Martesa nė Islam ėshtė njė ēėshtje shumė me
rėndėsi. Martesa ėshtė kushti i parė i formimit tė
familjes dhe i lumturisė. Pejgamberi salallahu
alejhi ue selem ka ēmuar dy gjėra te mashkulli i
cili shkon te pėrgjegjėsi i femrės pėr ta kėrkuar
atė. Ai salallahu alejhi ue selem ka
thėnė: "Nėse ju vjen ndonjė njeri (pėr tua
kėrkuar ndonjė vajzė) dhe ju e pėlqeni fenė e
tij (devotshmėrinė e tij) dhe moralin e
tij, martojeni atė vajzė me tė." Termidhiu.
Ne e kemi shembullin mė tė mirė tek Ummu Selimi, tė cilėn ka shkuar
pėr ta kėrkuar pėr martesė Ebu Talha, i cili nuk
ka qenė musliman nė atė kohė. Ummu Selimi i tha: -Burrė
si ti nuk refuzohet, mirėpo ti je qafir (jobesimtar),
kurse unė jam njė grua muslimane. Nėse ti e pranon
Islamin, ky do tė jetė mehri im dhe nuk dėshiroj
diēka tjetėr pėrveē kėsaj. (Mehri ėshtė njė
kėrkesė e gruas ndaj burrit tė saj, kjo kėrkesė
mund tė jetė para, mėsim i ndonjė diturie tė
dobishme, ari, argjendi etj.) Ebu Talha e pranoi
Islamin dhe u martua me tė.
Nė njė transmetim tjetėr, Ummu Selimi i tha: -A e di se Zotin qė po
adhuron ti ėshtė njė dru i gdhendur nga njė "habeshij"
(njeri i zi), nga filan fisi? Tha: -Po. Ummu
Selimi i tha: -A nuk tė vjen turp tė adhurosh njė
dru, i cili del nga toka, tė cilėn e ka gdhendur
njė "habeshij" (njeri i zi), nga filan fis? Nėse
ti e pranon Islamin, nuk do tė kėrkoj sadaka (lėmoshė
apo mehėr) pėrveē kėsaj.
Ebu Talha i tha: -Do tė mendohem dhe do tė tė
tregoj.
Shkoi dhe pas njė kohe erdhi dhe tha: -La ilahe
il-laAllah ue eshhedu enne Muhammeden resulullah.
(Unė dėshmoj se nuk ka zot tjetėr qė e meriton
adhurimin pėrveē Allahut subhanehu ue teala dhe se
Muhamedi salallahu alejhi ue selem ėshtė i Dėrguar
i Tij.)
Ummu Selimi i tha djalit tė saj: -O Enes, martoje
Ebu Talhan me mua.
Nė njė transmetim tjetėr, Ebu Talha i tha Ummu Selimit: -O Rumejsa,
ku janė ari dhe argjendi? Ummu Selimi i tha: -Unė
nuk dėshiroj ar dhe argjend, nuk dėshiroj pėrveē
Islamit asgjė, nuk dua mehėr tjetėr pėrveē
Islamit. I tha Ebu Talha: -Si ta pranoj Islamin?
Tha: -Shko te Pejgamberi salallahu alejhi ue selem
dhe pranoje Islamin pėrpara tij.
U nis Ebu Talha dhe si e pa Pejgamberi salallahu alejhi ue selem
Ebu Talhan, u tha tė pranishmėve: "Po ju vjen
Ebu Talha, po shkėlqen Islami nė mes tė dy syve tė
tij."
Pastaj ia tregoi Ebu Talha ngjarjen e tij me Ummu Selimin dhe i
martoi Pejgamberi salallahu alejhi ue selem me
mehrin qė kishte caktuar Ummu Selimi.
O vėllezėr muslimanė, mos tju dalė nga mendja udhėzimi i
Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, se si ti
zgjidhni burrat e vajzave apo tė motrave tuaja;
mos tju mashtrojė fizionomia e mashkullit apo
pasuria e kėsaj bote. Kini frikė Allahun pėr njė
ēėshtje e cila ėshtė nė dorėn tuaj. Kini kujdes
dhe mos e tradhtoni amanetin (porosinė) e
Pejgamberit salallahu alejhi ue selem; mos i
martoni vajzat tuaja apo motrat tuaja me ndonjė
njeri i cili nuk i plotėson kėto dy kushte qė ka
cekur Pejgamberi salallahu alejhi ue selem: 1.
feja (devotshmėria) dhe 2. morali.
Gjithashtu po ju drejtohem edhe motrave muslimane duke iu thėnė:
Bėhuni si Ummu Selimi dhe mos pranoni tė martoheni
me ndonjė mashkull qė nuk i plotėson kėto dy
kushte. Mos tju mashtrojė pasuria e kėsaj bote,
sepse pasuria e botės sė amshueshme ėshtė shumė mė
e vlefshme.