Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Bilali, Allahu qoftė i kėnaqur me tė

Shokėt e tė Dėrguarit alejhi selam janė personalitetet mė tė shquara tė tėrė kohėrave dhe janė shumė mė superiorė se njerėzit e tjerė, me pėrjashtim tė tė Dėrguarve. Me veprat dhe arritjet e tyre, ata fituan kėnaqėsinė e tė Lartėsuarit si dhe kėnaqėsinė e tė Dėrguarit tė Tij.
Kur lexohet historia e jetės sė shokėve tė tė Dėrguarit alejhi selam, automatikisht ngjallet njė dėshirė e madhe pėr tė shkuar sipas modelit tė tyre dhe ndiejmė nxitje pėr ta pėrmirėsuar besimin tonė. Besojmė se kjo fe ka arritur deri te ne fillimisht me ndihmėn e Allahut dhe sė dyti edhe prej sakrificave tė kėtyre kolosėve, por pėrveēse ka ardhur, ajo ka ruajtur edhe autenticitetin e vet, ashtu siē ėshtė shpallur prej Allahut dhe prej tė Dashurit tė Tij. Pra, kėta janė yje, siē ka thėnė edhe i Dėrguari, paqja qoftė mbi tė, tė cilėt duhet tė na shėrbejnė si panoramė para se gjithash pėr tė jetuar dhe pėr ta jetėsuar atė mesazh, tė cilin secili prej nesh duhet ta konsiderojė se e ka njė pjesė pėrmbi supet e veta.
Mėnyra me tė cilėn kėta njerėz fisnikė e ēuan pėrpara lėvizjen islame, mundimet qė pėsuan duke pėrkrahur tė Dėrguarin e Allahut alejhi selam dhe entuziazmi qė kishin nė pėrhapjen e mesazhit islam pėrmbajnė njė mėsim tė kėndshėm pėr gjithė njerėzimin, e veēanėrisht pėr muslimanėt. Pikėrisht pėr kėtė, nėse fėmijėve tanė u prezantohet jeta e kėtyre pishtarėve ndriēues, apo vetėm fragmente nga jeta e tyre, do tė zhdukeshin mangėsitė e shumta tė shoqėrisė sonė aktuale.
Mari Kairabadi

Nė pėrgjithėsi, person i madh ėshtė ai i cili ka arsimim tė lartė, ose ai i cili ka pasuri tė madhe, ose ai i cili ka zyrė tė veēantė, ose ai i cili ka autoritet tė lartė e kėshtu me radhė. Ndėrkaq, nė Islam, arsimimi i lartė, raca, pasuria, familja e autoriteti i madh nuk janė argumente pėr fisnikėri dhe madhėshti. Nė Islam, mė fisnik dhe mė i madh konsiderohet ai i cili ėshtė mė besimtar. Me besim (devotshmėri) kėtu nėnkuptojmė frikėn qė duhet pasur kur nuk i bindemi Allahut tė Lartėsuar. Ky pohim nuk ėshtė vetėm njė e thėnė teorike, por duhet plotėsuar edhe ana praktike. Kohė mė parė ka pasur njerėz tė cilėt nuk dinin as tė lexonin e as tė shkruanin, as ishin tė parėt e fisit tė tyre, as kishin pasuri tė shumtė e as kishin zyrė tė veēantė, nuk kishin ndonjė autoritet nė bashkėsinė ku jetonin, por ata kishin besim tė fortė. Pėr kėtė shkak, ata gėzonin pozita tė larta nė Islam.
Bilali, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, ėshtė shembull mjaft i afėrt me kriteret e sipėrpėrmendura tė respektit dhe tė nderit. Ai kishte ngjyrė tė zezė. Nuk kishte as pasuri, as zyrė e as autoritet, por ishte thjesht njė skllav. Njė njeri i tillė nuk kishte pozitė nė shoqėri. Shitej e blihej si tė ishte artikull i thjeshtė ushqimor. Kafshėt mund tė iknin dhe kėshtu shpėtonin jetėn e tyre, por skllavi as qė guxonte tė bėnte njė hap pėr tė ikur, ngase do tė zihej menjėherė dhe do tė dėnohej pėr tentativėn pėr tė ikur.
Bilali, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, ishte ende skllav kur nėpėr rrugėt e Mekės filloi tė jehojė fjala e teuhidit tė Allahut. I Dėrguari alejhi selam bėri thirrje qė tė gjithė njerėzit tė liroheshin nga ēdo lloj skllavėrie. Konkretisht, ai tha: “Robėria ėshtė vetėm kundrejt Allahut. Ai na ka krijuar. Na ka favorizuar me ushqim dhe pije. Na ka pajisur me tė gjitha gjėrat e nevojshme pėr jetė. Prandaj, Zotėria ynė i vėrtetė ėshtė vetėm Ai. E gjithė ajo qė pėrputhet me Librin e Allahut tė Lartėsuar ėshtė e drejtė. Nėse dėshirat tona janė tė nėnshtruara ndaj urdhrave tė Fuqiplotit, ato meritojnė tė zbatohen, pėrndryshe jo. Nėse traditat dhe adetet tona janė tė drejtuara nga Libri i Tij, ato janė ta kapshme, pėrndryshe janė pa vlera. Nėse rregullat qė njė qenie njerėzore i vė ndaj njė qenieje njerėzore tjetėr janė nė pajtueshmėri me rregullat qė ka vėnė Allahu i Lartėsuar, atyre (rregullvėnėsve) bėn t’u bindemi, pėrndryshe jo.”
Ky predikim i tė Dėrguarit alejhi selam ishte aq i qartė e i thjeshtė, saqė tė gjithė e kuptuan, tė vegjlit e tė mėdhenjtė, tė bardhėt e tė zinjtė, tė pasurit e tė varfrit...
Mirėpo, kush do ta miratonte?
Disa, qė kishin njė shkėndijė tė vogėl humaniteti nė shpirtin e tyre, pasi e dėgjuan kėtė thirrje, filluan tė qajnė dhe thanė: “Muhamedi thotė tė vėrtetėn, prandaj gjithēka qė thotė ai ėshtė mesazh nga Allahu”. Nė anėn tjetėr, disa qė ishin mendjemėdhenj dhe kishin mentalitet kapitalist, tė cilit zotėronin edhe autoritetin e njerėzve qė kishin si pronė, nuk mundėn ta durojnė kėtė zė. Ata e pėrfytyronin se nėse do tė themelohej ndonjė rend i ri shoqėror, kishte shanse qė privilegji pėr t’i sunduar tė tjerėt t’u merrej. Ata gjithashtu skiconin plane me tėrė autoritetin dhe fuqinė e tyre pėr ta shpartalluar thirrjen e tė Dėrguarit alejhi selam, e cila ua thumboi veshėt. Rrjedhimisht, shumica i rrinin larg kėsaj thirrjeje. Pėrndryshe, kush provonte tė bėhej pjesė e saj, do tė torturohej, do tė rrihej, do tė burgosej, do tė shijonte uri tė gjatė e kėshtu me radhė. Babai ia kthente mendjen birit, vėllai e frenonte vėllanė, daja e pengonte nipin, zotėria e shtrėngonte robin e vet pėr tė mos e dėgjuar atė pėr tė cilėn Pejgamberi alejhi selam derdhte djersė. Megjithėkėtė, babai mund tė sillej nė mėnyrė tė butė me birin, ashtu edhe vėllai me vėllanė dhe daja me nipin, por zotėrisė nuk i dhimbsej aspak robi qė posedonte. Kėsaj shtrese njerėzish (skllevėrve) as qė u shkonte ndėrmend tė revoltoheshin.
Bilali, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, ishte skllavi i Umeje ibn Halefit – njeriut mė tė vrazhdė tė Mekės. Me tė dėgjuar ato fjalė tė Pejgamberit alejhi selam, Bilali nuk mundi tė pėrmbahej pa qarė dhe me ngashėrim tha: “Dėshmoj se s’ka zot tjetėr pos Allahut dhe dėshmoj se Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Tij”. Mirėpo, si mundet qė Umeje ibn Halefi tė tolerojė qė robi i tij t’i pėrkulet njė Zoti? Si pasojė, Bilali, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, e pagoi rėndė kėtė. Ai e torturoi atė aq shumė, saqė nėse detajohen ato tortura, shkaktohet rrėqethje. Ai e kapi dhe e shtriu nė rėrėn pėrvėluese e pastaj edhe nė qymyr tė ndezur. Me njė litar ai lidhi qafėn e ndershme Bilalit, ndėrsa ky i fundit edhe nė ato momente thoshte: “Ehad, Ehad!”
Pas njė kohe, pasi e torturoi me njė torturė tjetėr, duke ia kthyer kokėn mbrapsht dhe duke i vėnė nė shpinė njė gur tė rėndė, iu afrua tek veshi dhe i tha: “A ėshtė koha tani ta braktisėsh Zotin e Muhamedit?”, duke menduar se pas gjithė kėtyre mundimeve mizore, Bilali do tė tėrhiqej. Por, edhe pse e kishte humbur paksa vetėdijen nga torturat, ai thoshte “Ehad, Ehad!”. Ky njeri mizor e shihte se nuk kishte mundėsi ta bindte kėtė njeri tė devotshėm, por prapė nuk u dorėzua nė aksionin e vet, duke shpikur forma edhe mė neveritėse. Tėrė kėto i bėnte vetėm pėr ta shtrėnguar Bilalin qė tė thoshte se adhuronte Latin e Uzanė nė vend tė Zotit tė Muhamedit.
Sikur ato tortura t’u bėheshin gurėve, atyre do t’u prishej forma. Vetėm pamja tė shkaktonte dridhje trupore, e tė mos flasim pėr pėrjetimin e tyre. Madje edhe jobesimtarėve tė Mekės filloi t’u dhimbsej Bilali dhe i thanė: “O Bilal, sikur t’i kishe pėrsėritur fjalėt qė themi ne, do ta kishim detyruar zotėrinė tėnd tė t’i ndėrpresė torturat”, por muezini i mėvonshėm u tha: “Gjuha ime s’mund t’i pėrsėrisė ato fjalė qė thoni ju.”
Kur Bilali, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, e vėrtetoi kėmbėngulėsinė dhe durimin e tij, Allahu i Plotfuqishėm e largoi nga kjo gjendje. Ebu Bekri, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, ishte njeri shumė i kėndshėm, madje njė prej mė tė dalluarve tė Mekės. Edhe pse ishte i pasur, ai nuk kishte mentalitet kapitalisti. Ai kishte pėrqafuar Islamin. Ai ishte duke kaluar rrugės, kur befas dėgjoi klithmat e Bilalit. Kur e pa se nė ē’gjendje ndodhej ai, shkoi t’i ofronte ndihmė. E bėri njė marrėveshje me zotėrinė e tij qė ta blinte Bilalin, pasi dha njė shumė tė madhe tė hollash.
Ebu Bekri, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, e liroi Bilalin nga ato tortura, por tani Bilali pėsonte torturat tė cilave u nėnshtrohej e tėrė bashkėsia islame. Sidoqoftė, Bilali, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, shpėtoi nga qymyri i ndezur enkas pėr tė, ndėrsa sa i pėrket torturave tė pėrgjithshme tė muslimanėve, ata mė vonė do tė marrin urdhėr nga udhėrrėfyesi i tyre (Muhamedi alejhi selam) qė tė shpėrngulen prej Mekės nė Medinė vetėm pėr hir tė Allahut, duke mos marrė asgjė me vete.
Kur arritėn nė Medinė, puna e parė qė bėri i Dėrguari alejhi selam ishte vėllazėrimi i vendasve me tė ardhurit dhe Bilalin, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, e vėllazėroi me Abdullah ibn Revejhėn. Mes tyre u lidh njė dashuri vėllazėrore shumė e fortė. Nė kohėn kur Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, udhėhiqte muslimanėt, Bilali, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, ishte dėrguar nė njė ekspeditė nė Siri. Duke ecur i vjen dikush dhe e pyet: “Kush do ta marrė pagėn tėnde (pasi ti nuk do tė jesh kėtu)?” Bilali, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, duke bėrė me gisht nga Abdullah ibn Revejha, tha: “Ai, ngase lidhja qė ėshtė bėrė mes nesh nga i Dėrguari i Allahut asnjėherė nuk do tė prishet.”
Gjithashtu, prej punėve tė para qė Muhamedi alejhi selam bėri me muslimanėt ishte edhe ndėrtimi i xhamisė. Bilalit, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, i ishte dorėzuar detyra pėr tė thirrur ezanin pesė herė nė ditė. Kėshtu, gjuhės qė refuzonte tė lėvizte pėr tė respektuar idhuj, tani i erdhi koha tė lėvizte pėr fjalėt hyjnore. Allahu i Lartėsuar qe bujar qė i mundėsoi Bilalit, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, tė ketė zė tė lartė dhe melodik. Ata tė cilėt nuk e kishin shijuar ėmbėlsinė e Islamit, magjepseshin kur e dėgjonin Bilalin, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, duke e thirrur ezanin me atė zė tė kėndshėm. Burrat e linin punėn e tyre, gratė dilnin nga shtėpitė, fėmijėt e ndalnin lojėn – tė gjithė pėr t’u mbledhur nė xhami e pėr tė qėndruar krah pėr krahu pėr tė adhuruar Allahun.
Bilali, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, nuk ishte vetėm muezin i Pejgamberit alejhi selam, por edhe shok i ngushtė e besnik i tij. Ai thuajse gjithmonė ishte me tė Dėrguarin, paqja qoftė mbi tė, madje kur ecnin bashkė, Bilali, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, ecte me ritėm pak mė tė shpejtė se Pejgamberi alejhi selam dhe pėrveē kėsaj mbante edhe njė shtizė nė dorė (nė rast tė ndonjė sulmi qė ndokush mund t’i bėnte tė Dėrguarit alejhi selam. sh.p.). Kur Muhamedi alejhi selam hyri nė Qabe, pas ēlirimit tė Mekės, Bilali, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, gėzonte privilegjin pėr ta shoqėruar atė. Ai gjithashtu mbikėqyrte edhe punėt shtėpiake tė tė Dėrguarit, paqja qoftė mbi tė. Gjithmonė ishte me tė (Pejgamberin alejhi selam) nė ekspeditat ushtarake. Nė luftėn e Bedrit, Bilali vrau Umeje ibn Halefin – njėrin prej armiqve mė tė mėdhenj tė Islamit e njėkohėsisht edhe torturuesin e tij tė dikurshėm.
Bilali, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, tėrė jetėn e tij ndoqi hapat e tė Dėrguarit tonė. Me kalimin e kohės, ai gradohej nė shkalla tė larta nė radhėt e shoqėrisė dhe si rrjedhojė shumė familje tė ngritura e tė ndershme donin tė jepnin vajzėn e tyre pėr t’u martuar me Bilalin e ndershėm. Ai zgjodhi tė martohej me njė vajzė prej familjes sė Ebu Derdasė, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, dhe vetė Pejgamberi alejhi selam mori pjesė nė atė ceremoni. E tėrė familja (e vajzės) ishte krenare qė kishin lidhur miqėsi bashkėshortore me Bilalin, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, i cili pėr nga lėkura ishte i zi, pėr nga pasuria ishte i varfėr, megjithatė pėr nga kėmbėngulėsia ishte i ngurrtė si metali.
Bilali, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, ndjente kėnaqėsi tė madhe duke ia dhėnė vetveten Allahut dhe duke iu bindur tė Dėrguarit tė Tij. E ky i fundit kurrė nuk ia prishte qejfin Bilalit. Njė ditė, Pejgamberi alejhi selam duke ecur me muslimanėt e tjerė, erdhi nata. Bilalit, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, i pėlqeu njė vend ku do tė mundnin ta kalonin dhe i propozoi Pejgamberit alejhi selam tė ndaleshin dhe tė pushonin nė atė vend. Pejgamberi alejhi selam tha: “Kam frikė se do tė na kaplojė ndonjė gjumė i rėndė dhe nuk do tė mund tė zgjohemi pėr tė falur namazin e sabahut”. Megjithatė, Bilali, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, kishte besim tė madh nė vetvete se mund tė zgjohej nė ēdo pjesė tė natės. Kėshtu, ai e mori pėrgjegjėsinė pėr t’i zgjuar edhe tė tjerėt. Kur ata i kapi gjumi, Bilali, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, filloi tė falet, mirėpo papritmas edhe atė e kaploi gjumi. Mė vonė, atė dhe tė tjerėt i zgjoi Pejgamberi alejhi selam dhe iu drejtua atij: “O Bilal, si ėshtė puna me pėrgjegjėsinė qė more mbi vete?” Ai ia ktheu: “O i Dėrguari i Allahut, asnjėherė mė parė nuk kam qenė neglizhues ndaj detyrės sime!” Pas kėsaj, Pejgamberi alejhi selam i tha: “S’ka dilemė se ėshtė ashtu! E, tani thirre ezanin, qė tė mblidhen njerėzit pėr tė falur namazin e sabahut!”
Kjo tregon se ēfarė pozite gėzonte Bilali, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, te Pejgamberi, paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė. Nė vijim vlen tė ceket edhe pozita e tij te kalifėt e parė.
Udhėheqėsi i parė i muslimanėve, Ebu Bekri, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, asnjėherė nuk qėndronte larg Bilalit, Allahu qoftė gjithmonė i kėnaqur nga ai. Njė ditė ai i tha Ebu Bekrit: E kam dėgjuar Pejgamberin alejhi selam tė thotė se gjėja mė e mirė qė mund tė bėjė njė musliman ėshtė tė luftojė nė rrugė tė Allahut. Kėshtu qė unė dėshiroj qė tėrė pjesa tjetėr e jetės sime tė jetė nė luftė nė rrugė tė Tij.” Ebu Bekri, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, ia ktheu: “O Bilal, pash Allahun, a do tė mė lėsh vetėm nė moshėn time tė vjetėr?” Kur i dėgjoi kėto fjalė, iu desh tė insistonte mė tepėr.
Kur Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, u zgjodh kalif, Bilali, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, pėrsėri kėrkonte leje pėr tė shkuar nė xhihad. Edhe ky dėshironte ta ndalte Bilalin, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, pėr tė shkuar, por nuk arriti ta bindte qė tė qėndronte nė Medinė. Kėshtu, Bilali, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, iu bashkua turmės qė nisej nė ekspeditė pėr nė Siri. Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, thoshte: “Ebu Bekri, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, mė parė ishte udhėheqėsi ynė dhe ai e ka lejuar kėtė (Bilalin) tė shkojė nė xhihad.”
Njė herė, gjithashtu nė kohėn kur Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, ishte udhėheqės, ai (Omeri) ishte ulur me besimtarėt e tjerė dhe po bisedonin. Tema e asaj bisede ishte qė ēdo i pranishėm tė thoshte se cila ishte dėshira mė e madhe e secilit njeri pėr vete. Njėri prej tyre tha: “Kam dėshirė qė Allahu i Lartėsuar tė mė dhurojė ar sa kodra e Uhudit, kėshtu qė tė jap prej asaj sasie nė emėr tė Tij dhe ta arrij kėnaqėsinė e Tij”. Njė tjetėr tha: “Dėshira ime ėshtė qė tė kem disa robėresha e tė gjitha kėto t’i liroj, kėshtu qė ta arrij kėnaqėsinė e Allahut tė Lartėsuar”. Disa tė tjerė njėzėri thoshin se dėshironin tė vdisnin si martirė e tė fitojnė shtėpi nė kopshtet e pafundme tė xhenetit. Kur i erdhi radha vetė Omerit, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, tė shprehet, ai tha: “Unė dėshiroj qė Allahu gjithmonė ta mbushė kėtė shtėpi me njerėz si Bilali, Selman el-Farisiu, Kubabi e Suhejbi e unė tė jem afėr tyre!” Kjo tregon se ēfarė respekti gėzonte Bilali nė sytė e Omerit, i Larti qoftė i kėnaqur me tė dy.
Ēdo kėshilltar qė propozohej nga Bilali, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, si pėr Pejgamberin alejhi selam ashtu edhe pėr dy kalifėt e parė (meqė nė atė kohė ka vdekur, e nuk e ka arritur tė tretin), pranohej pa e bėrė mendjen dysh. Ai njėherė kishte kėrkuar qė njė i/e devotshėm/shme nga njė shtresė e ulėt tė martohej me njė anėtar/e tė njė familjeje me pozitė tė lartė nė Medinė dhe kjo kėrkesė ishte pranuar (nuk ėshtė cekur as e emri e as gjinia e asnjėrit. sh.p.). Ai nuk jepte mėsime rreth ēėshtjeve tė fesė. Ai thoshte: “Unė jam vetėm njė zezak, qė deri vonė ka qenė skllav i thjeshtė.”
“O njerėzit e mi” – porosiste ai – “besojeni Allahun e tė Dėrguarin e Tij, merrni pjesė nė xhihad dhe kryejeni haxhin si duhet!”
Pak para vdekjes, ai e kishte parė nė ėndėrr Pejgamberin alejhi selam, i cili i kishte thėnė: “O Bilal! Edhe sa do tė jesh nė kėtė jetė kaluese? Edhe sa ka mbetur qė tė takohemi pėrsėri?” Kur ishte zgjuar, kishte pėrjetuar emocione tė mėdha nga ajo ėndėrr. Bilali ka jetuar nė njė qytet tė Sirisė. Nė periudhėn e fundit tė jetės sė tij shkoi nė Medinė pėr tė parė se a ishin marrėdhėniet mes muslimanėve tė mira. E, ashtu qe.
Bilali vdiq nė Damask dhe aty u varros.
Allahu i Lartėsuar qoftė i kėnaqur me Bilalin, me pjesėtarėt e lutjes sė Omerit dhe me gjithė muslimanėt e mėparshėm e tė tanishėm kudo qė janė nė botė, tė cilėt dėshmojnė se s’ka zot tjetėr pėrveē tė Lartėsuarit!


Pėrktheu nga anglishtja: Arsim Jonuzi
Burimi: www.prophetmuhammadforall.org
14.9.2007

                                                      www.klubikulturor.com