Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Zbatimi praktik i Kuranit nė jetėn e pėrditshme (Pjesa 27)

Kurani, libri i fundit i shenjtė

Kurani ėshtė libri i fundit i shenjtė, i zbritur Muhamedit alejhi selam nga Allahu i Madhėrishėm, pėrmes melekut (engjėllit) Xhibril alejhi selam. Mesazhi i Tij, i zbritur 1418 vite mė parė, zotėron aftėsi po aq tė freskėt zbatimi dhe realizueshmėrie dhe do tė vazhdojė gjer nė ditėn e fundit, atė tė shkatėrrimit tė kėsaj gjithėsie. Ėshtė mesazh i dashurisė, i udhėzimit dhe me tė zbriti edhe drita. Allahu xh.sh. thotė: “O ju njerėz, juve ju erdhi nga Zoti juaj argument dhe Ne ju zbritėm dritė tė qartė.”
1

Drita dhe udhėzimi i Allahut shpalosen vetėm kur fjalėt e Kuranit zbatohen nė pėrditshmėrinė tonė. Pėr kėtė, Allahu xh.sh. thotė: “Allahu e vė me atė (Kuranin) nė rrugėt e shpėtimit atė qė ndjek kėnaqėsinė e Tij dhe me ndihmėn e Tij i nxjerr prej errėsirave nė dritė dhe i udhėzon nė rrugė tė drejtė.”
2


Vetėm pėrfytyroni sikur tė gjendeshit nė njė vend tė errėt, nė njė dhomė tė panjohur e plotėsisht pa dritė, dikush me kujdes lėviz nga e djathta apo nga e majta, tjetri nuk di se ē’tė veprojė, nuk di se ēfarė e pret, kjo pastaj shpie nė shqetėsim dhe ankth, prej tė cilit njeriu mund tė rrėzohet e ta pėsojė. Kėshtu e ka jeta, shumė shpesh nuk e dimė se ē’hap duhet tė marrim dhe po qe se ndjehemi tė ngecur, mund tė shkojmė edhe mė tutje duke prishur jetėn! Mirėpo, duke lexuar Kuranin, pajisemi me dritėn qė na mundėson shikimin e jetės sė dhomės: “O ju qė keni besuar, kijeni frikė Allahun dhe vazhdoni me besim ndaj tė Dėrguarit tė Tij, se Ai ju jep dyfish nga mėshira e Tij, ju dhuron dritė qė tė ecni me tė, jua fal gjynahet; Allahu ėshtė mėkatfalės, mėshirues.”
3


Drita e cekur nė ajetin e lartpėrmendur ėshtė njė dritė e cila sa mė shumė qė njeriu ta lexojė Kuranin, aq mė tepėr e gjen tė forcuar. Ėshtė dritė qė na siguron mundėsinė tė shikojmė gabimet tona. Kur njeriu ta zotėrojė kėtė dritė dhe tė jetė nė gjendje t’i shohė gabimet, ajo e ndihmon t’i ndreqė ato dhe t’i zėvendėsojė me vepra tė mira. Mė pas, nė mėnyrė graduale mėsohemi qė sa mė pak tė pėrfshihemi nė gjynahe, pasi rruga qė na pret ėshtė pastruar mjaft.

Jemi kėtu qė shpirtrat tanė ta ndiejnė Zotin sikurse ta kishin parė Atė dhe kjo do tė ndodhė kur tė dėshmojmė. Nė momentin e dėshmisė, do tė qarkullojmė rrugės sė devotshmėrisė qė mė pas vijon:

Devotshmėria tė shpie nė Lumturi|
Lumturia tė shpie nė Kėrkimfalje
Kėrkimfalja nė Dashuri
Dashuria nė Dhėnie
Dhėnia nė Pranim
Pranimi tė shpie nė Hare
Hareja nė Vlerėsim
Vlerėsimi nė Mirėkuptim
Mirėkuptimi tė shpie te Krijuesi
Krijuesi, Njė dhe i Vetmi.

Haxhah Liza Abdullah
Shqipėroi: Mr. Feim Dragusha
23.11.2008


1 En-Nisa (4), ajeti 174.
2 El-Maideh (5), ajeti 16.
3 El-Hadid (57), ajeti 28.

                                         www.klubikulturor.com