Mė trego
pėr ndonjė vepėr qė mė shpie nė xhenet dhe mė largon nga
zjarri
Transmetojnė imamėt: Ahmedi, Termidhiu dhe Ibėn Maxhe
nga Muadh ibėn Xhebeli, i cili ka thėnė: "Isha me tė
Dėrguarin, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin pėr
tė, nė njė udhėtim dhe njė ditė, pėrderisa po ecnim, iu
afrova dhe i thashė: "O i Dėrguar i Allahut! Mė trego
pėr ndonjė vepėr qė mė shpie nė xhenet dhe mė largon nga
zjarri!"
I
Dėrguari, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin pėr
tė, tha: "Tanimė mė ke pyetur
pėr njė gjė madhėshtore, mirėpo ajo ėshtė e lehtė pėr
atė qė ia ka lehtėsuar Allahu; ta adhurosh Allahun dhe
tė mos i shoqėrosh Atij askėnd, ta falėsh namazin, ta
nxjerrėsh zekatin (e pasurisė), ta agjėrosh Ramazanin
dhe ta kryesh haxhin."
Pastaj
vazhdoi dhe tha: "A nuk dėshiron tė tė shpie nė dyert
e hajrit? Agjėrimi ėshtė mburojė (nga zjarri i
xhehenemit). Lėmosha e shuan mėkatin ashtu sikur e shuan
uji zjarrin. Namazi i njeriut nė fillimin e 1/3 sė
fundit tė natės ėshtė simboli i njerėzve tė mirė."
Pastaj lexoi i Dėrguari, lavdėrimi dhe shpėtimi i
Allahut qofshin pėr tė, ajetet e Kuranit: "I heqin
trupat e tyre prej dyshekėve, duke e lutur Zotin e tyre
nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo qė Ne u kemi dhėnė
(pasuria) atyre, ata japin. Pra, pėr ata
qė kanė vepruar nuk di askush pėr atė kėnaqėsi
(tė zemrės e shpirtit) qė u ėshtė caktuar atyre si
shpėrblim." (Sexhde, 16,17)
Pas kėsaj
i Dėrguari, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin pėr
tė, mė tha: "A nuk dėshiron tė tė informoj pėr bazėn
e ēdo gjėje, shtyllėn e tyre dhe gjėnė mė tė lartė tė
tyre?" Gjithsesi o i dėrguar i Allahut, – iu
pėrgjigja.
"Baza
e ēdo gjėje ėshtė Islami (dėshmitė – shehadetet), ndėrsa
shtylla e tij ėshtė namazi, kurse gjėja mė e lartė e tij
ėshtė xhihadi."
"A nuk do tė tė tregoj pėr brumosjen e gjithė kėsaj?"
– mė tha pastaj i Dėrguari
"Po si jo, o i dėrguar i Allahut",
– i thashė.
E
kapi gjuhėn e tij dhe mė tha:
"Pėrmbaje kėtė!"
O i
dėrguar i Allahut, ne fajėsohemi pėr atė qė flasim? – i
thashė.
“Mbettė nėna pa ty, o Muadh! E kush i pėrmbys njerėzit
nė zjarr me fytyrat e tyre apo me vrimat e hundėve tė
tyre, pėrveē produktet e gjuhėve tė tyre (fjalėve tė
kota).
Dobi
tė nxjerra nga ky hadith
Nga ky hadith shihet qartė vlera e adhurimeve tė
pėrmendura: namazit, zekatit, agjėrimit dhe haxhit,
gjithnjė duke i paraprirė besimi i pastėr dhe adhurim i
ēiltėr, duke iu larguar tė gjitha formave tė mundshme tė
shoqėrimit dhe ortakėrisė (shirkut) sė Allahut tė
Lartėsuar. Pra, kėto gjėra janė ēelės i pėrcaktimit tė
statusit tė njeriut nė Ditėn e Gjykimit, banor i
xhenetit tė jetė apo i xhehenemit. Pastaj pėrmenden edhe
vepra vullnetare ndihmėse prej llojit tė tyre si:
agjėrimi, lėmosha dhe namazi i natės.
I dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut
qofshin pėr tė, nė kėtė mesazh tė drejtuar atyre qė kanė
ambicien e pėrcaktimit pėr xhenet dhe frikėn qė tė mos
jenė nga banorėt e xhehenemit, tregon se si tė ruhen
kėto vlera tė adhurimit, duke treguar se baza e
ndėrtimit tė kėtyre ėshtė besimi, shtylla nė tė cilėn
mbahen ėshtė namazi, kurse kulmari i mbrojtjes sė kėtyre
adhurimeve ėshtė xhihadi.
Po ashtu i dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i
Allahut qofshin pėr tė, tėrheq vėmendjen nė mėkatet e
mėdha dhe tė vogla, duke sqaruar se rreziku nga fjalėt e
kota, pėrēmuese, tendencioze, lėnduese etj. ėshtė i madh
sa lehtė mund ta hedhin njeriun nė zjarr me fytyrėn e
tij.