A
ndryshon forma e namazit tė burrave nga namazi i grave?
Pyetje:
A ndryshon forma e
namazit tė burrave nga namazi i grave?
Pėrgjigje:
Falenderimet i takojnė
Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi tė
dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė
gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e
Gjykimit.
Nga hadithet e
transmetuara prej Resulullahut (salallahu alejhi ue
selem), asnjėherė nuk theksohet se duhet tė ekzistojė
ndonjė dallim nė formėn e namazit tė burrave dhe atė tė
grave. Por disa prej fukahave, si hanefit, hanbelit dhe
tė tjerėt e kanė thėnė kėtė me disa dallime ndėrmjet
tyre.
Fukahat hanefi kanė thėnė
se duhet tė ekzistojė dallimi ndėrmjet formės sė
ngritjes sė duarve gjatė tekbirit fillestar. Ata kanė
thėnė se ajo nuk duhet t`i ngrejė duart deri te veshėt
sikurse burrat, por deri te supet. Pastaj vendosja e
duarve duhet tė bėhet mbi gjoks e jo nėn kėrthizė,
sikurse thonė ata se burrat duhet tė vendosin duart nėn
kėrthizė. Pastaj edhe shkuarja nė ruku dhe sexhde duhet
tė dallojė prej formės qė e bėjnė burrat, gjithashtu
edhe qėndrimi i ulur nė teshehud, etj.
Fukahat hanbeli dhe disa
tė tjerė kanė thėnė tė njejtėn, por nuk janė pajtuar me
hanefitė pėr ngritjen e duarve, se nuk lejohet ngritja e
tyre deri te veshėt, pastaj edhe nė vendosjen e duarve
nėn kėrthizė, ata kanė thėnė se ajo ėshtė e njejtė te
gratė ashtu edhe tė burrat, kurse nė rastet e tjera janė
pajtuar me hanefit.
Dijetarėt qė kanė thėnė
kėtė argumentuan me rregullat e pėrgjithshme tė
sheriatit, pasi tė gjitha kėto pėr gruan aludojnė se
janė mė afėr natyrės sė gruas pasi pothuajse tė gjitha
pjesėt e saj konsiderohen auret dhe me kėtė ajo ėshtė mė
larg ēfardo ekspozimi tė kėtyre pjesėve.
Ky ėshtė qėndrimi i
kėtyre dijetarėve, por nėse i kthehemi ēėshtjes nga
esenca, atėherė kuptojmė se nuk ka ndonjė bazė tė bėhet
dallimi ndėrmjet burrave dhe grave nė formėn e namazit,
prandaj argumentimit tė tyre u pėrgjigjemi nė kėto dy
pika:
1.Argumentimi i tyre nuk
mund tė merret si shkas pėrball citateve qė aludojnė se
falja e gruas ėshtė e njejtė sikur ajo e burrit,
posaēėrisht pasi pėr kėtė ka thėnė Profeti (salallahu
alejhi ue selem): “Faluni ashtu si mė keni parė duke
u falur” (Transmeton Buhariu). Ky citat i hadithit
sė pari ka ardhur nė formėn urdhėrore, pastaj ėshtė i
pėrgjithshėm dhe nė tė hyjnė edhe burrat edhe gratė dhe
ne nuk kemi kurrfarė tė drejtė t’i veēojmė burrat dhe
t`i pėrjashtojmė femrat nga ky citat.
E tėrė kjo qė u tha nė
kėtė pikė ndėrtohet nė bazėn se nėse vjen citati kuranor
(ajeti), apo ndonjė hadith nė tė cilėn pėrmban ndonjė
dispozitė, ku pėrmenden meshkujt nė tė hyjnė edhe femrat,
apo anasjelltas ku pėrmenden femrat nė tė hyjnė edhe
meshkujt, pėrveē nėse ekziston ndonjė pėrjashtim i
drejtpėrdrejt apo tėrthorazi, atėherė bėhet pėrjashtimi.
Pėr kėtė tė gjithė
dijetarėt kanė thėnė se dispozita pėr shpifje (pėr zina)
ndaj njė mashkulli ėshtė e njejtė sikur dispozita e
shpifjes ndaj ndonjė femre edhe pse ajeti qė sqaron kėtė
dispozitė nė tė pėrmenden vetėm femrat. Allahu i
Lartėsuar thotė: “Edhe ata tė cilėt bėjnė shpifje pėr
gratė e ndershme dhe nuk sjellin katėr dėshmitarė, t'i
rrahni ata me nga tetėdhjetė tė rėna dhe atyre mos u
pranoni dėshminė mė kurrė. Tė tillėt janė tė pabesueshėm.”
(Nur, 4). Pra me kėtė ajet argumentojmė se e njejta
dispozitė vleė edhe pėr meshkuj edhe pse ata nuk janė
pėrmendur kėtu.
E njejta ėshtė edhe nė
hadithin e sipėrpėrmendur: “Faluni ashtu si mė keni
parė duke u falur.” Pra nė kėtė hyjnė edhe meshkujt
edhe femrat, edhe pse forma e cila ka ardhur ky hadith
nė aspektin gjuhėsor nėnkuptohet se Profeti (Paqja
bekimi i Allahut dhe qofshin mbi tė!) iu drejtua atyre
nė formėn urdhėrore nė gjininė mashkullore.
2.Falja e namazit ėshtė
njė pėrditshmėri pėr muslimanen, prandaj po tė qėndronte
dallimi ndėrmjet burrit dhe gruas do tė transmetohej nga
Profeti (salallahu alejhi ue selem) pėr kėtė ndonjė
hadith, apo nga sahabėt, por kjo nuk ka ndodhur.
Prandaj themi se gruaja
nė formėn e namazit ėshtė e njejtė sikurse edhe burri,
prandaj i preferohet atij tė veprojė tė gjitha ato gjėra
qė i vepron edhe mashkulli. Allahu e di mė sė miri.