Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Kam frikė se mos jam nga banorėt e zjarrit tė Xhehenemit

Pyetja:

Shjetani po mė mundon shumė. Njė ditė ka filluar tė mė sjellė shumė dyshime nė besimin nė Allahun s.v.t. Nuk e di se si do tė jetė gjendja ime tani nėse vdes. Kam frikė se mos jam nga banorėt e zjarrit tė Xhehenemit. Unė sa herė qė po ulem dhe po mendoj, mendimet mė ēojnė tek ajo se Allahu ėshtė Zoti ynė dhe Muhamedi a.s. Pejgameri i Allahut. Mė pas ky besim mė bie e po bėhem si tė isha nė kufėr, megjithėse kamė pesė vite qė falem.

Pėrgjigja:

Vesveset qė mund qė t’i ketė muslimani nė besim janė njė nga veprat mė tė rėndėsishme qė pėrdor shejtani, pėr shkak se me kėto vesvese mundohet pėr ta nxjerrė muslimanin nga besimi i saktė. I dėrguari i Allahut na ka treguar se shjetani e ngacmon muslimanin me vesvese tė shėmtuara, derisa tė arrijė tė fusė dyshimin pėr ekzistencėn e Allahut. Muhamedi, alejhi selam, ka thėnė: “Njerėzit fillojnė tė pyesin vetveten se kush e ka krijuar kėtė dhe kėtė, derisa u vjen dyshimi (nga shjetani) se pėrderisa Allahu ėshtė Ai qė i krijoi tė gjitha krijesat, po Atė kush e krijoi? Atij personi qė i ndodh kjo, le tė thotė: “Kam besuar nė Allahun dhe nė tė dėrguarit e Tij.” Dhe nė njė transmetim tjetėr thuhet: “ Le tė kėrkojė mbrojtje nga Allahu prej shejtanit dhe le tė ndalet nga kjo (vesvese).” Transmeton Muslimi.

Pra, kur tė vijnė ty kėto vesvese duhet tė largohesh prej tyre duke nderprerė tė menduarit rreth tyre dhe tė kėrkosh mbrojtje tek Allahu.

Atė qė duhet tė keni parasysh kėtu, ėshtė se nga kėto vesvese rrallė kush mund tė shpėtojė, por dikujt i vijnė pak mė shumė e dikujt tjetėr pak mė rrallė. Transmetohet se sahabėt e kanė pyetur Pejgamberin, alejhi selam, pėr ato gjėra qė u vinin atyre nė mendje (ėshtė fjala pėr vesveset e ndryshme), e ai ėshtė pėrgjigjur se ai njeri qė gjen vesvese tė tilla, pėr tė ėshtė agument i besimit tė tij (e qė shejtani dėshiron qė ta humbasė).

Pėrsa i pėrket asaj se a bie njeriu nė kufėr me kėto vesvese dhe a bėhet prej banorėve tė xhehenemit nėsė vdes ashtu? Pejgamberi alejhi selam thotė: “Allahu i tejkalon nga umeti im ato gjėra (tė kėqija) qė u bin ndėrmend nėse nuk i vepron apo flet pėr to.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Pra, nėse ato gjėra janė vetėm mendime qė tė vijnė dhe vesvese e ti nuk i shqipton apo nuk flet pėr to, si dhe nuk vepron sipas tyre, atėherė ti nuk ke mėkat, pėr shkak se ėshtė diēka qė nuk ėshtė nė dorėn tėnde. Ajo qė kėrkohet nga ty ėshtė qė ti tė largohesh nga to.

Dhe sė fundi le tė flasim pak edhe pėr ilaēin e saj. Nuk ka rrugė mė tė suksesshme nė shėrimin e saj, siē ėshtė lėnia e saj dhe tė veprojė atė qė ėshtė kundėr saj. Duhet tė shpeshtosh pėrmendjen dhe pėrkujtimin e Allahut me lutje dhe kėrkim mbrojtje nga shejtani dhe ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme ėshtė leximi dhe mėsimi i argumenteve tė ndryshme islame dhe nė pėrgjithėsi zgjerimi i njohurive tuaja islame.

Patjetėr qė muslimani duhet tė dijė se mashtrimet e shejtanit janė tė dobta, ashtu siē thotė Allahu i Madhėruar: “Mashtimi i shejtanit ėshtė i dobėt.” (Nisa, 76)

                                         www.klubikulturor.com