Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.elitaislame.com
 

 
 
 
 
 
 
 

Qėndrimi i Islamit rreth mbarsimit artificial

 Njė nga objektivat mė tė rėndėsishme tė martesės ėshtė lėnia e pasardhėsve dhe ruajtja e llojit njerėzor.

Derisa bashkimi ndėrmjet ēifteve (mashkullit dhe femrės) te krijesat e tjera    nuk ka ndonjė ligj,  dėshira e Allahut ishte qė   shumimi dhe bashkimi ndėrmjet mashkullit dhe femrės te njeriu mos tė jetė pa kurfarė rregulli dhe dispozite. Kėshtu qė t`i lejojė njeriu vetes sė tij t`i paraprijė epshi nė realizimin e kėtij qėllimi. Urtia e Allahut ishte qė tu vendosė atyre ligje, dispozita dhe norma   nė realizimin e synimit, nė tė njejtėn kohė edhe ruajtja e nderit, fisnikėrisė dhe krenarisė  sė njeriut, si krijesė mė e pėrsosur.

Kėshtu, Allahu i Lartėsuar e bėri lidhjen ndėrmjet burrit dhe gruas, lėnien e pasardhėsve, gjė tė shenjtė dhe fisnike e ndėrtuar me pėlqim nga tė dy anėt dhe harmonisė sė ndėrsjelltė.

Prandaj, ēdo formė tjetėr e bashkimit qė nuk i nėnshtrohet kėsaj,, konsiderohet e paligjshme dhe e ndaluar.

Ajo qė konsiderohet e re pėr kohėn bashkohore nė fushėn e mjekėsisė, ėshtė aplikimi i mbarsimit artificial, qė kohėve tė fundit po zgjon interesim tė madh, posaēėrisht tek ato ēifte qė u mbetet pak shpresė pėr tu bėrė prindėr.

Tė paktėn 78 mijė procedura tė tilla u kryen nė SH.B.A nė vitin 1999 dhe tani ky numėr ka arritur maksimumin.

Kurse sa i pėrket  vendit tonė disa media tė informimit kanė deklaruar se ėshtė filluar realizimi i kėsaj teknike nė disa klinika   shtetėrore  dhe private si nė Shqipėri ashtu edhe Kosovė.

Ne nė vazhdim do tė mundohemi ta qartėsojmė qėndrimin e Islamit rreth kėtyre teknikave.

 Mbarsimi artificial

Mbarsimi artificial ėshtė njė teknikė e re me anė tė tė cilit bėhet lindja e fėmijėve nė njė formė jo tė zakonshme. Kjo formė jonormale njihet me disa terma: mbarsim artificial,  fekondim artificial, fertilizim nė epruvetė etj.

Fėmijėt qė lindin nė kėtė metodė quhen fėmijė tė epruvetės, pėr arsye se mbarsimi i vezores sė femres me spermėn e mashkullit bėhet nė epruvetė nė vend tė mitrės.

Pėr tė kuptuar qėndrimin e Islamit rreth mbarsimit artificial, duhet tė dimė se ajo mundet tė jetė nė disa metoda,  vetėm dy nga metodat qė mund tė aplikohen janė tė lejuara.

Metodat e mbarsimit artificial

1.Tė merret sperma dhe vezorja nga burri dhe gruaja qė kanė kurorė dhe pasi tė bėhet mbarsimi, tė mbillet nė mitrėn e tė njejtės grua.

2.Tė merret sperma e burrit dhe me anė tė injeksionit tė bėhet vendosja e saj nė mitėr tė gruas qė ka kurorė me tė dhe tė bėhet mbarsimi i brendshėm.

3.Tė bėhet mbarsimi duke e marrė spermen nga burri dhe tė merret vezorja nga ndonjė grua e kėta tė dy nuk kanė kurorė (nuk janė njėri me tjetrin tė martuar), pastaj tė bėhet mbjellja e mbarsimit nė mitrėn e gruas tjetėr qė gjendet nė kurorė me burrin nga i cili kemi marrė spermėn.

4.Tė merret sperma dhe vezorja nga burri dhe gruaja qė nuk kanė martesė mes tyre, pastaj tė mbillet ai mbarsim nė mitrėn e po tė njejtės grua.

5.Tė merret sperma dhe vezorja nga burri dhe gruaja qė kanė kurorė, pastaj mbarsimi tė mbillet nė mitrėn e ndonjė gruaje tjetėr.

6.Tė bėhet mbarsimi duke marrė spermėn nga njė njeri i huaj dhe vezoren nga njė grua e huaj dhe tė mbillet ai mbarsim nė mitėr tė gruas.

7.Tė merret sperma dhe vezorja nga burri dhe gruaja qė kanė  kurorė dhe tė bėhet mbjellja e atij mbarsimi nė mitėr tė gruas tjetėr e qė ajo grua tė jetė njėkohėsisht edhe grua e dytė e tė njejtit burrė.

Qėndrimi i sheriatit rreth kėtyre metodave

Nė takimin qė ka mbajtur kolegiumi i fikhut islam nė kongresin e tretė nė Aman prej datės 08 deri mė 12 tė muajit Sefer tė vitit 1407 h. apo 1986 rreth qėshtjes sė metodave tė mbarsimit artificial vendosi:

-Pesė format e fundit tė lartpėrmendura tė gjitha janė tė ndaluara, haram, pėr shkak tė vetėprocesit tė tyre dhe asaj qė tė shpie nė pėrzierjen e pasardhėsve dhe gjėrave tė tjera qė kanė tė bėjnė me tė.

-Kurse metodėn e parė dhe tė dytė kolegiumi e pa tė lejuar dhe nuk panė ndonjė pengesė pėr praktikimin e tyre nga ana e ēifteve, nė rast tė nevojės.

-Gjithashtu, kolegiumi tėrheq vėrejtjen e marrjes parasysh tė gjitha domosdoshmėritė e nevojshme pėr t`iu larguar ndonjė mundėsie tė pėrzierjes sė metodave tė tjera pa dijen e tyre

Fėmijėt qė lindin me metodat e lartpėrmendura

Fėmijėt qė lindin me metodėn e parė dhe tė dytė konsiderohen si fėmijė legjitim sipas sheriatit dhe ata kanė po tė njejtat tė drejta si fėmijėt e zakonshėm, si trashėgimia etj.

Kurse fėmijėt qė lindin nga aplikimi i pesė metodave tė fundit tė lartpėrmendura nė Islam konsiderohen fėmijė jolegjitim dhe dispozita rreth tyre ėshtė e njejtė sikurse fėmijėt e zinasė ( qė lindin nga burri dhe gruaja qė nuk kanė kurorė ).

 

Pėrgatiti: Alaudin Abazi

             
www.klubikulturor.com