Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.elitaislame.com
 

 
 
 
 
 
 
 

Normat e kėrkimit tė lejes

 

Transmetohet nga Ebi Seid Huderiu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se ka thėnė: “Isha nė njė mexhlis tė ensarėve, kur papritmas erdhi Ebu Musa Eshariu, i cili dukej si i frikėsuar dhe tha: Kam kėrkuar leje (trokitur) nga Omeri pėr tė hyrė tri herė dhe nuk mė ėshtė pėrgjigjur, pastaj jam kthyer. Omeri mė tha se ēfarė tė pengoi qė u ktheve (dhe nuk prite)? Unė i thash se kėrkova leje tri herė dhe nuk mė ėshtė lejuar, prandaj u ktheva, pėr arsye se profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thėnė: “Nėse ndonjėri nga ju kėrkon leje (tri here) dhe nuk i lejohet atij, le tė kthehet”. Omeri mė tha: “Pėr Zotin, do tė mė sjellėsh argument pėr kėtė qė thua.” Prandaj, a ka nė mesin tuaj ndonjė qė e ka dėgjuar kėtė hadith nga Profeti (Bekimi dhe paqja qofshin mbi tė!)? Ubej ibėn Kabi i pėrgjigjet: “ Pėr Zotin, nuk do tė ngrihet ndonjėri pėr tė dėshmuar pėr kėtė hadith, vetėm se mė i vogli nga ne.” Unė (thotė transmetuesi) isha mė i vogli nė tubim dhe u ngrita e i tregova Omerit se Profeti (Bekimi dhe paqja qofshin mbi tė!) e ka thėnė kėtė hadith”. (Transmeton Buhariu, Muslimi, Ebu Daudi etj.)

Komenti i hadithit

Nga ky hadith nxjerrim njė normė tė rėndėsishme rreth kėrkimit tė lejes qė pėr fat tė keq shumė nga muslimanėt nuk i pėrmbahen.

Derisa Ebu Seid Huderiu ishte nė njė tubim tė ensarėve, vjen Ebu musa Eshariu dhe tregon se kėrkoi leje pėr tė hyrė tek Omeri tri here, por ishte i zėnė nė ndonjė punė nuk arriti t’i japė leje pėr tė hyrė menjėherė.

Duke e patur parasysh Ebu Musa hadithin e Profetit “Nėse ndonjėri nga ju kėrkon leje (tri here) dhe nuk i lejohet atij, le tė kthehet.” ai u kthye, mirėpo Omeri kur kuptoi se Ebu Musa ka shkuar, kur e takon mė pas e pyet shkakun se pse ka shkuar dhe nuk ka pritur derisa omeri t`i pėrgjigjet. Ebu Musa ia tregoi hadithin pėr tė cilin Omeri nuk e kishte dėgjuar mė parė, prandaj iu duk i ēuditėshėm hadithi dhe kėrkoi nga ai qė tė sjellė dikė qė do tė dėshmojė pėr kėtė hadith.

Ebu Musa i pyeti njerėzit qė ishin nė tubim i frikėsuar nga kėrkesa e Omerit se a e ka dėgjuar dikush kėtė hadith, qė tė dėshmoj tek Omeri.

Ubej ibėn Kabi qė ishte mė i respektuari i tubimit u betua se pėr kėtė do tė dėshmoj mė i vogli nga ata pėr tė treguar se ky hadith ėshtė i njohur te tė gjithė, prandaj Ebu Seidi qė ishte mė i vogli nė tubim shkon dhe dėshmon.

Dobitė nga hadithi

1. Nga hadithi kuptojmė se nė shtėpitė e banura nuk lejohet tė hyhet pa kėrkuar leje nga banorėt.

2. Kėrkimi i lejes bėhet tri here (me trokitje apo rėnie tė ziles) dhe nuk lejohet tė bėhet mė shumė, pėrveē nė raste tė domosdoshme.

3. Nuk lejohet tė insistojmė nė kėrkimin e lejes te dera, por nėse pronari nuk ėshtė nė gjendje tė na takojė, atėherė kthehemi duke patur mirėkuptim.

4. Kėrkimi i dėshmisė nga Omeri nuk ishte pėr shkak se nuk i besonte Ebu Musės, apo se e akuzonte pėr gėnjeshtėr, por ai dėshironte tė vėrtetohej nga kjo thėnie qė nuk e kishte dėgjuar mė parė dhe ta mėsojė umetin se ėshtė e nevojshme tė vėrtetohen nė saktėsinė e haditheve qė transmetohen nga Profeti (salallahu alejhi ue selem).

 

Pėrgatiti: Alaudin Abazi

             
www.klubikulturor.com