Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Unė jam afėr, u pėrgjigjem lutjeve tė lutėsit

Thirrja e Kuranit pėr lutje dhe nxitja pėr tė ėshtė cekur nė shumė vende nė Kuran, ndėr to pėrzgjedhim fjalėt e Allahut tė Lartėsuar, qė thotė: "Kur robėrit e Mi (besimtarė) tė pyesin pėr Mua, (thuaju se) Unė jam afėr, i pėrgjigjem lutjeve tė lutėsit, kur ai mė lutet Mua." (Bekare: 186)

Gjithashtu thotė: "Zoti juaj ka thėnė: “Lutmuni Mua, se do t’ju pėrgjigjem!" (Gafir, 60), dhe ajete tė tjera qė bėjnė thirrje pėr lutje. Lutja nga aspekti gjuhėsor nėnkupton kėrkesėn e robit drejtuar Allahut pėr nevojat e tij, ndėrsa nga aspekti terminologjik (fetar) ka disa kuptime, prej tė cilave ėshtė edhe adhurimi. Me kėtė kuptim ėshtė komentuar fjala e Allahut tė Lartėsuar: “Lutmuni Mua, se do t’ju pėrgjigjem!", mė adhuroni Mua dhe jini tė sinqertė nė adhurimin Tim. Transmetohet nga Thabiti, i cili thotė se i thashė Enesit, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij: "O Ebu Hamza! A tė ėshtė pėrcjellė se lutja (duaja) ėshtė gjysma e adhurimit?" U pėrgjigj: "Jo, por duaja (lutja) ėshtė i tėrė adhurimi".

Nėse lutja ėshtė adhurim ashtu siē ėshtė pėrmendur nė hadith, atėherė adhurimi (ibadeti) gjithashtu ėshtė lutje, ngase nuk ka adhurim pa lutje. Mirėpo ajo qė dėshirojmė tė trajtojmė nė kėtė shkrim ėshtė rėndėsia e lutjes nga aspekti i saj primar dhe gjuhėsor dhe me kėtė nėnkuptojmė tė drejtuarit e robėrve drejt Allahut tė Lartėsuar duke kėrkuar plotėsimin e nevojave dhe largimin e brengave. Kjo ėshtė njė ēėshtje pothuajse e harruar nė mesin e muslimanėve me gjithė rekomandimin e sheriatit pėr tė dhe nevojėn e madhe tė muslimanėve pėr tė.

Nga mirėsia dhe bujaria e Allahut tė Lartėsuar ėshtė se dėshiron qė robėrit e Tij t'i luten Atij dhe ua ka garantuar pėrgjigjen. Nė hadith thuhet: “Zoti juaj ėshtė i Turpshėm, Fisnik, turpėrohet prej robit tė Vet qė kur i ngre duart, t'ia kthejė tė zbrazėta.” Shėnon Ahmedi.

Prandaj nga muslimani kėrkohet t'i drejtohet Allahut tė Lartėsuar me lutje – pas bėrjes sė shkaqeve – dhe t'i kėrkojė Atij ndihmė nė ēdo situatė, kur ėshtė nė vėshtirėsi dhe lehtėsi. I Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, thotė: "Ēdo musliman qė i lutet Allahut tė Lartėsuar e nuk lutet pėr mėkat ose ndėrprerje tė lidhjeve me farefisin, Allahu ia jep njėrėn prej tri gjėrave: i pėrgjigjet lutjes sė tij ose ia rezervon pėr nė botėn tjetėr ose e mbron nga njė e keqe." Thanė: "Atėherė ta shtojmė lutjen." I Dėrguari tha: "Allahu i Lartėsuar atėherė edhe mė shumė jep." Shėnon Ahmedi.

Lutėsi mund tė pyesė, pėrse ne i drejtojmė lutjet tona e ato nuk na pranohen? Pėr t'iu pėrgjigjur kėsaj pyetjeje pėrzgjedhim pėrgjigjen e komentuesit tė Kuranit Kurtubiut, Allahu e mėshiroftė, i cili kėsaj problematike iu pėrgjigjet duke thėnė: "Pėrgjigjja ėshtė tė dihet fakti se fjala e Allahut tė Lartėsuar nė dy ajetet "i pėrgjigjem", dhe "do t’ju pėrgjigjem!", nuk nėnkupton pėrgjigjen absolute pėr ēdo lutės dhe pėr ēdo lutje. Allahu i Lartėsuar nė njė ajet tjetėr thotė: "Lutjuni Zotit tuaj pėrulshėm dhe ngadalė! Njėmend, Ai nuk i do ata qė e kalojnė kufirin." (Araf, 55). Ēdo kėmbėngulės nė mėkat, qoftė me dije apo pa tė, ėshtė prej atyre qė e kalojnė kufirin, ndėrkaq Allahu ka lajmėruar se Ai nuk i do ata qė e kalojnė kufirin, e si pra t'i pėrgjigjet atij? Ndėrsa llojet e kalimit tė kufirit janė tė shumta.

Pastaj gjithashtu themi se pėrgjigjja e Allahut ėshtė e ndėrlidhur me Vullnetin e Tij, i pėrgjigjet kujt tė dojė nga robėrit e Tij dhe i refuzon pėrgjigjen kujt tė dojė pėr ndonjė urtėsi qė e do Ai. Kėtė e argumenton edhe fjala e Allahut tė Lartėsuar: "Nėse do tė dojė, Ai do t’ju shpėtojė nga ajo pėr tė cilėn e thėrrisnit." (Enam, 41).

Nėse na bėhet e qartė kjo, atėherė patjetėr duhet tė themi se pranimin e lutjes e pengojnė disa pengesa tė cilave duhet t'u kushtohet rėndėsi e madhe. Pėrgjithėsisht ato janė kryerja e ēdo gjėje qė nuk e kėnaq Allahun e Lartėsuar, si ngrėnia e pasurisė sė ndaluar e tė ngjashme me kėto. I Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, ka pėrmendur "...njė njeri qė kishte udhėtuar gjatė, i pluhurosur dhe i rraskapitur, i cili ngriti duart nė qiell duke thėnė: "O Zot, o Zot! Mirėpo ushqimi i tij ėshtė haram, pija e tij ėshtė haram, veshja e tij ėshtė haram, ėshtė ngopur me haram. E si mund t'i pėrgjigjet kėtij?!"

Pėr pėrgjigje tė lutjes patjetėr duhet tė plotėsohen kushte te lutėsi, te lutja dhe te ēėshtja pėr tė cilėn lutet.

Prej kushteve tė lutėsit ndėr tė tjera janė edhe kėto: qė lutėsi tė jetė i vetėdijshėm se askush tjetėr pėrveē Allahut nuk ka mundėsi t'i plotėsojė nevojat, tė lutet me nijet tė sinqertė dhe me pėrkushtim, sepse Allahu nuk i pėrgjigjet lutjes sė njė lutėsi me zemėr tė shkujdesur e tė pavėmendshme, tė largohet nga ngrėnia e haramit, mos t'i humbasė shpresat nė pranimin e lutjes dhe kushte tė tjera tė cilat i kanė pėrmendur dijetarėt.

Ajo pėr tė cilėn dėshirojmė tė konstatojmė nga sa u tha mė sipėr ėshtė fakti se ēėshtja e lutjes nė jetėn e muslimanit nuk duhet tė neglizhohet dhe muslimani nuk duhet ta privojė veten nga kjo mirėsi e madhe tė cilėn ia ka falur Allahu. Muslimani duhet tė tregohet i etur dhe i gatshėm pėr mirėsi. A nuk thotė i Dėrguari i Allahut: "Dhe kujdesu pėr atė qė tė sjell dobi". Medito rreth thėnies sė tė Dėrguarit kujdesu, nė mėnyrė qė tė tė sqarohet vlera e kėtij udhėzimi profetik.

Pa dyshim se e tėrė dobia qėndron te lutja, veēanėrisht kur i plotėson kushtet. Kėtė qė e thamė e vėrteton mbarimi i dy ajeteve qė i pėrmendėm, ai i sures el Bekare, "pėr tė qenė nė rrugė tė drejtė", dhe ajeti i sures el Gafir "ata qė tregohen mendjemėdhenj e nuk duan tė Mė adhurojnė, do tė hyjnė nė xhehenem tė poshtėruar.”



 

Pėrgatiti: Almedin Ejupi
25.10.2009

                                         www.klubikulturor.com