Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.elitaislame.com
 

 
 
 
 
 
 
 

Poetika e pėrparimit tė pashmangshėm

 

" Jo, nuk ėshtė ashtu! Por ju jeni qė

doni tė ngutshmen. Dhe e lini pas

shpine atė, tė ardhmen"

(Kuran, 75: 20,21)

   Nė kujtesėn e njerėzimit, shumica e lėvizjeve qė mundėsuan marėdhėniet nuk gėzojnė privilegjin e dokumentit dhe si tė tilla, iu nėnshtruan imitimit e duke u harmonizuar me tė pėrditshmen u kthyen nė zakone jetike, tė cilat mirė apo keq, ngadalė apo shpejt, kanė pėrparuar nė dobi apo nė dėm tė njeriut dhe tė jetės nė pėrgjithėsi. Ndryshe, "Gomari i Buridanit" prej tė cilit njerėzimi krenohet se nxorri mėsimin e duhur, dhe me pėrkushtim i ėshtė turrur tė dy "mullarėve" me qėllimin fisnik tė mos ngordhė i uritur.

   Qė fisnikėrimi i njeriut  ka lidhje me stomakun e tij (me qė uria i referohet njė gomari aspak fisnik), kjo tashmė ėshtė e pranuar botėrisht, nisur nga statistikat pėr sasitė e sillės qė konsumohen pėr frymė nėpėr grazhdet e racave tė ndryshme nga ku disa na rezultojnė mė tė pėrparuara, tė tejngopur gromėsijnė mė shpesh dhe si rrjedhojė, duhet tė jenė mė tė lumtur se tė tjerėt (!!!), gjė pėr tė cilėn veē nė qofsh tuafė pėr t'i kundėrtshtuar. E nė fund tė fundit as nuk ia vlen, dikush gjithmonė do tė jetė diku pėrpara. Nėse diku nuk do tė ishin kėta qė janė, as ne s'do ishim kėta qė jemi. Zotit falė, as ne na duhet menēuria e tyre dhe aq mė pak ata e duan budallallėkun tonė.

   Megjithatė, personazhi qė kam zgjedhur apo mė mirė qė mė bėri pėrshtypje, edhe ėshtė i sėrės mė tė lartė fisnike, ku gromėsimat nuk kanė tė mbaruar, edhe na shfaqet nė shtresėn mė tė ulėt tė zhelanėve qė nisur nga stomaku, nuk kanė as shenjėn mė tė vogėl tė fisnikėrisė. Tashmė ky personazh ėshtė zakon, nuk dihet sa i lashtė, siē nuk dihet nėse imiton ai (ndoshta mė e mundshmja) apo tė tjerėt imitojnė  atė (e mundėshme edhe kjo), kuptohet jo vetėm pėr forcė zakoni. Dhe vėrtet, ėshtė pėr t’u habitur se si njeriu me gjithė intelektin qė ka nė pėrdorim, nuk mundi tė gjejė diēka mė tė mirė nė shėmtinė e vet, e as mė tė menēur nė tė frikshmen qė bart, se sa ngjashmėria me veten.  Dordolecėt ...

   Dordolecėt, pėr mua dhe ty miku im, ēuditėrisht nuk janė tė frikshėm se nuk gromėsijnė, pra nuk janė “njerėz”. Ata  janė vėrtet pėr tė trembur, por ama atė pjesė sė botės sė gjallė qė kėrkon tė marrė diēka nga pjesa e njeriut (!!!), apo prej sė cilės njeriu ruan atė qė i grabiti kėsaj bote tė gjallė, nė emėr tė epokės sė kultivimit, tė cilėn kėto gjallesa s'e kanė kuptuar akoma, e as tė mirat nuk ia dinė.(!?)

   Po. Njeriu pėr ato gjallesa ėshtė i frikshėm, deri nė tmerr, dhe ashtu dordolec i mbushur me kashtė, qė vetėm i ngjan tė vėrtetit me ndonjė grimcė civilizim tė grisur.

   Mjafton njė kapele copė, njė palė doreza ku mungojnė tri-katėr gishtėrinj, njė kitarė e prishur pa tela qė kurrė mė s’do tė bėjė atė pėr tė cilėn u bė, njė kostum i leckosur, dhe sidomos  pa harruar nė asnjė rast improvizimin e fytyrės sė njeriut, e zogjtė tė topitur, nuk do tė guxojnė tė kujtojnė urinė, do ta durojnė atė. Dhe jo vetėm zogjtė. Me pak fjalė njeriu di tė trembė, dhe e ka trembur atė pjesė tė botės tė cilėn po ai e ka quajtur “TĖ EGĖR”.  Paradoks, apo jo?!

   Bota ka gjithnjė e mė shumė zogj e kafshė, qė shtegtojnė, pėr t’i shpėtuar dorės dhe takimit me njeriun e pamėshirshėm, qė ha pyje tė tėrė, pi kėneta gjer nė pikėn e fundit, dhe gjithsesi, mbetet i uritur dhe as etjen e shuan. Ajo pjesė e kėsaj bote “tė egėr” qė provon tė rezistojė me fanatizėm, o zhduket e tėra pa nam e nishan, ose vihet nėn mbrojtjen e dhunshme tė kėtij njeriu qė i mori gjithshka asaj, dhe e denatyruar do tė mbijetojė pėr mėshirė si ekzemplarė tė fundit tė paraardhėsve, tė cilėve vetėm i ngjajnė diku, nė diēka, apo ndoshta edhe mė pak.

   Pra, dordolecėt nuk janė thjeshtė dordolecė. Jo. Ata janė krejt tjetėr. Dhe pėr ironinė e tė gjithė ironive, kėto qėnie tė denatyruara qė vetėm i ngjajnė njeriut, pėr gjallesat nė ikje, janė kujtimi i hidhur pėr dhimbjen e sė kaluarės, dhe pa dyshim shembėllimi mė i vėrtetė i sė ligės qė vjen, kėrkon, merr nga kjo botė, jashtė ēdo kriteri, pa kursyer as veten. Dordolecėt pėr kėtė botė tė ashtuquajtur “E EGĖR”, janė kufij tė patjetėrsueshėm tė marshimit tė ēmendur dhe llogjik, tė bishės sė pamposhtur me emrin anonim “Njeri”.

   Si tė tillė, dordolecėt janė monumentet mė tė vėrtetė qė u ngritėn dhe do ngrihen pėr njeriun. Dhe para ēdo monumenti tė tillė nėse do tė ndalesh, edhe pa i kushtuar shumė vėmendje, do tė shikosh se  secili nga kėto krijesa  “tė pėrkryera”  e "tė pathyeshme”, ka njė parcelė tė tijėn, tė cilėn e ka mbjellė po vetė, me kulturėn qė ėshtė vetėm e tija, dhe e ruan atė me pėrkushtimin e njė dordoleci. Ēdo njeriu i takon njė monument si ky, dhe nga ana tjetėr, po t’i heqėsh kashtėn dhe hunjtė qė e mbajnė, nuk dihet se ku do ta pėrplasė era atė pak qytetari tė leckosur qė i mbetet. Secili nga kėta dordolecė ėshtė pėr tė trembur pjesėn prej njeriu te dordolecėt e tjerė.

   Dordolecėt e vėrtetė tė njerėzimit  janė tė mishtė, tė dhjamtė, (Demos, me ndryshimin e theksit do tė thotė dhjamė pra demokraci, ndryshe, pushtet i dhjamit) tė rrethuar me rrobaqepės qė qepin ndershmėrinė sipas modės sė fundit, me doreza gjithmonė tė reja qė ruajnė pastėrtinė e duarve, me kapele apo frizurė e cila di tė fshehė (o Zot mos ēmendojnė), me njė kitarė me tė gjitha telat qė bie e ndjell pėrgjumje (mjerė ata qė s’i ze gjumi, apo tė paktėn qė s’shtiren si tė tillė), dhe buzėqeshja, patjetėr buzėqeshja nė fytyrėn e kultivuar tė dordolecit.

   Pompė, zhurmė, bujė dhe kashtė. Shumė kashtė pėrreth. Dashuria ka kohė qė i takon “botės sė egėr” dhe fshihet nė ato pak treva ku urbanizimi akoma nuk ka arritur tė kafshojė.

   Kuptohet vetiu qė s'mund tė vazhdoj mė tej. E di qė miku im zhelan nuk do tė mbajė mėri edhe nėse rrėmoj akoma, pasi prej natyre ėshtė i pėrkorė, di tė merret vesh dhe prej shekujsh sillet butė me njerėzit, por nga ana tjetėr ai plak i majmė vesves dhe zevzek i " Coca Cola-s"- karrocėn e tė cilit e tėrheqin drerėt, nuk do tė ma falė vazhdimin dhe po qe se nuk e ndėrpres, mund tė mė ndėrsejė zagarėt qė mban pėrreth, qė pėrveē se janė tė dhjamtė si ai, shumica janė keqas tė tėrbuar, mė tė denjėt e zgjedhur tė pjellės sė vet nė tėrbim.

            Sidoqoftė, do tė vijė njė ditė (ku dihet?!), dhe dordolecėt zhelanė prej kashte nuk do tė na jenė mė tė nevojshėm dhe ndoshta kjo do tė quhet fitore, e  cila gjithsesi nuk do tė jetė, as vetėm dhe as aq e thjeshtė.

 

Fatmir Baēi

             
www.klubikulturor.com