Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Tubimi i Kuranit nė kohėn e Ebu Bekėr Es-Sidikut, Allahu qoftė i kėnaqur me tė

Pėrderisa Muhamedi salallahu alejhi ue selem ishte gjallė, Kurani nuk ishte tubuar gjatė jetės sė tij i shkruar nė njė vend, por ishte i shpėrndarė nė pllaka tė ndryshme si dhe nė mjete tė ndryshme tė shkrimit, ashtu qė nuk ishte nevoja pėr tubimin e Kuranit nė njė vend gjatė jetės sė Muhamedit salallahu alejhi ue selem.
E pasi Ebu Bekėr es-Sidiku, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, u bė kalif i muslimanėve, u paraqiten disa shkaqe pėr tubimin e Kuranit nė njė vend. Shkaku mė i rėndėsishėm ishte qė Muhamedi salallahu alejhi ue selem ishte ngritur nė shoqėrinė e tė Lartėsuarit dhe shpallja ishte ndėrprerė. Kjo ishte fatkeqėsi e madhe pėr umetin dhe kjo u bė shkaku kryesor pėr tubimin e Kuranit nė njė vend.
E pastaj ndodhi fatkeqėsia e madhe nė Jemame, nė tė cilėn humbėn jetėn njė numėr i madh sahabėsh, ndėr tė cilėt shumė hafėzė, gjė e cila e detyroi Omerin qė tė shkonte tek Ebu Bekri dhe tė kėrkonte prej tij qė ta tubojė Kuranin dhe ta shkruajė nė njė vend qė tė mos humbė Kurani me vdekjen e hafėzėve. Kėshtu veproi Ebu Bekri, pasi fillimisht ishte nė dilemė se si ta bėnte njė veprim tė tillė, qė Muhamedi salallahu alejhi ue selem nuk kishte bėrė.

E pa dyshim se ndodhia e Jemames ishte shkaku kryesor nxitės pėr tubimin e Kuranit si dhe shkrimin e tij nė njė vend, qė nė gjuhėn arabe quhet musaf. Na jep tė kuptojmė nga tė gjitha transmetimet se ai i pari i cili urdhėroi pėr tubimin e Kuranit nga sahabėt ishte Ebu Bekri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, nga njė prezantim e konsultim nga Omeri, kurse ai i cili u obligua me kėtė punė gjigante tubimin e Kuranit ishte Zejdi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ku ai na tregon pėr fillimin e kėsaj ndodhie. Nė transmetimin qė shėnon Buhariu thotė: “Pas luftės nė Jemame, mė thirri Ebu Bekri, kur hyra tek ai, aty kishte qenė ulur Umeri. Ebu Bekri mė tha: “Erdhi tek unė Umeri e mė tha Lufta ka marrė pėrmasa tė gjera me vrasjen e hafėzėve. Kam frikė se lufta do tė vazhdojė dhe nė ēdo vend do tė humbim ende hafėzė tė tillė. Unė jam i mendimit qė tė urdhėrosh tė tubohet Kurani!” Unė i thashė: “Si tė bėj atė qė nuk bėri Pejgamberi?” Umeri mė tha: “Kjo ėshtė nė dobi!” Ma pėrsėriti disa herė derisa edhe mua m’u mbush mendja ashtu si Umerit !” E mė tha Ebu Bekri: “Ti je i ri, je i zgjuar, te ti nuk kemi dyshim, ti shkruaje shpalljen e Pejgamberit, ti fillo dhe tuboje Kuranin!”

Shumica e ulemave thonė se Ebu Bekr es-Sidikut i takon njė vlerė e veēantė pėr tubimin e Kuranit, pasi ishte i pari i nga sahabėt qė urdhėroi tė tubohet Kurani nė atė mėnyrė aq precize duke urdhėruar qė tė tubohet Kurani nga tė gjitha kopjet qė ishin tek sahabėt pėr shkak se derisa filloi Ebi Bekri ta tubojė Kuranin nė mėnyrė masive nga tė gjithė sahabėt, deri atėherė tė gjithat shkrimet e Kuranit ishin individuale, mu pėr atė ky tubim kishte njė rėndėsi tė veēantė nė historinė islame e po ashtu pėr vlerėn e mbėrritjes shkallėn tevatur (grup njerėzish qė ėshtė e pamundur tė bashkohen nė gėnjeshtėr) si dhe rėnia dakord e gjithė sahabėve nė atė tubim e shumė cilėsi tė veēanta qė kishte tubimi i Ebu Bekrit.

Ėshtė diēka e natyrshme, vėlla i nderuar, qė tė pyesėsh se pėr ēfarė arsyeje Ebu Bekri e zgjodhi Zejdin si njeriun me meritė mė tė madhe pėr tubimin e Kuranit nga tė gjithė sahabėt. Pėrgjigjja ėshtė pėr njė varg shkaqesh si vijojnė:

• Pėr shkak se ishte njė sahabi i ri dhe kjo ishte njė pėrparėsi pėr tubimin e Kuranit, gjithashtu ai qė ėshtė i ri nuk ngutet qė tė vendosė vetė pėr njė ēėshtje e po ashtu e pranon kėshillėn mė lehtė nga tė tjerėt.

• E po ashtu Zejdi ishte njė sahabi shumė i menēur e kjo ishte gjithashtu njė pėrparėsi e veēantė pėr kėtė autorizim.

• Po ashtu Zejdi ishte ndėr ata sahabė qė patėn nderin qė tė shkruajnė shpalljen e Kuranit gjatė zbritjes sė tij, ashtu qė pati rastin tė dėshmojė tė gjitha llojet e zbritjes sė Kuranit, rast i cili iu dha njė numri shumė tė vogėl nga sahabėt e ai shkrim mbeti si leximi i Kuranit qė e lexonin sahabėt derisa vdiq Muhamedi salallahu alejhi ue selem.

• Ish njeri shumė besnik, nuk kishte fije dyshimi nė besnikėrinė e tij e gjithashtu ishte i pėrqendruar nė fe.

• Ishte nga hafėzėt e Kuranit tė Madhėruar qė e dinte pėrmendėsh me pėrpikėri e po ashtu ai pati nderin qė Kuranin e mėsoi pėrmendėsh ashtu siē ia paraqiti Muhamedi salallahu alejhi ue selem e na transmeton se ai ishte prezent nė shpalljen e fundit tė Kuranit. Thotė Ebu Abdurrahman eSulemi: “Zejd bin Thabiti ia ka lexuar Kuranin tė Dėrguarit salallahu alejhi ue selem nė vitin qė vdiq dy herė e mu pėr kėtė shkak Ebu Bekri dhe Omeri e zgjodhėn pėr tubimin e Kuranit, ndėrsa Uthmani e autorizoi pėr shkrimin e Kuranit.

E filloi Zejdi tubimin e Kuranit nga lėvoret e drunjve, eshtrat, lėkurat dhe nga gjokset e njerėzve nėn pėrcjelljen dhe kujdesin e Ebu Bekrit dhe Omerit si dhe shumė nga sahabėt mė tė dalluar. Urve ibn Zubejri thotė: “Kur humbėn jetėn shumė nga hafėzėt e Kuranit nė Jemame, Ebu Bekri pati drojėn se po humb Kurani dhe i tha Omerit dhe Zejd Bin Thabitit tė ulen nė derė tė xhamisė e kush t’ju vijė me dy dėshmitarė pėr ndonjė pjesė tė Kuranit, shėnojeni atė. Ibn Haxheri thotė se transmetuesit e kėtij hadithi janė tė vėrtetė, edhe pse ka ndėrprerje nė zinxhir.
Me angazhimin e sahabėve nė tubimin e Kuranit mori formėn ky tubim si Ixhma Sahabe, ashtu qė ranė dakord sahabėt nė tubimin e Kuranit nė kėtė mėnyrė si dhe gjeti pranimin nga i gjithė umeti, duke u tubuar Kurani nė metodėn mė tė mirė e mė tė pėrsosur. E pėrfundojmė kėtė punim me njė fjalė tė Aliut, i cili thotė: “Allahu e mėshiroftė Ebu Bekrin. Ka qenė njeri me shpėrblimin mė tė madh pėr tubimin e Kuranit. Ai ėshtė i pari i cili tuboi Kuranin qė ishte i shpėrndarė nė pllaka tė ndryshme.” Ibn Haxheri thotė: “Kur shikojmė se ēfarė shėrbimi i bėri Ebu Bekri tubimit tė Kuranit, biem nė pėrfundim se Ebu Bekrit i takon nderi mė i madh e sa pėr ilustrim tė kėtij shembulli mund tė cekim hadithin e Muhamedit salallahu alejhi ue selem, qė thotė: “Kush bėn njė punė tė mirė nė Islam (qė ka bazė fetare nė tė) e tė tjerėt e pasojnė, do tė ketė shpėrblimin e saj si dhe shpėrblimin e tė tjerėve (duke mos ua pakėsuar atyre shpėrblimin) deri nė Ditėn e Kiametit.” (Muslimi)
E pastaj thotė se nuk ndodh qė dikush ta tubojė Kuranin pas tij pėrveēse do ta ketė Ebu Bekri shpėrblimin si shpėrblimin e tij deri nė Ditėn e Kiametit.

E kėshtu pra Allahu bėri qė gjeneratė pas gjenerate tė ketė njerėz qė mėsojnė Kuranin pėrmendėsh dhe e ruajnė atė edhe nga devijimet mė tė vogla, si vėrtetim i fjalės sė Allahut nė Kuran: “Ne me madhėrinė Tonė e shpallėm Kuranin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtės tė tij.” (Hixhėr: 9)

Ebu Bekri ishte njeriu i parė prej atyre qė Allahu i zgjodhi pėr kėtė punė tė shenjtė. Allahu e shpėrbleftė me shpėrblimin mė tė mirė pėr kėtė shėrbim qė ia bėri Islamit dhe muslimanėve! E lusim Allahun qė tė na bashkojė ne me tė nė xhenetet mė tė mira, ngase Allahu ėshtė ai qė i dėgjon lutjet e besimtarėve dhe u pėrgjigjet atyre.

 

Pėrktheu nga arabishtja: Hevzi Kadriu
7.6.2009

                                                      www.klubikulturor.com