Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Zbatimi praktik i Kuranit nė jetėn e pėrditshme (Pjesa 6)

Rregullat mbi veshjen islame

 

Tre faktorė kryesorė luajnė rol shumė tė rėndėsishėm nė imponimin e rrobave qė veshim. Kėta janė: moti, kultura dhe moda. Ndėrrimi i rrobave bėhet nė raport me ndėrrimin e kohės gjatė vitit. Nė disa vende ku temperaturat janė tė buta, vėrejmė se kultura luan rol tė rėndėsishėm, kurse nė disa tė tjera, moda mė e fundit ėshtė e ēmendur dhe pasohet nė mėnyrė tė shfrenuar pavarėsisht nga fakti nėse dukemi mirė apo jo.

Disa njerėz i kushtojnė rėndėsi shumė tė madhe veshjes, deri nė atė shkallė saqė pėr kėtė ekziston njė thėnie e vjetėr: “Toga nuk tė bėn prift”. Kjo vlen qė ne tė marrim mėsim dhe nė tė njėjtėn kohė na e tėrheq vėrejtjen qė tė mos t’i gjykojmė njerėzit nga pamja e jashtme apo veshja. Ndoshta lexuesi do tė pyesė pėr ndonjė rregull tė veshjes sipas bazave tė shėndosha tė Kuranit?
Allahu i Madhėrishėm thotė: “Thuaju edhe besimtareve tė ndalin shikimet e tyre, tė ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre, tė mos zbulojnė stolitė e tyre pėrveē atyre qė janė tė dukshme, le tė vėnė shamitė mbi kraharorin e tyre dhe tė mos ua tregojnė bukuritė e tyre askujt pėrveē bashkėshortėve, baballarėve ose baballarėve tė burrave tė vet, bijve tė vet ose bijve tė burrave tė vet, vėllezėrve tė vet ose bijve tė vėllezėrve tė vet, apo djemve tė motrave tė veta, ose grave tė tyre (qė u pėrmendėn) dhe robėreshave, tė cilat i kanė nė pronėsinė e tyre, ose shėrbėtorėve nga meshkujt tė cilėt nuk ndiejnė nevojė pėr femrat ose fėmijėt qė s’kanė arritur pjekurinė pėr gra. Le tė mos kėrcasin me kėmbėt e tyre pėr tė zbuluar fshehtėsinė nga stolitė e tyre. Pendohuni tė gjithė tek Allahu, o besimtarė, nė mėnyrė qe tė gjeni shpėtim
.”
1

Edhe nė ajetin vijues Allahu xh.sh. thotė:  “O ti Pejgamber, thuaju grave tuaja, bijave tuaja dhe grave tė besimtarėve le tė vėnė shamitė e veta mbi trupin e tyre, sepse kjo ėshtė mė e afėrt qė tė njihen (qė nuk janė rrugaēe) e tė mos ofendohen. Allahu fal gabimet e kaluara, Ai ėshtė mėshirues.”
2
Kėrkohet nga ne (femrat) qė tė dalim nga shtėpia, t’i mbulojmė kraharorėt me shami (mantel i cili e mbulon trupin nė tėrėsi apo njė mbulesė e cila mund tė mbulojė kokėn, qafėn dhe kraharorin). Kur tė flasim pėr zbatimin e Kuranit nė kohėn qė po jetojmė, atėherė si qėndrojmė ne? Ne duhet tė veshim rroba tė gjera (jo tė ngushta), nė mėnyrė qė mos tė ekspozojmė trupat tanė.
Doemos duhet ta kemi parasysh se kur tė dalim nė qytet, me vete tė bartim pėrgjegjėsinė e fesė, vendit dhe racės sonė, pavarėsisht nėse jemi tė ndėrgjegjshėm pėr kėtė gjė apo jo. Nė shikim tė parė, njerėzit do tė na gjykojnė sipas asaj qė veshim, dhe mė vonė sipas sjelljeve dhe veprimeve tona. Allahu i Plotfuqishėm nė Kuranin e Tij Famėlartė thotė: “O bijtė e Ademit, Ne krijuam pėr ju petk qė ju mbulon vendet e turpshme dhe petk zbukurues. Por, petku i devotshmėrisė, ėshtė mė i miri. Kėto janė nga argumentet e Allahut, ashtu qė ata tė pėrkujtojnė”
3

Ėshtė jashtėzakonisht e rėndėsishme qė tė vishemi me rrobat dhe petkun e devotshmėrisė. Ne si muslimanė, sapo dalim pėrjashta bartim edhe flamurin e Islamit, dhe si rrjedhim duhet tė jemi patjetėr tė devotshėm gjatė tėrė kohės, qė kur tė na shohin tė tjerėt, tė dėshirojnė qė tė bėhen si ne dhe tė pasojnė veprat e moralin tonė. Ēfarė kuptojmė me nocionin mirėsi?


Haxhah Liza Abdullah
Shqipėroi: Mr. Feim Dragusha
27.6.2008


1 En-Nur (24), ajeti 31.
2 El-Ahzab (33), ajeti 59.
3 El-A’raf (7), ajeti 26.

                                         www.klubikulturor.com