Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.elitaislame.com
 

 
 
 
 
 
 
 

Besimi i Sehl ibn Abdilah Tusturij 1

Imam Lalekai thotė se e ka lajmėruar Ebu Abdilah Muhamed ibn Ibrahim imb Muhamed ibn Harest Nexhirnij, duke lexuar para tij thotė se ka dėgjuar Ebul Kasim Abdul Xhebar ibn Shiraz ibn Jezid el Abij (shok i Sehl ibn Abdilah) tė thotė se ka dėgjuar Sehl ibn Abdilah kur ėshtė pyetur se si ta dijė njeriu qė ėshtė pasues i sunetit dhe xhematit. Thotė: “Nėse e njeh se nė veten e tij posedon  10 gjėra:

-Nuk e lė xhematin (e muslimanėve)2

-Nuk i shan shokėt e Profetit (alejhi selam)3

-Nuk i lufton muslimanėt me shpatė4

-Nuk pėrgėnjeshtron kaderin5

-Nuk dyshon nė besim6

-Nuk debaton pėr sy tė njerėzve, por pėr tė vėrtetėn7

-Nuk e lė namazin e xhenazes sė muslimanėve, pėr shkak tė gjynaheve tė tė vdekurit8

-Nuk e lė dhėnien e mestit mbi meste9

-Nuk e lė namazin me xhemat pas ēdo gjykatėsi (imami), qoftė i drejtė apo zullumqar.10

Pėrktheu: Erion Sula

____________________

1 Ai ėshtė Sehl ibn Abdilah ibn Junus, asket dhe adhurues, Ebu Muhamed Tusturij. Ishte dijetar dhe muhadith. Nga thėniet e tij kujtojmė: “Nuk ka ndihmėtar tjetėr pėrveē Allahut dhe nuk ka tjetėr udhėzues perveē tė dėrguarit tė Allahut. Nuk ka furnizim tjetėr pėrveē devotshmėrisė dhe nuk ka punė vetėm se me durim.” Vdiq nė vitin 283 h.

2 Duke u bazuar  nė thėnien e Profetit (alejhi selam): “Kush e lė xhematin dhe vdes nė kėtė gjendje, ai vdes si injorant.” Muslimi.

3 Duke u bazuar nė thėnien e Profetit (alejhi selam): “Mos i shani shokėt e mi. Betohem nė Atė nė Dorė tė tė Cilit ėshtė shpirti im, nėse ndonjeri prej do tė shpenzojė sa kodra e Uhudit nuk do ta arrijė shpenzimin e tyre, qoftė sa njė grush apo dy grushta.” Buhariu dhe Muslimi.

4 Duke u bazuar nė Fjalėn e Allahut nė suren Huxhurat ajeti 9 “Nėse dy grupe besimtarėsh tentojnė tė luftojnė ndėrmjet tyre, ju pajtoni ata, e nė qoftė se ndonjėri prej tyre e sulmon tjetrin, atėherė luftojeni atė grup qė vėrsulet me pa tė drejtė, derisa t'i bindet udhėzimit tė Allahut, e nėse ktheheni, atėherė me drejtėsi bėni pajtimin ndėrmjet tyre, mbajeni drejtėsinė, se vėrtet Allahu i do tė drejtėt.” si dhe nė thėnien e Profetit (alejhi selam): “Mos u bėni pas meje mohues e tė godisni njeri-tjetrin.” Buhariu dhe Muslimi.

5 Duke u bazuar nė thėnien e Profetit (alejhi selam): “...tė besoni se e mira dhe e keqja vjen me caktimin e Allahut.” Buhariu dhe Muslimi.

6 Duke u bazuar ne Fjalėn e Allahut: “Besimtarė janė vetėm ata qė i besuan Allahut, tė dėrguarit tė Tij, e mandej nuk dyshuan dhe pėr hirė tė Allahut luftuan me pasurinė dhe me jetėn e tyre. Tė tillė janė ata tė vėrtetit.” Huxhurat, 15.

7  Duke u bazuzr nė hadithin: “Debatimi  pėr Kuranin ėshtė kufėr.” Ndėrsa tek Buahriu thuhet: “Njerėzit mė tė urryer tek Allahu janė debatuesi i fortė nė fe mė qėllim fitnen.”

8 Allahu i Lartėsuar thotė pėr mohuesit dhe munafikėt: “Dhe asnjėrit prej tyre kur tė vdesin, mos ia fal namazin (e xhenazes) kurrė, e as mos qėndro pranė varrit tė tij (pėr lutje e vizitė), pse ata mohuan Allahun dhe tė dėrguarin e Tij dhe vdiqėn kryeneēė.” Teube, 84. Me fjalėn “fasikinė” nė kėtė ajet ėshtė pėr qėllim kufri. Ndėrsa mėkatarėve, profeti (alejhi selam) ia ka falur xhenazen e tyre, e tė gjithė njerėzit janė mėkatarė.

9 Kjo ėshtė nga ēėshtjet e fikhut, por dijetarėt e kanė futur nė akide, pėr shkak se disa bidatēinjė (reuafidat) nuk e lejojnė marrjen e mestit mbi meste dhe i kundėrshtojnė tė gjitha argumentet e sakta qė flasin pėr lejueshmėrinė e tij. Njė nga argumentet qė ata kundėrshtojnė ėshtė hadithi  qė gjendet nė “Sahihun” e Buhariut dhe tė Muslimit transmetuar nga Mugire ibn Shube i cili ka thėnė: “Profeti (alejhi selam) ishte duke marrė abdes dhe unė shkova pėr t’ia hequr mestet. Ai mė tha: “Mos i hiq se une i vesha tė pastėrta.” Pastaj i dha mest sipėr tyre.”

10  Sipas fjalės sė profetit (alejhi selam): “Faluni pas ēdo (imami) besimtar (i mirė qoftė apo i padrejtė).” Transmetoi Daru Kutni nga Ebu Hurejra. Nė njė transmetim tjetėr tė Ebu Daudit thuhet: “Namazi (falja ne xhemat) ėshtė obligim pėr ju.”

             
www.klubikulturor.com