Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Ne nuk tė kėrkojmė ty furnizim

Fjalimi kuranor ėshtė fjalim i sinqertė dhe i drejtė. Lajmet e tij janė tė vėrteta dhe vendimtare. Kurani ėshtė seriozitet dhe nuk ėshtė tallje: "Atij nuk mund t’i afrohet gėnjeshtra nga asnjėra anė. Kjo ėshtė shpallje prej njė tė Urti qė meriton tė gjitha lavdet." (Fussilet, 42); ''Sikur ai tė mos ishte prej Allahut, do tė gjenin nė tė shumė kundėrthėnie.'' (Nisa, 82)

Biseda jonė nė kėtė shkrim do tė sillet rreth ajetit kuranor ku Allahu i Lartėsuar thotė: "Urdhėroje familjen tėnde, qė tė falė namazin dhe kėmbėngul pėr kėtė! Ne nuk tė kėrkojmė ty ndonjė furnizim: jemi Ne qė tė ushqejmė! Pėrfundimi i lumtur qėndron nė frikėn ndaj Allahut." (Taha, 132)

Ajeti, edhe pse i drejtohet tė Dėrguarit tė Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, i drejtohet edhe umetit tė tij pas vdekjes sė tij. Urdhėron familjarėt nė veēanti dhe prijėsit nė pėrgjithėsi qė t'i urdhėrojnė ata qė i kanė nė pėrkujdesje me namaz.

Sheriati islam ėshtė plot argumente nxitėse pėr namazin, pėr faktin se namazi ėshtė shtylla e fesė dhe mbajtėse e saj. Me faljen e namazit mbahet edhe feja, ndėrsa me largim prej tij nuk mbahet feja.

Ēėshtja kryesore nė ajet ėshtė se fjalimi u drejtohet mbikėqyrėsve tė familjes qė t'i obligojnė fėmijėt e tyre dhe ata qė i kanė nė pėrkujdesje me namaz si parapėrgatitje pėr tė. Nė hadithin e saktė, tė cilin e shėnon Ebu Davudi, thuhet: "Urdhėroni fėmijėt tuaj me namaz kur t'i kenė mbushur shtatė vjet, ndėrsa rrihni (nga pak) kur t'i kenė dhjetė vjeē."

Ėshtė transmetuar nga Umeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, kur zgjohej natėn pėr namaz e zgjonte edhe familjen e tij dhe lexonte fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: "Urdhėroje familjen tėnde, qė tė falė namazin dhe kėmbėngul pėr kėtė!''

Pasi zemrat anojnė drejt kėrkimit tė pushimit dhe janė tė plogėshta e pėrtace pėr kryerjen e asaj me tė cilėn janė obliguar, ka ardhur urdhri hyjnor pėr tė qenė kėmbėngulės dhe i vazhdueshėm nė kryerjen e namazit.

Nga ajeti dikush mund tė kuptojė se adhurimet mund tė jenė pengesė nė arritjen dhe fitimin e furnizimit; ajeti ka sqaruar se ēėshtja e furnizimit ėshtė ēėshtje e Allahut tė Madhėrishėm, Zotit tė robėrve dhe Rregulluesi i furnizimeve, kėshtu qė Ai thotė "Ne nuk tė kėrkojmė ty furnizim", do tė thotė nuk tė kėrkojmė ta furnizosh veten e as ata, tė harrosh namazin pėr shkak tė preokupimit tėnd me furnizim, por Ne tė garantojmė furnizimin tėnd dhe tė atyre. Ngjashėm me kėtė kuptim ėshtė edhe ajeti tjetėr kuranor kur thotė Allahu i Madhėrishėm: "Xhinėt dhe njerėzit i kam krijuar vetėm qė tė Mė adhurojnė. Unė nuk kėrkoj prej tyre risk, as nuk dėshiroj qė tė Mė ushqejnė. Vėrtet, Allahu ėshtė Furnizuesi i vetėm, i Fuqishmi, i Plotpushtetshmi." (Dharijat, 56-58)

Lexues i nderuar, ki kujdes tė mos kuptosh nga ajeti tėrheqjen dhe mosangazhimin nė kėrkimin e furnizimit dhe t'i braktisėsh shkaqet e tij. Kjo assesi nuk nėnkuptohet me kėtė dhe ky ėshtė kuptim i mangėt i ajetit. Tė mjafton nė kėtė kontekst fjala e Allahut tė Lartėsuar: "Ai jua ka bėrė tokėn tė pėrdorshme, andaj ecni nėpėr viset e saj dhe ushqehuni me atė, qė ju ka dhėnė Ai." (Mulk, 15). Ajetet kuranore nė kėtė drejtim janė tė shumta, prandaj mos tė tė ngatėrrohet kjo ēėshtje. Ajo qė ndalohet dhe qortohet ėshtė tė preokupohesh me shkaqet e furnizimit dhe ta harrosh adhurimin e Allahut tė Lartėsuar e sidomos namazin, pėr faktin se namazi ėshtė adhurimi qė pėrsėritet mė shumė nė jetėn e muslimanit. Nėse ėshtė kuptuar kjo, atėherė domethėnia e ajetit ėshtė: Nėse e fal namazin – ti dhe familja jote- dhe i merr shkaqet e furnizimit do tė tė vijė risku prej nga nuk e pret ashtu siē thotė Allahu i Lartėsuar: "Atij qė i frikėsohet Allahut, Ai do t’i gjejė rrugėdalje (nga ēdo vėshtirėsi) dhe do t’i japė risk prej nga nuk e pret." (Talak, 2-3)

Nė kėtė kontekst ėshtė e dobishme tė pėrmendim hadithin qė e transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: "Allahu i Lartėsuar ka thėnė: “O biri i Ademit, mė adhuro Mua, do tė ta mbush gjoksin me pasuri dhe do ta largoj nga ti varfėrinė. E nė qoftė se nuk e bėn kėtė, atėherė do t’i mbush duart e tua me punė (do tė kesh telashe) dhe nuk do tė ta largoj varfėrinė." (Shėnon Tirmidhi, Ibn Maxhe dhe tė tjerėt).
Nė pėrfundim tė kėtij ajeti kuranor themi se ēėshtja e urdhėrimit tė familjes me kryerjen e adhurimeve islame nė pėrgjithėsi dhe namazit nė veēanti dhe kujdesi pėr to nė kėtė konsiderohet obligim parėsor prej obligimeve tė prindėrve e veēanėrisht tė babait. Dhe ky obligim ka nevojė pėr durim, qetėsi, vazhdimėsi dhe gjithashtu edhe pėr urtėsi, me tė cilėn duhet tė stoliset ēdo prind.

Gjithashtu ajeti na bėn me dije se prindėrit nuk duhet tė tregohen neglizhues kundrejt kėtij obligimi duke u argumentuar me sigurimin e furnizimit tė fėmijėve tė tyre. Kėtė ēėshtje e ka siguruar dhe garantuar Allahu i Madhėrishėm, por me marrjen e shkaqeve dhe kėrkimin e tij.
Allahu e di mė sė miri!

 

Pėrgatiti: Almedin Ejupi
20.9.2009

                                         www.klubikulturor.com