Le tė mendojmė sė bashku pėr fjalėt e Allahut tė
Lartėsuar: E ata qė pėrgatitin dredhi tė
kėqija, pėr ata ėshtė njė dėnim i rėndė dhe
dredhia e tyre ėshtė e zhdukur.1
Ata bėnin plane, e Allahu i asgjėsonte, se Allahu
ėshtė mė i miri qė asgjėson (dredhitė).2
(megjithatė) Ata pėrgatitėn kurthin e tyre,
por kurthi i tyre gjendet nė duar tė Allahut,
qoftė ai kurthi i tyre qė shkulen edhe kodrat nga
ai.3
Ata pėrgatitėn njė kurth e Ne ua shpėrblyem
kurthin duke mos e hetuar ata. Pra, vėshtro se
ēfarė ishte pėrfundimi i dredhisė sė tyre. Nė tė
vėrtetė, Ne zhdukėm tė gjithė ata dhe popullin e
tyre. E kėto janė shtėpitė e tyre tė mbetura
shkret pėr shkak tė mizorisė sė tyre. E nuk ka
dyshim se nė kėtė (rrėnim) pėr njė popull
qė kupton ka argument.4
Edhe ata qė ishin para tyre vėnė intriga. Po
Allahu rrėnoi nė themel ndėrtimet e tyre (intrigat)
dhe kulmi u shemb mbi ta, dhe ashtu u erdhi dėnimi
kah nuk e kujtuan.5
E kur Ne ua dhurojmė njerėzve mėshirėn pasi ti
ketė goditur e keqja (skamja), kur qe, ata
u bėjnė hile argumenteve tona. Thuaj: Allahu
ėshtė mė i shpejti nė ndėshkim. Ska dyshim,
pėrcjellėsit tanė (melaiket) regjistrojnė
atė qė po thurni ju.6
por nuk mashtrojnė tjetėrkėnd pos veten e tyre
dhe prapėseprapė nuk kuptojnė.7
A mos janė tė sigurt ata qė pėrgatitėn kurthe, se
Allahu nuk do ti trandė ata me tokėn, ose nuk do
tu vijė atyre dėnimi kah nuk e mendojnė? Ose ti
rrėmbejė ata duke qenė nė udhėtimet e tyre (pėr
jetė e tregti), e ata nuk mund ti shpėtojnė
asaj. Ose do ti kapė ata duke qenė nė panik nga
frika. Po, ska dyshim se Zoti juaj ėshtė i butė,
i mėshirshėm (andaj nuk ua ngut dėnimin).8
(Largim) Pėr shkak tė mendjemadhėsisė dhe
dredhisė sė keqe, por dredhia e keqe nuk godit
tjetėr vetėm ata qė kurdisėn.9
Edhe ata (jobesimtarėt) para tyre (idhujtarėve)
bėnė intrigė, po e gjithė intriga i ėshtė
nėnshtruar dėshirės sė Allahut, Ai e di se ēka
vepron secili njeri.10
A mos u siguruan ata prej ndėshkimit tė Allahut?
Nuk sigurohet kush prej frikės sė ndėshkimit tė
Allahut pos njerėzve tė humbur.11
Meditimi pėr kėto ajete dhe pėrsėritja e leximit
me vėmendje dhe seriozitet mbjell nė zemėr frikėn
pėr largimin nga mashtrimi (dredhia, hileja,
dinakėria, tinėzia, komploti, kurthet, intriga,
pabesia, ligėsia). Ajetet e bėjnė tė qartė
ndėshkimin mbi veprimin a trillimin qė bėhet pėr
tė mashtruar dikė. Ajetet sikur tė thonė: Mos
mashtro, ki kujdes! Muhamedi alejhi selam thotė:
Dredhia, mashtrimi dhe tradhtia janė nė zjarr.12
Kujdes, mos mendo tė tradhtosh, se do tė
tradhtohesh.
Shumė prej njerėzve qė po jetojnė nė kėtė botė
sillen me Allahun e Lartėsuar si hileqarė;
veprojnė me gruan e tyre me dinakėri; me babanė me
tinėzi; me drejtorin dhe shokun e punės me
mashtrim; me fqinjin dhe ata qė janė afėr tij me
ligėsi.
Mendon (i shkreti) se mund ta mashtrojė Allahun e
Lartėsuar (ti bėjė hile, tinėzi, etj.).
Ibni Xhevziu ka thėnė njė fjalė shumė tė
rėndėsishme: Dikush vazhdon tė bėjė mėkat, por
bėn edhe disa vepra tė mira. Pasha Allahun, kjo
padyshim qė ėshtė dredhi (ndaj Allahut).
Njėri caktoi takimin pėr tė takuar tė nesėrmen njė
vajzė. Rrinte ulur nė xhami para hatibit (ligjėruesit)
dhe mendonte pėr ditėn (kohėn) e takimit. Kėshtu
vazhdon nė mėkat. Vallė, a Allahun tėnd do tė
mashtrosh? E ha haramin (tė ndaluarėn) dhe ėshtė
njeri i ryshfetit, megjithatė fal namaz, jep
sadaka (ndihmon tė varfrit). A thua, kujt po i bėn
kurth?!
Tjetrin e sheh nė xhami duke bėrė istigfar (kėrkon
falje nga Allahu), ndėrsa nė xhep ka paketėn e
duhanit. Ai vazhdon kėshtu nė mėkat dhe thotė:
Allahu im mė fal!
I nderuar kė po mashtron?!
Edhe mė shqetėsuese ėshtė kur dėgjon dikė tė
shprehet e revoltuar duke thėnė: Pėr Zotin, nuk
do tė pendohem, e as nuk do ta fal namazin!
Nė vend qė tė thotė: Pendohem tek Allahu. Jo
mėkatit!, i hidhėruar thotė: Po, do tė jem me
mėkatin dhe jo me pendimin!
Ka dallim mes atij qė e bėn mėkatin, pastaj kėrkon
falje, kthehet tek Allahu, pendohet, i vendosur
pėr mos ta pėrsėritur dhe nė mes atij qė pėrgatit
kurthe. Po ashtu, ka dallim mes atij qė mėkaton pa
dijeni dhe pendohet dhe nė mes atij qė planifikon,
intrigon, insiston dhe vazhdon nė mėkat.
Duhet tė meditojmė pėr ajetet e lartpėrmendura. Ti
sheh dallimin nė mes atij i cili ėshtė i pėrfshirė
nė mėkat, i mundur nga epshi e njohja e cekėt dhe
nė mes atij i cili planifikon kurthe, kurdis
komplote, vėzhgon, pėrpiqet, hulumton tė dyshimtat
dhe paraqitet i verbėr ndaj rregullave. Pikėrisht
pėr kėtė edhe ndėshkimi (dėnimi) i hileqarit ėshtė
mė i rėndė sesa dėnimi i mėkatarit (i kufizuar nė
dije).
Atėherė, nėse tė them: Ti paraqitesh me disa vepra
tė mira dhe vazhdon me mėkate. Mos thuaj: Unė nuk
do tė falem, derisa tė largohem nga mėkatet. Pse
nuk largohesh nga mėkatet e tė vazhdosh tė falesh?
Allahu im! Pranoje pendimin e ēdo mėkatari
musliman!
Le tė mendojmė sė bashku pėr ngjarjen e banorėve
tė fshatit buzė detit, kur ata i bėnė dredhi
Allahut tė Lartėsuar dhe injoruan masat e
ndėshkimit, e pastaj u shndėrruan nė majmunė.
Allahu i Lartėsuar ka thėnė: Dhe pyeti ti
(Muhamed) pėr fshatin qė ishte nė breg tė detit
kur ata e shkelėn (thyen) rendin e tė
shtunės (qė e kishin tė ndaluar peshkimin).
Kur tė shtunėn e tyre peshqit (me shumicė)
u vinin para syve mbi ujė, e nė ditėn qė nuk
festonin nuk u vinin. Ja, kėshtu i sprovuam ata
ngase ishin mėkatarė.13
Pra, pyeti, o Muhamed, ēifutėt e Medinės pėr
lajmin e tė parėve tė tyre mbi ēėshtjen e njė
vendbanimi qė ishte buzė bregdetit. Ēfarė u bė me
ata pasi thyen urdhrin e Allahut dhe peshkuan
ditėn e shtunė? A nuk i deformoi (ua humbi formėn
e rregullt tė fytyrės e tė trupit) Allahu ata nė
majmunė dhe nė derra?
Shkelja e dispozitave (mėkati) nė ditėn e shtunė
ishte mė e lehtė se mėkatet e tjera, si vrasja e
Pejgamberėve, kėrkesa pėr tė parė Allahun, pėrulja
ndaj idhujve, adhurimi i viēit. Pa dyshim se
mėkati i ditės sė shtunė ishte mė i vogėl, por nga
mėkatet e tjera ata nuk u deformuan (nė majmunė
dhe derra). Kur shkelėn dispozitat e sė shtunės, u
ndėshkuan. Kjo tregon se ndėshkimi nuk ishte vetėm
pėr mėkatin, por pėr shkak tė dredhisė (mashtrimit)
tė tyre. Fejruzabadi ka thėnė: Mėkati i tyre
ishte mospėrfillja dhe pėrēmimi i Allahut.
Ata i hapėn gropat dhe i lėshuan rrjetat ditėn e
premte, kurse peshqit mbetėn nė gropa dhe nė
rrjeta tė shtunėn. Ata i shikonin peshqit dhe tė
dielėn e tėrhiqnin rrjetėn me peshq. Ata bėnė hile
kur lėshuan rrjetėn tė premten, ndėrsa ditėn e
shtunė i kishin futur duart nė xhepa dhe i
shikonin peshqit duke mbetur nė rrjetat e lėshuara
dhe thoshin: O Zot, shiko ne si jemi tė
dėgjueshėm ndaj Teje ditėn e shtunė, e ne nuk kemi
bėrė asgjė.
Ah, mjerė ata se si vepruan! Ah, mjerė ata si u
ndėshkuan!
Atėherė, nėse dėshiron tė arrish deri tek Allahu,
pendohu prej tė gjitha formave tė mashtrimit, tė
dredhisė, tė hiles, tė dinakėrisė, tė tinėzisė, tė
komplotit, tė kurtheve, tė intrigės, tė pabesisė,
tė ligėsisė.
Muhamed Husejn Jakub
Pėrktheu dhe pėrshtati:
Ulvi Fejzullahu
1.6.2007