Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
 

Davidi dhe i moshuari i verbėr

Davidi kishte kuptuar se ishte nė telashe. Kishte vrapuar aq shpejt vetėm pėr tė arritur nė shtėpi. Me t’u kthyer, u ngjit shkallėve dhe e gjeti veten te dera e apartamentit tė tij, pushoi pak dhe nxori ēelėsin nga thellėsia e xhepit tė djathtė dhe hapi derėn. Davidi dėgjoi zėrin e mbytur tė nėnės sė tij nga prapa, duke thėnė: “Ai gjendet kėtu pari." Me njė shpejtėsi te jashtėzakonshme ai ktheu dorezėn e derės dhe hyri brenda nė njė dhomė tė vogėl tė apartamentit. Nėna e tij duke bėrtitur pyeti: “Ku ishit gjatė tėrė kėsaj kohe?” “Isha nė xhami,” u pėrgjigj Davidi. “Sa herė tė kam thėnė qė mos ta humbni kohėn nė xhami?” Duke i bėrtitur birit tė saj, fatmirėsisht foshnja filloi tė qajė dhe nėna e tij u kthye, menjėherė mori foshnjėn qė ta qetėsonte nga vaji. Davidi e kishte kuptuar se ai duhej tė shkonte nė shtėpi, mirėpo muaji i agjėrimit ishte nė vigjilje, ndaj dhe kishte shprehur dėshirė tė mėsonte mė shumė pėr kėtė muaj dhe pėr rėndėsinė e tij. Ai dėshironte tė dinte se ēfarė ėshtė kuptimi i kėtij muaji. Muaji i Ramazanit pėr Davidin ishte shumė i veēantė, mirėpo nėna e tij nuk mendonte ashtu. Asaj nuk i interesonte xhamia. Davidit i kujtohej se edhe ai dikur nuk interesohej pėr xhaminė dhe ēdo gjė tjetėr qė kishte tė bėnte me veprimtarinė fetare. Ajo kohė kishte qenė kur Davidi shoqėrohej me njė shoqėri tė keqe, te cilėt vidhnin para, bėnin kontrabandė me drogė dhe rrihnin njerėzit e pafajshėm. Mirėpo e tėrė ajo kishte ndodhur njė vit me parė.

Si u pendua Davidi?

E gjithė kjo kishte ngjarė atėherė kur Davidi ishte duke ecur rrugės dhe njė ditė prej ditėsh kishte vrojtuar njė njeri tė moshuar, i cili ishte i verbėr dhe po qėndronte ulur nė trotuarin e rrugės. Davidi iu drejtua tė verbrit me kėto fjalė: “O njeri i vjetėr, ma jep kuletėn, ja do ta marr jetėn!” Plaku nė mėnyrė tė qetė futi dorėn nė xhepin e tij dhe nxori qesen e mė pas ia dorėzoi Davidit. Davidi ishte gati pėr tė ikur, kur ja i moshuari i verbėr nxori disa fjalė nga goja: “Shpresoj se njė ditė Allahu do t'ju bėjė tė mundur tė shihni.” Davidi duke qeshur tha: “Unė nuk di se kush ėshtė Allahu, mirėpo njė gjė e di se Ai nuk ka mundėsi t'ju kthejė tė parin (shikimin)” dhe nė mėnyrė poshtėruese Davidi iu drejtua tė moshuarit: "Jeni i verbėr, i moshuar idiot dhe budalla!” Njeriu i vjetėr ia ktheu: “Tė them tė drejtėn unė nuk jam i verbėr, ngase unė jam nė gjendje ta shoh tė mirėn dhe tė keqen. E shoh tė vėrtetėn dhe dritėn e Allahut. Ta shikosh atė (tė vėrtetėn dhe dritėn e Allahut) ėshtė shumė mė me rėndėsi sesa gjėrat qė ju shihni. Ju kėtė nuk e dini, sepse jeni i shurdhėr, qorr dhe vetėm mėshira e Allahut mund t’ju ruajė nga kjo.” Davidi filloi tė ndihet paksa i shqetėsuar. Ai nuk nguli kėmbė dhe iku me vrap me kuletėn qė kishte grabitur nga plaku i verbėr. Kur Davidi arriti nė shtėpi, kontrolloi kuletėn dhe ajo ishte plotėsisht e zbrazėt. U inatos aq shumės, saqė e gjuajti kuletėn pėrtej dhome. Pasi hodhi kuletėn, ajo goditi murin dhe nga qesja ra diēka nė dysheme. Ishte njė kartele biznesi dhe nė tė shkruante:

QENDRA ISLAME
RRUGA E JUGUT 119
N.Y., NY 11250 Angli

Nė anėn e prapme tė kartelės shkruante diēka tjetėr, mirėpo ajo nuk i interesonte Davidit. Ai vendosi t'i bėnte njė vizitė Qendrės Islame, duke shpresuar qė pėrmes kėsaj vizite tė gjente njeriun e vjetėr. Atė natė, Davidi kishte dalė nė metronė C, nė rrugėn jugore dhe kishte filluar tė kėrkonte Qendrėn Islame, me shpresė se do ta gjente. Kishte qenė tepėr vonė, kėshtu qė nė rrugė nuk gjendej askush. Ishte errėsirė e tmerrshme. Mė nė fund, kur e gjeti vendin, ishte shume i habitur kur shikoi dritat e ndezura dhe brenda saj gjendeshin shumė njerėz. Ai bėri njė shikim vjedhurazi dhe ishte shumė i mahnitur kur shikoi njerėzit tek po qėndronin nė reshta tė drejtė; te gjithė duke u falur nė njė drejtim. Aty nuk kishte fotografi, kryqe e as statuja, gjėra kėto qė Davidi i kishte hasur nė disa kisha nė televizion. Ai shikoi pėrqark qė tė grabiste diēka, mirėpo nuk kishte pasur asgjė pėr tė vjedhur apo grabitur, pėrveē kėpucėve tė atyre qė kishin ardhur pėr tė falur namazin e jacisė. Davidi ishte kureshtar dhe tejet i mahnitur rreth asaj qė kishte parė. Pėr t'u siguruar, u kthye njė natė tjetėr nė Qendrėn Islame dhe kuptoi se kėta njerėz ishin muslimanė, tė cilėt besojnė Allahun e Madhėrishėm. Davidi kujtoi plakun e verbėr qė fliste nė lidhje me Allahun e Plotfuqishėm. Pasi arriti tė bisedojė me muslimanėt e qendrės, ata i treguan Davidit se Allahu ėshtė Krijues i Universit (gjithėsisė) dhe jemi tė obliguar qė tė falemi pesė herė nė ditė, nė mėnyrė qė t'i shprehim falėnderim Atij. Davidi pyeti se pėrse qėndroni deri nė orėt e vona tė natės? Ata iu pėrgjigjen atij, duke thėnė se, ky ėshtė Muaji i Ramazanit, muaji mė me vlerė i vitit. Ata kryenin namazin e teravive, namaz ky qė falet pas namazit te jacisė dhe vetėm nė muajin e Ramazanit kryhet ky rit fetar. Nėse ata falen nė Natėn e Kadrit ėshtė mė me vlerė sesa tė falen njė mijė muaj, bazuar nė Kuranin Famėlartė. Muaji i Ramazanit ėshtė muaji i agjėrimit, muaji qė nė tė zbriti Kurani, pra ėshtė muaji i Shpalljes sė Kuranit Famėlartė.

Davidi kishte filluar tė mendonte rreth fesė islame. Pas disa ditėsh, ai filloi tė njėmendėsojė se jeta qė ai jetonte nuk do ta shpinte askund. Ai mendonte pėr nėnėn e tij, qė gjithmonė ishte e brengosur. Ajo nuk e njihte fenė islame. Ai mendonte edhe pėr shokėt e tij, qė kishin krijuar bandėn e tyre. Ata ose mund tė jenė vrarė pėrfundimisht, e nėse kanė qenė me fat, jeta e tyre ka mbaruar nė burgje. Davidi kujtoi fjalėt e tė moshuarit qė tha: “Shpresoj se njė ditė Allahu do t’jua bėjė tė mundur tė shihni.” Tashmė ai ka kuptuar se ēfarė donte tė thoshte plaku i verbėr me ato fjalė. Davidi e kishte kuptuar se deri tani kishte qenė i verbėr, mendonte vetėm pėr ditėn e sotme dhe vetėm pėr veten e tij. Kurrė nuk ishte dashamirės pėr tė tjerėt dhe asnjėherė nuk pėrpiqej tė donte dikė tjetėr. Tashmė, ai ka filluar tė shikojė “Dritėn”, tė shikojė Dritėn e Mėshirės sė Allahut. Nė natėn e fundit tė Muajit tė Ramazanit, Davidi pėrsėri vizitoi Qendrėn Islame. Iu afrua imamit dhe e pyeti atė nėse do ta kishte mundur tė hyjė nė Islam. Imami iu pėrgjigj atij: “Fenė islame mund ta pranojė kushdo qoftė, kjo fe ėshtė pėr tė gjithė.” Qė te dy u kthyen nga xhemati, nė xhaminė e vogėl dhe Davidi shqiptoi dėshminė se: “Nuk meriton askush pėr t'u adhuruar pėrveē Allahut dhe se Muhamedi alejhi selam ėshtė i Dėrguari i tij.” Davidi mė pas iu drejtua tubimit fetar duke thėnė se pėr herė tė parė pėr Qendrėn Islame jam informuar nga njė njeri i verbėr, i moshuar. E tėra qė kuleta kishte ishte njė kartelė biznesi. Nė tė nuk kishte para, nuk kishte karta krediti e as dokument identifikimi. E tėrė kjo ngjarje kishte ndodhur njė vit me parė. Tani, Davidi ka ndryshuar shumė. Ai ka filluar tė mėsojė me zell nė njė shkollė dhe ka braktisur shoqėrinė e tij tė keqe (bandėn). Ai kohėn e tij shpesh e kalon nė Qendrėn Islame, duke thelluar njohuritė e tij rreth Islamit. Ka bėrė hulumtime dhe ka kėrkuar poshtė e lartė pėr gjetjen e tė moshuarit tė verbėr, mirėpo kurrė nuk e kishte takuar. Ai shpreson shumė qė nėna dhe shokėt e tij do tė kishin pasur rastin tė takonin atė njeri, kėshtu qė edhe ata njė ditė do tė kishin “shikuar dritėn dhe tė vėrtetėn islame.”


 

Pėrktheu nga gjuha angleze: Fehim Xhafer Dragusha
1.3.2009

                                                      www.klubikulturor.com