Tregohet se njė njeri kishte traditė qė ta vizitonte
njėrin nga mbretėrit. Mbreti e ulte atė pranė tij, e
nderonte shumė dhe i dėgjonte bisedat e tij me vėmendje.
Njė ditė prej ditėve, pėr kėtė dhunti qė Allahu ia
kishte dhėnė atij njeriu, njėri nga punėtorėt
e mbretit filloi ta ketė zili. Por ky punėtor nuk e la vetėm me
zili, por edhe filloi se si tia punojė kurthin atij.
Njė ditė, ky punėtori i mbretit i tha mbretit: Ky
personi qė ju po e nderoni, qė po e ulni afėr vetes si
dhe po i dėgjoni shumė bisedat e tij, po pretendon se ju
keni erė tė keqe nė gojėn tuaj. Po bėn shpifje pėr ju
dhe po tregon pėr erėn, duke thėne se ajo erė shumė e
neverit dhe i pengon ata qė flasin me ju.
Mbreti e pyeti punėtorin e tij se ēfarė argumenti kishte
pėr atė qė thoshte. Ndėrsa pėrgjigjja e punėtorit ishte
se nėse nuk mė beson, atėherė ju e ftoni atė. Nė
momentin kur ai do tė vijė tek ju, mos harroni e shikoni
mirė, sepse ai kur tė afrohet afėr jush do tė vendosė
dorėn mbi hundėn e tij, nė mėnyrė qė mos ta ndiejė erėn
e shėmtuar qė ai pretendon se del nga goja e juaj.
Mbreti e dėgjoi punėtorin e tij. I dha leje tė shkojė,
por i tha se do ta vėrtetojė saktėsinė e kėtij lajmi qė
i tregoi.
Doli punėtori apo ziliqari nga mbreti dhe pėrgatiti njė
gjellė shumė tė shijshme. Asaj gjelle i hodhi hudhėr e
pastaj e ftoi atė personin qė mė parė e kishte akuzuar
tek mbreti. Para se njeriu tė hynte tek mbreti, punėtori
i mbretit i ofroi gjellėn e shijshme. Pasi njeriu u ngop
mirė, hyri te mbreti dhe vendosi dorėn e tij mbi gojė,
nė mėnyrė qė mos ta bezdisė mbretin nga era e keqe e
hudhrave. Mbreti kur e pa se ai me tė vėrtetė vendosi
dorėn e tij mbi gojė, tha: Ky njėri me tė vėrtetė shpif
pėr mua, thotė se unė kam erė tė keqe dhe se ai njeri qė
flet me mua nuk mund ta durojė erėn e gojės sime.
Pastaj, mbreti me dorėn e tij mori lapsin dhe njė fletė
dhe filloi tė shkruajė njė letėr. Mbreti e kishte zakon
qė shumė rrallė tė shkruante letėr me dorėn e tij. Por
tė gjithė e dinin se kur mbreti shkruante letėr me dorėn
e tij, kjo ishte njė pėrgėzim pėr tė tjerėt, se ai ka
ndėrmend qė atij personi ti japė njė dhuratė shumė tė
ēmuar.
Por, nė kėtė rast mbreti nė letėr i shkroi kėto fjalė
drejtuar nėpunėsit tė tij: Atė njeri qė tė vjen ty me
kėtė letėr menjėherė preje me shpatė dhe kokėn e tij ma
dėrgo mua. Po sa doli nėpunėsi nga mbreti, nė daljen e
pallatit mbretėror takoi atė ziliqarin qė ia kishte
pėrgatitur kėtė kurth. Ziliqari e pyeti personin qė doli
nga mbreti se ēfarė kishte nė dorė. Ai i tha se kam njė
letėr qė mbreti ma shkroi vetė me dorėn e tij . Ziliqari
ia kėrkoi atij letrėn. Nėpunėsi nuk deshi tia jepte
letrėn, por ziliqari insistonte me ngulm qė ta merrte
atė letėr. Nėpunėsi dikur u pajtua qė tia japė letrėn.
I tha mirė pra, qoftė kjo letėr pėr ty or burrė dhe ia
dha. Ziliqari arriti tek ai person qė mbreti e kishte
drejtuar me urdhėr. Ai e hapi letrėn dhe e lexoi. Pasi
lexoi letrėn, i tregoi se mbreti ka dhėnė urdhėr qė ai
personi qė vjen me kėtė letėr tek unė, me shpatė tia
pres kokėn e tij dhe pastaj atė kokė tia dėrgoj atij.
Kur ziliqari e dėgjoi kėtė, filloi tė qante dhe i lutej
atij qė mos tia pres kokėn. I tregoi se kėtė letėr
mbreti ia kishte dhėnė njė personi tjetėr, por unė ia
mora nga dora atij personi kur ai kishte dalė nga
mbreti. Fatkeqėsisht, tė gjitha pėrpjekjet e tij ishin
tė kota, ngase ai kishte vendosur qė ta kryente urdhrin
e mbretit. E mori dhe preu kokėn e tij. Pastaj ia dėrgoi
mbretit. Pasi mbreti e mori kokėn e prerė tė ziliqarit,
u befasua dhe u mahnit kur ai vėrejti se personi qė
kishte urdhėruar qė ti prihet koka me shpatė ishte ende
gjallė. Ai pyeti se si ėshtė e mundur tė ndodhė kjo?
Njeriu pėr tė cilin mbreti kishte urdhėruar qė tia
presin kokėn u pėrgjigj: Unė sapo dola nga ju, ai
personi i prerė ma kėrkoi atė letėr qė ju mė dėrguat me
tė. Unė pastaj ia dhashė atij letrėn sepse ai ma
kėrkonte me ngulim dhe me tė shkoi shumė i gėzuar.
Mbreti e shikoi atė dhe e pyeti: Pse ti e vendose
dorėn mbi gojė, kur ishe pranė meje duke biseduar me
mua. Ai i tregoi mbretit se personi i prerė i kishte
pėrgatitur njė ushqim me hudhėr. Pėr kėtė, unė nuk kisha
dėshirė qė tju bezdisja me atė erė tė keqe.
Mbreti e kuptoi kurthin e ziliqarit dhe tha: Shko, je i
lirė sepse ai qė ka bėrė kurthin, vetė ka rėnė nė tė.
Dhe nė fund mbreti e pėrsėriste kėtė fjali: Lavdi i
qoftė zilisė, sa e drejtė ėshtė. Filloi nga kultivuesi i
saj dhe po atė vrau.