Sikur ndodhem pranė
xhamisė e cila thėrret dhe ankohet tek Allahu duke
thėnė:
-O
Zot! Pėrse dyert e mia nuk hapen pėrveēse disa
minuta tė caktuara, duke qenė se konsiderohem prej
vendeve mė tė dashura tek Ti? Pėrse privohen ata,
tė cilėt zemrat e tyre janė tė lidhura me mua - e
ata janė tė paktė- nga ulja nė prehrin tim
pėrveēse nė momente tė caktuara? O Allahu im! Unė
te Ti e ngre kėtė dėm dhe kėtė turp! Ty tė ankohem
pėr ata qė mė bėnė padrejtėsi mua dhe tė dashurve
tė mi, mė penguan mua dhe i penguan ata nga vlera
dhe begatia e pėrmendjes sė emrit Tėnd. Kush
ėshtė mė fajtor se ai qė pengon tė pėrmendet nėpėr
xhamitė e Allahut Emri i Tij dhe pėrpiqet pėr
shkatėrrimin e tyre?! Ata nuk duhet tė hyjnė nė
to, pėrveēse tė frikėsuar. Pėr ata, nė kėtė jetė
ka poshtėrim, kurse nė jetėn tjetėr dėnim tė
madh.1
O
Zot, disa nga fqinjėt e mi nga unė nuk i ndajnė
vetėm disa hapa, megjithatė unė nuk i njoh e as
ata nuk mė njohin. A nuk e dinė ata se vizita e
shpeshtė e tyre ndaj meje i bėn tė fitojnė
dėshminė e besimit, i vesh ata me veshjen e frikės
dhe i bėn tė udhėzuar, duke u argumentuar me
fjalėn Tėnde o Zot: Faltoret e Allahut i
vizitojnė dhe i mirėmbajnė vetėm ata qė besojnė
Allahun dhe Ditėn e Fundit, qė falin namazin dhe
japin zekatin e qė nuk i frikėsohen askujt, pėrveē
Allahut. Sigurisht qė kėta janė nė rrugė tė
drejtė.2
Dhe pėr shkak tė fjalės sė tė Dėrguarit, lavdėrimi
dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė:
Kur
tė shihni njeriun i cili viziton shpesh xhamitė,
dėshmoni pėr besimin e tij.3
A
nuk dinė se imani i tyre nuk plotėsohet pėrveēse
me pėrmendjen e Allahut ndėrmjet mureve tė mia,
duke u argumentuar me fjalėt e Tua o Zot:
Nė xhamitė, qė Allahu ka urdhėruar tė ngrihen e
tė pėrmendet aty emri i Tij, Atė e lavdėrojnė nė
mėngjes dhe mbrėmje, njerėz, tė cilėt shitblerja
nuk i pengon pėr tė pėrmendur Allahut dhe tė cilėt
falin namazin dhe japin zekatin dhe tė cilėt kanė
frikė nga Dita (e Kiametit), kur zemrat dhe
shikimet do tė jenė tė shqetėsuara. (Kėta
shpresojnė) qė Allahu ti shpėrblejė sipas veprave
mė tė mira qė kanė bėrė e tua shtojė dhuntinė e
Tij. Allahu i jep kujt tė dojė, pa llogari.4
Disa
njerėz o Zot janė larguar nga unė duke mos ndier
aspak neglizhencė, duke u justifikuar me distancėn
e largėt dhe largėsinė e shtėpisė (banimit). A nuk
dinė ata se tė parėt e mirė e pėlqenin banimin
larg xhamisė jo pėr tė mos ardhur nė xhami, por
pėr tiu shtuar shpėrblimi. Ėshtė e ēuditshme
gjendja e munguesve nga gjerėsia ime, e
kryelartėve, e refuzuesve qė tė hyjnė nė dyert e
mia. A nuk i kanė dėgjuar kėto hadithe tė tė
Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi
tė:
-Namazi i njeriut
me xhemat ėshtė mė i vlefshėm sesa namazi i falur
vetėm pėr njėzet e pesė shkallė. Nėse merr abdest
mirė, pastaj del nė xhami vetėm pėr namaz, ēdo hap
tė cilin e bėn do ti ngrihet me tė njė shkallė
dhe i shlyhet njė mėkat. Kur tė falet, melekėt
kėrkojnė falje pėr tė pėrderisa gjendet nė xhami
duke thėnė: O Allah, mėshiroje! Vazhdon tė jetė
nė namaz pėrderisa pret namazin vijues.5
-
Kush
merr abdest mirė, pastaj del nė namaz, ai
konsiderohet nė namaz pėrderisa e ka qėllim
namazin. Atij nė njėrin hap i shkruhet njė e mirė,
ndėrsa nė hapin tjetėr i shlyhet njė mėkat. Kush
prej jush dėgjon kiametin, mos tė nxitojė.
Shpėrblimin mė tė madh e ka ai me shtėpi tė
largėt. Thanė: Pėr ēka, o Ebu Hurejra? Tha: Pėr
shkak tė hapave tė shumta.6
-A dėshironi tju
lajmėroj me ēka Allahu i shlyen mėkatet dhe i
lartėson gradėt tuaja? Gjithsesi, o i Dėrguar i
Allahut, thanė. I Dėrguari tha: Marrja e
abdestit edhe atėherė kur ėshtė vėshtirė, shkuarja
e shpeshtė nė xhami dhe pritja e namazit pas
namazit. Kjo ėshtė fortifikatė, kjo ėshtė
fortifikatė.7
O
Zot, disa nga robėrit e Tu, tė cilėt i njoh dhe mė
njohin, mungojnė nė dy namazet, atė tė sabahut dhe
tė jacisė. A nuk e kanė dėgjuar pėrgėzimin e tė
Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi
tė, i cili thotė:
Pėrgėzoji ata qė ecin nė errėsirė pėr nė xhami me
dritė tė plotė Ditėn e Kiametit.8
Mė
pikėllon shumė o Zot, gjersa unė jam prej vendeve
mė tė dashura pėr Ty dhe i Dėrguari ka lajmėruar
se kush ulet nė prehrin tim duke pritur namazin
pas namazit, konsiderohet si luftėtar nė rrugėn e
Allahut, i shkruhet shpėrblimi i falėsit pėrderisa
pret namazin... Mė shumė mė pikėllon fakti se njė
grup njerėzish- ata janė shumė- vijnė tek unė me
pasivitet dhe me pėrtaci. Kalojnė pak kohė dhe me
njė mundim dhe mėrzi, por po kėta nė ēėshtjet e
kėsaj bote janė shumė aktivė e tė fuqishėm.
Nxitojnė e nuk vonohen, presin orė tė tėra duke
mos u lodhur e mėrzitur... disa prej tyre vijnė te
unė vetėm atėherė kur e dėgjojnė ikametin pa
ndonjė shkak. Vjen duke nxituar dhe jo i
pėrqendruar, qėndron larg edukatės sė hyrjes nė
xhami, shumė larg Sunetit tė tė Dėrguarit,
lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, i cili
thotė: Nėse dėgjoni kiametin, ecni duke qenė
tė qetė. Atė qė do ta arrini, faleni dhe ajo qė do
tju kalojė, plotėsojeni.
Disa
robėr o Zot, Ti e di, vijnė nė namaz tė vonuar dhe
me pėrtaci. A nuk dinė tė tillėt se nė kėtė veprim
ka pėrngjasim me hipokritėt, pėr tė cilėt ke
thėnė:
...namazit i afrohen vetėm nė mėnyrė tė ngathėt9
Gjithashtu
ke thėnė:
Kur
ata ngrihen pėr namaz, ngrihen me pėrtesė.10
Disa
tė tjerė o Zot, kur vjen Ramazani, edhe ata vijnė
tek unė. Kur mbaron Ramazani, largohen nga unė.
Ata e dinė shumė mirė se Ti je Zot nė Ramazan dhe
nė tė gjithė muajt e tjerė. Ata e dinė se namazi
ėshtė obligim pėr ta gjatė Ramazanit dhe nė tė
gjitha ditėt e tjera. O Zot, kėrkoj faljen Tėnde!
Butėsinė Tėnde e kėrkoj o Zot!
O
robėr tė Allahut:
Prandaj rrekuni me njėri-tjetrin, duke kėrkuar
falje prej Zotit tuaj dhe njė kopsht tė gjerė sa
qielli dhe Toka, qė ėshtė e pėrgatitur pėr ata qė
i kanė besuar Allahut dhe tė dėrguarve tė Tij.11
O
robėr tė Allahut, dijeni se koha po kalon, vitet
po kalojnė. Dijeni se malli i Allahut ėshtė i
shtrenjtė. Malli i Allahut ėshtė xheneti. Ai nuk
fitohet me dėshira e as me prejardhje tė lartė, as
me punėn e prindėrve dhe tė gjyshėrve e as me
shumė pasuri e fėmijė:
As
pasuria juaj, as fėmijėt tuaj nuk do tju afrojnė
mė shumė te Ne, por vetėm ata qė besojnė dhe bėjnė
vepra tė mira (e meritojnė kėtė). Ata do tė kenė
shpėrblim tė shumėfishtė pėr atė qė kanė bėrė dhe
do tė jenė tė sigurt nė banesa tė larta (nė
Xhenet).12
Muhamed Ahmed
Pėrktheu: Almedin Ejupi
30.11.2008
1Kuran,
Bekare,
113.
2Kuran, Tevbe, 18.
3Shėnon Tirmidhiu dhe tė tjerė. Disa
dijetarė e konsiderojnė hadithin si tė dobėt.
4Kuran, Nur, 36-38.
5Shėnon Buhariu nga Ebu Hurejra.
6Shėnon Maliku nė Muveta.
7Shėnon Maliku dhe Muslimi nga Ebu
Hurejra.
8Shėnon Ebu Davudi dhe Tirmidhiu nga
Burejde, Allahu qoftė i kėnaqur me tė.
9
Kuran, Tevbe, 54.
10Kuran, Nisa, 142.
11Kuran, Hadid, 21.
12Kuran, Sebe, 37.