Transmetohet nga
Sehl ibėn Sad es Saidi (Allahu qoftė i kėnaqur
me tė!) se erdhi njė njeri te Resulullahu (salallahu
alejhi ue selem) dhe i tha: “O i Dėrguar i
Allahut! Mė drejto nė njė vepėr qė kur ta veproj
atė do tė mė dojė Allahu dhe do tė mė duan
njerėzit? I Dėrguari (salallahu alejhi ue selem)
thotė: “Bėhu asket (mos lakmo) nė kėtė botė, do
tė tė dojė Allahu, kurse mos lakmo nė atė qė
ėshtė te njerėzit (nė dorė tė tyre) qė tė duan
njerėzit.” (Ibėn Maxhe. Shejh Albani e cilėson
hadithin tė saktė.)
Komenti i
hadithit
Ky hadith nė vete
pėrmban dy porosi mjaft tė rėndėsishme pėr
muslimanin:
1. Asketizmi nė
kėtė botė qė ėshtė shkak pėr tė arritur
dashurinė e Allahut.
2. Asketizmi apo
moslakmia ndaj asaj qė gjendet nė duartė e
njerėzve, qė ėshtė shkak i arritjes sė dashurisė
nga njerėzit.
Kuptimi i
asketizmit nė Islam
Ėshtė njė dallim
shumė i madh rreth asaj se si e pėrkufizon
Islami asketizmin dhe si e pėrkufizojnė fetė e
tjera.
Tė tjerėt e
kuptojnė asketizmin qė njeriu ta braktisė kėtė
botė nė pėrgjithėsi dhe tė mos shijojė asnjė
lloj tė kėnaqėsive, duke sqaruar se me kėtė
abstenim tė trupit nga kėnaqėsitė arrijnė
kulminacionin e dėlirėsisė sė shpirtit.
Islami e mėson
njeriun se i lejohet tė kėnaqet nė kėtė botė,
por duhet tė kuptojė drejt rolin e tij nė kėtė
dhe se kėto kėnaqėsi janė kalimtare dhe nuk
duhet tė mashtrohet pas tyre, por ai ka nevojė
tė parapėrgatitet dhe tė punojė pėr kėnaqėsitė e
pėrjetėshme.
Transmeton Imam
Ahmedi nga Ebu Idris Haluani (Allahu qoftė i
kėnaqur me tė!) se ka thėnė): “Zuhdi nė kėtė
botė nuk do tė thotė qė gjėrat e lejuara njeriu
duhet t`i bėjė haram (t`ia ndaloj vetes), e as
ta humbė pasurinė (mos ta posedojė atė), por
zuhdi nė kėtė botė ėshtė kur njeriu ėshtė mė i
sigurtė nė atė qė ėshtė nė duart e Allahut, se
sa nė atė qė ėshtė nė duart e tij dhe nėse i
dhurohet diēka, tė jetė mė i interesuar qė tė
pėrfitojė sevapin nga ajo, se sa tė mbetet ajo
nė duart e tij.”
Pėr tė kuptuar mė
mirė zuhdin nė Islam do tė cekim disa thėnie tė
dijetarėve pėr tė.
Sufjan ibėn
Ujejne thotė: “Zahid nė kėtė botė ėshtė ai njeri
tė cilit nėse i dhurohet e mira (begati)
falenderon dhe nėse sprovohet duron.”
Vehb Ibėn Uirdi
ka thėnė: “Zuhd nė kėtė botė ėshtė qė tė mos
pikėllohesh pėr atė qė tė ka humbur e as tė mos
gėzohesh (tepėr) pėr atė qė e ke fituar.”
Pėrkufizimi
pėrmbledhės i asketizmit nė Islam mund tė jetė:
“Mosdhėnia e tepruar e
muslimanit rreth kėsaj bote, sa e harron botėn
tjetėr.”
Rreth zuhdit tė
muslimanit nga kjo botė kemi shumė citate
kuranore, ku aludojnė se kjo gjė ėshtė me vlerė
shumė tė madhe dhe e kundėrta e saj (dhėnia pas
kėsaj bote) ėshtė e keqe pėr tė. Allahu i
Lartėsuar thotė:
“Po
ju i jepni pėrparėsi jetės sė kėsaj bote. E
dihet se jeta e botės tjetėr ėshtė mė e dobishme
dhe e pėrjetshme” (Ala, 16-17)
Gjithashtu
thotė: “Atė, vend tė
pėrjetshėm (xhenetin) u kemi pėrcaktuar atyre qė
nuk duan as mendjemadhėsi e as ngatėrresė nė
tokė, e pėrfundim i kėndshėm u takon atyre qė i
frikėsohen Allahut.” (Kasas, 83)
Kjo ishte porosia
e parė qė nėnkuptuam nga hadithi, kurse sa i
pėrket porosisė sė dytė tė kemi asketizėm (moslakmi)
nė atė qė ėshtė nė duart e njerėzve, ekzistojnė
shumė hadithe ku Profeti urdhėron nė ndershmėri
dhe ta ndalojmė veten nga tė kėrkuarit prej
njerėzve. Kjo e tėra ndikon qė njerėzi tė na
urrejnė, pėr shkak se pasuria ėshtė e dashur tek
ata dhe kush kėrkon nga ata atė qė ėshtė e
dashur pėr ta do ta urrejnė. Kurse, kush nuk u
kėrkon atyre, pasurinė qė e kanė nė dorė, do ta
nderojnė dhe do ta duan.
Dobitė e
hadithit:
1. Jeta e kėsaj bote ėshtė kalimtare dhe njeriu
nuk duhet tė mashtrohet me tė, pėr shkak se kjo
ėshtė shkak i fitimit tė dashurisė sė Allahut
ndaj neve.
2. Tė qenurit i kėnaqur me furnizimin hallall
pas mundit qė kemi dhėnė pėr fitimin e tij.
3. Tė ruajturit e vetes nga harramet dhe
dyshimet.
4. Ta ketė njeriu pasurinė dhe kėnaqėsitė e
kėsaj bote nė dorė e jo nė zemėr. Dhe tė gjitha
kėto janė mjete e jo qėllime.
5. Asketizmi nuk duhet tė nėnkuptohet qė njeriu
qė ėshtė i varfėr dhe tė mos punojė qė tė fitojė
nė kėtė botė, por ai duhet ta mirėmbajė veten.
Pėrgatiti:
Alaudin Abazi
25.11.2005 |