Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

PĖRULĖSIA
(mes dobive mjekėsore dhe psikologjike)

Falėnderimi i takon Zotit tė botėve, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi mė tė nderuarin e tė Dėrguarve, Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokėt e tij.
الخشوع – El-hushuė do tė thotė ulje, pėrkulje, nėnshtrim, pėrulje, qetėsi, rehati, paqe, prehje, ēlodhje, heshtje.

Ibni Tejmije thotė: “El-hushuė” (pėrulėsia) ka dy kuptime:

1. Pėrulje dhe poshtėrim; 2. Heshtje dhe qetėsi.

Pėrulėsia e zemrės pėrfshin adhurimin e Allahut dhe kėnaqėsinė e Tij. Ndėrsa pėrulėsia e trupit ėshtė me varėsinė e zemrės.

Dijetarėt a kanė pėrkufizuar “El-hushuin”, pėrulėsinė, me disa pėrkufizime:
”Frika nga Allahu i Lartėsuar e cila ėshtė nė zemėr dhe duket edhe nė gjymtyrė.”
“Heshtja dhe qetėsia, dinjiteti dhe pėrulėsia qė mbartin, pėrmbajnė frikėn ndaj Allahut tė Lartėsuar dhe mbikėqyrjen e Tij.”
“Zgjimi dhe ngritja e zemrės para Allahut me nėnshtrim dhe pėrulje.”

Tė nderuar lexues!

Nė vazhdim do tė kujtojmė disa ajeti qė flasin mbi pėrulėsinė.
“Me tė vėrtetė, janė tė shpėtuar besimtarėt, tė cilėt janė tė pėrulur nė namazin e tyre...” (Muminun, 1-2)

“Me tė vėrtetė qė pėr muslimanėt dhe muslimanet, besimtarėt dhe besimtaret, tė bindurit ndaj Allahut dhe tė bindurat ndaj Allahut, tė drejtėt (tė sinqertėt) dhe tė drejtat (tė sinqertat), duruesit dhe durueset, tė pėrulurit dhe tė pėrulurat, mirėbėrėsit dhe mirėbėrėset, agjėruesit dhe agjėrueset, ruajtėsit e nderit dhe ruajtėset e nderit, pėrkujtuesit e Allahut vazhdimisht dhe pėrkujtueset, pra, pėr tė gjithė kėta Allahu ka pėrgatitur falje dhe shpėrblim tė madh.” (Ahzab, 35)

“Me tė vėrtetė, ata nxitonin pėr vepra tė mira dhe Na luteshin, me shpresė e frikė dhe ishin tė pėrulur ndaj Nesh.” (Enbija, 90)

“Sikur kėtė Kuran t’ia shpallnim ndonjė mali, ti do ta shihje atė (mal) tė pėrulur dhe tė copėtuar nga frika e Allahut. Shembuj tė tillė Ne ua japim njerėzve, qė ata tė meditojnė.” (Hashėr, 21)


Nė vazhdim do t’ju sjell njė punim i cili flet mbi arritjet shkencore shumėvjeēare qė flasin se si ky adhurim ka edhe dobi tė shumta shkencore.
Tani pyetja e cila mund tė bėhet ėshtė:
“El-hushui”, pėrulėsia, a ėshtė thjesht vetėm adhurim (ibadet) apo ka edhe dobi dhe vlera tė tjera?
Shkencėtarėt pas njė studimi empirik kanė arritur nėpėrmjet asaj qė quhet “meditim” tė zbulojnė edhe shumė dobi tė pėrulėsisė, tė cilat po i rrumbullakojmė nė vijim:
“pėrulėsia”
1. Redukton konsumimin e oksigjenit dhe trupi pėrjeton lehtėsi ideale.
2. Stabilizon frymėmarrjen, qė ndikon pėr tė pėrjetuar ēlodhjen.
3. Pėrmirėson qarkullimin e gjakut dhe stabilizon zemrėn.
4. Praktika e pėrulėsisė ėshtė shumė e dobishme pėr ata qė vuajnė nga neveritja kronike nervore.
5. Bėn uljen e sulmeve tė ankthit dhe rrit optimizmin dhe shpresėn.
6. Zvogėlon tensionin e muskujve dhe relakson muskujt.
7. Ndihmon nė shėrimin e sėmundjeve tė zemrės, sidomos vdekjen e papritur.
8. Ndihmon kurimin e disa sėmundjeve kronike si alergjitė, artritet (pezmatimin e kyēeve).
9. Forcon sistemin imunitar, i cili ndihmon rezistimin ndaj sėmundjeve.
10. I dhuron njeriut forcė, vetėbesim, paqe dhe qetėsi.
11. Pėrulėsia ėshtė njė praktikė pėr humbjen e peshės.
12. Pengon degjenerimin e qelizave, qė ēon drejt zgjatjes sė jetės dhe vonon plakjen (me lejen e Allahut tė Lartėsuar.)
13. Praktikimi i pėrulėsisė shėron dhimbjet, gjithashtu edhe ato kronike i kontrollon dhe i zbut.
14. Pėrulėsia shėron migrenėn (dhembja e pjesshme e kokės).
15. Ndihmon shėrimin e astmės.
16. Pėrmirėson aktivitetin elektrik tė trurit dhe ngre energjinė (forcėn) e trupit.
17. I dhuron njeriut vetėbesim nė vetvete.
18. Shėron frikėn dhe disa shqetėsime psikologjike.
19. Ndihmon pėrqendrimin dhe kontrollon kapacitetin mendor.
20. Ndihmon nė ngritjen e nivelit tė mėsimit, tė kuptuarit dhe kujtesėn.
21. Pėrulėsia ėshtė mėnyra e vetme pėr tė fituar tė menduarit kreativ.
22. Pėrulėsia ndihmon stabilizimin emocional.
23. Mirėmban dhe riparon qelizat e trurit.
24. Ēon nė riparimin e marrėdhėnieve me tė tjerėt.
25. Ndihmon lėnien pas dore tė ēėshtjeve tė parėndėsishme.
26. Ndihmon rritjen e prodhimit nė punė.
27. Zhvillon forcėn e dėshirės dhe pastron personalitetin prej problemeve psikologjike.
28. Pėrmirėson punėn e trurit dhe ndihmon marrjen e vendimeve tė drejta.
29. Zvogėlon agresivitetin te njerėz me tendenca agresive.
30. Ndihmon largimin e “sėmundjes duhan”.
31. Ofron gjumė mė tė rehatshėm dhe pėrmirėson ērregullimet nė gjumė.
32. Shton ndjenjėn e pėrgjegjėsisė.
33. Zhvilloni aftėsitė e dėgjimit dhe ndėrveprimin me tė tjerėt dhe fiton besimin e tyre.
34. Pėrulėsia dhuron mundėsinė pėr tė pėrballuar vėshtirėsitė me qetėsi.
35. E bėn njeriun mė tė balancuar nė jetėn e tij shoqėrore.
36. I dhuron mendjes aftėsinė pėr t’i zgjidhur problemet, sidomos kur janė mė shumė se njė.
37. Pėrmirėson marrėdhėniet nė mes trurit dhe zemrės, shpirtit dhe frymės.
38. Rrit ndjenjėn e dhėnies, dashurisė dhe mirėsisė.
39. Ndihmon pėrshtatjen nė rrethana tė ndryshme, sidomos nė realitetin ku jetojmė.
40. Sė fundi, pėrulėsia ėshtė ilaē falas, qė nuk tė kushton mė shumė se disa minuta, qė pėr ēdo ditė tė ulesh me Librin e Allahut, tė mendosh, tė meditosh. Kėshtu mund tė shtosh dozėn e pėruljes edhe mė shumė.
“Allahu ka shpallur Fjalėn mė tė bukur (Kuranin) nė formėn e njė libri, pjesėt e tė cilit i ngjasojnė njėra-tjetrės dhe pėrsėriten. Prej tij u rrėqethet lėkura atyre qė i frikėsohen Zotit tė tyre e, mandej qetėsohen lėkura dhe zemrat e tyre, kur pėrmendet Allahu.” (Zumer, 23)
Kėto janė argumente dhe fakte pėr ata qė mendojnė, logjikojnė.

 

Pėrgatiti dhe pėrktheu: Ulvi Fejzullahu
27.9.2009
 

Referencat
• Kurani i madhėrishėm. Pėrktheu kuptimet e tij nga gjuha arabe: Prof. Hasan I. Nahi. Botimi i katėrt, 2006.
• http://www.kaheel7.com/modules.php?name=News&file=article&sid=1170
• http://www.alnoor-world.com/quran/

                                                      www.klubikulturor.com