E kam
lėnė duhanin pėr hirė tė Allahut, por po e shoh qė
do ta marrė prap, jam shumė nervoz prej ditės qė e
kam lėnė vetėm probleme kam. Si pasojė qė mė ėshtė
mbushur koka me kokainė, andaj tani organizmi po
kėrkon ende. Ē’tė bėj kur dihet se kjo ėshtė pasojė
e duhanit? Allahu ju shpėrbleftė!
Pėrgjigja:
Falenderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e
Tij qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi
familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn
e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Vėlla i
nderuar!
Ajo qė
ndieni tani ėshtė pothuajse normale, pasi e keni bėrė
njė hap tė rėndėsishėm pėr veten tuaj dhe shoqėrinė, por
edhe mjaft tė vėshtirė pėr ju, prandaj mos u mashtroni
qė t`i riktheheni pėrsėri duhanit se me kėtė tregon
dobėsinė tuaj nė betejen qė jeni duke zhvilluar.
Nė disa
pėrgjigje tė tjera kur kemi folur rreth armiqėsisė sė
shejtanit ndaj njeriut kemi thėnė se shejtani e sulmon
njeriun dhe i vendosė atij kurthe tė njėpasnjėshme nė
ato gjėra qė ai ėshtė i dobėt dhe me anė tė kėsaj
dobėsie arrin ta pėrvetėsojė njeriun dhe ta largojė nga
e vėrteta.
Prandaj,
vėlla i dashur, dije se sulmet e shejtanit janė tė
pėrqėndruara te ju nė kėtė pikė dhe nėse t’i dorėzohesh
dhe i kthehesh pirjes sė duhanit, atėherė dije se e ke
humbur betejen me tė.
Neurozėn
qė e ndieni nė kėtė fazė ėshtė normale, ashtu siē e
cekėm mė lart, pasi ju jeni duke e lėnė njė gjė nga e
cila keni qenė i varur dhe, padyshim, kjo krijon
pakėndshmėri te ju nė fillim, me kalimin e kohės kjo do
tė kalojė, por nė pyetje ėshtė se sa jeni ju tė vendosur
dhe jeni nė gjendje qė tė bėni durim.
Ne nė
vazhdim do tė mundohemi t`i pėrmendim disa pika tė cilat
do tė ju ndihmojnė tė forcoheni nė vendimin e qėlluar
qė keni marrė.
1.Tė
kuptosh mirė se ēfarė qėndrimi ka sheriati nė ēėshtjen e
pirjes sė duhanit.
Dije se
dijetarėt bashkohorė, pothuajse, janė unanim tė gjithė
se pirja e duhanit ėshtė haram dhe ajo qė thuhej nga
disa dijetarė pak mė tė hershėm se ajo ėshtė mekruh (e
urryer tek Allahu i Lartėsuar). Kjo ka ndodhur nė kohėn
kur dėmet e duhanit qė tani janė vėrtetuar nuk kanė qenė
tė njohur pėr ta, prandaj ata edhe kanė hezituar tė
thonė se duhani ėshtė haram. Tani kur dėmet e duhanit
janė tė vėrtetuar nė mjekėsi, pastaj se dėmi nuk ėshtė
pėrsonal pėr vetėm pirėsin, por edhe pėr ata qė janė nė
shoqėri me tė, duke ia bashkangjitur kėsaj edhe dėmet
materiale qė shkaktohen, atėherė ėshtė e qartė se kjo
ėshtė e ndaluar.
2.Ta
kuptoni dobinė qė pėrfitoni nga lėnia e duhanit dhe ky
interes ju kthehet juve sė pari dhe familjes tuaj.
3.Mundohuni qė tė gjeni njerėz qė do t`ju ndihmojnė nga
largimi i saj, qoftė nga anėtarėt e familjes, apo njerėz
qė kanė patur tė njejtin problem, shokė qė do t`ju
kėshillojnė juve.
4.Kohėn nė
tė cilėn jeni tani pas lėnies sė duhanit, mundohu ta
kaloni duke u marrur me punė dhe aktivitete tė ndryshme,
si: sporti, shėtitja, punė tė dobishme, qė do t`ju
ndalojnė nga tė menduarit rreth duhanit, mundohuni tė
largoheni nga rutina e pėrditshme.
5.Sipas
mjekėve juve ju preferohet qė nė kėtė kohė tė pini ujė
sa mė shumė, lėngje dhe tė hani sa mė shumė fruta.
6.Takohuni
me ndonjė mjek dhe merrni kėshilla qė do tė ndihmojnė qė
ju t`i tejkaloni tė gjitha problemet. Ekzistojnė disa
barna qė ndihmojnė tė largoni nga vetja nikotinėn qė e
keni konsumuar gjatė kohės qė keni pirė duhan.
7.
Mbėshtetuni Allahut se ai i cili i kthehet Atij, Ai nuk
e humbė kurrė, shpeshtoni lutjen qė Ai t`ju ndihmojė nė
tejkalimin e krizave dhe problemeve mė tė cilat
ballafaqoheni.