Falėnderimet dhe lėvdatat e shumta i takojnė vetėm
Allahut, Krijuesit tė botėve, tė Gjithėfuqishmit, tė
Gjithėpushtetshmit, i Cili e meriton mė shumė adhurimin.
Pėrshėndetjet mė tė sinqerta ia dėrgojmė krijesės mė tė
zgjedhur tė njerėzisė, Pejgamberit tė fundit, Muhamedit
alejhi selam, familjes sė tij tė dashur, shokėve tė tij
tė nderuar dhe mbarė xhematlive, tė cilėt do ta ndjekin
rrugėn e tij deri nė Ditėn e Fundit.
Besimtarė tė nderuar!
Pasi gjendemi nė njė shoqėri nė tė cilėn rendi familjar
ėshtė prishur, ėshtė shkatėrruar aq shumė, saqė nuk i ka
mbetur asnjė anė pozitive, pashė tė udhės qė t'i shkruaj
disa fjalė pėr familjen dhe ruajtjen e saj.
Allahu i Plotfuqishėm kur flet pėr familjen, fillimisht
na thėrret duke thėnė; "O ju qė besuat, ruajeni veten
dhe familjen tuaj prej njė zjarri, lėndė djegėse e tė
cilit janė njerėzit dhe gurėt. (Tahrim, 6)
Edhe i Dėrguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam, thotė:
"Allahu i Lartėsuar do ta pyesė ēdo pėrgjegjės pėr
tufėn qė e ka pasur nėn pėrgjegjėsinė e tij, a e ka
ruajtur ashtu si duhet, apo e ka humbur, saqė do pyetet
njeriu pėr anėtarėt e shtėpisė sė tij." (Transmeton
Ibn Hibbani)
Meqė ruajtja e familjes qenka urdhėr hyjnor, thirrje nga
Allahu i Madhėruar dhe radhitet menjėherė pas ruajtjes
sė vetvetes, na jep tė kuptojmė se familja ėshtė trungu
i shoqėrisė, ndaj dhe ka nevojė imediate pėr mbikėqyrje,
ruajtje nga haramet, dėmet, mėkatet e mėdha, nė mėnyrė
qė t'i ikim zjarrit tė pėrmendur nė Kuran, lėndė djegėse
e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt.
Gjithashtu, edhe hadithi i Muhamedit alejhi selam na
mėson se, secili prind do tė pėrgjigjet Ditėn e Gjykimit
pėr fėmijėt e tij, respektivisht pėr familjen e tij, se
si i ka rritur, si i ka edukuar, etj., kjo nuk ėshtė
diēka e thjeshtė qė duhet lėnė pas dore, siē ndodh me
ne.
Tė nderuar vėllezėr besimtarė!
Ndėrtimi, edukimi dhe ruajtja e familjes ėshtė njė rrugė
e gjatė dhe e mundimshme, pėrplot sprova. Sigurisht qė
pėr kėtė temė ndoshta ėshtė folur edhe mė parė, por
nisur nga qėllimi i mirė, qė t'u pėrkujtojmė prindėrve
se prej kur fillon ndėrtimi i familjes sė shėndoshė, ne
kemi pėrgatitur disa pika tė rėndėsishme.
Zgjedhja e gruas sė mirė: Pėr kėtė, Allahu i Madhėrishėm
nė suren Nur, ajeti 32, thotė: "Dhe martoni tė
pamartuarit dhe robėrit e robėreshat qė janė tė ndershėm
dhe tė ndershme. Nėse janė tė varfėr, Allahu i begaton
nga mirėsitė e Tij. Allahu ėshtė Bujar i Madh, i
Gjithėdijshėm."
Gjithashtu, kur kemi tė bėjmė me zgjedhjen e gruas,
Muhamedi alejhi selam, na ka mėsuar se gruaja duhet t'i
plotėsojė disa kushte, si vijon hadithi: "Gruaja
martohet pėr katėr gjėra; pėr pasurinė e saj, pėr
ndershmėrinė e saj (se i takon njė familje tė ndershme),
pėr bukurinė e saj dhe pėr fenė e saj, zgjidhe atė qė ka
fe, tė lumshin duart. (Kėtė hadith e transmeton
Buhariu dhe Muslimi.)
Nėse ndalemi vetėm pak te ajeti kuranor, ku thotė se
Nėse janė tė varfėr, Allahu i begaton nga mirėsitė e
Tij' dhe mė pas kur lexojmė pjesėn e fundit tė hadithit
tė Muhamedit a.s. 'zgjidhe atė qė ka fe, tė lumshin
duart', shohim se vėrtet Allahu e shton bereqetin kur
ata dy vetė kanė vendosur tė martohen. E, mbi tė gjitha,
kur burri ka zgjedhur njė grua fetare, e cila ia ka
frikėn Allahut, kjo ėshtė e mira e tė gjitha tė mirave.
Pėr ta ndėrtuar njė familje tė shėndoshė islame,
kėrkohet qė nė atė shtėpi tė pėrmendet Emri i Allahut,
tė falet namaz, tė jetė njė shtėpi ku adhurohet Allahu i
Madhėrishėm e jo vend i pėrgojimit, vend i ēajit e i
kafes.
Pejgamberi a.s. thotė: "Shembulli i shtėpisė nė tė
cilėn pėrmendet Allahu dhe i shtėpisė nė tė cilėn nuk
pėrmendet Allahu, ėshtė sikurse shembulli i tė gjallit
dhe tė vdekurit."
Tė jemi tė sinqertė me Allahun nė ēdo punė dhe vepėr qė
punojmė, e veēmas kur Allahu tė na begatojė me fėmijė,
kėtu fillon rruga mė e mundimshme pėr njė edukim tė
mirėfilltė. Prindėrit janė tė obliguar qė t'i kushtojnė
rėndėsi tė veēantė fėmijėve, duke iu ofruar atyre kushte
tė volitshme pėr mėsim, edukim fetar, planprogram ditor,
fjala vjen; sa orė tė lexojė, sa tė luaj, sa tė flejė,
sa sure tė mėsojė brenda javės, etj.
Unė kam hasur nė shumė polemika me njerėz, tė cilėt
edukimin e fėmijėve e pėrmbyllin me blerjen e librave
dhe veshmbathjes.
Fėmijėve apo anėtarėve tė familjes u duhen mėsuar
rregullat islame, urdhėrimi pėr tė mirė dhe ndalimi nga
tė kėqijat. Kėtė e them gjithnjė duke u mbėshtetur nė
ajetin qė pėrmendėm pak mė parė: "O ju qė besuat,
ruajeni veten dhe familjen tuaj prej njė zjarri, lėndė
djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt. (Tahrim,
6)
Nė lidhje me kėtė ajet kuranor, nė tefsirin Xhamiul
Bejan tė- Imam Taberiut, shpjegohet shumė mirė detyra e
pronarit tė shtėpisė, qė t'i urdhėrojė anėtarėt e
familjes ta respektojnė Allahun, i ndalon nga mėkatet,
qė ai personalisht t'i zbatojė urdhrat e Allahut dhe
gjithashtu t'i urdhėrojė anėtarėt e familjes sė tij nė
kryerjen e urdhrave tė Allahut, duke i ndihmuar tė
kryejnė obligimet qė kanė ndaj Krijuesit. Po qe se vėren
ndonjė mėkat tė bėrė nga familja, duhet t'i largojė nga
ai mėkat dhe t'i qortojė pėr gjynahin e bėrė."
-Kur jemi te fėmijėt, duhet tė kemi kujdes qė atyre tua
mėsojmė namazin kur ata janė tė vegjėl. Hakimi dhe Ebu
Davudi nga Amėr bin El-Asi, r.a., transmetojnė se
Pejgamberi i Allahut alejhi selam tė ketė thėnė:
"Urdhėroni fėmijėt tuaj pėr namaz nė moshėn
shtatėvjeēare, ndėrsa i ndėshkoni ata nė moshėn
dhjetėvjeēare dhe i ndani nė shtretėr."
Gjithashtu, fėmijėt tanė duhet t`i angazhojmė me mėsimin
e Kuranit, mėsimin e gjuhėve tė ndryshme, Historikun e
Pejgamberėve alejhimuselam, kushtet e fesė.
- Gjithashtu, pėr ta ndėrtuar familjen, doemos duhet qė
fėmijėt tanė t'i emėrtojmė me emra tė mirė e jo me emra
tė aktorėve tė serialeve, emra tė huaj nga Brazili e
Spanja, Allahu na ruajttė prej ndikimeve tė tyre!
Ebu Derda thotė se Pejgamberi a.s. ka thėnė: Me tė
vėrtetė nė Ditėn e Gjykimit do tė thirreni me emrat tuaj
dhe me emrat e baballarėve tuaj, kėshtu vendosni emra tė
bukur. Ky hadith i Pejgamberit a.s. na qartėson se
emrat e fėmijėve tanė duhet tė vendosen tė bukur dhe me
kuptim tė mirė.
-Pėr tė poseduar njė familje tė shėndoshė, kėrkohet qė
kryefamiljari, nė kėtė rast prindėrit, tė mbajnė tubime,
nė tė cilat diskutohen problemet familjare. Shpesh
dėgjojmė vėllezėrit tanė nė mėrgatė se kinse atje ka
rend dhe ēdo gjė ecėn si duhet, kjo mund tė realizohet
edhe nė vendin tonė, por ja qė shumė pak e lexojnė
Kuranin, e sa prej atyre qė e lexojnė merren me
meditimin, kuptimin dhe praktikimin e Kuranit nė jetėn e
tyre tė pėrditshme!?
Kur ėshtė fjala pėr diskutimet familjare apo tubimet,
gjė pėr tė cilėn ėshtė pėrgjegjės burri, i cili ėshtė
pėrgjegjėsi pėr vendimmarrje, tubime tė tilla na japin
tė kuptojmė se kjo familje ėshtė e ndėrlidhur dhe ka
mirėkuptim nė mes anėtarėve tė familjes. Allahu nė suren
Esh-shura, ajeti 38, thotė: "...ata konsultohen mes
vete pėr punėt e pėrbashkėta tė tyre."
- T'i ruajmė dhe edukojmė fėmijėt me njė edukatė islame,
para se ata t'i nėnshtrohen shkollimit tė shthurur. Sot
nė Prishtinė dhe nė qytetet e tjera tė Kosovės, rinia
ėshtė shumė e prishur, e them kėtė duke u bazuar nė atė
qė u serviret atyre nėpėr shkolla, si dhe lirinė e
tepruar, si nga prindėrit, po ashtu edhe nga
institucionet pėrkatėse. Deri vonė prostitucioni ka qenė
ndėr dukuritė mė tė shėmtuara nė rininė kosovare, tashmė
kjo ėshtė harruar dhe arsyet janė shumė tė qarta; sot
nėpėr shkollat fillore dhe tė mesme gjejmė dukuri
negative qė pėr to as qė mėrzitet personeli i shkollės.
Jam i bindur qė fajtori gjithnjė ėshtė jetim, mirėpo i
lus prindėrit qė t'i ruajnė fėmijėt e tyre sa mė shumė
pėr shkak se Pejgamberi a.s. ka thėnė: "Shembulli i
shokut tė keq ėshtė sikur shembulli i farkėtarit, nė njė
transmetim tjetėr: Gjyryku i farkėtarit ose tė djeg
shtėpinė ose t'i djeg rrobat, ose sė paku nuhat erė tė
keqe."
Prandaj shikoni se me kė po shoqėrohen fėmijėt dhe kė po
pranoni nė shtėpi. Kėtu do tė shtoja disa pika, qė
prindėrit t'i kenė parasysh. Ata duhet tė jenė tė
kujdesshėm me fėmijėt e tyre; t'i njohin se kush janė
shokėt e fėmijėve tė tyre, t'i kontrollojnė ēantat e
tyre, ku shkon vajza dhe me kėnd kalon kohėn, tė gjitha
kėto, po qe se kihen parasysh, jam i bindur se nuk do tė
ndodhin probleme dhe fatkeqėsi familjare, kėtė vėzhgim
prindi duhet ta bėjė pa e ditur fėmija e tij.
- Prezenca e prindit nė shtėpi ėshtė shumė e dobishme
pėr tė edukuar fėmijėt: sot hasim shumė njerėz tė cilėt
braktisin familjet e tyre dhe dalin jashtė vendlindjes,
unė nuk e kam idenė se si e kanė futur nė kurth, kush do
tė punojė me fėmijėt e tyre? E ēfarė tė themi pėr ata
njerėz qė nuk janė tė lidhur pėr namaz dhe pėr tė
arritur te paraja, braktisin familjen e tyre me vite,
kėsaj i thonė humbje e qėlluar. Unė shpesh ēuditem kur
has nė ato biseda, tė cilat kanė tė bėjnė me punėsimin e
grave. A nuk qenka kėnaqėsi mė e madhe sesa nėna tė
merret me edukimin e fėmijėve tė saj? Allahu i Lartėsuar
gruan e ka ngritur shumė lart, duke i dhuruar tė gjitha
tė drejtat e merituara. Gruaja apo nėna ėshtė zonja e
shtėpisė, ėshtė shkolla dhe edukatorja e parė e fėmijės,
po qe se fėmija ngel nė kėtė shkollė, atėherė ēdo
orvatje tjetėr qė pason me vonė, do jetė e padobishme,
ndaj dhe kėrkohet prej tyre tė qėndrojnė nė shtėpi.
Allahu i Lartėsuar duke iu drejtuar grave tė Pejgamberit
alejhi selam thotė: "...dhe rrini nė shtėpitė tuaja,
e mos shfaqni bukurinė tuaj si shfaqej nė injorancėn e
hershme, falni namazin, jepni zeqatin dhe respektojeni
Allahun dhe tė Dėrguarin e tij. Allahu ka pėr qėllim qė
nga ju, ose familja e shtėpisė sė Pejgamberit tė largojė
ndytėsinė e mėkateve dhe t'ju pastrojė plotėsisht."
(El- Ahzab; 33)
Prandaj i kėshilloj tė gjitha nėnat qė sa herė tė
kėrkojnė punė, ta kenė nė konsideratė ajetin e
lartshėnuar, kėto janė fjalė tė Allahut, i Cili di mė
mirė se ku e ka vendin nėna/gruaja.
-Problemet apo ngatėrresat mes prindėrve janė shumė tė
dėmshme pėr fėmijėt. Nėse dėshirojmė qė tė kemi familje
tė shėndoshė, atėherė duhet tė jemi tė vetėdijshėm pėr
ēdo imtėsi, nė asnjė mėnyrė nuk lejohet qė burri tė
pėrēahet me gruan e tij nė praninė e fėmijėve, pėr shkak
se kjo ndikon negativisht nė ardhmėrinė e fėmijėve,
gjithashtu krijohen ndasi, pastaj fėmija edhe duke
shkuar nė shkollė, edhe gjatė qėndrimit nė bankė, ai do
tė mendojė se ēfarė do tė ndodhė me prindėrit e tij.
- Pėr tė ruajtur familjen dhe moralin e saj, duhet t'i
ikim edhe manifestimeve tė dasmave, tė cilat jo qė nuk
kanė frymė fetare, por aspak kombėtare, prandaj ajo qė
ndodh sot nė Kosovė, duke bėrė dasma nėpėr hotele,
pastaj muzika e gjallė deri nė orėt e vona, kjo nuk
ėshtė fare pėr t'u krenuar, ata harxhojnė e shpenzojnė
pa masė e Allahu nuk i do ata qė shpenzojnė, bile njė
ajet kuranor tregon se ata qė shpenzojnė pa masė janė
vėllezėrit e shejtanit.
Nė kėto dasma ka pėrzierje tė grave me burra, tė rinjtė
dhe tė rejat kėrcejnė bashkė. Allahu na ruajttė. Mos mė
thoni se ne hoxhallarėt e kemi shtrėnguar shumė, pėr
shkak se ju e keni zbutur dhe ēliruar litarin shumė,
ndaj dhe po ndodhin kėto tė kėqija nė shoqėrinė tonė, me
tė pėrfunduar tė dasmave fillojnė shkėmbimet e numrave
tė mobilit, pastaj ndodhin dhunime, tradhtitė, etj.
-Prindi duhet qė doemos tė jetė i kujdesshėm dhe tė mos
lejojė qė nė shtėpinė e tij te shikohen ēfarėdo lloj
programi, pėr shkak se deri vonė, je ndier shumė keq kur
ka pasur ndonjė skenė tė fėlliqur e tani kjo ka kaluar
tė gjithė sikur e shohin kėtė si pjesė tė filmit.
Gjithashtu duhet tė largojė rrenėn nga familja, e gjėra
tė ngjashme me tė.
Aishja tregon se i Dėrguari i Allahut nėse shihte te
ndonjė anėtar i familjes ndonjė gėnjeshtėr, largohej
prej tij derisa tė bėnte teube, pra derisa ai tė
pendohej pėr veprėn qė kishte bėrė.
Lusim Allahun e Plotfuqishėm qė tė na bėjė prej atyre qė
vėrtet kujdesen pėr edukimin e familjes dhe kryejnė me
pėrgjegjėsi amanetin qė kanė mbi supet e tyre. Amin!