė kėqinj (shejtanė) ėshtė qė tė tėrheqė sa
mė shumė tė tjerė nė mėkatin mė tė rėndė,
adhurimin e tė tjerėve veē All-llahut ose
bashkė me Tė.
Kontakti dhe kontrata me xhinėt bėhet nga
fallxhorėt, tė cilėve xhinėt mund t’u
japin informacion pėr tė ardhmen. I Dėrguari
(Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi
tė) ka pėrshkruar se si xhinėt marrin
informacion pėr tė ardhmen. Ai ka treguar se
xhinėt ishin tė aftė tė udhėtonin nė drejtim
tė kufijve mė tė ulėt tė qiellit dhe tė
dėgjonin ca informacione pėr tė ardhmen qė
engjėjt i transmetonin midis tyre. Pastaj
ktheheshin nė tokė dhe ushqenin me
informacione njerėzit me tė cilėt kishin
lidhje. (Buhariu dhe Muslimi).
Kjo
ndodhte shpesh para profetėsisė sė
Muhammedit (Paqja dhe mėshira e All-llahut
qofshin mbi tė) dhe fallxhorėt nė atė kohė
ishin shumė tė saktė nė informacionin e
tyre. Kėshtu qė ata ishin tė aftė tė fitonin
pozitė nė oborret mbretėrore dhe gėzonin
shumė popullaritet, bile edhe adhuroheshin
nė disa vende. Pasi i Dėrguari (Paqja dhe
mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) filloi
misionin e tij, situata ndryshoi. All-llahu
i urdhėroi engjėjt qė tė ruanin me shumė
kujdes kufinjtė mė tė ulėt tė qiellit dhe
shumica e xhinėve u gjuajtėn me meteorė dhe
yje goditės. All-llahu e ka pėrshkruar kėtė
fenomen nė Kur'an:
“Dhe vėrtetė ne
(xhinėt) kemi hulumtuar tė arrijmė
qiellin po atė e gjetėm pėrplot roje tė
forta dhe me shkėndija (zjarri qė djeg).
Dhe mė parė hulumtonim nė vend vėshtrimin
pėr tė dėgjuar, e kush pėrpiqet tė dėgjojė
tashmė, ai has nė pusinė e shkėndijės sė
zjarrtė.” (72:8-9) .
“Dhe atė
(qiellin) e kemi ruajtur prej ēdo djalli
tė mallkuar. Pėrveē atij qė vjedh
(pėrgjon) ēka dėgjohet, po edhe atė e
ndjek ylli i zjarrtė (e djeg).”
(15:17-18)
Ibn
Abbasi ka thėnė: “Kur i Dėrguari (Paqja
dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) dhe
njė grup prej shokėve tė tij u nis pėr nė
Tregun Ukaadh, shejtanėt u bllokuan nga
dėgjimi i informacionit nė qiell. Meteorėt u
lėshuan mbi ta, kėshtu ata u kthyen te
populli i tyre. Populli i tyre i pyeti ēfarė
kishte ndodhur dhe ata ia treguan. Disa
sugjeruan se diēka do kishte ndodhur kėshtu
qė ata u shpėrndanė nėpėr Tokė pėr tė gjetur
shkakun. Disa prej tyre ndeshėn tė Dėrguarin
(Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi
tė) dhe shokėt e tij kur ata ishin nė namaz
dhe dėgjuan Kur'anin. Ata thanė me veten e
tyre se ky duhet tė ishte shkaku qė i
bllokoi ata nga dėgjimi. Pastaj ata u kthyen
te populli i tyre dhe i thanė:“…
Ne kemi dėgjuar njė Kur'an qė tė mahnit, ai
udhėzon nė tė vėrtetėn, prandaj ne i besuam
atij, Zotit tonė kurrsesi nuk do t’ia
shoqėrojmė mė askėnd.”(72:1-2). (Buhariu
dhe Muslimi).
Kėshtu qė xhinėt nuk mund tė mbledhin mė
informacion pėr tė ardhmen aq lehtė sa ē’e
merrnin para misionit tė tė Dėrguarit (Paqja
dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė).
Pėr shkak tė kėsaj ata tani e pėrziejnė
informacionin me shumė gėnjeshtra. I
Dėrguari (Paqja dhe mėshira e All-llahut
qofshin mbi tė) ka thėnė: “Ata (xhinėt)do ta kalonin
informacionin poshtė derisa ai arrin buzėt e
magjistarit ose fallxhorit. Shumė herė njė
meteor i arrin ata pėrpara se ata t’ua
transmetojnė informacionin. Nėse ata e
kalojnė atė para se tė goditen, ata do t’i
shtojnė atij 100 gėnjeshtra.”
(Buhariu).
Aishja trasmeton se kur ajo e pyeti tė
Dėrguarin, (Paqja dhe mėshira e All-llahut
qofshin mbi tė) pėr fallxhorėt ai u pėrgjigj
se ata nuk ishin asgjė.
Ajo pastaj pėrmendi se fallxhorėt ndonjėherė
u thoshin gjėra qė ishin tė vėrteta. I
Dėrguari (Paqja dhe mėshira e All-llahut
qofshin mbi tė) tha: “Kjo ėshtė njė
pjesė e tė vėrtetės tė cilėn xhini e vjedh
dhe e llomotit nė veshin e shokut tė tij,
por ai e pėrzien atė me 100 gėnjeshtra.”(Buhariu dhe Muslimi).
Xhinėt janė nė gjendje tė informojnė
njerėzit me tė cilėt lidhen pėr tė ardhmen
relative. P.sh. kur dikush shkon te njė
fallxhor, xhini i fallxhorit merr tė dhėna
nga xhini i personit (sqaruam mė parė se ēdo
person ka njė xhin) pėr planet qė ky njeri
ka bėrė para se tė shkojė atje. Kėshtu qė
fallxhori ėshtė i aftė t’i
thotė personit se ai do kėtė ose atė, apo
shko kėtu ose atje. Me anėn e kėsaj metode
fallxhori i vėrtetė ėshtė nė gjendje tė
mėsojė pėr tė kaluarėn e tė huajit nė detaje
tė hollėsishme. Ai ėshtė nė gjendje t’i
tregojė njė personi krejtėsisht tė huaj pėr
tė emrat e prindėrve tė tij (tė personit),
ku ka lindur ai, ēfarė ka bėrė nė fėmijėri
(ky person) etj. Aftėsia pėr tė pėrshkruar
shumė saktė tė kaluarėn ėshtė njė prej
shenjave tė fallxhorit tė vėrtetė qė ka
kontakt me xhinėt. Kjo pėr shkak se xhinėt
janė nė gjendje tė pėrshkojnė distanca tė
mėdha menjėherė, tė mbledhin sasi gjigande
informacioni rreth gjėrave tė fshehta,
sendeve tė humbura dhe ngjarjeve tė
pavėzhguara. Provė pėr kėtė aftėsi ėshtė
historia e pėrmendur nė Kur'an pėr tė
Dėrguarin Sulejman a.s.dhe Belkisėn.
“Njėri prej xhinėve tė vrazhdė (Ifrit)
tha: “Unė do ta sjell atė ty, para se tė
ngrihesh nga vendi yt, unė pėr tė kam fuqi
dhe jam i sigurtė!”” (27:39)
Ligji islam pėr tregimin e fatit
Pėr shkak tė mėkatit tė mohimit qė
pėrfshihet nė tregimin e fatit, Islami mban
njė qėndrim shum
ė
tė ashpėr ndaj tij. Islami kundėrshton ēdo
lloj shoqėrimi me ata qė praktikojnė
tregimin e fatit duke pėrjashtuar rastin e
kėshillimit (nga
ana e atyre qė kanė dije tė mjaftueshme)
tė tyre pėr tė hequr dorė nga kėto praktika
tė ndaluara.
Shkuarja te fallxhorėt
I
Dėrguari (Paqja dhe mėshira e All-llahut
qofshin mbi tė) ka vendosur rregulla tė
qarta tė cilat ndalojnė ēdo shkuarje te
fallxhorėt. Ai ka thėnė se: “Namazi i
kujtdo qė i afrohet ndonjė fallxhori dhe e
pyet atė pėr ndonjė gjė nuk pranohet pėr 40
ditė dhe netė.” (Muslimi).
Ndėshkimi nė kėtė hadith ėshtė thjesht pėr
afrimin te njė fallxhor dhe pyetja e tij pėr
kureshtje. Ky ndalim mbėshtetet gjithashtu
edhe nga hadithi i Muaui ibn Hakem
es-Sulemit, nė tė cilin ai thotė: “O i
Dėrguari i All-llahut, ka disa njerėz prej
nesh qėshkojnė te fallxhorėt.” I
Dėrguari (Paqja dhe mėshira e All-llahut
qofshin mbi tė) iu pėrgjigj:“Mos
shkoni tek ata.”(Muslimi).
Ky
ndėshkim i ashpėr ėshtė caktuar pėr
shkuarjen tek fallxhorėt pasi ėshtė hapi i
parė nė drejtim tė besimit te fallxhorėt. Nė
qoftė se dikush shkon atje duke dyshuar se a
ėshtė i vėrtetė tregimi i fatit apo jo, dhe
nėqoftėse disa prej thėnieve tė fallxhorit
dalin tė vėrteta (siē e treguam se
bashkėpunojnė me xhin pėr tė kaluarėn,
ndėrsa pėr tė ardhmen vetėm 1/100 mund tė
dinė), ai me siguri do tė bėhet njė besimtar
i zjarrtė dhe i zellshėm i fallxhorėve.
Besimi te fallxhorėt
Islami e cilėson mosbesimtar ēdokė qė shkon
te fallxhori dhe beson se ai di tė
padukshmen dhe tė ardhmen. Ebu Hurejra dhe
Hasani trasmetojnė nga i Dėrguari (Paqja dhe
mėshira e All-llahut qofshin mbi tė) se ai
ka thėnė: “Kushdo qė i afrohet njė
fallxhori dhe beson ēfarė ai thotė, ka
mohuar atė qė iu shpall Muhammedit.”
(Ahmedi dhe Ebu Daudi).
Njė
besim i tillė i jep krijesave disa prej
cilėsive tė All-llahut nė lidhje me dijen e
tė padukshmes dhe tė ardhmes. Pra, ai rrėzon
Teuhidin Esma ue Sifat (Njėshmėrinė nė Emrat
dhe Cilėsitė e All-llahut) dhe paraqet shirk
nė kėtė aspekt teuhidi. Pėr analogji, nė
kufėr pėrfshihet edhe leximi i librave ose
shkrimeve tė fallxhorėve, dėgjimi i tyre nė
radio ose shikimi nė televizion, sepse kėto
janė mjetet mė tė zakonshme me anėn e tė
cilave sot fallxhorėt pėrhapin thėniet e
tyre. All-llahu thotė qartė nė Kur'an se
askush veē Tij nuk e njeh tė padukshmen,
madje as i Dėrguari (Paqja dhe mėshira e
All-llahut qofshin mbi tė) All-llahu thotė: “Ēelėsat
e fshehtėsisė janė vetėm tek Ai, atė
(fshehtėsinė) nuk e di askush veē Tij …”
(6:59) .
All-llahu i ka thėnė tė Dėrguarit Muhammed,
'alejhi selam.:“Thuaj: “Unė nuk kam nė
dorė pėr veten time as ndonjė dobi, as
ndonjė dėm, veē ēfarė do All-llahu. Sikur ta
dija tė fshehtėn, do tė shumoja pėr vete tė
dobishmet e nuk do mė prekte gjė e keqe….””
(7:188).
Prandaj tė gjitha metodat e ndryshme qė
pėrdoren nėpėr botė nga fallxhorėt ose
treguesit e fatit janė tė ndaluara (p.sh.
parja e filxhanit tė kafesė, hedhja e fallit
me letra, horoskopi, orakulli etj.sh.p.).
All-llahu thotė nė Kur’an: “S’ka dyshim
se vetėm All-llahu e di kur do tė ndodhė
kijameti, Ai e di kur e lėshon shiun. Ai e
di se ē’ka nė mitra, e veē Tij nuk e di kush
ēfarė do t’i ndodhė nesėr, dhe askush nuk e
di, veē Tij, se nė ē’vend (ose kohė)
do tė vdesė. All-llahu ėshtė mė i Dijshmi,
mė i Njohuri.” (31:34).
Ne duhet tė kemi kujdes me
librat, revistat, gazetat apo dhe individėt
tė cilėt, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr,
thonė se e dinė tė ardhmen ose tė
padukshmen. P.sh. kur njė musliman qė merret
me parashikimin e motit parashikon shi, borė
ose kushte tė tjera klimatike pėr tė
nesėrmen, ai duhet tė shtojė shprehjen
“Insha All-llah” (nė dashtė All-llahu).
Gjithashtu, kur mjekja muslimane e informon
pacienten e saj se do tė lindė njė fėmijė nė
kėtė apo atė ditė, ajo duhet tė shtojė
“Insha All-llah”, sepse kėto parashikime
janė vetėm vlerėsime tė bazuara mbi
informacion statistikor.