Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Sufjan Ibn Seid Eth-Thevrij
(Muhadith)

Emri
Sufjan ibn Seid ibn Mesruk ibn Habib ibn Raf'i ibn Abdallah

Ofiqi
Ebu Abdullah

Vendlindja
U lind nė vitin 97 hixhri nė Hemdan (Kufe), ndėrroi jetė nė vitin 161 h.

   E filloi kėrkimin e diturisė kur ishte ende i vogėl, nėn pėrkujdesjen e babait tė tij, i cili quhej Seid ibn Mesruk. Ai ishte muhadith (njeri qė merrej me shkencėn e hadithit), ishte nga shokėt e Sha'biut, Haj'theme ibn Abdurrahmanit. Njihej si i besueshmi i Kufes, ishte nga tabiinėt e vegjėl. Kanė transmetuar nga ai (Seidi) autorėt e gjashtė seleksioneve qė njihen nė shkencėn e hadithit si “Xhema'atus sitteh”. Kanė marrė nga ai edhe fėmijėt e tij: Sufjani, Omeri, Mubareku e shumė e shumė tė tjerė.


Mėsuesit dhe nxėnėsit


   Dy historianėt, imamėt e njohur, Ebul Haxhaxh Jusuf ibn Abdurrahman El Mizij dhe Ebu Abdullah Edh Dhehebij, i kushtuan njė rėndėsi tė veēantė mbledhjes sė mėsuesve dhe nxėnėsve tė dijetarit, imamit Sufjan Eth-Thevrij. Numri i tyre arriti mbi 280 mėsues dhe 130 nxėnės.
   Thotė Imam Dhehebiu: “Thuhet se numri i mėsuesve tė Sufjan Eth-Thevrit ishte 600 mėsues (shejh), prej tyre kishte tė atillė qė kishin marrė nga sahabėt e njohur, si: Ebu Hurejra, Xherir ibn Abdilahu, ibn Abbasi etj., etj..” Kurse ata qė morėn nga ai (nxėnėsit) ishin njė numėr i madh. Ebul Ferraxh ibn el Xhevzi thotė se ishin mė shumė se njėzet mijė njerėz.
   Ndėr mėsuesit mė tė njohur ishin: Sulejman el A'mesh, Muhammed ibn Axhlan el Medenij, Shu'betu ibn Haxhaxh, Ebi Amr el Evza'ij, Abdullah ibn Mubarek, Sufjan ibn Ujejneh, Vekiu ibn Xherrah etj..


Ē’ėshtė thėnė pėr diturinė e Sufjanit


   Thotė Sufjan ibn Ujejneh: “Nuk kam parė njeri mė tė menēur pėr hallallin dhe haramin se Sufjan Eth-Thevrij.”
Thotė Abdullah ibn Mubareku: “Nuk njoh njeri mė tė menēur nė fytyrėn e tokės se Sufjan Eth-Thevrij.”
   Thotė Muhamed Et-Tejmij: “E kam pyetur babain tim se kush ėshtė fekihu i arabėve. Mė tha: “Sufjan Eth- Thevrij.”
   Damrete ibn Sabah ka thėnė: “Sufjani ishte dijetari i kėtij umeti dhe shėrbėtori i tij.”
   Thotė ibn ebi Dhib: “Nuk kam parė dikė mė shumė qė i pėrngjante tabiinėve sesa Sufjan Eth-Thevrij.”
   Thotė Jahja ibn Seid el Katani: “Nuk kam parė mė talent sesa Sufjan Eth-Thevrij.” Pastaj u pyet: “Kush pas tij?” Tha: “Shubeh.”
   Jahja ibn Jemani dhe Ebi Hashim Er-Rifaij thonė se ka thėnė Sufjan Eth-Thevrij pėr veten: “Nuk kanė dėgjuar diēka veshėt e mi pėrveēse e kanė regjistruar dhe e kanė mbajtur nė mend, bile kur kaloja pranė poetėve dhe atyre qė kėndonin, detyrohesha t’i mbyllja veshėt nga frika se mos i mėsoja pėrmendėsh.”


Ē’ėshtė thėnė pėr adhurimin e Sufjanit


   Ibadeti, asketizmi, modestia e selefit, Allahu i mėshiroftė, ishte e mbėshtetur nė tri pika kryesore:
1) Pasimi i plotė i Pejgamberit alejhi selam, duke pasur parasysh moskalimin e kufijve me atė qė ka ardhur Pejgamberi alejhi selam, me udhėzim dhe dituri. Iu ka mjaftuar atyre hadithi ku thuhet: "Ai i cili bėn njė punė e ajo nuk ėshtė nė pėrputhshmėri me ne, ajo ėshtė e refuzuar". Dhe hadithi tjetėr: "Kush largohet nga Suneti im, nuk ėshtė prej meje."
2) Dituri e vėrtetė nga Allahu i Lartėsuar dhe nga Pejgamberi alejhi selam.
3) Kuptimi i fesė ashtu siē e kanė kuptuar tė parėt tanė (selefi).

   Sufjan Eth-Thevri pėr veten e tij ka thėnė: “Kur vjen nata, shumė gėzohem.” Arsyeja ėshtė falja e namazit tė natės.
   Transmeton Ebi Nuajm Ed-Dukejmi se kur pėrmendej vdekja para Sufjan Eth-Thevrit, nuk kishim dobi disa ditė prej tij, ndėrsa kur u pyeste pėr ndonjė mesele, thoshte nuk e di.
  Thotė ibn Mehdi: “Kur falesha pas Sufjanit, nuk mund tė dėgjoja nga ai leximin e Kuranit nga tė qarėt e shumtė.”
   Thotė Vekiu: “E kam dėgjuar Sufjanin duke thėnė: “Nuk di nga ibadetet (adhurimet) diēka mė tė mirė sesa t’ua mėsoj njerėzve fenė dhe diturinė e pastėr.”
   Thotė Ata ibn el Hafafi: “Sa herė qė e kam takuar Sufjan Eth-Thevriun, e kam parė duke qarė. Kur e pyeta pse, mė tha: “Frikėsohem se mos jam prej banorėve qė e marrin librin nė dorėn e majtė.”
   Tregon Abdurrahman ibn Mehdi, se e ka dėgjuar Sufjanin duke thėnė: “Nuk kam dėgjuar pėr ndonjė hadith tė Pejgamberit alejhi selam e qė s’kam punuar me tė bile veē njė herė nė jetė.”


Disa porosi tė Sufjan Eth-Thevriut


Ki kujdes hidhėrimin e Allahut nė tri gjėra:
- ki kujdes nė atė qė je urdhėruar nga ana e Allahut tė Lartėsuar;
- ki kujdes mos tė tė shohė Allahu duke qenė jo i kėnaqur me atė qė ta ka caktuar ty nga risku (furnizimi);
- ki kujdes e mos u hidhėro nė Zotin tėnd pėr diēka qė nuk e gjen nė kėtė dynja.

Dijetari ėshtė mjeku i fesė, kurse dėrhemi (paraja) ėshtė sėmundja e fesė. E, nėse mjeku zgjedh "sėmundjen" pėr vete, atėherė si ka mundėsi t’i shėrojė tė tjerėt?!

Nėse dėshiron tė bėsh njė trup tė mirė e tė flesh mė pak, atėherė ha pak.

Nėse e njeh vetveten, nuk tė bėjnė dėm fjalėt e tė tjerėve.

Mėsoni kėtė dituri (shkencat islame) e kur tė mėsoni, mbani nė mend. E, kur t'i mbani nė mend, punoni me tė. E, kur tė punoni me tė, transmetojani tė tjerėve.

O djelmosha, ngrihuni dhe falni namaz nate sa jeni akoma tė rinj!

Kush flet para se t'i jepet fjala, veēse nėnēmohet.

Nėse pėrmirėsohen dy grupe njerėzish, pėrmirėsohen njerėzit nė pėrgjithėsi: udhėheqėsit (kryetarėt) dhe lexuesit (dijetarėt).

Tė qarėt ndahet nė dhjetė pjesė: njė pjesė pėr Allahun, e nėntė tė tjera pėr tjetėr kė pos Allahut? Pra, nėse tė vjen ajo pjesa pėr Allahun njė herė nė vit, ajo ėshtė shumė.

Shpėrndaje diturinė, po ruaju nga autoriteti!

Isnadi (zinxhiri i hadithit) ėshtė arma e besimtarit, e nėse ai nuk e ka armėn me vete, me ēka do tė luftojė?


Pėrgatiti: Eroll Rexhepi
25.1.2008

                                                      www.klubikulturor.com