Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Rrugėt e pėrdorura nė Kuran pėr thirrjen nė teuhidin uluhije

Nė Kuranin Famėlartė gjejmė se rrugėt pėr thirrjėn nė teuhidin uluhije kanė ardhur tė formave tė ndryshme, nga kėto rrugė mund tė pėrmendim:

1. Urdhėrimi i Allahut qė tė adhurohet vetėm Ai, Allahu i Lartėsuar thotė:" Adhurojeni Allahun e mos i shoqėroni Atij askėnd."  Nisa, 36.

2. Ndalimi i adhurimit tė tjetėrkujt veē Allahut. Allahu thotė: "Pra mos i pėrshkruani Allahut shokė, duke qenė se ju e dini (qė Ai nuk ka shokė)." Bekare, 22.

3. Lajmėrimi i Allahut se Ai i ka krijuar krijesat qė ta adhurojnė Atė. Allahu thotė: "Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr pėrveē qė tė mė adhurojnė. " Dharijat, 56.

4. Lajmėrimi se Ai i ka dėrguar profetėt qė tė thėrrasin nė adhurimin e Tij dhe tė ndalojnė nga adhurimi i tė tjerėve. Allahu thotė: "Ne dėrguam nė ēdo popull tė dėrguar qė t'u thonė: "Adhuroni vetėm Allahun e largohuni djajve (adhurimit tė tyre)!" Nahl, 36.

5. Argumentimi me teuhidin rrububije pėr pėrmbajtjen e teuhidit uluhije, duke e ditur se Allahu ėshtė Krijuesi, Furnizuesi, Ai i cili na furnizon me tė mira dhe tė cilin nuk e shoqėron nė jetė askush. Allahu thotė: "O njerėz, adhurojeni Zotin tuaj, i Cili ju krijoi juve edhe ata qė ishin para jush ashtu qė tė jeni tė devotshėm (tė shpėtuar)." Bekare, 21.

6. Argumentimi pėr adhurimin e Tij duke qėnė se Ai ėshtė Dobiprurėsi, Ai i cili jep dhe ndalon, kėshtu qė Ai i cili zotėron kėto cilėsi ėshtė qė vėrtet meriton tė adhurohet.

7.  Argumentimi pėr domosdoshmėrinė e njėsimit tė Allahut si pasojė se Ai ėshtė i veēuar me cilėsitė mė tė plota dhe mė tė larta dhe kėto cilėsi Ai ua ka mohuar zotėrave tė idhujtarėve. Allahu thotė: "Atė adhuroje, e nė adhurim ndaj Tij bėhu i qėndrueshėm. A mos di ndonjė qė ėshtė i ngjashėm me tė?"  Merjem, 65.

Allahu thotė: "Allahu posedon emrat mė tė bukur, kėshtu qė luteni Atė me to." Araf, 18. Allahu tregon pėr tė dashurin e Tij (Ibrahimin) ku thotė: "Kur babait tė tij i tha: "O babai im, pse adhuron atė qė as nuk dėgjon, as nuk sheh, e as nuk ke ndonjė dobi  prej tij?" Merjem, 42.

8. Argumentimi se vetėm Atij i takon adhurimi duke vėnė re preēizitetin  nė krijimin e Tij, sa herė qė robi kthjellohet dhe mendon duke medituar nė tė, sigurisht qė i shtohet bindja edhe mė shumė se Ai ėshtė qė meriton tė adhurohet.

Allahu thotė: "I cili ka krijuar shtatė qiej tė renditur njė pėrmbi njė. Ju nuk mund tė shihni asnjė gabim nė krijimin e tė Gjithėmėshirshmit. Kthe pra shikimin pėrsėri  a mund tė shohėsh ndonjė tė ēarė? Pastaj hidhe shikimin pėrsėri dhe pėrsėri. Vėshtrimi juaj do t'ju kthehet tek ju nė njė gjendje tė turbulluar, tė poshtėruar e tė kapitur." Mulk, 3-4.

9. Argumentimi pėr domosdoshmėrinė e adhurimit tė Allahut tė vetėm e pashok me mirėsitė e njėpasnjėshme me tė cilat Ai i ka begatuar krijesat e Tij. Nėse njeriu mėson se ēdo mirėsi qė ai posedon ėshtė nga Allahu i vetėm dhe se askush nga krijesat nuk mund tė bėjė apo tė sjellė dobi vetėm se me lejen e Allahut, i bėhet e qartė se Allahu ėshtė Ai i cili meriton tė adhurohet i vetėm e pa shok.

Allahu thotė: "A nuk ėshtė Ai i cili krijoi qiejt e tokėn dhe qė pėr ju lėshoi shi nga qielli, nga ku Ne bėmė tė lulėzojnė kopshte tė begatė gjithė bukuri dhe kėnaqėsi, qė pėr ju ka qenė e pamundshme t'i bėni tė mbijnė bimėt nė to. A mos ka ndonjė zot tjetėr pos Allahut? Jo, por ata janė popull qė shtrembėrojnė (tė vėrtetėn). A nuk ėshtė Ai qė tokėn e bėri vendqėndrim e nėpėr tė rrjedhin lumenj, dhe asaj (tokės) i bėri (male) pėrforcuese, dhe nė mes dy deteve bėri ndarje. A ka pėrveē Allahu zot tjetėr? Jo, por shumica e tyre nuk e dinė. A nuk ėshtė Ai qė i pėrgjigjet nevojtarit (tė mjerit) kur ai e thėrret, duke ia larguar tė keqen e juve ju bėn mbizotėrues tė tokės. A ka zot tjetėr pos Allahut? Jo, por ju shumė pak pėrkujtoni. Ai qė ju orienton nė errėsirat e tokės e tė detit dhe Ai qė pranė mėshirės sė Tij (shiut), si lajmėtar tė pėrgėzimit i lėshon erėrat. Vallė, a ka tjetėr zot pos Allahut? E lartė ėshtė madhėria e Tij nga ēka ia pėrshkruajnė si shok. A nuk  ėshtė Ai qė e filloi krijimin (e njeriut) e pastaj e pėrsėriti atė (e ringjall pas vdekjes) dhe Ai qė ju furnizon nga qielli e toka. A mos ka zot tjetėr pos Allahut? Thuaj: "Silni argmentet tuaja, nėse jeni tė sinqertė!" Nemėl, 60-64.

10. Argumentimi pėr adhurimin e Tij tė vetėm, me pamundėsinė e atyre qė adhurojnė idhujtarėt pėr diēka sado e vogėl qoftė ajo. Allahu thotė: "A i pėrshkruajnė Atij shok  ata tė cilėt nuk mund tė krijojnė asnjė send e ata (idhujt) vetė janė tė krijuar. Ata (idhujt) nuk mund t'ju sjellin atyre ndonjė ndihmė e as veten e tyre nuk mund ta ndihmojnė."  Araf, 191-192.

Allahu thotė: "Thuaj! Ftoni ata, tė cilėt i menduat (zota) pos Atij, e ata nuk mund tė heqin prej jush mjerimin, as nuk mund tė mėnjanojnė."  Isra, 56.

Allahu thotė: "O ju njerėz, ja njė shembull veriani veshin pra: Vėrtet ata qė po i adhuroni nė vend tė Allahut, ata nuk mund tė krijojnė asnjė mizė, edhe nėse mblidhen tė gjithė pėr tė, e po ashtu, nėse miza ua rrėmben atyre ndonjė send, ata nuk do tė mund ta shpėtojnė atė prej saj. Kėshtu pra i dobėt ėshtė edhe lutėsi, edhe i luturi."  Haxh, 73.

11. Pėrēmimi qė i bėhet idhujtarėve tė cilėt lusin tė tjerė nė vend tė Allahut, si nė fjalė e Allahut: "A po adhuroni pra nė vend tė Allahut tė tillė qė nuk u sjellin kurrfarė dobie as dėmi?" Mjerė pėr ju dhe pėr ata qė i adhuroni, pėrveē Allahut, po a nuk po kuptoni?"  Enbija, 66-67.

Po ashtu, nė fjalėn e Tij: "E kush largohet prej fesė sė Ibrahimit pėrveē atij qė poshtron vetveten. Ne atė e bėmė tė zgjedhur nė kėtė botė, kurse nė botėn tjetėr ai ėshtė njėri prej tė lartėve.” Bekare, 130.

12. Sqarimi pėr dėnimin e idhujtarėve tė cilėt lusin tė tjerė nė vend tė Allahut, si dhe sqarimi i pėrfundimit tė tyre dhe atyre qė ata adhuruan. Nė tė njėjtėn kohė Allahu bėn tė ditur se si do tu kthejnė krahėt ata qė i konsideruan si zota nė vend tė Allahut nė kohėn kur ata janė qė kanė nevojė mė tepėr se kurrė pėr ndihmėn e tyre. Allahu thotė: "E nga njerėzit ka tė tillė qė nė vend tė Allahut besojnė idhujt, qė i duan (i madhėrojnė) ata, sikur (qė besimtarėt e vėrtetė e duan) Allahun, po dashuria e atyre qė besuan Allahun ėshtė shumė mė e fortė. E sikur qė dinin ata qė bėnė mizori se kur do ta shohin dėnimin (nė botėn tjetėr), do tė binden se e tėrė fuqia i takon vetėm Allahut (e jo idhujve) dhe se Allahu ėshtė ndėshkues i rreptė. Dhe (sikur tė shihnin) kur do tė largohen ata qė u prinin prej atyre qė i ndiqnin (paria largohet prej atyre qė u shkuan pas), e tė gjithė e shohin dėnimin dhe kėputen lidhjet e tyre. E Ata, tė cilėt u patėn shkuar pas do tė thonė: ‘Ah, sikur tė na lejohej njė kthim (nė dynja) e tė largohemi prej tyre (prijėsve) siē u larguan ata tash prej nesh!’ Kėshtu Allahu do t'ju paraqesė veprat qė janė dėshprim pėr ta, e ata nuk kanė tė dalė prej zjarrit." Bekare, 165-167.

Allahu thotė: "Nėse ata i thėrrisni, ata nuk dėgjojnė thirrjen tuaj, po tė zėmė se dėgjojnė nuk mund t'ju pėrgjigjen juve  dhe nė Ditėn e Kiametit, ata do tė mohojnė adhurimin tuaj ndaj tyre. E askush nuk tė informon ty si i Dijshmi i ēdo gjėje (Allahu).” Fatir, 14.

13. Sqarimi i pėrfundimit tė njėsuesve tė Allahut dhe ajo qė do tė meritojnė ata nė dynja dhe ahiret. Allahu thotė pėr imamin e muahidinėve (njėsuesve) Ibrahimin (alejhi selam): "E kush largohet prej fesė sė Ibrahimit pėrveē atij qė poshtron vetveten. Ne atė e bėmė tė zgjedhur nė kėtė botė, kurse nė botėn tjetėr ai ėshtė njėri prej tė lartėve."  Bekare, 130.

Allahu thotė: "Ata qė besuan dhe besimin e tyre nuk e pėrzien me besim tė kotė, atyre u takon tė jenė tė sigurtė dhe ata janė nė rrugė tė drejtė.” Enam, 82.

14. Kundėrshtimi i Allahut i atyre tė cilėt vendosin ndėrmjetės mes tyre dhe Allahut dhe sqarimi se ndėrmjetėsimi nuk i pėrket vetėm se Atij, po ashtu ai nuk kėrkohet vetėm se prej Tij. Nuk ndėrmjetėsohet Tek Allahu askush vetėm se me lejen e Tij dhe pasi tė jetė i kėnaqur me atė qė ndėrmjetėsohet. Allahu thotė:" A mos kanė zgjedhur ndėrmjetėsues pėrveē Allahut? Thuaj! A edhe pse janė qė nuk posedojnė asgjė e as nuk kuptojnė." Thuaj! I tėrė shefati (ndėrmjetėsimi) i takon vetėm Allahut, i Tij ėshtė pushteti i qiejve dhe i tokės, e mė vonė vetėm te Ai ktheheni." Zumer, 43-44.

Allahu thotė: "Kush mund tė ndėrmjetėsojė te Ai, pėrveē me lejen e Tij?" Bekare, 255.

15. Sqarimi se ata qė adhurohen nė vend tė Allahut, nuk mund t’u sjellin pėrfitim adhuruesėve tė tyre nė asnjė lloj forme, ashtu siē thotė dhe Allahu i Madhėruar: "Thuaj! Thirrni ata, tė cilėt i menduat pėr zota pėrveē Allahut!" Ata nuk posedojnė sa njė grimcė as nė qiej, as nė tokė dhe as qė kanė nė to ndonjė pjesė dhe Ai nuk ka prej tyre ndonjė pėrkrahje. Dhe ndėrmjetėsimi nuk bėn dobi te Ai, pėrveē atij tė cilit Ai i jep leje, e kur hiqet frika nga zemrat e tyre (tė ndėrmjetėsuesve), ata thonė: ‘Ēfarė tha Zoti juaj?’ (rreth shefatit). Ata (engjėjt e lartė) thonė: ‘Tė vėrtetėn.’ (u dha leje). Ai ėshtė mė i Larti, mė i Madhi.” Sebe, 22-23.

16. Sjellja e argumenteve dhe shembujve tė cilat hedhin poshtė shirkun dhe tregojnė pėrfudimin e mjerueshėm tė shirkut, si dhe bėn qė njerėzit e logjikshėm tė largohen prej tij. Allahu thotė: "Kush i pėrshkruan shok Allahut, ai ėshtė sikur tė bjerė nga qielli e ta rrėmbejė shpendi, ose si ai tė cilin e gjuan era e stuhishme nė ndonjė vend tė humbur."   Haxh, 31.

Muhamed bin Ibrahim el Hamd

Pėrktheu: Bledar Haxhiu

13.03.2006

                                         www.klubikulturor.com