Allahu i Lartėsuar thotė: Sot jua pėrsosa fenė
tuaj, e plotėsova dhuntinė Time ndaj jush dhe
zgjodha qė Islami tė jetė feja juaj. (El-Maide,
3)
Allahu sqaron nė kėtė ajet plotėsimin e dhuntisė ndaj robėrve tė
Tij duke pėrsosur fenė e Tij. Disa dijetarė thonė
se ky ėshtė ajeti i fundit qė i ka zbritur tė
Dėrguarit alejhi selam, ndėrsa disa tė tjerė thonė
se ėshtė ajeti i fundit sa u pėrket ligjeve tė
Allahut.
Sido qė tė jetė, ky ajet sqaron njė rėndėsi tė madhe, e cila ėshtė:
Sheriati ėshtė plotėsuar, nuk ka nė tė as mangėsi
e as dobėsi. Pra, nuk u mbetet njerėzve vetėm se
ti kthehen atij pėr problemet e tyre jetėsore.
Allahu ka treguar dhe sqaruar nė Librin e Tij ēdo
gjė.
Pra, nuk i mbetet rrugė njė muslimani qė tė jetojė jashtė sheriatit
tė Allahut duke pretenduar se nuk e ka gjetur
pėrgjigjen e ndonjė pyetjeje apo se nuk ka gjetur
zgjidhje pėr ndonjė problem tė tij. Ky ėshtė edhe
qėllimi kryesor pėr arsye tė tė cilit ėshtė
krijuar njerėzimi. Pra, njerėzimi ėshtė krijuar
pėr tu zbukuruar me Islam dhe adhurim ndaj Zotit
tė tyre duke u bazuar nė Sheriatin e Tij. Allahu i
Lartėsuar thotė: Unė nuk i krijova xhinėt dhe
njerėzit pėr tjetėr pos qė tė mė adhurojnė. Unė
nuk kėrkoj prej tyre ndonjė furnizim e as dėshiroj
tė mė ushqejnė ata. Allahu ėshtė furnizues i madh.
Ai Fuqiforti. (Edh-Dharijat 56-57)
Islami ka vendosur ligje pėr tė jetuar me to. Pra, ky ėshtė
sheriati i Allahut, kuptimi i tė cilit ėshtė
plotėsuar dhe kufizuar nė tė kuptuarit e selefit
(tė parėve) tė kėtij umeti. Andaj nuk i takon
askujt tė shkarravisė nė tekstet e tij dhe tė
lakojė rrėnjėt e tij pėr tė jetuar jashtė
udhėzimit qė ka zbritur Allahu.
Nuk ka tė re nė fe, mirėpo ripėrtrirja i kthehet sė kaluarės, sė
vjetrės, d.m.th. tė kuptuarit tė selefit. Me tė
vėrtetė, Kurani i Madhėrishėm zbriti nė zemrėn e
Muhamedit alejhi selam, i cili e pranoi dhe e
kumtoi ashtu siē e dėgjoi nga Zoti i Tij, punoi me
tė nė formėn mė tė pėrsosur, qė umeti i tij tė
kishte mundėsi ta pasonte atė, paqja dhe bekimet
qofshin mbi tė.
Muhamedi alejhi selam ishte artikulues dhe i qartė nė fjalėn dhe nė
punėn e tij, nė atė qė i kishte zbritur nga Allahu
i Lartėsuar. Allahu i Madhėruar thotė: (I
patėm dėrguar) Me argumente e me libra tė
shenjtė. Ty ta zbritėm Kur'anin qė t'u shpjegosh
njerėzve atė qė u ėshtė shpallur atyre, me shpresė
se do ta studiojnė (Kur'anin). (En-Nahl,
44)
Ėshtė e logjikshme se kush e ka parė tė Dėrguarin alejhi selam -ata
janė sahabėt, shokėt e tij kanė mė njohuri pėr
sheriatin e Allahut sesa ata tė cilėt vetėm
dėgjojnė ose lexojnė fjalėt e tė Dėrguarit alejhi
selam. Nuk ėshtė i njėjtė ai i cili ka qenė i
pranishėm dhe ai i cili vetėm ka dėgjuar. Ata
ishin gjenerata e cila ka dėshmuar vahjin (shpalljen)
nga ana e Allahut, ishin tė pranishėm nė komentet
dhe fjalėt e tė Dėrguarit alejhi selam. Gjithashtu,
ata qė erdhėn pas tyre ishin mė tė ditur se tė
tjerėt, pėr arsye se jetonin nė kohėn e sahabėve,
me njė fjalė ishin pasues tė tė pagabueshmit,
Muhamedit alejhi selam.
Kėshtu qė njeriu sa mė shumė i afrohet dritės, shkėlqimit tė
pejgamberisė, i afrohet kuptimit tė plotė e tė
vėrtetė tė fesė. Sa herė qė muslimani kapet pas
udhėzimit tė tė parėve, shoqėruesve tė tė
Dėrguarit alejhi selam, ėshtė nė udhėzim tė plotė
dhe nė fjalė tė drejtė.
Pra, vėlla musliman, Imam El-Evzaiu, Allahu e mėshiroftė, thotė:
Pasoji gjurmėt e selefit, edhe nėse tė refuzojnė
njerėzit, ndėrsa ruaju nga idetė e njerėzve, edhe
nėse ti zbukurojnė me fjalė, se ēėshtja ėshtė
dinjitoze, kurse ti ji nė rrugėn e drejtė.