Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

I Dėrguari i Allahut nė mes respektit dhe vdekjes

Falėnderimi i takon Allahut tė Lartėsuar, ndėrsa pėrshėndetjet dhe selamet tona ia dėrgojmė Muhamedit alejhi selam, familjes sė tij, shokėve dhe pasuesve tė tij gjer nė amshim…
Pa dyshim ēdonjėri prej nesh duhet tė dijė se ēdo fillim e ka edhe mbarimin e tij, ēdo jetė qė fillon nė kėtė botė do tė pėrfundojė me vdekje. Lidhur me kėtė, thotė Allahu xh.sh.:
“O ti njeri, vėrtet ti pėrpiqesh me njė pėrpjekje tė madhe qė ēon te Zoti yt, e atė (pėrpjekje) do ta gjesh.” ( El-inshikak: 6)

Patjetėr duhet ta kemi tė qartė se kthimi ynė do tė jetė tek Allahu xh.sh., sepse i dashuri i Allahut e jetoi jetėn e tij dhe e pėrfundoi atė me kthimin e tij tek Allahu. Edhe ne tė tjerėve nuk na mbetet aspak mėdyshje, do ta jetojmė jetėn tonė dhe njė ditė do tė kthehemi tek Allahu xh.sh.

Me tė vėrtetė Allahu xh.sh e ngriti Pejgamberin a.s., i dha nder tė veēantė nė kėtė botė dhe pėr ta vėrtetuar kėtė realitet le tė ndalemi e t’i pėrkujtojmė thirrjet e ezanit, ku menjėherė pas dėshmisė pėr njėshmėrinė e Krijuesit: “Eshhedu en la ilahe il-lallah” (Dėshmoj se s’ka tė adhuruar tjetėr pėrveē Allahut), pėrmendet dėshmia ”Eshhedu enne Muhamederr-Rresulullah” (Dėshmoj se Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Tij).

Ashtu siē po e vėrejmė nė dėshminė se Muhamedi a.s. ėshtė i Dėrguari i Tij, emri i Pejgamberit a.s. po pėrmendet menjėherė pas emrit tė Allahut xh.sh. pesė herė nė ditė nė tėrė rruzullin tokėsor. Gjithashtu, kohėt e namazit kanė dallim prej vendit nė vend pėr shkak se koha ndryshon dhe duke u mbėshtetur nė njė studim, thuajse ēdo minutė pėrmendet emri i Muhamedit alejhi selam nė tėrė globin sė bashku me emrin e Allahut, Allahu ekber! A ka nder dhe respekt mė tė madh se ky?!

Tani po pėrmendim njė hadith tė transmetuar nga Ibni Abasi, tė cilin e transmeton Tirmidhiu: “Njėherė disa njerėz ishin tubuar afėr shtėpisė sė Pejgamberit alejhi selam dhe pėrkujtonin dhuntitė e mėdha qė ia ka dhuruar Allahu tė Dėrguarve tė Tij .

Kėshtu njėri prej tyre tha: “Allahu e zgjodhi Ibrahimin alejhi selam pėr halil-mik tė Tij.” Tjetri tha: “A nuk ėshtė pėr t’u ēuditur se Allahu e bėri Ademin a.s. baba tė njerėzimit?” I treti tha: “A ka mė ēudi sesa Allahu t’i flasė Musait mė fjalė?” I katėrti tha: “A nuk ėshtė vepėr madhėshtore qė Allahu e frymėzoi Isain alejhi selam nga ana e Tij?!” Pas kėtyre fjalėve doli Pejgamberi alejhi selam dhe u tha: “O ju njerėz, unė e dėgjova fjalimin dhe ēudinė tuaj…
Ademi alejhi selam ėshtė babai i njerėzimit dhe ashtu ėshtė. Ibrahimi ėshtė Halilurrahman-Miku i Mėshiruesit dhe ashtu ėshtė. Musait Allahu i foli me fjalė dhe ashtu ėshtė. Isain Allahu e frymėzoi nga ana e Tij dhe ashtu ėshtė.
Ndėrsa a nuk jam unė Habibullah - i dashuri i Allahut, pa u mburrur pėr kėtė?
A nuk jam unė mė i ndershmi, fisniku i tė parėve dhe i tė mbramėve, pa u mburrur pėr kėtė?
A nuk do tė jem unė ai qė do ta mbajė flamurin e hamdit, falėnderimit nė Ditėn e Kiametit, pa u mburrur pėr kėtė?
A nuk do tė jem unė ai qė do tė bėjė shefat, ndėrmjetėsim nė Ditėn e Kiametit, pa u mburrur pėr kėtė?
A nuk jam unė i pari qė do tė mė hapet toka, i pari qė do tė ringjallem nė Ditėn e Kiametit, pa u mburrur pėr kėtė?
A nuk jam unė qė do tė hyj i pari nė xhenet dhe me mua do tė jenė tė varfrit nga besimtarėt, pa u mburrur pėr kėtė?
A nuk jam unė mė i ndershmi i tė parėve dhe i tė mbramėve tek Allahu , pa u mburrur pėr kėtė?

S’ka mburrje

S Shikoni edukatėn madhėshtore tė Pejgamberit alejhi selam, i cili edhe pas tė gjitha kėtyre dhuntive, pėrsėri dėshmon dhe thotė “nuk mburrem, s’ka mburrje”. Ai nuk u bė mendjemadh pėr kėtė. Atėherė le tė bindemi se me tė vėrtetė Muhamedi alejhi selam na prin i pari me modestinė e tij, paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė.
Pejgamberi alejhi selam e di se madhėshtia i takon vetėm Allahut xh.sh.

Pa dyshim se edhe ne duhet tė ruhemi shumė nga mendjemadhėsia, kryelartėsia dhe madhėrimi i vetes sonė para tė tjerėve, sepse e tėrė madhėria i takon vetėm Allahut tė Lartėsuar.

Mė lart vėrejtėm se Pejgamberi alejhi selam nuk u mburr me dhuntitė e mėdha ndaj tij, mirėpo vetėm tregoi realitetin.

Pra, kėshtu veproi i Dashuri ynė alejhi selam, i cili thoshte: “Rabbi ummeti ummeti-O Zot …umeti im…umeti im…” dhe qante pėr gjendjen e muslimanėve derisa njė ditė Allahu i Lartėsuar e dėrgoi Xhibrilin te i Dėrguari i Tij dhe i tha: “Pyete se ēfarė e bėn tė qajė?!” (Edhe pse Allahu ėshtė mė i ditur pėr shkakun pėrse qante ai ). Zbriti Xhibrili dhe e pyeti se pėrse qan o Resulullah?”
“Umeti im, umeti im”, iu pėrgjigj ai. “Unė po qaj pėr gjendjen e umetit tim, o Xhibril, po frikėsohem pėr gjendjen e umetit tim o Xhibril.” U ngrit Xhibrili te Alllahu dhe i tha: “Zoti im, ai qan pėr umetin e tij, e kujtoi umetin e tij dhe qante.” E Allahu xh.sh. i tha Xhibrilit: “O Xhibril, zbrit tek Muhamedi dhe thuaj: “Zoti i Plotfuqishėm po tė thotė: “Ne do tė bėjmė tė kėnaqesh me umetin tėnd dhe s’do tė tė bėjmė keq kurrsesi.”

I nderoi Allahu besimtarėt dhe kėtė umet pėr nder tė Mustafasė alejhi selam.

Besoj se ju kujtohet ndodhia e Israsė dhe Mi’raxhit, udhėtimit tė Pejgamberit alejhi selam nga Meka nė Kuds –Jerusalem dhe ngritja e tij prej Jerusalemit deri nė qiellin mė tė lartė.

Atėherė kur Xhibrili alejhi selam u ndal te Sidretul Munteha-pema e zambakut dhe atėherė kur Pejgamberi alejhi selam i tha Xhibrilit: “A ndodh qė nė kėtė vend ta lė vetėm shoku-shokun?” Nė kėtė moment Xhibrili iu paraqit atij me tėrė dritėn e tij dhe i tha: “O Pejgamber i Allahut, pėr tė gjithė ne ka limit.” Me kėto fjalė i bėri me dije se assesi nuk mundet ta shoqėrojė mė duke i thėnė: “Pasha atė qė tė dėrgoi ty me tė vėrtetėn, po sikur tė vė vetėm njė hap mė tepėr, do tė digjesha nga dritat envarul kemal, urdhėro ti te Allahu i Madhėruar.” Pastaj, Pejgamberi alejhi selam i hutuar nė atė vend tė panjohur qė s’e kishte parė e as ėndėrruar kurrė pyeti: “Ku jam unė o Zoti im?” Mė pas dėgjoi thirrjen nga Allahu e cila i mbulonte tė gjitha anėt ku thuhej:
أنت على بساط أنس الل Ti je afėr Meje

Atėherė Pejgamberi alejhi selam kishte thėnė: “Unė dėshiroj tė tė pyes o Allah.” E, Allahu i Lartėsuar iu pėrgjigj duke i thėnė: “O Muhamed, Unė jam Sunduesi i sunduesve, i pėrgjigjem nevojtarėve, kush mė lutet Mua i pėrgjigjem, kush mė kėrkon mua i jap dhe kush ndalet nė derėn time, e pranoj atė. Pyetmė o Muhamed!”

Pastaj Pejgamberi alejhi selam i tha: “O Zoti im, e ke zgjedhur Ibrahimin pėr mik Tėndin, i ke folur Musait me fjalė (sa ishte Pejgamber), e ke ngritur Idrisin nė njė vend tė lartė, i ke dhėnė Sulejmanit njė sundim tė madh, duke ia nėnshtruar atij njerėzit, xhinėt, shpezėt dhe erėn, e ke krijuar Isėn min rewhik-e frymėzove nga ana Jote, ndėrsa mua me ēka mė nderove apo dallove prej kėtyre? Cili ėshtė nderi dhe respekti Yt pėr mua nė dallim nga kėta?”

Pra, shikojeni se ēfarė bisede tė bukur, dhe me ēfarė edukate tė lartė shprehej Pejgamberi alejhi selam.

Iu pėrgjigj Allahu i Madhėruar duke i thėnė: “Pasha Madhėrinė Time, o Muhamed, nėse Unė e kam zgjedhur Ibrahimin halil-Mik, ty o Muhamed tė kam zgjedhur habiib, tė dashur, e habibi ėshtė mė i ngritur dhe mė i nderuar se halili. Nėse Unė i kam folur Musait me fjalė, i kam folur atij pas perdes, ndėrsa ti tani je على بساط أنس الله afėr Meje
Dhe nėse e kam ngritur Idrisin nė njė vend tė lartė, atė e kam ngritur nė qiellin e katėrt, ndėrsa ti tani o Muhamed ke arritur nė vendin qė kurrė para teje s’ka arritur kush dhe as qė do tė arrijė dikush pas teje kėtu mė.
Dhe nėse Unė i kam dhėnė Sulejmanit sundim tė madh, duke ia nėnshtruar atij njerėzit, xhinėt, shpezėt dhe erėn, ty o Muhamed ta kam bėrė tokėn vendfalje, ndėrsa dheun tė pastėr qė pastron dhe tė kam dhėnė shtatėshin e pėrsėritur dhe Kuranin e Madhėruar, qė nė tė ėshtė: kaptina El-bekareh, Ali Imraan, En-Nisa, dhe El-Fatihah. Pasha Madhėrinė Time, o Muhamed, nuk ndodh qė ta lexojė dikush nga umeti yt, e qė tė mos ia fal mėkatet atij, edhe nėse janė ato sa shkuma e detit.
O Muhamed, nėse e kam krijuar Isain min rewhii-e kam frymėzuar nga ana Ime, ty ta kam nxjerrė emrin nga rrėnja e njėrit prej emrave tė Mi dhe ta kam shoqėruar me emrin Tim, kėshtu qė nuk ndodh tė thotė dikush la ilahe il-lallah, pa ia bashkangjitur Muhamedun resulullah. Kėshtu pėrmendet emri yt sė bashku me emrin e Sunduesit.
Pasha Madhėrinė Time, o Muhamed, kush nuk e pranon pejgamberinė tėnde, dėrgesėn tėnde, assesi nuk do t’ia pranoj punėn e tij dhe ai nė ahiret-botėn tjetėr do tė jetė prej tė humburve.”

Ky pra ishte nderi qė i bėri Allahu xh.sh. tė Dėrguarit tė Tij alejhi selam.
Jo vetėm kaq, por Muhamedi alejhi selam ėshtė krijesa e vetme qė do tė flasė nė Ditėn e Kiametit, ndėrsa Pejgamberėt e tjerė tė gjithė do tė dorėzohen dhe nuk do tė guxojnė ta marrin njė hap tė tillė, nuk do tė guxojė tė flasė as Ibrahimi –miku i Allahut, as Musai qė i foli Allahu me fjalė, as Isai, as Idrisi, as Nuhu, tė gjithė do tė dorėzohen dhe do t’i preokupojė vetėm vetja e tyre nė atė ditė. Jo vetėm Pejgamberėt, por edhe melekėt qė kurrė nuk kanė bėrė asnjė mėkat, nuk do tė guxojnė tė flasin atė ditė! A e dini se ēfarė do tė thonė pasi t’i fryhet surit! “I lavdėruar qofsh Zoti ynė, ne nuk tė kemi adhuruar me njė adhurim tė denjė.” (d.m.th. dyshojnė se nuk ia kanė dhėnė hakun adhurimit, ibadetit ndaj Allahut.)

Ndėrsa tani tė shohim se ēfarė do tė thotė mėsuesi i njerėzimit, Muhamed bin Abdil-lahu! Ai do tė thotė ashtu siē ėshtė transmetuar nė Sahihun e Buhariut dhe Muslimit nga mė shumė se 24 sahabė: “Nė Ditėn e Kiametit do tė vėshtirėsohet shumė gjendja e njerėzve, nė kėtė ditė tė pikėllimit dhe pendimit, kėtė ditė kur s’do tė flasė asnjė krijesė pėrveēse me lejen e Allahut, Zotit tė botėve.
Nė kėtė ditė, Allahu i Lartėsuar do tė thėrrasė: “O ju njerėz. Unė kam heshtur shumė sa ishit ju nė dynja, tani heshtni ju, ėshtė radha juaj. Nė kėto momente nuk flet asnjė krijesė, kudo dhe kushdo qė tė jetė, nė kėto momente tė vėshtira dhe nė kėtė gjendje dielli afrohet afėr kokave tė njerėzve, ndėrsa njerėzit do tė zhyten nė djersė sipas veprave tė tyre.
Do tė ketė prej njerėzve qė do tė zhyten nė djersė deri nė shok, do tė ketė edhe tė atillė qė do tė fundosen krejtėsisht nė djersė, megjithatė krijesat fillojnė tė kėrkojnė ndihmė nga Pejgamberėt pėr tė ndėrmjetėsuar tek Allahu. Do tė drejtohen sė pari te Ademi duke i thėnė: “O baba i njerėzimit, ndėrmjetėso te Allahu ta fillojė gjykimin tonė.” A e dini se si u pėrgjigjet atyre Ademi? “Allahu xh.sh. ėshtė hidhėruar sot si kurrė mė parė dhe unė turpėrohem tė ndėrmjetėsoj tek Allahu sot. Nuk mė brengos asgjė pėrveēse vetja ime, shkoni te Ibrahimi halili-miku i Allahut.” Pastaj njerėzit nxitojnė e i thonė: “O Ibrahim, o miku i Mėshiruesit, ndėrmjetėso pėr ne tek Allahu qė tė gjykojė nė mes nesh”, mirėpo edhe Ibrahimi alejhi selam u thotė: “Allahu az-ze ve xhel ėshtė hidhėruar sot si kurrė mė parė dhe unė turpėrohem tė ndėrmjetėsoj tek Allahu sot. Nuk mė brengos asgjė pėrveēse vetja ime...”
Dhe kėshtu vazhdojnė njerėzit tė shkojnė edhe tek Musai qė i foli Allahu me fjalė... “O Musa, ndėrmjetėso pėr ne tek Allahu tė gjykojė mes nesh”, mirėpo edhe Musai thotė “...vetja ime ..vetja ime.. Allahu xh.sh ėshtė hidhėruar sot si kurrė mė parė dhe unė turpėrohem tė ndėrmjetėsoj tek Allahu sot, nuk mė brengos asgjė pėrveēse vetja ime, shkoni tek Isai qė e frymėzoi Allahu nga ana e Tij.” Pastaj nxitojnė njerėzit te Isai e i thonė: “O Isa, o ti qė Allahu tė frymėzoi nga ana e Tij, ndėrmjetėso pėr ne tek Allahu qė tė gjykojė nė mes nesh”, mirėpo edhe Isai u thotė: “Allahu ėshtė hidhėruar sot si kurrė mė parė dhe unė turpėrohem tė ndėrmjetėsoj tek Allahu sot, nuk mė brengos asgjė pėrveēse vetja ime, mirėpo unė do t’ju njoftoj pėr njė tregti tė sigurt (pėr personin e duhur), nxitoni te Muhamedi i biri i Abdullahut, shkoni tek ai qė Allahu xh.sh ia ka falur mėkatet e para dhe tė fundit.” Pastaj tregon i Dėrguari alejhi selam duke thėnė: “Mė drejtohen mua krijesat duke mė thėnė: “O i Dėrguar i Allahut, o ti qė tė janė falur mėkatet e para dhe tė fundit, ndėrmjetėso pėr ne te Zoti ynė qė tė gjykojė mes nesh”, dhe pastaj pėrgjigjem duke u thėnė: “Po, po unė jam pėr kėtė, unė jam pėr kėtė!” (I lavdėruar qoftė Allahu, sa nderim i madh ėshtė ky pėr tė Dėrguarin alejhi selam.)

Me tė vėrtetė shefati, ndėrmjetėsimi, ėshtė pozita mė e lartė qė Allahu xh.sh. i dha tė Dėrguarit alejhi selam, ndėrsa sa i pėrket mėnyrės se si Muhamedi alejhi selam do tė kėrkojė shefat, do ta pėrmendim tani nė vijim.
Sė pari, do tė bėj sexhde te Arshi i Allahut tė Lartėsuar dhe do tė falėnderojė Allahun me hamde, falėnderime, qė askush mė parė nuk e ka falėnderuar ashtu, as tė Dėrguarit e tjerė mė parė dhe as qė do ta falėnderojė dikush ashtu pas tė Dėrguarit Muhamed Mustafasė alejhi selam.

Na tregon i Dėrguari alejhi selam se si lutet tek Arshi duke thėnė: “O Zoti Im, o Mbėshtetėsi im, nuk ka pasur tė Dėrguar qė tė janė lutur Ty nė dynja e qė Ti nuk u je pėrgjigjur dhe pėrmbushur duatė e tyre pėrveē meje, qė e kam lėnė, e kam rezervuar lutjen time pėr sot. Kėtė e bėj pėr tė kėrkuar shefat, ndėrmjetėsim pėr umetin tim nė Ditėn e Kiametit, kėrkoj shefat O Zoti im.” Dhe pastaj dėgjojnė thirrjen nga Allahu, qė thotė: “O Muhamed, ngrije kokėn tėnde, kėrko e do tė jepet, kėrko shefat e do tė pranohet.”
Pastaj ndėrmjetėson Pejgamberi alejhi selam pėr ēdo besimtar dhe musliman qė nė zemrėn e tij ka iman, besim qoftė edhe sa kokrra e melit, pėr ata qė kanė besuar duke thėnė la ilahe ill-lallah Muhamedurresulullah, dėshmojmė se s’ka Zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Tij...dėshmi qė e kanė thėnė me sinqeritet nga zemra e tyre.

Ky pra ishte nderi dhe respekti qė i dha Allahu xh.sh. tė Dėrguarit dhe tė dashurit tė Tij.
Kėshtu, Pejgamberi alejhi selam e kaloi tėrė jetėn e tij nė mes nderit dhe respektit.
Kėshtu e kaloi jetėn e tij alejhi selam derisa i erdhi meleku Xhibril njė ditė me ajetet qė gjenden nė kaptinėn En-Nasr, ku Allahu xh.sh. thotė:

إِذَا جَاءَ نَصْرُ اللَّهِ وَالْفَتْحُ (1) وَرَأَيْتَ النَّاسَ يَدْخُلُونَ فِي دِينِ اللَّهِ أَفْوَاجًا (2) فَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ وَاسْتَغْفِرْهُ إِنَّهُ كَانَ تَوَّابًا (3)
110:1. Kur erdhi ndihma e Allahut dhe ēlirimi (ngadhėnjimi),
110:2. Dhe i pe njerėzit qė po hyjnė turma-turma nė fenė e Allahut.
110:3. Ti, pra, lartėsoje Zotin tėnd duke falėnderuar dhe kėrko nga Ai falje. Ai vėrtet pranon shumė pendimin, ėshtė mėshirues i madh.

Atėherė kur Xhibrili alejhi selam i zbriti me kėto ajete, Muhamedi alejhi selam i tha: “O Xhibril, pėrmes kėtyre ajeteve unė po kuptoj se exheli im veē mė ėshtė afruar.” Pastaj Xhibrili iu pėrgjigj: “O i Dėrguar i Allahut:
وَلَلْآَخِرَةُ خَيْرٌ لَكَ مِنَ الْأُولَى (4)
Dhe se bota e ardhshme ėshtė shumė mė e mirė pėr ty se e para.

Pas kėsaj ndodhie Pejgamberi alejhi selam kishte dalė pėr tė vizituar varrezat e dėshmorėve tė rėnė nė Uhud. Kjo ndodhi pasi kishin kaluar 81 ditė nga haxhi i lamtumirės.

I Dėrguari alejhi selam kishte dalė nė Uhud pėr tė vizituar tė rėnėt dėshmorė qė ishin vrarė para 8 vitesh. Kishte qėndruar njė kohė, ishte lutur pėr ta, i kishte pėrshėndetur dhe pastaj ishte kthyer nė Medinė.
Porsa ishte kthyer nė Medinė, i Dėrguari alejhi selam kishte hyrė nė xhaminė e tij, kishte tubuar njerėzit, ishte ngritur nė minber dhe pastaj kishte thėnė: “O ju njerėz, unė sė shpejti do tė ndahem nga ju pėr tė kaluar nė fqinjėsi tek Allahu dhe unė jam dėshmitar te ju pėr kėtė.
O ju njerėz, unė nuk frikėsohem se do t’i bėni shirk Allahut pas meje, pasi tė largohem prej jush, mirėpo frikėsohem se do tė jepeni pas dynjasė-kėsaj bote derisa edhe do tė garoni pėr tė, ashtu siē kanė garuar ata para jush e qė janė humbur dhe shkatėrruar. Edhe ju, nėse veproni nė atė mėnyrė, do tė humbni dhe shkatėrroheni si ata.”

Pastaj tha: “O ju njerėz, njė robi i ėshtė ofruar e tėrė e mira qė ėshtė nė kėtė botė dhe ēka tė dojė ai, mirėpo ai e zgjodhi atė qė gjendet te Zoti i tij nė ahiret.”

Kur i dėgjoi kėto fjalė, Ebu Bekri u ngrit duke thėnė: “I sakrifikojmė shpirtrat tanė pėr ty o Resulullah!” Filluan tė qajnė njerėzit qė ishin nė xhami, tė habitur me thėnien e Siddikut, se pėrse e tha, pėrse veproi ashtu!

I Dėrguari alejhi selam u mori shembull atyre njė rob tė cilit i ishte ofruar tė zgjedhė nė mes kėsaj bote dhe ahiretit dhe ai kishte zgjedhur ahiretin.

Ebu Bekri ishte ai qė e kuptoi se ky rob ishte vetė Resulullahu alejhi selam. Mė pas
u mblodhėn njerėzit rreth Ebu Bekrit. Pastaj Pejgamberi alejhi selam bėri me shenjė nga ai dhe tha: “O ju njerėz, ai i cili mė ka ndihmuar mė sė shumti me shoqėrimin dhe pasurinė e tij ėshtė Ebu Bekri. Tė gjithė juve ua kemi kthyer(kompensuar) tė mirat qė na i keni bėrė, pėrveē Siddikut, qė ia kemi lėnė Allahut t’ia kthejė dhe ta shpėrblejė pėr to.

O ju njerėz, tė gjitha dyert e xhamisė do tė mbyllen prej sot pėrveē derės sė Ebu Beker es-Siddikut.”
Pas kėsaj thėnieje zbriti i Dėrguari alejhi selam nga minberi dhe hyri nė dhomėn e Aishes. Kur hyri brenda, Aishja e thirri duke i thėnė: “O i Dėrguar i Allahut, ndiej dhembje tė madhe koke”, ndėrsa Pejgamberi alejhi selam iu pėrgjigj: “Edhe unė ndiej dhembje tė madhe koke oj Aishe.” Pastaj mori leje prej saj qė t’i vizitojė gratė e tjera. Posa doli nga dhoma e saj, iu rėndua edhe mė shumė dhembja Resulullahut, iu shtua temperatura dhe kėshtu u sėmur.
Pastaj kėrkoi leje prej grave tė tjera qė tė vendoset nė shtėpinė e Aishes, ndėrsa ato ta vizitojnė aty. I dhanė leje tė gjitha gratė e tij, Allahu qoftė i kėnaqur me to, dhe duke u kthyer nė shtėpinė e Aishes kėmbėt e Resulullahut nuk mundėn tė mbanin mė, e ndihmuan Aliu dhe Abasi pėr t’u kthyer nė shtėpi.
Kėshtu iu rėndua sėmundja edhe mė shumė Resulullahut dhe sapo e pa Aishja nė kėtė gjendje, filloi tė qajė dhe tha: “Sakrifikoj jetėn dhe shpirtin pėr ty o i Dėrguar! Ah sikur tė isha unė nė gjendjen tėnde o Resulullah!” Pastaj pejgamberi alejhi selam ia ktheu: “Oh koka ime, oj Aishe!” Dhe pastaj iu shtua edhe mė shumė temperatura. Nė ato momente, Pejgamberi alejhi selam porositi t’i sillnin ujė tė ftohtė dhe t’ia hidhnin mbi kokė. Kėshtu vepruan, i sollėn ujė dhe ia hidhnin Pejgamberit alejhi selam mbi kokė, derisa u kishte thėnė: “Mjaft mė....”

E tėrė kjo ndodhi qė i ndodhi Resulullahut gjendet nė hadithet e Pejgamberit alejhi selam, tė cilat i transmetojnė shumė nga sahabėt e Pejgamberit dhe nga Aishja. Tė gjitha kėto hadithe janė regjistruar nė sahihun e Buhariut dhe nė Fethul-Bari.

Ashtu siē u tha mė lart, Resulullahut i hodhėn ujė tė ftohtė mbi kokė derisa tha mjafton.
Pas kėsaj ndodhie, tregon Abdullah ibni Omeri: “Hyra te Pejgamberi alejhi selam dhe e pashė se ai ishte i sėmurė rėndė.” I thashė: “O Resulullah, me tė vėrtetė qenke nė njė situatė tė vėshtirė”, ndėrsa Pejgamberi alejhi selam i kishte thėnė Abdullah ibni Omerit: “Nuk ka mundėsi ta godasė besimtarin diēka nga sėmundja apo fatkeqėsia qoftė ajo edhe njė ferrė nė kėmbėn e tij e tė mos ia falė dhe shlyejė Allahu gjynahet pėrmes saj.”

Pastaj kishte hyrė Ebu Bekri te Resulullahu dhe e gjeti tė sėmurė nė shtrat. Ebu Bekri nė dorėn e tij e kishte njė misvak, ndėrsa Aishja e vėrejti se Pejgamberi alejhi selam e shikonte misvakun nė dorėn e Ebu Bekrit dhe e kuptoi se ai kėrkonte misvakun. E mori Aishja nga dora e Ebu Bekrit dhe ia dha Resulullahut alejhi selam.

Pastaj tregon Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se mė herėt, kur e ndiente veten tė sėmurė, Pejgamberi alejhi selam i kėndonte dy “kuleudhat” dhe e pėrshkonte trupin me duart e tij, por kur u sėmur shumė, fillova edhe unė t’i kėndoja dhe t’ia pėrshkoja trupin me duart e tij.

Pas kėsaj Pejgamberit alejhi selam iu rėndua edhe mė shumė sėmundja. Nė shtėpinė e tij kishte ende 7 dinarė. Nė kėto momente, Pejgamberi alejhi selam e porositi Aishen duke i thėnė: “Jepi sadaka ata 7 dinarė oj Aishe!” Kėtė thėnie e kishte pėrsėritur disa herė. Resulullahu frikėsohej pėr kėtė pasuri qė kishte ende nė shtėpinė e tij.

Aishja i thoshte: “Na nevojiten pėr sėmundjen tėnde, o Resulullah1”, ndėrsa Pejgamberi alejhi selam i tha: “Ēfarė mėkati do tė jetė pėr Muhamedin nėse e takon Allahun ndėrsa nė shtėpinė e tij janė ende ata 7 dinarė. Po ju them jepini sadaka oj Aishe!”

Pas kėsaj iu rėndua sėmundja edhe mė shumė, kurse tek ai hyri vajza e tij Fatimja.
Sa ishte mirė Pejgamberi alejhi selam, kur hynte Fatimja, ēohej pėr tė, ndėrsa kėsaj here nuk mundi tė ngrihej pėr tė. Pastaj Fatimja filloi t’ia puthė duart dhe tė qajė. I thoshte: “E sakrifikoj jetėn dhe shpirtin tim pėr ty o Resulullah!” Kėshtu qante Fatimja derisa filloi tė qajė edhe Resulullahu. Pataj Pejgamberi alejhi selam i tha: “Oj Fatime, bėj sabėr vajza ime, me tė vėrtetė Xhibrili mė ėshtė paraqitur tani pėr herė tė dytė nė vit dhe mė herėt mė ka zbritur vetėm njė herė nė vit. Nga kjo unė po kuptoj se exheli mė ėshtė afruar.”

Pas bisedės sė dhimbshme qė zhvilloi Pejgamberi alejhi selam me Fatimen, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ajo doli duke qarė. Dhe kėshtu, ditėn e premtuar, atė ditė kur ndėrroi jetė Resulullahu, u mblodhėn njerėzit nė xhami pėr tė falur namazin e sabahut. Doli Ebu Bekri pėr tė falur namazin. (Ebu Bekri e kishte zėvendėsuar Resulullahun nė 17 namaze gjatė kohės kur ai ishte i sėmurė.)

Nė kėtė ditė i erdhi pak fuqi Resulullahut dhe vendosi tė shkojė nė xhami pėr t’u falur. Ai thirri Aliun dhe Abasin qė ta ndihmonin pėr tė shkuar nė xhami. Kur hynė nė xhami, e gjetėn atė tė mbushur me safa deri nė fund. U gėzuan muslimanėt pa masė kur e panė Resulullahun alejhi selam. Filluan ta ngrinin zėrin duke bėrė istigfar dhe duke e falėnderuar Allahun e nė kėtė rast Ebu Bekri e kuptoi se ky gėzim ėshtė vetėm pėr Resulullahun alejhi selam. Pastaj kishte tentuar tė kthehej prapa pėr t’i dhėnė mundėsi Pejgamberit alejhi selam pėr tė dalė imam, mirėpo Pejgamberi alejhi selam e ndaloi.
Pejgamberi alejhi selam ishte ulur pranė Ebu Bekrit dhe u fal pas tij. Ky rast me tė vėrtetė ishte nder i veēantė pėr Siddikun, qė ai tė printe si imam, ndėrsa Resulullahu, krijesa mė e ndritur, si xhematli pas tij.
Pasi pėrfundoi namazi i sabahut tė asaj dite, Pejgamberi alejhi selam porositi qė ta ndihmonin pėr tė arritur deri nė minber. Kur arriti u ul nė shkallėt e poshtme, pastaj u ngrit dhe u tha:
“O ju njerėz, mė kanė informuar se ju po frikėsoheni pėr vdekjen e Pejgamberit tuaj, mirėpo unė po ju pyes: “A keni dėgjuar se ndonjė Pejgamber ka jetuar pėrgjithmonė nė kėtė dynja e qė tė jem edhe unė si ta, tė jetoj pėrgjithmonė?
Edhe unė do tė jem ai qė do tė shkoj tek Zoti im e edhe ju do tė vini pas meje.
O ju njerėz, ju porosis tė silleni mirė me muhaxhirėt e parė dhe i porosis muhaxhirėt qė tė sillen mirė nė mes tyre. Pastaj citoi ajetin kuranor ku Allahu thotė :
(فَهَلْ عَسَيْتُمْ إِنْ تَوَلَّيْتُمْ أَنْ تُفْسِدُوا فِي الْأَرْضِ وَتُقَطِّعُوا أَرْحَامَكُمْ) (سورة محمد: 22)
“A pritet prej jush (hipokritėve) qė nėse merrni sundimin (ose sprapseni prej fesė islame) tė bėni trazira nė tokė dhe tė ndėrprisni lidhjet e akraballėkut?”

Pastaj citoi:
وَالْعَصْرِ (1) إِنَّ الْإِنْسَانَ لَفِي خُسْرٍ (2) إِلَّا الَّذِينَ آَمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَتَوَاصَوْا بِالْحَقِّ وَتَوَاصَوْا بِالصَّبْرِ (3)
103:1. Pasha kohėn!
103:2. Nuk ka dyshim se njeriu ėshtė nė njė humbje tė sigurt.
103:3. Me pėrjashtim tė atyre qė besuan, qė bėnė vepra tė mira, qė porositėn njėri-tjetrin t’i pėrmbahen tė vėrtetės dhe qė kėshilluan njėri-tjetrin tė jenė tė durueshėm.

Pas leximit tė kėtyre ajeteve Pejgamberi alejhi selam tha:

“O ju njerėz, ju porosis qė tė silleni mirė me ensarėt” dhe citoi ajetin kuranor:

“Edhe ata qė pėrgatitėn vendin (Medinėn) dhe besimin para tyre, i duan ata qė shpėrnguleshin tek ata dhe nuk ndiejnė nė gjokset e tyre ndonjė nevojė (pėr zili a tjetėr) nga ajo qė u jepej atyre (muhaxhirėve), madje edhe sikur tė kishin vetė nevojė pėr tė, ata u jepnin pėrparėsi atyre para vetvetes. Kush ėshtė i ruajtur prej lakmisė sė vet, tė tillėt janė tė shpėtuar.” (Hasher 9)

Pastaj tha: “O ju njerėz, me tė vėrtetė Allahu nuk i bėn padrejtėsi askujt, kush mundohet ta mashtrojė Allahun, Ai do ti sjellė mashtrim atij.
O ju njerėz, ju pėrshėndes me selam, Allahu ju furnizoftė, Allahu ju ngrittė pozitat, Allahu ju shpėrbleftė, Allahu ju ndihmoftė, Allahu ju bėftė krenarė! Jua tėrheq vėrejtjen juve, ju porosis me takvallėk dhe devotshmėri.
O ju njerėz, kush dėshiron tė takohet me mua te Haudi nesėr, le tė ketė kujdes pėr dorėn dhe gjuhėn e tij, pėrveē atėherė kur ėshtė patjetėr e nevojshme.”

Pastaj kishte thėnė: “O ju njerėz, nėse unė vdes dhe mė lani e qefinosni, mė lini nė shtratin tim njė kohė, vetėm qė tė mos hyjė askush, sepse xhenzen time do tė ma falė Xhibrili a.s.”

Pas asaj kohe tė hyjė familja ime, tė afėrmit e mi, pastaj ju. Mos ma falni xhenazen me imam (sepse Pejgamberi alejhi selam ka qenė zotėria i imamėve).”

Pas kėtyre fjalėve tė dhimbshme, Pejgamberi alejhi selam porositi duke thėnė: “O njerėz, mė dėrgoni mua selam prej kėsaj dite e deri nė Ditėn e Kiametit.”

Pastaj zbriti Pejgamberi alejhi selam prej minberit dhe hyri nė dhomėn e Aishes. Iu rėndua sėmundja prapė Resulullahut. Pastaj Pejgamberi alejhi selam flejti pėr njė kohė nė prehėr tė Aishes dhe kur u zgjua, pa afėr tij Xhibrilin alejhi selam!
“Mė ka dėrguar Allahu te ti o Resulullah”. i tha Xhibrili. “Ky me mua ėshtė meleku i vdekjes. Allahu tė ka dhėnė mundėsi zgjedhjeje, nėse dėshiron tė transferohesh te Allahu, ja ku ėshtė meleku i vdekjes, ndėrsa nėse dėshiron tė jetosh nė kėtė botė pėr gjithmonė, Allahu xh.sh. po tė jep mundėsi o Resulullah.” Pastaj pejgamberi alejhi selam e kishte shikuar Xhibrilin dhe i kishte thėnė: “Jepi leje melekut tė vdekjes tė ma marrė shpirtin o Xhibril!”

Pastaj kishte hyrė meleku i vdekjes te Mustafai alejhi selam dhe i kishte dhėnė selam. Pastaj i kishte thėnė: “Allahu mė ka dėrguar tek ti dhe unė jam nė dispozicionin tėnd. Ēfarė tė duash mė urdhėro. Nėse mė urdhėron tė ta marr shpirtin, ta marr, por nėse mė urdhėron tė ta lė, po ta lė. Mė urdhėro ē’tė dėshirosh o Resulullah!”

Ky ishte nderi dhe respekti qė i dha Allahu xh.sh. Pejgamberit alejhi selam edhe nė momentin e vdekjes: meleku i vdekjes merr leje prej Resulullahut. S’ka ndodhur mė herėt t’i marrė leje ndonjė Pejgamberi dhe as nuk do tė ndodhė t’i marrė leje dikujt tjetėr pas Pejgamberit alejhi selam.
Nė momentin kur i kėrkoi leje meleku i vdekjes, Pejgamberit alejhi selam pėrsėri e shikoi Xhibrilin, ndėrsa Xhibrili i tha: “Ėshtė rritur pėrmallimi i Allahut pėr ty o i Dėrguar i Allahut, kurse Pejgamberi alejhi selam tha: “Edhe unė jam pėrmalluar pėr takimin me Zotin tim o Xhibril.”

Pastaj kishte thėnė: “Ma merr shpirtin o melek i vdekjes.” Dhe kur iu afrua meleku pėr t’ia marrė shpirtin Pejgamberit alejhi selam, atėherė Xhibrili deshi tė nisej dhe i dha Pejgamberit dhe familjes sė tij selam dhe tha: “Ēdo shpirt do ta shijojė vdekjen...”
Pastaj u ul meleku i vdekjes te koka e Pejgamberit alejhi selam dhe i tha :
يَا أَيَّتُهَا النَّفْسُ الْمُطْمَئِنَّةُ (27) ارْجِعِي إِلَى رَبِّكِ رَاضِيَةً مَرْضِيَّةً (28)
O ti shpirt i bindur plotėsisht!
Kthehu te Zoti yt i vetėkėnaqur e i pranuar!

Kėshtu pėrfundoi jeta e krijesės mė tė ndritur, jeta e Muhamed Mustafasė alejhi selam.



 

Pėrgatiti: Islam Hasani
12.7.2009

                                                      www.klubikulturor.com