Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Cilėsitė e njerėzve tė devotshėm sipas Kuranit

E pyeti Omer ibn Hatabbi  nje ditė Hudhejfen dhe i tha: Ēfarė ėshtė devotshmėria. I ėshtė pėrgjigjur Hudhejfe: A ke ecur ndonjėherė nė tokė me gjemba. Tha Omeri: Po. I tha Hudhejfe: Dhe ēfarė ke bere? Omeri tha: Kam ngritur rrobėn time, dhe kam zgjedhur vendin mė tė mirė nė mėnyrė qė tė mos mė shpojnė gjembat. I tha Hudhejfe: Kjo pra ėshtė devotshmėria!

All-llahu [subhanehu ve teala] nė Kur'an thotė:

“Dhe ngutuni (me punė qė meritoni) nė falje mėkatesh nga Zoti juaj dhe pėr nė njė Xhennet, gjerėsia e tė cilit ėshtė si gjerėsia e qiejve dhe e tokės, i pėrgatitur pėr tė devotshmit. Tė cilėt japin kur janė shlirė edhe kur janė nė vėshtirėsi dhe qė e frenojnė mllefin, qė u falin (tė keqen) njerėzve, e All-llahu i do bamirėsit. Edhe ata tė cilėt kur bėjnė ndonjė (mėkat) tė shėmtuar ose i bėjnė zullum vetės sė tyre, e pėrmendin All-llahun dhe kėrkojnė falje pėr mėkatet e tyre - e kushi i falė mėkatet pėrveē All-llahut? - dhe qė duke ditur, nuk vazhdojnė nė atė qė kanė punuar (nė tė keqen). Shpėrblimi i tė tillėve ėshtė falja nga Zoti i tyre dhe xhennetet nėpėr tė cilėt rrjedhin lumenj e aty do rrijnė pėrgjithmonė. Sa i mirė ėshtė shpėrblimi i atyre qė punojnė”. (Ali Imran: 133-136).

Cilėsitė e tyre qė janė pėrmendur nė kėtė ajet janė:

1- shpenzimi nė bollėk dhe vėshtirėsi,

2- frenimi i mllefit,

3- falja njerėzve,

4- kėrkimi falje pėr mėkatet e veta,

5- dhe mosinsistimi nė mėkate.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

 “Ndėrsa besimtarėve tė ruajtur Xhenneti u afrohet krejt afėr. Kjo ėshtė ajo qė u premtohet pėr secilin qė pendohet dhe qė e ruan besėn e dhėnė. Pėr secilin qė i ėshtė frikėsuar Zotit pa e parė dhe ka qenė i kthyer te Ai me zemėr tė sinqertė”. (Kaf: 31-33).

Dhe:

 “Tė devotshmit janė nė kopshte e burime. Tė kėnaqur se kanė shtėnė nė dorė atė qė u dha Zoti i tyre, ata edhe mė parė (nė dunja) ishin mirėbėrės. Ata qenė tė cilėt pak flinin natėn. Dhe nė syfyr (kah mbarimi i natės) ata kėrkonin falje pėr mėkate. Dhe nė pasurinė e tyre kishin pėrcaktuar tė drejtė pėr lypėsin dhe pėr tė ngratin (qė ka nevojė por nuk lyp)”. (Edh-Dharijat: 15-19).

Nė kėto dy ajete u pėrmendėn kėto cilėsi tė njerėzve tė devotshėm:

1- pendimi dhe kthimi te All-llahu [subhanehu ve teala] duke u larguar nga mėkatet,

2- ruajtja e besės dhe mosthyerja e saj,

3- frika nga All-llahu nė vetmi, kur nuk i sheh askush pėrveē Tij,

4- zemra e pastėrt dhe e nėnshtruar ndaj All-llahut,

5- zbatimi i obligimeve qė ua ka dhėnė Zoti,

6- vepėrmirėsia,

7- namazi gjatė natės,

8- kėrkimi i faljes para agimit tė mėngjesit,

9- dhėnja e zekatit tė varfėrve dhe nevojtarėve.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

“Elif, Lam, Mim. Ky ėshtė libri qė nuk ka dyshim nė te (sepse ėshtė prej All-llahut) ėshtė udhėzues pėr ata qė janė tė devotshėm. Tė cilėt e besojnė tė fshehtėn, e kryejnė faljen (namazin) dhe prej asaj qė Ne u kemi dhėnė, ata japin (zekat, sadaka etj.). Dhe ata, tė cilėt besojnė nė atė qė t'u shpall ty, dhe nė atė qė ėshtė shpallur para teje, dhe qė janė tė bindur plotėsisht pėr (jetėn e ardhshme) nė botėn tjetėr (ahiretin). Tė tillėt janė tė udhėzuar nga Zoti i tyre dhe vetėm ata janė tė shpėtuarit”. (El-Bekare: 1-5).

Cilėsitė qė janė pėrmendur nė kėto ajete janė:

1- besimi nė gajb me fjalė dhe bindje. Kėtu hynė besimi nė All-llahun, melekėt, pejgamberėt, librat, ditėn e Kijametit, xhennetin dhe xhehenemin, takimin me Tė, jetėn pas vdekjes, ringjalljen, besojnė nė Kada dhe nė Kader,

2- e falin namazin duke e plotėsuar rukunė, sexhden, leximin, tė drejtuar nga kibleja, duke u kujdesur pėr kohėn e tyre, abdestin dhe tehijatin,

3- shpenzojnė nga ajo qė u ka dhėnė All-llahu, duke dhėnė zekatin dhe duke u dhėnė nevojtarėve,

4- i besojnė Kur'anit dhe ēdo gjėje qė ka sjellur Muhammedi [alejhis-selam] nga Zoti i vet,

5- i besojnė shpalljeve qė u kanė ardhur pejgamberėve tė mėparshėm,

6- janė tė bindur nė ringjallje, kijamet, xhennet e xhehenem, llogari dhe peshojė.

Kėta njerėz qė i posedojnė kėto cilėsi, sigurisht se janė nė dritė dhe qartėsi, janė tė shpėtuar nė dunja dhe ahiret.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

“Nuk ėshtė tėrė e mira (e kufizuar) tė ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perėndimi, por mirėsi e vėrtetė ėshtė ajo e atij qė i beson All-llahut, ditės sė gjykimit, engjėjve, librit, pejgamberėve dhe pasurinė qė e do, ua jep tė afėrmve, bonjakėve, tė vėrfėrve, udhėtarėve, lypėsve dhe pėr lirimin e robėrve, dhe ai qė e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata qė kur premtojnė e zbatojnė, dhe tė durueshmit nė skamje, nė sėmundje dhe nė flakėn e luftės. Tė tillėt janė ata tė sinqertit dhe tė tillėt janė ata tė devotshmit”. (El-Bekare: 177).

Ky ajet i ka pėrmbledhur cilėsitė e burrave tė vėrtetė dhe tė devotshėm:

1- besimi nė All-llahun, pėrveē tė cilit ska hyjni Tjetėr,

2- besimi ne ekzistimin e melekėve, tė cilėt janė ndėrmjetėsuesit mes All-llahut dhe pejgamberėve,

3- besimi nė librat e All-llahut, tė cilat kanė zbritur mbi pejgamberėt deri sa janė pėrfunduar me Kur'anin, i cili i pėrmban tė gjitha tė mirat dhe qė i ka dėrguar vendimet e librave tė mėparshme,

4- besimi nė pejgamberėt, nga i pari deri te Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], duke mos bėrė asnjė dallimi mes tyre,

5- dhėnia e pasurisė duke pasur lakmi ndaj saj, duke shpresuar pasurimin dhe duke u frikėsuar nga varfėria, i shėndoshė dhe i pasur. I jep pėrparėsi farefisit, pastaj jetimėve, pastaj nevojtarėve, pastaj atyreve qė kanė mbetur nė rrugė, lypsave dhe njerėzve pėr tu liruar nga robėria,

6- falja e namazit dhe kryerja e tij ashtu siē kėrkohet,

7- dhėnia e zekatit dhe pastrimi i shpirtit nga veset e ulėta,

8- pėrmbushja e premtimit dhe marrėveshjes,

9- durimi nė varfėri, sėmundje, luftė dhe fatėkeqėsi.

Kėta janė tė vėrtetė nė besimin e tyre, kanė realizuar imanin e zemrės me fjalė dhe vepra dhe kėta njerėz janė tė devotshėm, tė cilėt i kanė zbatuar adhurimet dhe janė larguar nga ndalesat.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

“Thuaj: “A t'ju kumtoj pėr diē shumė mė tė mirė se ato (kėnaqėsitė e dunjasė)? Pėr ata qė janė ruajtur, ata kanė te Zoti i tyre Xhennete nėpėr tė cilat rrjedhin lumenj dhe aty do tė jenė pėrgjithmonė, kanė bashkėshorte tė pastra, dhe kėnaqėsinė e All-llahut. All-llahu ėshtė i kujdesshėm pėr robtė. Ata tė cilėt thonė: “Zoti ynė, ne vėrtet besuam, na i falė mėkatet tona dhe na ruaj prej ndėshkimit tė zjarrit!”. Dhe ata qė janė tė durueshėm, tė drejtė, tė devotshmėm e dorėdhėnės, dhe tė cilėt nė kohėn e agimit (syfyrit) kėrkojnė ndjesė”. (Ali Imran: 15-17).

Nė kėtė ajet u pėrmendėn disa cilėsi tjera tė njerėzve tė devotshėm:

1- kėrkimi i faljes nga All-llahu,

2- kėrkimi i mbrojtjes nga zjari i xhehenemit,

3- durimi nė adhurime dhe ndalesa,

4- vėrtetėsia nė fjalėt dhe lajmet e tyre,

5- nėnshtrimi ndaj All-llahut dhe qėndrimi i gjatė nė kėmbė pėr adhurim,

6- dhėnja lėmoshė nga pasuria e tyre, ku do qė kėrkohet,

7- kėrkimi i faljes para agimit, pasiqė kjo ėshtė koha kur mė sė shumti shpresohet pranimi i lujtes. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “All-llahu zbret nė qiellin e dunjasė dhe thotė: “Kush kėrkon qė ti jap, kush lutet qė ti pėrgjigjem dhe kush kėrkon falje qė tia fali”. (Buhariu dhe Muslimi).

All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

“Atė, vend tė pėrjetshėm (Xhennetin) u kemi pėrcaktuar atyre qė nuk duan as mendjemadhėsi e as ngatėrresė nė tokė, e pėrfundim i kėndshėm u takon atyre qė i frikėsohen All-llahut”. (El-Kasas: 83).

Nė kėtė ajet janė pėrmendur dy cilėsi tė njerėzve tė devotshėm:

1- Lėniaa e kryelartėsisė dhe tiranisė mbi ruzullin tokėsor dhe

2- Largimi nga mėkatet dhe prishja, sepse transmeton imam Muslimi nga Ijad ibn Himari [radijall-llahu anhu], i cili tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “All-llahu mė shpalli qė tė jemi modest; qė mos tė mburremi ndaj njėri tjetrit dhe mos tė bėjmė padrejtėsi njėri ndaj tjetrit”.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė:

“Nuk hy nė xhennet ai qė nė zemrėn e tij ka sa njė grimcė e mendjemadhėsisė”. Njė njeri i tha: nėse njeriu ka dėshirė qė tė ketė veshmbathjen e mirė? Tha: “All-llahu ėshtė i bukur dhe e do tė bukrėn, mirėpo mendjemadhėsi ėshtė refuzimi i tė vėrtetės dhe nėnēmimi i njerėzve”. (Muslimi).

All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

“Tė cilėt edhe pasi i goditi plaga iu pėrgjegjėn All-llahut dhe tė dėrguarit. E pėr ata prej tyre qė bėnė, mirė dhe u rujtėn, ėshtė njė shpėrblim i madh. E atyre (shokėve tė pejgamberit) qė dikush u tha: “Populli (idhujtarėt) ėshtė tubuar t'ju sulmojė, pra keni frikė!” Ajo, vetėm ua shtoi edhe mė shumė besimin e thanė: “Neve na mjafton qė kemi All-llahu, Ai ėshtė mbrojtėsi mė i mirė!”. Dhe atė pa i gjetur kurrfarė e keqe fituan begati e mirėsi tė mėdha nga All-llahu dhe e arritėn kėnaqėsinė e Tij, All-llahu ėshtė dhurues i madh”. (Ali Imran: 172-174).

Kėto ajete flasin pėr ditėn e betejės sė Hamraul-esedi, kur mushrikėt i dėmtuan muslimanėt, kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i nxiti muslimanėt qė tė shkojnė pas mushrikėve qė ti frikėsojnė dhe tu tregojnė se janė tė fuqishėm dhe tė qėndrueshėm, edhe pse janė tė lėnduar. Muslimanėt iu pėrgjigjen kėrkesės sė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], e mushrikėt u kthyen mbrapa, andaj edhe ky rast kosniderohej betejė, pėr tė cilėn edhe flasin kėto ajete, ku i kanė cilėsuar besimtarėt e devotshėm se nuk i frikėsohen askujt pėrveē All-llahut, i Cili i mjafton dhe Ndihmėsi mė i mirė ėshtė. Njeriu qė e ka me vehte All-llahun dhe vetėm All-llahut i mbėshtetet, nuk i frikėsohet askujt, bile kthehet nė dhuntitė e All-llahut, pasiqė All-llahu ia largoi brengat dhe kurthet e armikut.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

“Ndėrsa ai qė ėshtė mė i devotshėm do tė jetė larg tij. Ai qė e jep pasurinė e vet e pastrohet, E jo pėr ta shpėrblyer ndokė qė i ka bėrė mirė mė parė. Por vetėm pėr tė fituar kėnaqėsinė e Zotit tė vet, mė tė lartit, Pėr Zotin, ai do tė gėzojė atė kėnaqėsi!”. (El-Lejl: 17-21).

Kėto ajete flasin pėr njerėzit e devotshėm, tė cilėt do ti mbrojė All-llahu nga zjari i xhehenemit, i cili ėshtė i nxehtė dhe ku e kanė vendin njerėzit e kėqinj. Ky njeri pėrshkruhet nė kėto ajete si njeri qė jep pasurinė e tij nė shenjė respekti ndaj All-llahu dhe pėr tė pastruar vetveten dhe pasurinė e tij. Kėtė vepėr nuk e bėnė qė tia kthejė tė mirėn qė ia ka bėrė ndokush mė herėt, por e bėnė nga shpresa pėr ta parė fytyrėn e All-llahut [subhanehu ve teala] nė ditėn e gjykimit. Kurse All-llahu [subhanehu ve teala] do tė kėnqet me ata njerėz qė i posedojnė kėto cilėsi.

Dhe se fundi  lusim Allahun e Lartmadheruar dhe Fuqiplote qe te na i mundesoje te jemi prej roberve te devotshem dhe te na i lehtesoje  rrugen per ne xhenet dhe All-llahu ėshtė i fuqishem per cdo gje.

                                         www.klubikulturor.com