Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
A ėshtė e lejuar pėr ne muslimanėt qė tė bėjmė dua pėr njerėzit qė nuk kanė fenė tonė?

Pyetja:

Jam njė student nga Shqipėria dhe studioj nė Malajzi. Kam njė shok nga Burma (shtet aziatik) qė e kam njohur kėtu nė Malajzi. Feja e tij ėshtė budizmi. Desha t’ju pyes: a ėshtė e lejuar pėr ne muslimanėt qė tė bėjmė dua pėr njerėzit qė nuk kanė fenė tonė? Doja tė bėja njė dua tek Allahu pėr kėtė person, sė pari qė ai inshallah tė konvertohet nė Islam dhe sė dyti, njė dua pėr kėtė person se ai kohėt e fundit ka shumė probleme financiare (biznesi nuk po i ecen fare). Ai ka dhe probleme tė tjera si tė gjithė personat qė janė jashtė shtetit. Pra, desha tė di: a mund tė bėj njė dua pėr tė pėr kėto gjėra qė pėrmenda mė sipėr? Lus qė Allahu ta bekojė tė gjithė ymetin musliman kudo qė ndodhen! Ju faleminderit shumė dhe ju uroj qė Allahu t’ju bekojė pėr punėn qė po bėni!

Pėrgjigja:

Falenderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Lutja e besimtarit qė jomuslimani tė udhėzohet, nuk ka dyshim se ėshtė e lejuar. Pėr kėtė kemi argumente tė shumta nga Profeti (salallahu alejhi ue selem), ku ai i drejtohej Allahut tė Lartėsuar qė tė udhėzojė qoftė njė person tė caktuar, siē ėshtė rasti ku ai bėnte dua qė ta udhėzojė Umerin, apo njė grup tė mushrikėve, siē ėshtė rasti kur ai luste Allahun e Lartėsuar ta udhėzojė popullin e Mekės qė ishin mushrikė. Prandaj edhe Imam Buhariu nė “Sahihun” e tij e ka njė kapitull tė quajtur: “Kapitulli i lutjės pėr mushrikėt qė tė udhėzohen” dhe i pėrmend hadithet qė aludojnė nė kėtė.

Kurse bėrja e lutjes pėr ta qė Allahu t`i mėshirojė, apo t`ua falė gabimet, nuk lejohet vetėm se pasi tė udhėzohen kurse mė herėt jo.

Transmetohet se ēifutėt qėllimisht tėshtinin nė prezencė tė Resulullahut (salallahu alejhi ue selem) me shpresė se ai do t`u thotė atyre: “Jerhamukallah”- “Allahu ju mėshiroftė!” (tė lutet pėr ta pėr mėshirė), por Profeti (salallahu alejhi ue selem) u thoshte: “Jehdikumullah”- “Allahu ju udhėzoftė!” (Transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu)

Gjithashtu, nuk lejohet lutja pėr ta edhe pas vdekjes. Allahu i Lartėsuar thotė: “Nuk ėshtė e drejtė pėr Pejgamberin e as pėr besimtarėt tė kėrkojnė falje pėr idhujtarėt, edhe nėse janė tė afėrt tė tyre, pasi qė ta kenė tė qartė se me tė vėrtet ata (idhujtarėt) janė banues tė xhehenemit.” (Teube, 113)

Kurse sa i pėrket pytjės tėnde konkrete pėr ta lutur Allahun e Lartėsuar qė ta pėrmirėsojė gjendjen e jobesimtarit nė kėtė botė, themi se nga ajo qė u tha mė lartė nėnkuptohet se ajo ėshtė e ndaluar, pasi edhe ky pėrmirėsim ėshtė lloj i kėrkimit tė mėshirės pėr tė. Por ju mund tė bėni dua pėr tė qė Allahu ta udhėzojė atė nė rrugė tė drejtė dhe pėrmirėsimi i gjendjes sė tij tė jetė pas udhėzimit tė tij. Allahu e di mė sė miri.

Alaudin Abazi

12.05.2006

                                         www.klubikulturor.com