Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Allahu krahason shembullin e dy njerėzve

Prej metodave artistike qė ka pėrdorur Kurani pėr tė zbuluar domethėniet e tij, paraqitjen e objektivave tė tij, ėshtė metodologjia e sjelljes sė shembujve. Kjo ėshtė njė metodologji kuranore e dukshme dhe shumė e vėrejtur. Ndalesa jonė e sotme do tė jetė nė njė ajet kuranor i cili sjell shembullin e atij qė vepron sipas urdhrave tė Allahut dhe i zbaton kufijtė dhe legjislacionet e Tij dhe shembullin e atij qė nuk i respekton ato.

Allahu i Lartėsuar nė Librin e Tij thotė: "Allahu e krahason shembullin e skllavit, qė s’ka mundėsi pėr asgjė dhe qė ėshtė pronė e tė zotit me atė qė Ne i kemi dhėnė plot begati, prej tė cilave jep fshehtazi dhe haptazi. A janė njėlloj? Lavdi i qoftė Allahut! Shumica e tyre nuk dinė." (Nahl, 75)

Ajeti – ashtu siē shohim- ka sjellė shembullin e dy rasteve ose nėse do mund tė thuash ka paraqitur dy qėndrime kontradiktore. Rasti i parė ėshtė gjendja e robit i cili s'ka mundėsi pėr asgjė, madje ėshtė nė pozitėn e tė ndikuarit dhe marrėsit e pranuesit tė urdhrave dhe ndalesave dhe rasti i dytė ėshtė gjendja e tė lirit, i zoti i ēėshtjes sė vet, vepruesi sipas udhėzimit tė Zotit tė vet dhe ndikues pėr ata qė janė rreth tij.

Komentuesit e Kuranit sa i pėrket kuptimit tė kėtij ajeti kanė thėnė: "Ky ėshtė njė shembull qė e ka sjellė Allahu pėr jobesimtarin dhe besimtarin. Jobesimtarin Allahu i Madhėrishėm e ka furnizuar me pasuri, mirėpo nuk e ka shpenzuar nė dobi dhe tė mira. Nuk ka punuar me tė nė respektimin e Allahut, por e ka shpenzuar nė gjėra tė cilat nuk e kėnaqin Allahun; ai pasurinė e shfrytėzon nė rrugė nė tė cilat ajo nuk ėshtė ligjėsuar. Ndėrsa besimtari, tė cilin Allahu e ka furnizuar me furnizim tė mirė, punon me tė nė respektimin e Allahut, e falėnderon Atė dhe e di tė drejtėn e Allahut nė pasurinė e vet. Ka dallim tė madh ndėrmjet kėtyre dy qėndrimeve: qėndrimit tė tė larguarit nga ajo qė e urdhėron Allahu dhe mohuesit ndaj asaj me tė cilėn ėshtė begatuar dhe qėndrimit tė atij qė drejtohet drejt Zotit tė vet, mirėnjohėsit ndaj asaj me tė cilėn ėshtė begatuar. Dallimi ėshtė i madh ndėrmjet tyre: "A janė njėlloj?", mirėpo shumica e njerėzve nuk dinė, madje janė tė pakujdesshėm.

Nuk ka gjė tė keqe tė dish se disa komentues tė Kuranit mbajnė qėndrimin se qėllimi i sjelljes sė shembullit nė ajet ėshtė sqarimi i dallimit ndėrmjet Krijuesit tė robėrve dhe ndėrmjet idhujve qė adhurohen nė vend tė Allahut, qė nuk posedojnė as dėm e as dobi pėr vete e lėre mė pėr tė tjerėt.

Kuptimi i ajetit, sipas kėtij qėndrimi, ėshtė se ashtu siē nuk janė njėlloj - logjikisht dhe zakonisht- njė rob qė s’ka mundėsi pėr veten e vet asgjė dhe njė njeri i lirė, tė cilin Allahu e ka furnizuar me furnizim tė mirė, nga i cili shpenzon nė rrugė tė hairit, gjithashtu nuk krahasohen Zoti, Krijuesi Furnizuesi dhe idhuj qė adhurohen nė vend tė Allahut, qė as nuk dėgjojnė e shohin, nuk sjellin as dėm e as dobi, nuk ulen e as nuk ngrihen.

Mė pas ky ajet ka lidhshmėri tė ngushtė me ajetin pasues, qė ėshtė fjala e Allahut tė Lartėsuar: "Gjithashtu, Allahu krahason shembullin e dy njerėzve, njėri prej tė cilėve ėshtė shurdh-memec, nuk mund tė bėjė asgjė dhe ėshtė barrė e pronarit tė vet, - kurdo e kudo qė ta dėrgojė, nuk i sjell asnjė tė mirė. A ėshtė i barabartė ky me atė qė urdhėron pėr drejtėsi dhe ndjek rrugėn e drejtė?" (Nahl, 76)

Shurdhmemec ėshtė jobesimtari. Ėshtė ngjasuar kėsisoj pėr shkak tė pamundėsisė sė arritjes dhe kuptimit tė sė vėrtetės dhe nėnshtrimit ndaj saj, kėshtu qė prej tij nuk ka kurrfarė dobie.

Drejtėsia nėnkupton tė vėrtetėn dhe tė drejtėn qė pėrputhet me realitetin. Prandaj, kush "urdhėron pėr drejtėsi" ėshtė shembull pėr besimtarin tė cilit i ėshtė dhėnė sukses nė kuptimin e sė vėrtetės dhe ėshtė i udhėzuar sipas saj e vepron me tė, sakrifikon pėr tė dhe jeton pėr hir tė saj duke qenė i durueshėm nėn flamurin e sė vėrtetės.

Te shembulli i dytė, qė ėshtė sjellė pėr tė dalluar jobesimtarin dhe besimtarin, mund tė mėsojmė edhe njė mėsim tjetėr mė universal dhe mė tė pėrgjithshėm, i cili mund tė jetė edhe njė shembull pėr sqarimin e dallimit ndėrmjet besimtarit aktiv dhe besimtarit pėrtac, besimtarit pozitiv dhe atij negativ, besimtarit optimist dhe atij pesimist, besimtarit ndikues dhe atij tė ndikuar dhe shumė tipare tė tjera dalluese ndėrmjet dy qėndrimeve.
Ekziston dallim i madh mes asaj qė besimtari tė jetė barrė e dikujt dhe tė jetė i drejtė. I pari ėshtė i ulur dhe pret qė nga qielli t’i zbresė ar e argjend, ndėrsa i dyti ecėn nėpėr tokė, i ka marrė shkaqet e furnizimit dhe tė punės, i mbėshtetur tek Allahu i Lartėsuar nė tė gjitha ēėshtjet e tij.

Prandaj, punė e punė o rob i Allahut, seriozitet vėlla besimtar. Kupto rolin tėnd nė kėtė botė, pėrcakto rrugėn tėnde, qė ėshtė synimi yt. Mbėshtetju Allahut, Ai tė mjafton ty, sa mbrojtės dhe ndihmės i mrekullueshėm ėshtė Ai!

 

Pėrgatiti: Almedin Ejupi
9.8.2009

                                         www.klubikulturor.com