Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
A lejohet ndėrrimi i mbiemrit pas martese apo tė shtohet edhe mbiemri i burrit?

Pyetja:

Eselamu alejkum, hoxh i nderuar! Kam dėgjuar se kur vajzat martohen nuk lejohet ndėrrimi i mbiemrit. Sa ėshtė e saktė kjo dhe a lejohet tė shtohet mbiemri i burrit?
Allahu ju shpėrbleftė pėr mundin!

Pėrgjigja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Ndryshimi i mbiemrit tė gruas pas martesės, qė praktikohet nė vendin tonė, por edhe nė shumė vende tė tjera, ėshtė njė problematikė qė nga aspekti Islam, duhet tė sqarohet se sa ėshtė e lejuar. 

Para se ta shtjellojmė dispozitėn themi se problemi qė ngritėt nė kėtė ėshtė nga hadithet qė vėrtetojnė se njeriut nuk i lejohet tė emėrtohet me ndonjė emėr, gjegjėsisht prejardhje, nga e cila do tė nėnkuptonte se ai i pėrket njė origjine tė caktuar, qė nė realitet nuk ėshtė ashtu.

Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) thotė:

“Kush pretendon se ėshtė i biri i njė prindi, kurse ai nė tė vėrtetė nuk ėshtė dhe nė kėtė ėshtė i vetėdijshėm, xheneti ėshtė i ndaluar pėr tė.” Shėnon Buhariu dhe Muslimi.

“Nuk ka asnjė person qė pretendon se ėshtė i biri i njė prindi, qė nė realitet nuk ėshtė dhe ai e di kėtė, e qė nuk ka bėrė kufėr. Kush pretendon se i takon njė fisi qė nė realitet nuk ka me ta origjinė, le ta pėrgatisė karrigen nga zjarri.” Buhariu dhe Muslimi.

Kėto citate dhe tė ngjashmet janė argument se nuk lejohet njeriu ta emėrtojė veten me njė prejardhje qė do tė ndryshonte, apo do tė kuptohej se rrjedh nga njė origjinė tjetėr nga ajo qė nė tė vėrtetė ėshtė ai. Me fjalė tė tjera, kėto hadithe ndalojnė qė njeriu tė thotė se ėshtė i biri i njė prindi qė me tė vėrtet nuk ėshtė.

Mirėpo ndryshimi i mbiemrit tė gruas pas martese dhe marrja e mbiemrit tė burrit nuk do thoshim se futet nė kėtė ndalesė. Pasi me ndėrrimin e mbiemrit nuk nėnkupton ndėrrimin e atėsisė sė gruas, ose mohimin e prindėrve tė tij.

 Imam Muslimi kur i sjell hadithet e lartpėrmendura, e titullon kapitullin me:

"باب بيان حال ايمان من رغب عن أبيه و هو يعلم"

 “Kapitulli: Sqarim rreth gjendjes sė besimit tė personit i cili mohon atėsinė e prindėrve duke qenė i vetėdijshėm”

Prandaj argumentimi me kėto dhe hadithe tė ngjashme pėr ndėrrimin e mbiemrit tė gruas nuk ėshtė me vend.  

Ajo qė ėshtė prezent te ne, nuk do ta quaja se ėshtė ndryshim i prejardhjes, pasi vet mbiemri te ne nuk tregon domosdoshmėrish edhe prejardhjen. P.sh.: Kemi familje qė mbajnė mbiemrin “Berisha”, kurse ata realisht janė nga “Krasniqėt”, pastaj ka edhe raste jo tė pakta, kur dy vėllezėr kanė edhe mbiemra tė ndryshėm e kėshtu me radhė. Me fjalė tė tjera, mbiemri te ne nuk ėshtė formė e plotė e identifikim me anė tė cilės kuptojmė se njė person i takon njė familje (fisi) tė caktuar e aq mė pak tė kuptojmė se kush janė prindėrit e tij.

Po tė kishte mbiemri te ne tė njėjtin statut, atėherė do tė ishte e ndaluar nga ēdo familje ta ndėrronte mbiemrin. Kurse kjo ndodh jo rrallė herė dhe askush nuk mendon se ai me kėtė, ose ajo familje ka ndėrruar origjinėn apo ka mohuar prejardhjen e vėrtetė nga e cila realisht rrjedh (pėr tė cilėn kanė ardhur edhe ndalesat nė hadithet e lartshėnuara).

Sido qė tė jetė, Allahu e di mė sė miri, themi se zbritja e kėtyre citateve nė kėtė ndoshta nuk ėshtė e drejtpėrdrejtė ashtu siē do tė mund ta bėnte dikush.

Edhe pse kjo ėshtė kėshtu ne nuk themi se nuk ka kurrfarė problemi ky lloj i ndėrrimit tė mbiemrit, i cili ėshtė prezent te ne, por nuk arrin atė shkallė tė sė keqes dhe ndalesės pėr tė cilat flitet nė hadithet e cituara.

Do tė ishte mė e saktė dhe mė e qėlluar qė gruaja tė mbetej me mbiemrin e saj edhe pas martesės (pra mos ta ndryshojė atė fare), pasi qė kjo ėshtė e drejtė themelore e saj dhe Islami fuqimisht mbron dinjitetin dhe personalitetit e gruas. Pėr shkak se ajo, edhe pse kalon te burri, pas martesės, ka tė drejtė tė plotė nė prejardhjen e saj dhe nuk i lejohet burrit assesi t’ia cenojė kėtė tė drejtė.

Por, nga disa informacione tė pakonfirmuara kuptojmė se nga ligje ekzistuese tani, kjo mė vonė shkakton probleme nė mbiemrin e fėmijėve, pasi ata juridikisht marrin mbiemrin e nėnės, posaēėrisht nėse vjen deri te shkurorėzimi.

Forma mė e mirė nė kėtė do tė ishte ajo qė pėrmendet edhe nga pyetėsja, qė gruaja ta mbajė mbiemrin e saj dhe kėsaj t`ia bashkėngjisė mbiemrin e burrit. Kjo zgjedhje do tė ishte mė e arsyeshmja pėr te ne, por ėshtė e nevojshme tė hulumtohet juridikisht se ēfarė ligjesh pasojnė nė rastin e mbiemrit tė fėmijėve ose nė rast tė shkurorėzimit. Allahu e di mė sė miri.

 Alaudin Abazi

19.01.2007

                                             www.klubikulturor.com