Eselamu
alejkum! Në rast se gruaja dhe burri ndahen dhe kanë një
fëmijë ende pa i mbushur 1 vit, kujt i takon fëmija?
Allahu ju ndihmoftë!
Përgjigja:
Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen,
shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në
Ditën e Gjykimit.
Në rast se
ndodh shkurorzimi ndërmjet burrit dhe gruas dhe ata dy
posedojnë fëmijë i cili është i vogël, atëherë fëmija i
takon gruas, me kusht që ajo mos të martohet me dikë
tjetër, nëse martohet, atëherë e humb të drejtën.
Argument
për këtë është hadithi i Profetit (salallahu alejhi ue
selem) ku transmeton Abdullah Ibën Amri se një grua
erdhi te Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) tha: “O
i Dërguar i Allahut, vërtetë ky djali im, barkun tim e
ka patur vendqëndrim (gjatë shtatzënis), gjirin ushqim,
prehrin vendstrehim, kurse babai i tij më shkurorëzoi
dhe dëshiron që të më ndaj nga ai. Profeti (salallahu
alejhi ue selem) thotë: ‘Ti e posedon të drejtën (e
përkujdesjes) ndaj tij, nëse nuk martohesh.’”
(Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi dhe e vërteton Hakimi se
është i saktë). Allahu e di më së miri.