Mrekullitė janė
konsideruar si vepra tė Zotit, qė nė ēfarėdo mėnyre i
thyejnė ligjet e natyrės ose ndėrhyjnė tek ato pėr tė
shkaktuar disa ndodhi mahnitėse. Njerėzit e devotshėm
synojnė qė tė kenė njė besim tė fortė nė mrekullitė mbi
bazėn se Allahu mund tė bėjė ēfarė tė dėshirojė dhe mund
tė ndėrhyjė dhe tė shkėpusė ligjet e natyrės si tė dojė
Ai. Njėri ndėr qėllimet kryesore tė mrekullive ishte pėr
tė vėrtetuar se mesazhi i atij Pejgamberi ėshtė i
vėrtetė nga Allahu i Lartėsuar.
Mrekullitė e Muhamedit salallahu alejhi ue selem janė tė
shumta, numri i tyre ėshtė mė shumė se njė mijė, por ne
do tė pėrmendim disa prej tyre.
1- Kurani Kerim: Ėshtė mrekullia ma e madhe e Muhamedit
salallahu alejhi ue selem, siē thotė Allahu pėr tė nė
Kuran: ”Atij nuk mund t'i vishet e pavėrteta nga
asnjė anė ėshtė i zbritur prej tė Urtit, tė Lavdishmit.”
(Fusilet: 42) Gjithashtu Allahu i Lartėsuar pėr kėtė
libėr thotė duke treguar pėr madhėrinė e tij: “Thuaj:
"Edhe sikur tė bashkoheshin njerėzit dhe xhinėt pėr tė
sjellė njė Kuran tė tillė, ata nuk do tė mund tė bėnin
si ky, sado qė do ta ndihmonin njėri-tjetrin." (Isra:
88)
Kurani ėshtė mrekulli deri nė Ditėn e Kiametit.
2 – Ndarja e Hėnės: Pasi mushrikėt kurejshė kėrkuan nga
Muhamedi salallahu alejhi ue selem ndonjė mrekulli,
Muhamedi salallahu alejhi ue selem bėri me dorė nga
Hėna, kur Hėna ishte e plotė, e rrumbullakėt, ajo u nda
nė dy pjesė; njėra pjesė shkoi nė njė anė tė horizontit
kurse pjesa tjetėr shkoi nė anėn tjetėr dhe pėrsėri u
bashkuan, siē e pėrshkruan kėtė mrekulli Allahu i
Lartėsuar nė Kuranin Famėlartė: "Momenti (i
katastrofės sė pėrgjithshme) ėshtė afruar, e Hėna ėshtė
ēarė (nė dysh).” (Kamer: 1)
Nė librat e historisė nė Indi ėshtė pėrmendur kjo
ngjarje, se si ata e kanė parė Hėnėn se si ėshtė ndarė
nė dy pjesė dhe ėshtė bashkuar pėrsėri.
3 – Tkurrja e Tokės: Allahu i Lartėsuar ia tkurri tokėn
Muhamedit salallahu alejhi ue selem para syve tė tij dhe
e pa atė nė tėrėsi prej lindjes e deri nė perėndim.
Allahu i tha se sundimi i tij do tė mbėrrinte deri atje
ku e kishte parė.
4 – Vajtimi i trungut tė palmės sė hurmės: Pasi Muhamedi
e kishte zakon qė kur ju ligjėronte sahabėve ngrihej mbi
atė trung tė palmės sė hurmės, qė tė shihej e tė
dėgjohej sa mė mirė, kur i ndėrtuan njė minber dhe e
braktisi trungun e hurmės e u ngrit mbi minber, atėherė
trungu filloi tė qajė me zė tė lartė derisa e dėgjuan tė
gjithė ata qė ishin nė xhami, derisa Muhamedi salallahu
alejhi ue selem zbriti nga minberi dhe vendosi dorėn e
tij mbi tė, e pastaj u ndal dhe vetėm dėneste nga mėrzia
e largimit tė Muhamedit salallahu alejhi ue selem nga
ai.
Hasan Basriu, Allahu e mėshiroftė, kur mbante ders, u
thoshte njerėzve se trungu i hurmės i ngurtė e donte
Muhamedin salallahu alejhi ue selem e qante pėr tė,
kurse se ju me gjak e mish e shpirt nuk po qani pėr tė e
nuk po nxiteni qė sa mė shumė tė mėsoni historinė e tij,
Sunetin e tij e ta praktikoni.
5 – Burim i ujit ndėrmjet gishtėrinjve tė tij: Kėtė
hadith e shėnon Imam Buhariu.
6 – Tesbihu i guralecėve nė dorėn e Muhamedit salallahu
alejhi ue selem.
7 – Tesbihu i ushqimit kur e vendosėn pranė tij. E
shėnon Buhariu.
8 – Selami nga gurėt dhe drunjtė pėr tė.
9 – Tė folurit e kofshės sė helmuar, qė e lajmėroi se
ishte e helmuar. E shėnon Buhariu.
10 – Ankesa e devesė te Muhamedi salallahu alejhi ue
selem. Deveja kishte shkuar tek Muhamedi salallahu
alejhi ue selem dhe ishte ulur pranė tij dhe kishte
filluar tė qante me lot. Muhamedi salallahu alejhi ue
selem tha: “Ku ėshtė pronari i kėsaj deveje?” Pasi ai
erdhi, Muhamedi salallahu alejhi ue selem i tha: “Mua
kjo deve po mė ankohet se ti e mundon shumė dhe e lė
shumė tė uritur.” E shėnon Buhariu.