Nga Ebi
Musa el Esharij transmetohet se i Dėrguari i Allahut (alejhi
selam) ka thėnė: “Shembulli i shokut tė mirė dhe shokut
tė keq ėshtė (pėrkatėsisht) si poseduesi i miskut
dhe kovaēit. Mbartėsi i miskut ose do te japė erė tė
mirė, ose do ta blesh, ose do tė ndjesh prej tij erėn e
mirė, ndėrsa kovaēi ose do tė tė djegė rrobat, ose do tė
ndjesh prej tij erėn e keqe.” Buhariu dhe Muslimi.
Kuptimi i
pėrgjithshėm
Ky hadith,
bėn pjesė nė ato thėnie tė Profetit (alejhi selam) tė
cilat kanė tė bėjnė me brumosjen e njė edukate prej
besimtari, pėr tė pėrgatitur myslimanin qė tė jetė i
gatshėm pėr ndėrtimin e njė shoqėrie muslimane.
Profeti (alejhi
selam) ka qenė gjithmonė i kujdesshėm pėr tė afruar
zemrat e muslimanėve njėra me tjetrėn, duke i kėshilluar
nė ēdo situatė qė ka qenė e nevojshme. Shoqėria nė
Medine pėrbėhej nga shumica e muslimanėve, nga njė
pakicė munafikėsh, nga ēifutė dhe nga mushrikė.
Muslimani shoqėrohej me ta pėr ēėshtje tė jetės sė
pėrditshme dhe ndikohej prej tyre, saqė kishte disa nga
jomuslimanėt qė fusnin mendime tė kėqija nė mesin e
muslimanėve.
Profeti (alejhi
selam) deshi tė merrte masa qė myslimani tė ishte i
sigurtė nga tė gjitha kėto gjėra, prandaj dhe ka thėnė:
“Njeriu ėshtė me fenė e shokut me tė cilin rri, prandaj
tė shikojė ēdonjėri prej jush se me kė shoqėrohet.”
Gjithashtu, Profeti (alejhi selam) ka kėshilluar
muslimanėt tė vizitojnė njeri-tjetrin pėr tė
ripėrtėritur imanin, saqė njė sahab i thoshte shokut
tjetėr: “Hajde lexojmė njė orė, pra ta ripėrtėrijmė
imanin tonė.”
Profeti (alejhi
selam) e ka ditur se njeriu nga natyra e tij ėshtė i
dobėt dhe mund tė ndikohet nga tė qėndruarit e tij me
jomuslimanėt. Pėr kėtė arsye, Profeti (alejhi selam) ka
vendosur masa (pengesa) qė njeriu tė jetė i sigurtė pėr
imanin e tij, duke na thėnė: “Mos duaj askėnd, pėrveē
besimtarit dhe mos ta hajė ushqimin tėnd, pėrveēse i
devotshmi!” Ebu Daud dhe Tirmidhiu.
Pra, siē
shohim, Profeti (alejhi selam) ėshtė munduar qė tė
pengojė muslimanėt nga shoqėrimi me jomuslimanėt, qė t’i
shkėpusė lidhjet e vjetra pėr t’i zėvendėsuar ato me
lidhje tė reja. Ėshtė pyetur Profeti (alejhi selam) se
njė person i do ata me tė cilėt shoqėrohet. Iu pėrgjigj
i Dėrguari (alejhi selam): “Njeriu ėshtė me atė qė do.”
Buhariu dhe Muslimi.
Nė
hadithin e temės kuptojmė se njerėzit, tė cilėt na
rrethojnė, ndahen nė dy grupe:
1. Ėshtė
ai vėllai i mirė, ai bujar, i cili tė ndihmon ty si nė
fenė, ashtu edhe nė dynjanė tėnde. Tė nxit ty pėr
bindjen ndaj Allahut dhe pėr njė moral tė mirė me fjalėn
dhe veprėn e tij. Kėtė lloj shoqėrie e kemi pėr detyrė
ta shoqėrojmė.
2. Ėshtė
shoku i keq pėr atė qė shoqėrohet me tė, sepse ky shok
(shok i keq) ėshtė ndihmues i vetes tėnde, e cila nė
vetvete ėshtė shtysė pėr tė keq dhe qė e shtyn njeriun
nė shkatėrrim dhe shkakton mėrzitjen e Allahut tė
Lartėsuar.
Prandaj,
ėshtė detyrė pėr myslimanin qė tė shkėputet nga njė
shoqėri e tillė, sikurse e ka pėrmendur Profeti (alejhi
selam) nė hadithin e lartpėrmendur, duke krahasuar
shokun e mirė si poseduesin e miskut, prej tė cilit nuk
na vjen asgjė e keqe dhe shokun e keq me kovaēin.
Rregullat
qė dalin nga hadithi
1.
Ndalohet qėndrimi me ata persona, tė cilėt na nxisin pėr
tek e kota dhe duhet tė shoqėrohemi me ata persona qė na
nxisin pėr tė mirė, siē ėshtė pėrmendja e Allahut dhe
veprimi i veprave tė mira.
2. Ky
hadith ėshtė argument se lejohen tė bėhen krahasime nė
fe.
3.
Lejohet dhėnia e shembujve.
4. Ėshtė
argument se misku ėshtė i pastėr.
Ēfarė
pėrfitohet nga hadithi
1. Njeriu
ndikohet nga personi me tė cilin shoqėrohet.
2.
mospasje marrėdhėnie me tė kėqijtė dhe mosshtimi i
shoqėrisė me ta.