Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Frytet e veprave tė mira

   Frytet e veprave tė mira, tė cilat i plotėsojnė standardet islame, kanė njė rėndėsi tė veēantė nė kėtė botė dhe nė botėn e ardhshme. Po pėrmend disa prej tyre si vijon:

1-Mirėsia (bereqeti) nė jetė dhe furnizim janė tė pranishme tek individi dhe shoqėria. Allahu i Lartėsuar thotė: “Ndėrsa po tė kishin besuar popujt e kėtyre vendeve dhe tė ishin bėrė tė pėrkushtuar (ndaj Allahut duke e pasur frikė Atė), pa dyshim qė Ne do tė kishim hapur pėr ta mirėsitė nga qielli dhe nga toka...” (Al A’raf, 96)
Gjithashtu thotė: “Sikur ata tė kishin besuar Allahun dhe tė kishin qėndruar nė Rrugėn e Drejtė, Ne padyshim qė do tė kishim derdhur mbi ta ujė (shi) me bollėk. Qė Ne tė mund t’i provonim ata me tė. Dhe kushdo qė ikėn prej Pėrkujtuesit tė Zotit tė tij (prej Kuranit dhe nuk e zbaton atė), Ai do ta bėjė atė tė hyjė nė ndėshkim tė ashpėr (nė xhehenem) (El Xhin, 16-17)

2-Nga frytet e veprave tė mira ėshtė largimi i vėshtirėsive dhe lehtėsimi i ēėshtjeve tė ndryshme. Thotė Allahu Dhul Xhelal: “Dhe kushdo qė ka frikė Allahun dhe pėrmbush detyrimin ndaj Tij, Ai do tė sjellė rrugė pėr tė pėr tė dalė (nga ēdo vėshtirėsi). Dhe Ai do t’i sjellė atij risk (furnizim e tė mira) prej nga ai as nuk mund ta mendonte.” (Talak, 2-3) si dhe: “….dhe kushdo qė ka frikė Allahun dhe plotėson detyrimin ndaj Tij, Ai do t’ia bėjė atij ēėshtjen tė lehtė.” (Talak, 4)
Esenca e veprave tė mira ėshtė me dashuri ndaj Allahut, pasohet me nėnshtrim tė plotė ndaj urdhrave tė Tij, largim nga ndalesat dhe pasim tė tė Dėrguarit alejhi selam, duke u finalizuar tė gjitha kėto me sinqeritet tė plotė. Kėtu nuk mund ta harrojmė ngjarjen e Shokėve tė Shpellės, tė cilėt mbetėn tė mbyllur nė shpellė, ndėrsa veprat e tyre tė mira u bėnė shkaktare, pas Allahut, pėr tė dalė nga ajo shpellė.

3. Sigurimi nga frika, uria dhe fatkeqėsitė e ndryshme janė rezultat i veprave tė mira. Thotė Allahu i Madhėrishėm: “(Dhe kėshtu) Allahu sjell si shembull qytetin (e Mekės) me banim tė sigurt e tė qetė, furnizimi i tij i vjen nga tė gjitha vendet, por populli i tij i mohoi mirėsitė e Allahut, kėshtu qė Allahu i bėri ata tė shijojnė uri tė tmerrshme dhe frikė pėr shkak tė asaj (poshtėrsie) qė ata bėnė (duke mohuar tė Dėrguarin Muhamed alejhi selam) (En Nahl, 112)

4. Dashuria pėr Allahun sjell kėnaqėsi dhe qetėsi tė plotė nė tė gjitha ēėshtjet e jetės, qofshin ato tė lehta apo me sfida tė shumta. Thotė Allahu i Plotfuqishėm: “Kushdo qė punon tė drejtėn e tė mirėn, burrė a grua qoftė, duke qenė besimtar i vėrtetė, sigurisht qė Ne do t’i dhurojmė atij jetė tė mirė (nė kėtė botė duke qenė i respektuar e i kėnaqur dhe furnizim e jetesė sipas Ligjit tė Allahut) dhe (nė botėn tjetėr) Ne do t’ua paguajmė padyshim atyre shpėrblimin sipas veprave tė tyre mė tė mira qė ata i kanė punuar.” (En Nahl, 97)
Jeta e besimtarit qė punon vepra tė mira ėshtė mė e mirė dhe mė e begatshme, ndėrsa jeta e atyre qė i kthyen shpinėn Allahut ėshtė vėrtetė jetė e ngushtė, e mėrzitshme, e trishtuar dhe e mjerueshme. Pėr kėtė thotė Allahu subhanehu ue teala nė Kuranin Fisnik: “Apo mos mendojnė ata tė cilėt veprojnė e fitojnė ligėsi, se Ne do t’i bėjmė ata njėsoj me ata qė besojnė dhe punojnė mirėsi e drejtėsi si nė kėtė jetė ashtu edhe pas vdekjes? Vėrtet i lig ėshtė gjykimi i tyre.” (El Xhathijah, 21)

5. Nga frytet e veprave tė mira ėshtė edhe qėndrueshmėria dhe ndihma e Allahut pėr ta. Thotė Allahu subhanehu ue teala: “Atyre nga mesi juaj tė cilėt besuan dhe bėnė vepra tė mira, Allahu u premtoi se do t’i bėjė zotėrues nė atė tokė ashtu si i pat bėrė zotėrues ata qė ishin para tyre dhe fenė tė cilėn Ai e pėlqeu pėr ta, do ta forcojė, e nė vend tė frikės Ai do t’ju dhurojė siguri. Ata mė adhurojnė Mua e nuk mė shoqėrojnė asgjė.” (En Nur, 55)

6. Drita dhe bukuria shkėlqejnė nė fytyrat e atyre qė bėjnė vepra tė mira.
Allahu thotė: “Shenja e tyre (e besimit tė tyre) ėshtė nė fytyrat e tyre nga gjurmėt e sexhdes (gjatė faljes) (El Fet’h, 29)

7. Trimėria, qėndrueshmėria, mendjemprehtėsia, angazhimi i vazhdueshėm nė rrugėn e drejtė janė ndėr cilėsitė e atyre qė bėjnė vepra tė mira. Kush angazhohet nė rrugėn e Allahut, Allahu e udhėzon atė nė rrugėn e Tij. Pėr kėtė thotė Allahu i Madhėrishėm: “E sa pėr ata tė cilėt pėrpiqen fort tek Ne (pėr ēėshtjen Tonė), Ne sigurisht qė do t’i udhėheqim ata drejt udhėve Tona (nė besimin e pastėr islam). Dhe vėrtet qė Allahu ėshtė me muhsinunėt (mirėpunuesit nė Rrugė tė Allahut) (El Ankebut, 69)

8. Krenaria dhe ambiciet e larta janė produkt i veprave tė mira.

9. Fryt i veprave tė mira ėshtė edhe neveritja prej mėkateve, largimi prej tyre dhe fshirja e atyre mėkateve qė ka bėrė robi i Allahut, siē thotė Allahu nė Kuran: “Kryeni edhe faljen (Ekimus-Salat)(dy) skajet e ditės (agim, drekė dhe pasdite) dhe nė orėt e para tė natės (falja nė tė ngrysur - akshami dhe nė mbrėmje - jacia). Me tė vėrtetė qė veprat e mira i largojnė veprat e kėqija. Ky ėshtė pėrkujtim (e kėshillė) pėr ata qė pėrkujtojnė (qė marrin kėshillė e nxjerrin mėsim) (Hud, 114)

10. Allahu e do atė qė afrohet tek Ai me vepra tė mira dhe ia mundėson atij (robit tė tij) tė jetė i pranueshėm dhe me autoritet nė mesin e njerėzve. Thotė Allahu i Madhėrishėm nė Kuran: “Vėrtet se ata qė besojnė dhe qė punojnė mirėsi e drejtėsi, i Gjithėmėshirshmi do tė dhurojė dashuri pėr ta (nė zemrat e besimtarėve) (Merjem, 96). Gjithashtu thotė Allahu subhanehu ue teala: “Thuaj (o Muhamed): “Nėse vėrtet e doni Allahun, atėherė mė ndiqni mua (pranoni Islamin, ndiqni Kuranin dhe Sunetin), Allahu do t’ju dojė ju.” (Ali Imran, 31)

11. Vepra e mirė e ngre fjalėn e mirė tek Allahu. Thotė Allahu nė Kuran: “Tek Ai ngrihet fjala e mirė (besimi) dhe veprimi i mirė, e Ai i pranon.” (Fatir, 10)

12. Pėrmbyllja dhe dalja e mirė nga kjo botė dhe zbritja e melaikeve tė mėshirės (tek robi i Allahut qė ishte shėmbėlltyrė nė vepra tė mira) nė momentet e daljes sė shpirtit nga trupi. Thotė Allahu subhanehu ue teala: “Vėrtet atyre qė thonė: “Zoti ynė ėshtė Allahu” dhe pastaj qėndrojnė fort, tek ata do tė ulen melekėt (duke u thėnė nė kohėn e marrjes sė shpirtit): “Mos kini frikė, as mos u pikėlloni! Por merrni myzhden e pėrgėzimit me xhenet i cili ju qe premtuar!” (Fusilet, 30)

13. Pronarėt e veprave tė mira do tė jenė me tė Dėrguarit, shehidėt dhe me njerėzit e mirė nė Ditėn e Gjykimit. Pėr kėtė thotė Allahu subhanehu ue teala: “Dhe kush i bindet Allahut dhe tė Dėrguarit (Muhamed alejhi selam), atėherė ata do tė jenė nė shoqėrinė e atyre mbi tė cilėt Allahu ka derdhur mėshirėn e Tij, (nė shoqėrinė) e Pejgamberėve, tė siddikunėve (tė tė besuarve, ndjekėsve mė tė afėrt tė Pejgamberit a.s., si Ebu Bekri Es-Siddiku etj.), tė shehidėve, tė tė drejtėve. Dhe sa tė shkėlqyer janė kėta shoqėrues!” (En Nisa, 69)

14. Nga rezultatet dhe sukseset e veprave tė mira ėshtė edhe siguria qė do tė ketė besimtari vepėrdrejtė Ditėn e Kiametit dhe tmerret e saj, shpėtimi nga zjarri i xhehenemit dhe fitimi i kėnaqėsisė sė Allahut duke u shpėrblyer me xhenetin e Tij. Thotė Allahu subhanehu ue teala: “Kush ka bėrė vepėr tė mirė, atij do t’i takojė (shpėrblim) edhe mė i mirė se ajo dhe ata do tė jenė tė siguruar prej tmerrit tė asaj dite (Ditės sė Gjykimit) (En Nemel, 89)
Gjithashtu thotė Allahu subhanehu ue teala: “Shpėrblimi i tyre ėshtė tek Zoti i tyre: kopshtet e begatė tė pėrjetėsisė (nė xhenetin e Adnit), nėn tė cilėt rrjedhin lumenj. Ata do tė banojnė aty pėrgjithmonė; Allahu i kėnaqur me ta dhe ata tė kėnaqur me Tė. Ky ėshtė (shpėrblimi) pėr atė qė ka frikė Zotin e vet.” (El Bejjineh, 8)
Kėto ishin disa nga frytet kryesore tė veprave tė mira.

 


Pėrktheu: Musli Zymberi
6.6.2008

                                                      www.klubikulturor.com