Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
A lejohet itikafi nė ēdo xhami?

Pyetja:

A lejohet itikafi nė ēdo xhami? Nėse po apo jo argumenti? Ē’mendoni pėr hadithin e Pejgamberit alejhi selam se nuk ka itikaf pėrveē nė tri xhamia? A mundeni argumentin pėr ata qė e lejojnė se pėr kėta qė e ndalojnė dihet argumenti. Allahu ju shpėrbleftė pėr pėrgjigjen! 

Pėrgjigja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit

Qėndrimi i pothuajse tė gjithė dijetarėve rreth itikafit ėshtė se ajo lejohet nė tė gjitha xhamitė dhe se ajo nuk ėshtė e kushtėzuar vetėm nė tri xhamitė (Mesxhidu Haram-Kabe, Xhamisė sė Resulullahut nė Medine dhe Mesxhidu Aksas).

Itikafi nuk lejohet, pėrveē se nė kėto tri xhami, kėtė e kanė thėnė njė numėr i vogėl i ulemave.

Nga dijetarėt tė cilėt e mbajtėn kėtė qėndrim ėshtė dijetari jonė i njohur tė cilin me plotė meritė e quajtėn edhe muhadithi i shekullit, Shejh Muhamed Nasirudin Albani.

Nė kėtė ēėshtje mė duhet tė bėj njė vėrejtje se nėse pėr kėtė rast themi se qėndrimi i shejh Albanit (Allahu e mėshiroftė!) nuk ėshtė i saktė, nuk do tė thotė se ne kemi nėnvlerėsuar personalitetin e kėtij njeriu qė pėr fat tė keq disa janė munduar ta paraqesin ashtu personalitetin e tij. Vėrtet, ky dijetar ka lėvdata tė shumta posaēėrisht nė ringjalljen e sunetit nė kohėn tonė. Pėr kėto gjėra ėshtė folur nga hoxhallarėt tanė dhe ekzistojnė edhe shkrime tė ndryshme, ata qė janė nė pėrcjellje tė rrjedhave kanė pasur rastin t`i lexojnė. Lusim Allahun e Lartėsuar ta shpėrblejė pėr punėn dhe kontributin gjatė jetės sė tij!

Duke ia shtuar kėsaj edhe atė se qėndrimi i tij ėshtė shumė larg fanatizmit, pasimit tė verbėr (taklidit) apo thėnies pa argumente. Por, qėndrimi i tij ėshtė mjaft i qartė dhe i bazuar nė argumente tė sakta, apo sė paku ato argumente qė ai si vlerėsues dhe njohės mjaft meritor i haditheve i konsideronte tė sakta.

Por megjithėkėtė ne themi se qėndrimi i tij i nėnshtrohet asaj qė i nėnshtrohen thėniet e dijetarėve tė tjerė, si Ebu Hanife, Maliku, Ibėn Tejmije dhe tė gjithė tė tjerėve qė i njeh historia. Asnjėrit nga ata thėnia e tij nuk lejohet tė trajtohet si thėnie qė nuk mund tė jetė e gabuar.

Prandaj me kėtė rast dėshirojmė ta cekim edhe atė qė ndoshta dikush nga vėllezėrit e bėn me dije apo pa dije qė tė anojė nė qėndrimin e kėtij dijetari nga simpatia dhe dashuria qė ka, duke mos shikuar esencėn e ēėshtjes.

Pasi kuptuam kėtė themi se qėndrimi i lejimit tė itikafit nė tė gjitha xhamitė ėshtė mė i qėndrueshėm. Allahu e di mė sė miri.

Kurse sa i pėrket hadithit tė Resulullahut (salallahu alejhi ue selem) ku thotė:  

"Nuk bėhet itikaf veēse nė tre xhamitė (nė Kabe, nė xhaminė e Pejgamberit dhe nė Kuds).".

Ky hadithi ėshtė i saktė me vlerėsimin e disa dijetarėve e ndėr ta edhe shejh Albani (Allahu e mėshiroftė!), kurse disa muhadithinė tė tjerė e kanė vlerėsuar si tė pasaktė.

 

Nėse lexohet hadithi i plotė, atėherė mund tė kuptohet njė ēėshtje mjaft me rėndėsi kėtu. Haditi i plotė ėshtė kėshtu:

Transmetohet se Hudhejfa (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) i ka thėnė Abdullah Ibėn Mesudit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se njė grup i muslimanėve janė duke bėrė itikaf (nė xhaminė) ndėrmjet shtėpisė tėnde dhe shtėpisė sė Ebu Musait. A nuk do tė shkosh qė t’ua tėrheqesh vėrejtjen, pasi ti e di se Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) ka thėnė: “Nuk bėhet itikaf veēse nė tre xhamitė (nė Kabe, nė xhaminė e Pejgamberit dhe nė Kuds)”. Abdullah Ibėn Mesudi i thotė: “Ndoshta ti ke harruar kurse ata e kanė mbajtur nė mend, apo ti ke gabuar e ata ia kanė qėlluar”.  (Transmeton Abdurrezaku e tė tjerė)

Ky ėshtė njėri nga hadithet komplet tė transmetuara pėr kėtė ēėshtje.

Nga ky hadith kuptojmė se kėtė qėndrim, pra se nuk lejohet itikafi vetėm se nė tri xhamitė ishte, gjithashtu, mendim i Hudhejfes nga sahabėt.

Nė kėtė qėndrim nuk ėshtė pajtuar nga sahabėt Abdullah Ibėn Mesudi, ashtu siē kuptohet nga hadithi. Pra, ėshtė e mundur qė ky hadith tė jetė i anuluar, apo Hudhejfe tė ketė harruar, pasi i thotė Abdullah ibėn Mesudi:  “Ndoshta ti ke harruar kurse ata kanė mbajtur nė mend, apo ti ke gabuar e ata ia kanė qėlluar”.

Ėshtė njė rregull i pėrgjithshėm nė shkencėn e usulit se nėse njė citat me tė cilėn argumentojmė ka disa mundėsi apo komente, atėherė dobėsohet argumentimi me tė. Allahu e di mė sė miri.

Hadithi "Nuk bėhet itikaf veēse nė tre xhamitė”, nėse themi se ėshtė i saktė, ėshtė e mundur tė jetė i anuluar (mensuh), ashtu siē mund tė nėnkuptohet nga thėnia: “Ndoshta ti ke harruar, kurse ata e kanė mbajtur nė mend, apo ti ke gabuar e ata ia kanė qėlluar”. Apo ėshtė e mundur qė hadithi aludon nė mohimin e arritjes sė vlerės mė tė madhe tė sevapeve vetėm se nėse itikafi bėhet nė kėto tri xhami, etj.

Sido qė tė jetė, nuk dėshirojmė tė futemi mė thellė nė elaborimin e ēėshtjes, por themi se thėnia se ajo ėshtė e lejuar ėshtė mė e qėndrueshme, pastaj edhe kjo ju jap hapėsirė edhe muslimanėve qė tė arrijnė sa mė shumė shpėrblime posaēėrisht ata qė nuk kanė mundėsi t`i vizitojnė kėto tri xhami. Prandaj ėshtė mė e qėlluar qė nė kėtė mos tė jemi rigoroz posaēėrisht pasi pėr kėtė nuk ka diēka tė prerė dhe tė qartė qė assesi nuk lejohet tė tejkalohet. Por ky ėshtė qėndrim i Hudhejfes, por ndoshta edhe dikujt tjetėr nga sahabėt apo dijetarėt tė cilėt janė bazuar nė thėnien e hadithit tė cekur mė lartė.

Sa i pėrket argumenteve tė atyre qė e lejojnė itikafin nė tė gjitha xhamitė, disa prej kėtyre argumenteve janė tė pėrmendura nė pėrgjigjen e shejhut tė njohur Muhamed Salih Uthejmin (Allahu e mėshiroftė!) ku thotė:

“Itikafi nė xhamitė e tjera pėrveē tri xhamive: Mesxhidu Harami (Kabeja), Xhamia e Resulullahut (Medine) dhe Mesxhidu Aksaja (Kudsi), ėshtė i lejuar nė kohėn e tij (itikafit) dhe nuk specifikohet vetėm nė kėto tri xhami, por itikafi mund tė bėhet nė kėto tri xhami dhe nė xhami tė tjera. Kjo ėshtė thėnia e imamėve tė muslimanėve dhe pronarėve tė katėr medhhebeve qė pasohen: imam Ahmedi, Maliku, Shafiu, Ebu Hanife dhe tė tjerė (Allahu i mėshiroftė tė gjithė!). Allahu i Lartėsuar thotė: “...E kur jeni tė izoluar (nė itikaf) nė xhamia, mos t'u afroheni atyre (grave pėr marėdhėnie intime)...” (Bekare, 187)

Thėnia “nė xhamia” ėshtė e pėrgjithshme dhe nė tė hyjnė tė gjitha xhamitė nė sipėrfaqen e tokės. Kjo fjali me kėtė pėrmbajtje ka ardhur nė fund tė ajeteve tė agjėrimit dhe kjo dispozitė ėshtė e pėrgjithshme pėr tėrė umetin nė tė gjitha vendet. Pra, ky ėshtė njė citat me tė cilėn thirren tė gjithė ata qė janė thirrur pėr agjėrim (ajetet mė lartė), prandaj edhe janė pėrfunduar kėto dispozita tė pėrbashkėta me kėtė thėnie: “...Kėto janė dispozitat e Allahut, pra mos i kundėrshtoni. Ja kėshtu, nė kėtė mėnyrė Allahu ua sqaron njerėzve argumentet e veta qė ata tė ruhen.” (Bekare, 187). Dhe ėshtė shumė larg qė Allahu i Lartėsuar t`i drejtohet tėrė umetit me njė dispozitė qė nuk pėrfshinė vetėm se njė grup i vogėl nga ata.

Kurse hadithi: “Nuk ka Itikaf pėrveē se nė tri xhami”, ky hadith, nėse shpėton nga dobėsitė dhe vėrejtjet, atėherė ajo aludon nė mohimin pėrsosshmėrisė. Do tė thotė se itikafi mė i plotė (i pėrsosur) ėshtė ajo qė bėhet nė kėto tri xhami; kjo pėr shkak tė vlerės sė tyre dhe nderit qė kanė ato (tri xhami).

Kėsi lloji tė mohimit (sikur nė hadithin e itikafit) ka shumė, pra qė e mohon pėrsosshmėrinė, e jo mohimin e esencės dhe vėrtetėsisė sė njė vepre, sikurse thėnia e Resulullahut (salallahu alejhi ue selem): “Nuk ka namaz nė prezencė tė ushqimit.” (Transmeton Muslimi), Do tė thotė se nė kėtė rast i jepet prioritet ushqimit, pastaj falemi, por nuk do tė thotė se nėse falemi nuk ėshtė i pranuar namazi. Citate sikurse ky ka shumė.

Nuk ka dyshim se nėse fjalia ėshtė mohuese atėherė ajo nė bazė aludon nė mohimin e esencės sė dispozitės, por nėse gjendet argumenti qė e ndalon atė mohim, atėherė kalon nė mohimin e pėrsosshmėrisė. Ashtu siē ėshtė rasti me hadithin e Hudhejfes. Kjo e tėra mund tė thuhet nėse hadithi i shpėton dobėsisė. Allahu e di mė sė miri”  (“Mexhmu fetava Ibėn Uthejmin” vėll.20, f. 161-162).

Kurse shejhu i mirėnjohur dhe shumė i respektuar Abdulaziz Bin Baz (Allahu e mėshiroftė!) kur ėshtė pyetur pėr itikafin nė xhamitė, pėrveē tri xhamive ka thėnė: “Itikafi nė ndonjė xhami pėrveē tri xhamive ėshtė i saktė, por kushtėzohet qė nė xhaminė tė cilėn e bėnė itikafin tė falesh pesė kohėt e namazit me xhemat. Nėse nuk falet namazi me xhemat nuk lejohet itikafi nė tė. Por, nėse ai zotohet (bėnė nedhėr) se do tė bėj itikafin nė njėrėn nga tri xamitė (mesxhidu harami, mesxhidu nebevij dhe mesxhidu aksa) atėherė ai detyrohet tė bėjė iItikafin ashtu siē ėshtė zotuar. Allahu ua dhėntė suksesin tė gjithėve nė atė qė Ai ka dėshirė. Eselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatu!” (“Mexhmu fetava Bin Baz”, vėll.15, f. 444). Allahu e di mė sė miri.

Alaudin Abazi

01.08.2006

                                             www.klubikulturor.com