Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Farmakologjia dhe farmakoterapia

S'ka dyshim se semundjet jane shfaqur shume heret, ne te vertete ata e kane percjelle njeriun gdo here.

Mirėpo ashtu sikur ēdo herė ndodhė qė nevoja ėshtė motori i lėvizjeve ashtu edhe nevoja pėr shėrimin e sėmundjeve lindi bashkė me paraqitjen e tyre. Ashtu d.m.th njerėzit janė kujdesur pėr mirėqenien e tyre dhe kanė zhvilluar mėnyra tė ndryshme tė kurimit dhe shėrimit tė sėmundjeve, mbasi me tė drejtė mund tė themi se shėndeti i mirė ėshtė pasuria mė e madhe dhe thesari  mė i shtrenjtė.

Shkenca pėr shėrimin e sėmundjeve ka lindur qė moti dhe gjithmonė ka pasur njė ecje bashkė me zhvillimin e

civilizimit, d.m.th e ka ndjekur atė. Shumė popuj ka pasur qė nė periudha tė ndryshme tė historisė kanė prirė nė njohjen dhe pėrdorimin e barnave dhe thamė se kjo ka shkuar krahas me zhvillimin civilizues tė tyre. Kuptohet se nė tė kaluarėn e largėt nuk ka pasur metoda tė sofistikuara pėr zbulimin dhe pėrfitimin e barnave nė mėnyrė sintetike por e gjitha ėshtė bazuar nė lėndėt natyrore kuruese (tė ashtuquajtura drogat shėruese). Ndėr popujt qė e kanė pasur tė zhvilluar farmakoterapinė dhe farmakologjinė popullore me njė rėnditje historike njihen: egjiptasit e vjetėr, grekėt antikė, romakėt dhe nė shekullin e mesėm sigurisht primati iu takon arabėve qė jo vetėm kishin mjekėsinė, farmakologjinė dhe farmakoterapinė mė tė zhvilluar nė atė kohė por prinin nė tė gjitha shkencat nė pėrgjithėsi. E vėrteta historike do tė dėshmojė se arabėt (nė tė vėrtetė kėtu nėnkuptohen tė gjithė popujt tė cilėt ishin nėn perandorinė islame, pra jo vetėm arabėt) ishin ata tė cilėt vendosėn gurėthemelet e shėndosha tė zhvillimit tė farmakologjisė dhe farmakoterapisė sė mė vonshme, deri edhe nė ditėt tona por siē shihet roli i tyre do tė vazhdojė edhe mė tutje me njė ndikim tė shprehur. Pėr autorėt e shumtė dhe shkencėtarėt islamė ndoshta ėshtė edhe e tepėr tė shkruhet pasi vlera dhe roli i tyre janė tė pakontestueshme dhe mirė tė njohura. Pra popullsisė sė kohės tonė dhe shkencėtarėve modern iu mbetet njė obligim qė duhet ta kryejnė e ajo ėshtė se duhet tė shprehin njė falėnderim publik pėr kontributin aq tė pasur dhe tė ēmuar tė shkencėtarėve islam pa tė cilėt shkencat do tė ishin tė cunguara dhe tė mangėta, kuptohet duke e kyēur mjekėsinė nė pėrgjithėsi si njėrėn prej tyre.

Gjithėsesi se pėrdorimi i barnave nė kohėt e kaluara ka qenė kryesisht nė mėnyrė empirike dhe deri te zhvillimi i

farmakologjisė eksperimentale ka kaluar njė kohė shumė e gjatė, nė tė vėrtetė farmakologjia eksperimentale lindjen e saj e pati vetėm nė fillim tė shek. XX, kur kjo ėshtė koha e njohjes sė substancave aktive tė barnave dhe fatit tė tyre pas depėrtimit nė organizmin e njeriut. Pas kėsaj normalisht kishte njė hov tė shpejtė tė zhvillimit tė barnave nė mėnyrė sintetike dhe gjysėm sintetike i cili hov edhe mė tutje vazhdon nė mėnyrė kontinuale. Pra shtyllat e shėrimit kimik ose mė mirė tė themi mjekimit nė kohėn tone janė tri: barnat natyrore (ekstraktet natyrore), substancat gjysėmsintetike dhe farmakėt sintetik. Normalisht kėta tė fundit janė duke pėrfituar nė rol dhe rėndėsi nga barnat natyrore por pėr suksesin e tyre tė plotė ende mbetet shumė pėr tė dėshiruar.

Pėrgatiti: Nazim Musliu

                                         www.klubikulturor.com