Transmetohet nga Ebu Hurejre se Resulullahu (salallahu
alejhi ue selem) ka thėnė: “Derisa njė njeri ishte
dukė udhėtuar e goditi etja shumė dhe e gjeti njė bunar
aty (nė rrugė ). Zbriti poshtė nė tė dhe piu, pastaj
doli. Kur doli e takoi njė qen qė lėpihej sikur donte ta
hante dheun nga etja. Ai tha: ‘Ky qen paska etje ashtu
sikurse kam pasur unė.’ Zbriti poshtė nė bunar e mbushi
kėpucėn me ujė e kapi atė pėr dhėmbė (pėr t’u ngjitur
lartė) pastaj ia dha qenit tė pijė. Allahu e lavdėroi
atė (pėr kėtė gjest) dhe e fali.” Ata qė ishin
prezent e pyetėn: “O i Dėrguar i Allahut! Vėrtet ne
kemi shpėrblime pėr kafshėt tona (qė pėrkujdesemi)?”
Ai tha: “Pėr ēdo gjallesė (qė e ushqeni) keni
shpėrblim.” Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
Koment i
hadithit
Mėshira
dhe dhembshuria te besimtari nuk ėshtė e kufizuar vetėm
ndaj njerėzve, por kjo duhet tė manifestohet edhe nė
butėsinė qė tregon ai ndaj shtazėve. Islami e mėson atė
tė ketė mirėsjellje edhe ndaj kafshėve, posaēėrisht ndaj
kafshėve shtėpiake qė i ka nė pėrkujdesje dhe pėrfiton
prej tyre.
Kjo
ndodhi qė tregohet nga Profeti (bekimi dhe paqja qofshin
mbi tė!) se si njeriu arriti shpėrblim dhe falje nga
Allahu i Lartėsuar pasi i dha ujė njė qeni qė kishte
etje, tregon qartė vlerėn e pėrkujdesjes dhe
mirėsjelljes me shtazėt.
Ajo qė
vlen tė theksohet rreth kėtij hadithi ėshtė fjalia e
fundit e Resulullahut (salallahu alejhi ue selem): “Pėr
ēdo gjallesė (qė e ushqeni) keni shpėrblim”.
Ky
pėrgjithėsim na jep tė kuptojmė se besimtari me
pėrkujdesjen qė tregon ndaj tė gjitha gjallesave ai do
tė shpėrblehet pėr to.
Edhe ky
hadith tregon qartė se si Islami ėshtė njė sistem qė e
rregullon jetėn nė kėtė botė duke harmonizuar sjelljet e
individit, jo vetėm me njerėzit, por edhe me gjallesat e
tjera.
Nėse
njerėzit nė kohėn bashkėkohore angazhohen nė ruajtjen e
tė drejtave tė kafshėve me anė tė shoqatave qė formojnė
duke ia vėnė vetes kėto objektiva. Hadithi i
lartpėrmendur mjaft bukur sqaron qėndrimin e Islamit se
si duhet tė sillemi me shtazėt. Ky fakt aludon
pėrsosshmėrinė e mėsimeve islame dhe fisnikėrinė e
mėsimeve tė saj qė e tejkalon ēdo kulturė dhe civilizim.
Dobitė
nga hadithi
1.
Mėshira e njeriut nuk duhet tė jetė e kufizuar vetėm
ndaj njerėzve, por edhe ndaj shtazėve.
2. Islami
nxit nė butėsi dhe pėrkujdesje ndaj shtazėve.