Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Gruaja e devotshme (11)

Gruaja e devotshme duhet tė jetė e menēur dhe tė ketė urtėsi duke mos iu ankuar pėr burrin e saj askujt, as prindėrve tė saj. Ajo nuk i pėrhap problemet e shtėpisė jashtė saj dhe nėse ndonjė problem bėhet shumė i madh, atėherė shkojnė pėr tė gjetur zgjidhje te njerėzit e dijes dhe tė devotshėm. Po ashtu, gruaja e devotshme e kėshillon burrin e saj me sjellje tė mirė, modesti dhe me dashuri.

Gruaja e devotshme njė mijė herė mendohet para se tė flasė ndonjė fjalė ose para se tė bėjė ndonjė punė dhe pėr kėtė shkak nuk flet ēfarėdo fjale dhe nuk bėn ēfarėdo pune (tė keqe), gruaja e devotshme duhet tė jetė e menēur dhe tė flasė apo punojė me urtėsi.

Si rezultat i kėsaj ėshtė edhe mospėrhapja e problemeve nė shtėpi tė tjera, edhe nėse ėshtė shtėpia e prindėrve tė saj. Ajo nuk i pėrhap problemet qė ka me bashkėshortin te dikush tjetėr, edhe nėse ata janė prindėrit e saj, pėr shkak se ajo ėshtė e vetėdijshme se si t’i largojė kėto probleme dhe si t’i fshehė nga tė tjerėt. Kurse “gruaja e marrė” ėshtė ajo grua e cila ēdo ditė nxjerr nga njė revistė, tė cilėn ua tregon prindėrve, motrave apo tjetėrkujt pėr ēdo problem apo ndodhi qė ka ndodhur brenda shtėpisė sė saj, qofshin ato ndodhi gėzimi apo hidhėrimi.
Sa e sa probleme kanė filluar mes dy bashkėshortėve pėr shkak tė kėtij veprimi tė gruas e sa e sa burra ankohen pėr gratė e tyre pėr shkak tė mosruajtjes sė sekreteve qė kanė mes tyre, saqė nė disa raste kane pėrfunduar me shkurorėzim.

Nėse ndonjė problem merr pėrmasa mė tė mėdha dhe bėhet mė serioz, saqė nuk mund ta zgjidhin vetė kėtė, atėherė nė kėtė rast shkojnė te njerėzit e dijes dhe tė devotshėm dhe nuk duhet qė kėto probleme tė dalin te njerėzit jashtė shtėpisė, pasi nėse pėrhapet problem te njerėzit, ata do t’u shtojnė diēka fjalėve dhe do t’i pėrcjellin fjalėt sipas komenteve tė tyre dhe mė pas kjo shtėpi do tė bėhet objekt bisedash dhe komentesh pėr ēdo hipokrit.
Dr. Nasir Omer thotė: “Pėrhapja e problemeve jashtė shtėpisė rezulton nė vazhdimin dhe shtimin e problemeve duke ndezur edhe mė shumė zjarrin nė shtėpi e posaēėrisht nėse kėto probleme pėrhapen te familja e ndonjėrit prej dy bashkėshortėve, pėr shkak se ata nuk i dinė shkaqet e problemit dhe nė shumicėn e rasteve e dėgjojnė shkakun e problemit nga njėra palė, qė nė kėtė rast ėshtė i afėrmi i tyre. Por problemi duhet tė dėgjohet nga tė dyja palėt dhe nė kėtė rast ata gjykojnė me njė gjykim tė shtrembėruar e jo tė drejtė dhe nė disa raste i shtyn afėrsia e tyre. Duke dėshiruar qė ta mbrojnė djalin apo vajzėn e tyre nga fajėsia e atij problemi, ata edhe mė shumė e shtojnė urrejtjen mes dy bashkėshortėve duke mbrojtur fėmijėn e tyre dhe duke akuzuar palėn tjetėr.

Nė shumicėn e rasteve problemet qė ndodhin mes bashkėshortėve janė probleme tė vogla, tė cilat ndodhin pėr shkak tė ndonjė sjelljeje jo tė pėlqyeshme apo diēka si kjo dhe kur i interpretohet dikujt tjetėr ky problem, i interpretohet nė mėnyrė mė tė vrazhdė sesa ka qenė nė realitet dhe nė kėtė rast dėgjuesi mendon se nė tė vėrtetė problem qenka i madh dhe sjell komente tė ndryshme, viktimė e tė cilave mė nė fund do tė jenė dy bashkėshortėt.

Dhe pėr kėtė shkak ėshtė e pėlqyeshme qė tė dy bashkėshortėt ta kėshillojnė njėri-tjetrin dhe t’ia japin besėn njėri-tjetrit qė mos t’i pėrhapin problemet e tyre te tė tjerėt dhe tė kenė kujdes qė mos tė kalojė njė ditė pa e zgjedhur problemin (Mukavemat Es-seadetuz-Zevxhije).

 

Pėrktheu: Eroll Nesimi
29.3.2009

                                                      www.klubikulturor.com