Unė jam martuar qė para 5
muajsh. Kam njė grua besimtare, elhamdulilah. Nė shumė
libra, tema dhe kėshilla islame unė kam hasur duke thėnė
se problemet janė normale dhe pjesė e jetės. Hoxhė, mė
trego se cilat nga problemet t'i konsideroj normale
(kėtė pyes meqė pėr to mos tė bėj edhe "hallakame")?
Kohėve tė fundit shumė shpesh po kemi (kam) probleme dhe
janė acaruar marrėdhėniet goxha. Unė e kam princip qė i
pari tė shtrij dorėn dhe tė fal, kur e shoh qė kjo ėshtė
zgjidhja. (Por kėshtu nga natyra ime jam shumė
temperament, por kėrkoj falje pa asnjė pengesė, kur e
shoh se kam gabuar).
Halli im kryesor ėshtė se
unė kam frikė se mos na janė pėrēarė edhe zemrat; kjo mė
brengos. Ju lutem, mė tregoni si t’ia bėj qė nė kėto
mospajtime dhe probleme mos "tė hyjnė nė lojė edhe
zemrat", sepse unė tek nusja po vėrej pesimizėm dhe
ftohje. Ju lutem, pėrgjigjuni sa mė shpejtė tė keni
mundėsi! Allahu ju shpėrbleftė!
Pėrgjigja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen,
shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė
Ditėn e Gjykimit.
Sė pari,
ju urojmė martesėn dhe lusim Allahun e Lartėsuar ta
zbres bekimin e Tij mbi juve tė dy, mbi pasardhėsit tuaj
dhe ta bėjė bashkimin tuaj nė tė mirė! Gjithashtu, lusim
Krijuesin tonė tė na ndihmojė nė pėrkujtimin e Tij,
falėnderimin e Tij dhe nė adhurimin e sinqertė ndaj Tij!
Vėlla i
nderuar!
Periudha
fillestare e martesės ėshtė njė risi e njėjtė si ēdo
periudhė e re qė ndodh nė jetėn tonė, sikurse kur njeriu
transferohet nė ndonjė vendbanim tė ri, hynė nė ndonjė
punė tė re, regjistrohet nė ndonjė shkollė tė re, etj.
Prandaj, kur njeriu martohet, natyrisht jeta e tij
ngjyroset me disa risi, pėr tė cilat nevojitet kohė tė
mėsohet me to. Njeriu me aktin e martesės e pėrmbush njė
zbrazėtirė pėr tė cilėn ka nevojė. Ai me kėtė e
pėrzgjedh bashkėshorten, partneren, nėnėn e fėmijėve,
pasardhėsve tė tij, me tė cilėn do ta kalojė pjesėn e
mbetur tė jetės, e, gjithashtu, edhe vajza e bėn tė
njėjtėn gjė.
Periudha
e parė e martesės ėshtė periudha e njohjes sė
ndėrsjellėt, kėmbimit tė dashurisė, respektit,
pėrgjegjėsisė dhe mirėkuptimit. Kjo e tėra arrihet si
duhet, vetėm atėherė kur e kemi parasysh realitetin se
si ka dashur Allahu i Lartėsuar t`i krijojė njerėzit.
Ajo ėshtė se urtėsia e Allahut ishte qė njerėzit tė
ndryshojnė nga njėri-tjetri, nė sjellje, natyrshmėri,
mendjemprehtėsi, hidhėrim, durim, mirėsi, kokėfortėsi,
etj. Gjithashtu, i suksesshėm do tė jetė edhe ai qė
kupton se nė kėtė botė nuk ka pasur dhe nuk do tė ketė
person njėqind pėr qind me tė gjitha tė mirat, pasi
pėrsosmėria i takon vetėm Allahut tė Lartmadhėruar.
Natyra e njeriut ėshtė se ai plotėsohet nė njė aspekt,
mbetet i mangėt nė tjetrin dhe kėshtu me radhė. Ky ligj
dhe natyrshmėri ėshtė i njėjtė te tė gjithė njerėzit,
meshkuj dhe femra.
Vėlla i
dashur! Dije se gruaja ėshtė prehje pėr burrin dhe se
nuk ka qetėsi pėr gruan vetėm se me burrin e saj, ashtu
si nuk ka lumturi pėr burrin vetėm se duke qenė pranė
gruas sė tij, qė tė qetėsohet tek ajo.
Ju duhet
tė kuptoni se situata e gruas suaj ėshtė mė e komplikuar
se qė ju mund ta paramendoni, pasi ajo tani gjendet nė
njė mes ku shumė gjėra, qė ndoshta pėr ty janė nga mė tė
zakonshmet, pėr tė janė tė panjohura e nuk gaboj tė them
edhe tė huaja. E them kėtė duke e pasur parasysh se nė
disa gjėra, nga mė tė thjeshtat, dallojnė familjet nga
njėra-tjetra, qoftė nė kohėn apo mėnyrėn e ushqimit,
frekuentimit apo mos frekuentimit tė mysafirėve, forma e
rregullimit tė dhomave, etj.
Pastaj
ajo, padyshim, nė kėtė mes ndjen nevojė pėr anėtarėt e
familjes sė saj, nostalgji pėr ditėt kur ka qenė vajzė,
e lirė pa pėrgjegjėsi.
Ajo qė e
ndėrlikon situatėn ėshtė edhe planifikimet apo nuk gaboj
nėse them ėndrrat qė i ka gruaja para martese. Ėshtė
shumė e mundur tė mos realizohen shumė nga ato.
Tė gjitha
kėto ndikojnė qė ajo tė ndjejė kohė pas kohe ftohje e
pesimizėm, posaēėrisht nėse e ka pranė edhe burrin, i
cili nuk mundohet t’i ndihmojė nė tejkalimin e kėtyre
ndjenjave.
Prandaj
roli juaj ėshtė mjaft i rėndėsishėm, mundohuni tė jeni
ai tek i cili gruaja juaj mund tė gjejė veten, qetėsohet
dhe inkurajohet pėr suksese dhe optimizėm.
Pėr ta
konkretizuar kėshillėn themi se ju duhet tė jeni mė
zemėrgjerė dhe mos i imtėsoni tė gjitha gjėrat, mos i
zmadhoni mospajtimet ekzistuese tė cilat janė normale te
tė gjithė bashkėshortėt, por mundohuni t`i shprehni
qėndrimet dhe mendimet tuaja thjesht duke lėnė vend pėr
kompromis.
Problemi
tė cilėn ju duhet ta pėrmirėsoni nė vete ėshtė tė jeni
mė mendjemprehtė, tė qetė, pasi si shpreheni edhe ju nga
temperamenti juaj reagoni shumė shpejt nė mospajtimet
apo ndryshimet ekzistuese ndėrmjet jush. Kjo e bėn nusen
tuaj ta ndiejė veten keq, pasi femra pėr nga natyra
ėshtė mė e ndjeshme dhe shumė gjėra qė pėr mashkullin
nuk kanė kurrfarė domethėnie, tek ajo lėnė indikacione
afatgjata.
Urdhri mė
i potencuar nė Kuran pėr burrin nė marrėdhėniet
bashkėshortore ėshtė qė ai ta bashkėjetoj gruan me
mirėsjellje. Pastaj ēėshtja e dashurisė apo mos
dashurisė ėshtė njė ēėshtje relative dhe e ndryshueshme,
pra mund tė mangėsohet dhe shtohet. Pėr kėtė edhe Allahu
i Lartėsuar thotė: “...Bashkėjetoni me tė mirė ato
(gratė). Nėse i urreni ato, ėshtė e mundur qė ju tė
urren diēka e Allahu t`ju sigurojė nga ajo shumė tė
mira.” (Nisa, 19) Qė nėnkupton tejkalimi i situatave
duke u gjetur atyre zgjidhje dhe mirėsjellja janė nga
potenciuesit kryesor tė lindjes sė dashurisė.
Pėr mos
t’u zgjeruar shumė themi se problemi juaj ėshtė njė
problem qė shumė lehtė mund tė zgjidhet vetėm se me njė
logjikė tė qėlluar dhe me iniciativa konkrete.
Definitivisht e theksojmė se duhet ta keni parasysh atė
qė e cekėm mė lartė se ēdonjėri ka disa cilėsi tė mira
dhe disa tė tjera negative. Ju assesi mos u koncentroni
nė anėt negative, por kini parasysh cilėsitė e mira,
kapuni pėr to, kur tė bisedoni me nusen flisni pėr to,
lavdėrojeni atė dhe mundohuni t`i kultivoni ato cilėsi
pozitive, kurse pėr negativitetet bėni durim dhe
nevojitet kohė qė ato tė mėnjanohen.
Tė
rikujtoj me halifen e muslimanėve, Umerin (Allahu qoftė
i kėnaqur me tė!), i cili nė njė rast kur fliste pėr
gruan e tij dhe e lavdėronte atė, duke i pėrmendur
cilėsitė e mira qė i ka, nė fund tha: “Nėse e urrej
ndonjė sjellje (tė keqe) tek ajo e zėvendėsoj atė
urrejtje duke shikuar ndonjė sjellje tė mirė tek ajo.”
Pasi nė
letrėn tuaj nuk konkretizuat ndonjė problem me tė cilėn
je ballafaquar, pėr tė qenė mė afėr zgjidhjes sė
problemit do tė pėrmendim njė tė mundshėm.
Tė themi
se gruaja mund tė jetė kokėforte, nuk pranon kėshillat
apo paramendon se ju e shpėrfillni atė nuk e respektoni,
etj. Kėto janė probleme tė cilat nėse dėshirojmė ta
zgjidhim duhet t`i qasemi nė formė tė qėlluar,
pėrndryshe do tė dėshtojmė. Gjithashtu, duhet tė
kuptojmė se problemet e tilla nuk zgjidhen sa ēel e
mbyll sytė, por duhet njė kohė dhe forma tė ndryshme tė
intervenimeve. Qė do tė thotė se njė problem mund tė
ketė disa zgjidhje dhe ju duhet tė tentoni disa herė
derisa ta gjeni formėn e qėlluar.
Pėr tė
zgjidhur kėto probleme ēfarė duhet tė ndėrmarrėsh:
Tė
tregosh interesim mė tė theksuar ndaj saj.
T`ia
shprehėsh mė shpesh atė ēfarė ndien ndaj saj.
Ti
shkruash ndonjė fjalė tė ėmbėl, qoftė nė letėr apo t`i
dėrgosh nė mesazh.
Kur tė
kthehesh nė shtėpi t`i sjellėsh lule, apo dhuratė.
Tė
planifikosh shėtitje njėditore nė ndonjė vend dhe kjo tė
bėhet nė formė befasie?
Forma tė
tilla tė veprimeve tuaja e bėjnė gruan tė ndryshojė
qėndrimin ndaj mendimeve pesimiste qė i sillen nė kokė.
Dhe kjo e bėnė qė edhe ajo tė ndryshojė sjelljen.
Prandaj
nėse vėreni te gruaja ftohje dhe pesimizėm, atėherė
dijeni se ajo ka nevojė pėr diēka tė re t’i ndodhė dhe
kėshtu arrihet tė kthehet gėzimi dhe lumturia.
Kėto
ishin kėshillat tė cilat arritėm t`i pėrmbledhim nė kėtė
pėrgjigje, lusim Allahu e Lartėsuar t`ju jap sukses nė
kėtė botė dhe botėn tjetėr dhe ta bėjė martesėn tuaj tė
bekuar dhe tė ju bėjė tė lumtur! Amin!