Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Qė njerėzit tė veprojnė drejt

Ndėr ajetet pėrmbledhėse nė Kuranin Fisnik ėshtė edhe fjala e Allahut tė Lartėsuar: "Ne i ēuam tė Dėrguarit Tanė me prova tė qarta dhe bashkė me ta zbritėm Librat (e shenjtė) dhe peshoren (e drejtėsisė): qė njerėzit tė veprojnė drejt. Ne e zbritėm hekurin, nė tė cilin ka (material pėr) luftė tė fuqishme dhe dobi (tė tjera) pėr njerėzit, me qėllim qė Allahu tė njohė ata qė e ndihmojnė Atė dhe tė Dėrguarit e Tij, pa e parė Atė. Me tė vėrtetė, Allahu ėshtė i Fortė dhe i Plotfuqishėm." (Hadid, 25)

Ky ajet kuranor sqaron se dėrgimi i tė gjithė tė Dėrguarve me prova, zbritja e Librit dhe e peshores ka ndodhur me tė vetmin qėllim, qė tė ngrihet drejtėsia nė mesin e njerėzve. Cilat janė gjėrat qė konsiderohen shkak pėr realizimin e kėtij synimi thelbėsor nė jetėn e popujve? Kėtė ēėshtje dėshirojmė ta trajtojmė nė rreshtat nė vijim.

Me provat e qarta, me tė cilat u dėrguan tė Dėrguarit, nėnkuptojmė mrekulli tė qarta, legjislacione tė dukshme, argumente madhėshtore, fakte tė prera se ajo pėr tė cilėn thėrrasin tė Dėrguarit ėshtė synimi i Allahut.

Me fjalėn Libėr nė ajet nėnkuptohet libri i ēdo tė Dėrguari. Ndėrsa me peshore nėnkuptohet drejtėsia. Drejtėsia ndryshe quhet edhe peshore pėr faktin se peshorja ėshtė instrument i drejtėsisė dhe barazisė. Ndėrsa qėllimi ėshtė te drejtėsia nė fjalė dhe vepra. Feja me tė cilėn kanė ardhur tė gjithė tė Dėrguarit e tėra ėshtė drejtėsi, drejtėsi nė urdhėresat dhe ndalesat dhe nė bashkėveprimin me krijesat. Drejtėsinė e sqarojnė librat e tė Dėrguarve, ndėrsa ėshtė cekur veēanėrisht pėr rėndėsinė qė ka pėr faktin se drejtėsia konsiderohet mjet i rregullimit tė ēėshtjeve njerėzore. Allahu thotė: " Vėrtet, Ne (o Muhamed) ta kemi zbritur Kuranin me tė drejtėn, nė mėnyrė qė ti tė gjykosh ndėrmjet njerėzve sipas asaj qė tė ka shpallur Allahu." (Nisa, 105). Libri pėr ahiretin, ndėrsa peshorja pėr kėtė botė. Komentimi i peshores me drejtėsi ėshtė qėndrimi i Ibn Abasit, Allahu qoftė i kėnaqur me tė dy, dhe i shumicės sė komentuesve.

Zbritja e peshores nėnkupton qė njerėzit tė punojnė sipas saj, si fjala e Allahut tė Lartėsuar: "Ai vuri drejtėsinė" (Rahman, 7). Kėtu duhet tė kihet parasysh me gjithė qartėsinė e tij fakti se drejtėsia nuk nėnkuptohet vetėm nė rastin e gjykimit ndaj palėve dhe nė dhėnien e tė drejtave tė njerėzve.

Drejtėsia kėrkohet nė ēdo gjė, nė tė gjitha fushat dhe nė tė gjitha nivelet. Drejtėsia qėndron nė raportet ndėrmjet robit dhe Zotit tė tij, ndėrmjet muslimanit dhe vėllait tė tij, ndėrmjet muslimanit dhe armikut tė tij, ndėrmjet gjykatėsit dhe tė dėnuarit, ndėrmjet tė pasurit dhe tė varfrit, ndėrmjet tė dobėtit dhe tė fortit. Alusi ka thėnė: "Drejtėsia ėshtė fjalė pėrmbledhėse qė pėrfshin ēdo gjė nė tė cilėn duhet tė ketė drejtėsi."

"Ne e zbritėm hekurin", zbritja e hekurit nėnkupton krijimin e tij, si fjala e Allahut tė Lartėsuar: " Ai ka krijuar pėr ju tetė ēifte bagėtish." Kuptimi ėshtė se hekurin e bėmė sigurues dhe mjet mbrojtės pėr atė qė refuzon tė vėrtetėn pas ofrimit tė argumenteve ndaj tij. Qėllimi i tė shprehurit me "zbritje" ėshtė t'i tėrhiqet vėrejtja dėgjuesve lidhur me urtėsinė e Allahut tė Lartėsuar pėr krijimin e hekurit si dhe paralajmėrimi se dobitė qė ka duhet tė vendosen aty ku duhet, si pėrgatitja e ushtrive pėr mbrojtjen e atdheut nga armiku, ruajtjen e shtėpisė pėr tė larguar dėmet, etj., e jo tė vendosen dobitė e tij aty ku nuk duhet.

Me fjalėn "dobi (tė tjera)" dihet fakti se hekuri konsiderohet prej elementeve mė tė rėndėsishme dhe mė tė nevojshme sesa elementet e tjera.
"Me qėllim qė Allahu tė njohė ata qė e ndihmojnė Atė", qė t'u tregojė njerėzve gjurmėt e dijes sė Allahut pėr atė qė e ndihmon Atė. Ndihma e njerėzve pėr Allahun qėndron nė ndihmėn pėr fenė e Tij, por dihet qė Allahu ėshtė i pasur dhe nuk ka nevojė pėr ndihmė. Kėtu futet ndihma e legjislacionit tė tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, pas vdekjes sė tij dhe mbrojtja e tij. Gjithashtu ndihma e prijėsve tė muslimanėve pėrderisa pasojnė tė vėrtetėn, ndihma e tė dobėtėve nga besimtarėt. E tėrė kjo futet tek fjala e Allahut tė Lartėsuar: "Me qėllim qė Allahu tė njohė ata qė e ndihmojnė Atė". Kjo ėshtė njėjtė si fjala e Allahut: "O besimtarė, nėse e ndihmoni Allahun, edhe Ai do t'ju ndihmojė" (Muhamed, 7)

Dobitė e ajetit: Ajeti pėrfshin shumė dobi e mėsime, prej tė cilave pėrmendim:

1- Njerėzit janė tre lloj kategorish. Kategoria e parė janė ata qė shkojnė pėrpara me tė mira (pėrtej detyrimeve). Tė tillėt sillen me krijesat sipas Librit tė Allahut, tregohen tė drejtė dhe ruhen nga vendet e dyshimta. Kategoria e dytė janė nė rrugė tė mesme (duke kryer detyrimet dhe duke shmangur tė ndaluarat). Tė tillėt kanė nevojė pėr peshore dhe kategoria e tretė i bėjnė dėm vetes (duke bėrė vepra tė ndaluara), nuk janė tė drejtė. Kėtyre patjetėr u duhet hekuri dhe qortimi. Kjo ndarje ėshtė nxjerrė nga fjala e Allahut tė Lartėsuar: "Disa prej tyre i bėjnė dėm vetes (duke bėrė vepra tė ndaluara), disa janė nė rrugė tė mesme (duke kryer detyrimet dhe duke shmangur tė ndaluarat), ndėrsa disa, me lejen e Allahut, shkojnė pėrpara me tė mira (pėrtej detyrimeve); kjo ėshtė dhuntia e madhe. (Fatir, 32)

2- Njeriu ose mund tė jetė prej atyre qė kanė shpirt tė qetėsuar, i cili jeton vetėm pėr Allahun dhe vepron vetėm sipas Librit tė Allahut, ashtu siē thotė Ai: "...ata qė besojnė dhe zemrat e tė cilėve, kur pėrmendet Allahu, qetėsohen." (Ra'd, 28), ose mund tė jetė prej atyre qė kanė shpirt qortues. Kėta tė fundit patjetėr kanė nevojė pėr peshore nė njohjen e moralit, nė mėnyrė qė tė ruhen nga teprimi dhe neglizhenca dhe tė mbeten nė rrugėn e drejtė. Por mund tė jetė edhe prej atyre qė kanė shpirt tė prirė pėr tė keqe dhe kėtu patjetėr duhet angazhimi i hekurit.

3- Pėrmendja e Librit nė ajet sinjalizon tė punuarit sipas dispozitave tė sheriatit, tė cilat obligojnė drejtėsinė dhe barazinė. Kjo ėshtė ēėshtja e tė dijshmėve dhe obligim i tyre. Ndėrsa pėrmendja e peshores sinjalizon obligimin e bartjes sė njerėzve mbi parimet e ngritura mbi drejtėsinė. Kjo ēėshtje ėshtė e prijėsve dhe obligim i tyre. Pėrmendja e hekurit sinjalizon se nėse njerėzit rebelohen, duhet tė pėrdoret shpata. Kjo argumenton se shkalla e dijetarėve, tė cilėt janė tė zotėt e Librit, ėshtė kryesuese ndaj shkallės sė prijėsve, tė cilėt janė tė zotėt e shpatės.

4- Nė ajet ka argument se tė Dėrguarit janė unik nė objektivin e sheriatit dhe nė mesazhin e Allahut, d.n.th. i urdhėrojnė robėrit tė jenė tė drejtė.

5- Allahu i Lartėsuar nė kėtė ajet e ka shoqėruar Librin me hekurin sepse Ai me kėto dy ēėshtje e ndihmon fenė e Vet, e lartėson fjalėn e Vet, me Librin nė tė cilin ka argumente dhe fakte dhe me shpatėn ndihmėse me lejen e Allahut. Dhe nė fund, e nuk ėshtė e fundit, ajeti na mėson se kėrkesat dhe objektivi i legjislacioneve ėshtė ngritja e njė jete tė drejtė dhe ngritja e njė shoqėrie tė drejtė. Allahu e di mė si miri!
 

Pėrgatiti: Almedin Ejupi
12.7.2009

                                         www.klubikulturor.com