Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Sheriati mund tė shpėtojė ekonominė botėrore

Paris: Gazeta mė e madhe ekonomike nė Evropė u bėn thirrje shteteve shekullare tė zbatojnė sheriatin islam nė fushėn e ekonomisė si zgjidhja e vetme dhe mė e mirė pėr tė dalė nga kthetrat e ligjit kapitalist, i cili qėndron pas kėsaj katastrofe ekonomike nė botė.

Nė editorialin e gazetės “Tchalindz”, Bofis Fansun, kryeredaktori i kėsaj gazete shkruan temėn me titull “Papa apo Kurani”, duke nxitur njė polemik nė ēėshtjen ekonomike.

Nė kėtė shkrim autori pyet pėr moralin e kapitalizmit si dhe rolin e Krishterimit si fe dhe rolin e kishės katolike nė mosangazhimin e saj qė t’ua bėjė tė qartė se kjo ekonomi e keqe e ka hedhur njerėzimin nė humnerė. Nė njė formė autori pyet edhe pėr pakujdesinė e Papa Benediktit XVI duke thėnė: “Mendoj se ne nė kėtė kohė kemi mė sė shumti nevojė pėr leximin e Kuranit nė vend tė Ungjillit, qė tė kuptojmė se ē’po ndodh me ne dhe me bankat tona, sepse sikur udhėheqėsit e bankave tona tė respektonin atė qė ka ardhur nė Kuran prej mėsimeve dhe dispozitave, sikur t’i zbatonin ato, ne nuk do tė kishim ardhur deri nė kėto katastrofa dhe probleme dhe nuk do tė kishte ardhur gjendja jonė deri nė kėtė situatė tė vėshtirė dhe tė hidhur. Sepse “paratė nuk lindin para”.

Nė tė njėjtėn kohė, por me njė trimėri dhe me njė sqarim mė tė madh, kryeredaktori i gazetės “Journal Finance”, Rollan Liskin, nė kėtė javė nė gazetėn e tij kėrkoi domosdoshmėrinė e zbatimit tė sistemit islam nė fushėn e pasurisė dhe ekonomisė pėr vendosjen e njė vije tė qartė pėr kėto probleme tė cilat tronditėn tregjet botėrore, tė cilat po luajnė me bazat e marrėdhėnieve dhe fitime e paligjshme. Liskin nė artikullin e tij me titull “A do tė pranohen dispozitat e sheriatit islam nė kėtė ēėshtje” tregon edhe rrezikun e sistemit kapitalist dhe domosdoshmėrinė nė kėrkimin sa mė tė shpejtė tė njė zėvendėsimi pėr daljen nga kjo krizė. Po ashtu ai solli njė seri propozimesh ku nė rend tė parė ishte zbatimi i sistemit tė ekonomisė islame edhe pse njė gjė e tillė bie ndesh me besimet dhe traditat e perėndimorėve.

Si rezultat i kėsaj thirrjeje, organizata mė e lartė zyrtare, e cila kujdeset dhe kontrollon aktivitetet e bankave nė Francė, ka nxjerrė njė vendim qė pengon blerjen dhe kontratat e pakontrolluara dhe shitblerjen, e cila zbatohet pėrmes parimeve kapitaliste, me tė cilat veēohet ky ligj dhe ka marrė vendim gjithashtu qė tė kushtėzohet kjo me ndėrrimin e mallit brenda tri ditėve e jo mė shumė prej momentit tė shkrimit tė marrėveshjes, gjė e cila pėrputhet me atė qė gjendet nė sheriatin islam.
E njėjta organizatė ka nxjerrė vendimin ku lejon shoqatat dhe organizata tė ndryshme dhe tregtarėt qė tė punojnė me ēeqet islame nė organizatėn tregtare nė Francė, pasi ēeqet islame janė disa dokumente qė janė tė siguruar nė forma tė ndryshme qė pėrputhen me rregullat e sheriatit islam.


Islami ofron zgjidhje

Ka disa vite me radhė qė njerėzit e ekonomisė dhe tė menēurit nė Perėndim tėrheqin vėrejtjen e rrezikut tė asaj qė po udhėheq sistemi kapitalist nė ekonomi dhe gjithashtu tėrheqin vėrejtjen pėr domosdoshmėrinė e kėrkimit tė ndonjė zėvendėsimi, e qė ėshtė zėvendėsimi i sistemit islam nė ekonomi .

Lurita Napalioni, hulumtues italian, nė librin i cili ka dalė kohėve tė fundit me titull “konomia e birit tė Avės”, jep shenjė dhe tregon pėr rėndėsinė dhe zėvendėsimin e kėtij sistemi kapitalist me ligjin islam dhe rolin e ligjit islam pėr shpėtimin e krizės sė ekonomisė perėndimore. Po ashtu, nė kėtė libėr Napalioni pėrgjegjėsinė e kėsaj situate tė hidhur tė ekonomisė botėrore dhe rezultatin tė cilin ne po e jetojmė sot ia faturon prishjes sė shtesave dhe fitimeve pa kufi nė treg.

Po ashtu, autori shton se mbajtja e njė peshoreje nė tregjet e mallrave mund tė arrihet pėrmes ligjit islam. Pasi perėndimorėt ekonominė islame e kanė pėrngjarė me terrorizėm, Napolioni sheh qė sistemi i ekonomisė islame ėshtė dinamika mė e mirė qė e nxjerr botėn nga kjo krizė e pasurisė .
Po ashtu, ai sqaron se bankat islame mund tė jenė njė zėvendėsim shumė i pėrshtatshėm nė bankat perėndimore.
Me rėnien e bursave kėto ditė dhe me problemin e borxheve nė SHBA, u pa nevoja e madhe pėr njė ndryshim rrėnjėsor nė banka.

Morris Allais, ekonomist francez, i cili kishte marrė ēmimin Nobel nė ekonomi, sheh njė problem shumė tė madh nė ekonominė botėrore tė cilėn e udhėheqin liberalėt dhe thekson se situata ėshtė nė buzė tė greminės dhe tė rritjes sė problemeve.

Pėr tė dalė nga kjo situatė dhe pėr tė kthyer njė normalitet nė ekonomi, ai sheh dy kushte tė cilat duhen tė plotėsohen. Kushti i parė ėshtė tė hiqet fajdeja dhe tė bjerė ne 0% dhe prej fitimit tė merret 2% dhe kjo ėshtė ajo e cila pėrshtatet me sheriatin islam, qė ėshtė ndalimi i kamatės dhe dhėnia e zekatit.

Problemet e sotme ekonomike nė botė erdhėn kur shumė nga bankat nė Amerikė falimentuan dhe e fundit prej kėtyre bankave ishte Washington Mietkation Bank, e cila llogaritet ndėr bankat mė tė mėdha nė SHBA.
Kjo bankė, e gjashta nė Amerikė, ėshtė ndikuar dhe ka rėnė nė kėtė gjendje pėr shkak tė problemeve tė rėnies sė madhe tė bursave.


Muhamed Nuri
Marrė nga ueb faqja www.islamonline.net
Pėrktheu: Shaban Murati
26.10.2008

                                                      www.klubikulturor.com