Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Mos u ligėshtoni dhe mos u pikėlloni!

Fjalimi kuranor karakterizohet se ėshtė fjalim i cili mbledh mes frikės dhe shpresės, mes kėrcėnimit dhe inkurajimit, premtimit dhe ndėshkimit, pėrgėzimit dhe paralajmėrimit, mes punės pėr kėtė botė dhe drejtimit pėr nė botėn tjetėr. Ai ėshtė fjalim mesatar, u cili u drejtohet tė gjitha aspekteve tė njeriut. Nuk pėrqėndrohet nė njė aspekt dhe e braktis aspektin tjetėr, por i pėrfshin tė dy ashtu siē ėshtė e pėrshtatshme.

Jobesimtarėt fituan ndaj muslimanėve nė betejėn e Uhudit, ku shumė prej muslimanėve u plagosėn, ndėrsa numri i tė vrarėve i kalonte shtatėdhjetė. Jobesimtarėt i thyen disa dhėmbė tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, madje e plagosėn nė fytyrėn e tij tė ndershme. Ata mund tė bėnin edhe mė shumė, por Allahu i shpėtoi muslimanėt. Muslimanėt u ndikuan shumė nga rezultatet e asaj beteje dhe menduan se ndihma nuk do t'u vinte mė. Allahu i Lartėsuar ka sqaruar se ndihma dhe disfata u nėnshtrohen ligjeve tė pandryshuara. Ai thotė: "Para jush kanė kaluar shumė shembuj (popujsh nga ndjekėsit e profetėve qė iu ndodhi ajo qė po ju ndodh edhe ju). Prandaj udhėtoni nėpėr botė dhe shihni si ishte fundi i atyre qė i pėrgėnjeshtruan Profetėt." (Ali Imran, 137)

Prej ajeteve tė cilat kanė zbritur pas betejės sė Uhudit ėshtė edhe ky ajet, nė tė cilin Allahu i Lartėsuar thotė: "Mos u ligėshtoni dhe mos u pikėlloni, sepse ju, gjithsesi jeni mė tė lartėt, nėse jeni besimtarė tė vėrtetė." (Ali Imran, 139)

Ky ajet ka zbritur pėr t'ua lehtėsuar muslimanėve atė qė u ndodhi dhe kėrkon prej tyre qė mos t'i dorėzohen dobėsisė dhe disfatės e as tė mos dėshpėrohen nga ndihma e Allahut, por tė ballafaqohen me situatėn me fuqi, pėrmbajtje dhe gjakftohtėsi, ngase pozita e tyre nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr ėshtė mė e lartė dhe mė e ndershme sesa pozita e pasuesve tė sė kotės dhe tė humbjes.

Komentuesit e Kuranit kanė transmetuar dy lajme lidhur me shkakun e zbritjes sė kėtij ajeti, tė cilat zbulojnė rrethanat nė tė cilat ka zbritur ajeti dhe hedhin dritė mbi kuptimin e ajetit.

Lajmin e parė e transmeton Taberiu, nė tefsirin e tij nga Zuhriu, i cili ka thėnė: "Nė mesin e shokėve tė Muhamedit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, ėshtė shtuar numri i tė vrarėve dhe i tė plagosurve, derisa secilin prej tyre e kaploi dėshpėrimi, e Allahu zbriti "Mos u ligėshtoni dhe mos u pikėlloni, sepse ju, gjithsesi jeni mė tė lartėt, nėse jeni besimtarė tė vėrtetė. " Ky ajet ka ardhur si ngushėllim pėr shokėt e tė Dėrguarit, si inkurajim pėr ta qė tė luftojnė kundėr armiqve tė tyre si dhe premtim pėr ta pėr mbėshtetje dhe fitore kundėr armiqve.

Lajmi i dytė, gjithashtu i transmetuar nga Taberiu nga Ibn Abasi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė dy, i cili ka thėnė se erdhi Halid b. Velidi – para se tė pėrqafonte Islamin- dhe deshi tė ngjitej mbi ta nė bjeshkėn e Uhudit, i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, tha: "O Allah! Mos tė lartėsohen mbi ne", dhe zbriti ajeti "Mos u ligėshtoni dhe mos u pikėlloni, sepse ju, gjithsesi jeni mė tė lartėt, nėse jeni besimtarė tė vėrtetė. "

Ky transmetim ka ardhur gjithashtu nga rruga tjetėr, nė tė cilėn jepen shpjegime mė tė hollėsishme rreth ngjarjes. Shokėt e tė Dėrguarit kur u mposhten ditėn e Uhudit, thanė: "Ē'u bė me filanin? Ē'u bė me filanin? Dhe nisėn tė njoftojnė njėrin-tjetrin pėr tė vdekurit. Gjithashtu pėrmendėn se edhe i Dėrguari i Allahut ishte vrarė, me ē'rast u pikėlluan dhe mėrzitėn shumė. Pėrderisa ishin kėshtu, Halid b. Velidi u ngjit nė bjeshkė dhe jobesimtarėt ishin sipėr tyre. Shokėt e Pejgamberit e vėrejtėn tė Dėrguarin dhe u gėzuan shumė, ndėrsa i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, lutej: "O Zoti ynė! Ne nuk kemi fuqi tjetėr pos Teje dhe nuk do tė ketė kush tė tė adhurojė Ty nė kėtė vend pos kėtij grupi njerėzish." Njė grup muslimanėsh u ngjitėn nė bjeshkė dhe filluan t'i gjuanin kalorėsit jobesimtarė derisa i mposhti Allahu, ndėrsa muslimanėt u ngjitėn nė bjeshkė. Allahu i Lartėsuar zbriti fjalėn e Tij: "... ju, gjithsesi jeni mė tė lartėt, nėse jeni besimtarė tė vėrtetė."

Allahu e mbajti premtimin, e ndihmoi robin e Vet dhe i mposhti idhujtarėt. I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, pas betejės sė Uhudit, nė ēdo betejė tjetėr dilte fitimtar dhe ngadhėnjimtar ndaj armiqve.

Dobia nga shkaku i zbritjes sė kėtij ajeti ėshtė qė tė sqarohet ligji i Allahut pėr luftėn ndėrmjet besimit dhe mosbesimit, sė vėrtetės dhe sė kotės dhe se fundi u takon tė devotshmėve, ndėrsa nėnēmimi dhe pėrulja jobesimtarėve. Edhe pse nė shikim tė jashtėm ēėshtja mund tė duket ndryshe, kjo ėshtė joshje pėr jobesimtarėt ndėrsa sprovim pėr besimtarėt. E kota e ka njė udhėtim, mirėpo shumė shpejt shuhet, mposhtet dhe dėshton. Kėtė e vėrtetojnė edhe ndodhitė historike si nė tė kaluarėn ashtu edhe nė tė sotmen.

Ēėshtja thelbėsore pas shkakut tė zbritjes sė kėtij ajeti qėndron nė atė se muslimanėt duhet tė vetėdijesohen dhe tė marrin mėsim nga beteja e Uhudit dhe nga ligjet e Allahut nė Tokė, tė mėsojnė se ligjet e Allahut te krijesat e Tij vazhdojnė e nuk ndėrpriten, ato nuk ndryshojnė dhe se gjėrat nuk shkojnė rastėsisht, por ato ndjekin ligje tė caktuara dhe tė qėndrueshme. Nėse muslimanėt i mėsojnė dhe i kuptojnė domethėniet dhe veprojnė sipas tyre, pa dyshim se ndihma dhe suksesi do tė jenė nė anėn e tyre. Ndėrsa prej ligjeve mė tė rėndėsishme ėshtė se ndihma dhe suksesi gjithnjė ėshtė nė anėn e atyre qė u binden dhe respektojnė ligjet e Allahut dhe veprojnė sipas udhėzimit tė Pejgamberit tė Tij: "E, nėse i bindeni atij, do tė jeni nė rrugėn e drejtė." (Nur, 54)

 

Pėrgatiti: Almedin Ejupi
31.5.2009

                                         www.klubikulturor.com